Prof.dr.Resmi Osmani
Shkëlqesisë së saj Eleni Sourani
Ambasadore e Greqisë në Tiranë,
Zonja ambasadore, shkak për këtë letër të hapur, u bë deklarimi Juaj në intervistën për “Albania Daily News” dhe publikuar në gazetën “Dita” për çështjen çame. Ju, deklaruat tekstualisht:
“Çamët e Greqisë (duhet t’i ndajmë nga çamët e Shqipërisë) lanë vendin në fund të pushtimit gjerman, duke ndjekur tërheqjen e trupave gjermane, nga frika e raprezaljeve që mund të kishte si pasojë e bashkpunimit të liderve të tyre me forcat okupatore…”. Ndërsa për pronat e tyre, ju u rekomandoni t’u drejtohen gjykatave greke.
Që Ju nuk keni të drejtë dhe gaboheni, po ja u parashtroj qartë dhe fare thjesht:
Kam lindur në Çamëri (Thesprotia) më 0.5.05.1940 në fshatin Mazrek (Mazarakia), të Margëlliçit (Margariti). Aty gjenden rrënojat e shtëpisë, arat, tokat dhe ullishtat, prona të familjes sime. Deri në vitin 1953, kam qenë qytetar i shtetit grek, i shpërngulur në Shqipëri.
Ati im, gjatë luftës nuk u ngatërrua në lëvizjet apo simpatitë politike, ishte një bujk i thjeshtë që shihte jetën e vet. Ne e lamë vendin kur Zerva filloi masakrën ndaj popullatës çame; ai në 27 qershor 1944, vrau dhe masakroi në Paramithi dhe rrethinat mbi 600 burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Përpjekja për të shpëtuar jetën, është e drejtë themelore e gjithkujt. Ose iknim ose vdisnim.
I mashtruar nga propaganda, ati im me familjen, u kthye në pranverë të vitit 1945 në Çamëri. Ai, bashkë me mbi 80 vetë, të pafajshëm që po ktheheshin në shtëpitë e tyre, u vra në Filat nga bandat zerviste, pa faj dhe pa shkak, dhe ne u rikthyem në Shqipëri. Nga trungu im familjar, mbetën të vrarë e të vdekur pesë persona.
Zonja ambasadore, kjo është e vërteta e thjeshtë e familjes sime dhe e qindra e qindra familjeve të tjera çame, viktima të politikës megalideiste dhe genocidit për spastrimin etnik të Çamërisë nga shtetasit grekë që i përkisnin popullatës shqiptare myslimane.
Pronat e familjes sime, mbi bazën e ligjit të luftës që shteti juaj e mban në fuqi, janë në sekuestro konservative dhe me një sërë aktesh të tjera juridike, thuajse janë tjetërsuar dhe shpronësuar.
Pyetja ime për ju dhe qeverinë që përfaqësoni është e thjeshtë: Mbi familjen time dhe mua individualisht si trashëgimtar, si ish shtetas grek, nuk rëndon asnjë implikim, delikt apo çështje penale. Me ç’të drejtë më ndalohet kthimi fizik në vendin tim dhe zotërimi i pronave të trashëguara që vërtetohen me dokumenta kadastralë?
Kjo vlen edhe për qindra familje të tjera.
Kësaj pyetje ju duhet t’i jepni përgjigje dhe jo të përsërisni ca sllogane stereotipe që u ka ikur koha.
Tiranë, më 22.09.2016

Te lumte ProF Resmiu.Respekt per shkrimin dhe per punen e bere per pemtarine shqiptare.
Emri “Rezmi Osmani”, eshte emer i pastert “illiriano-shqiptar”!
Ashtu edhe emri yt “Bedri Shqari”
Apo bej gabim?
Respekt Profesor..Shkruar thjesht,qarte,me dinjitet,dhe mbi te gjitha si nje Avokat i mire..Greket si shtet,Qeveri e besim Fetar e njohin mire Genjeshtren e Mashtrimin.Une kam pasur rastin tì njoh mire..Kur Duan te justifikohen nxjerin gjithmon Fytyren rezerve dhe nuk turperohen te bejne dallkaukun.
Te lumte dora Profesor !
kemi pare dhe degjuar shume por qe ti vrasin babane tjetrit dhe ky te kete vetem hallin si te marre pronat ????? kjo ndodh vetem me camet e Shpetim Idrizit. Harram qumshti i Nenes dhe buka e Babait
greku,e ke babane gjalle? i ziu futi KAR e polli LOQE……
o gerku e ke marr shqipen vesh seprapthi zotrote,
Profesori po thote jo vetem qe ma vrate babane pa faj po nuk me lini as te vete ta qaj te varri i tij, a more vesh ? pra nuk eshte vetem ceshtje pronash po eshte me shume diskriminimi ne vazhdim qe ben ai palo shteti juaj se nuk ka gjetur cecua bicakun tamam e ti presi mustaqet pa e shikonit ju cdo behej. ju lumte qe ky shtet shqiptar eshte akoma me breke neper kembe dhe keta palo pushtetare e kan mendjen vetem ku te zihen e vjedhin. kur te dale ai burre ti vere gjerat ne vije pa do shikoni dhe ligjin e luftes do ta hiqni dhe pronat do ua jepni cameve me nje kembe.
Bravo Tosku do dali burri qe do ja heq breket grekeve Kjo lulushja nuk eshte askushi mos i a vini re. Populli shqiptar thote: o shqiptar te rente tenja, e ke te keqen brenda
Profesori i thot zonjes Ambasadore nje te vertet te kulluar.Camet nuk u ndjeken nga Greqia per shkaqe kolaboriste sepse kolaboristet kane pergjegjesi individuale e jo kolektive. Thjeshte ata ndjeken per shkaqe kombetare dhe fetare. Thene edhe me kjarte e me thjeshte:kisha Ortodokse Greke i deboi kete came vetem se ishin musliman. E drejta e tyre eshte e patjetersueshme. Intelektualet came nuk duhet ta lusin ate i cili i deboi. Duhet t’i drejtohen Bruxellit, Strasburgut e Nju Jorkut e Vashingtonit e jo Athines.
I nderuari Profesor, ju duhet te caktoni disa dite me tragjike te egzodit dhe t’i perkujtoni per cdo vite duke organizuar demonstrata, ne Tirane dhe para qendrave te permendura. Ne Europe me siguri jetojne mbi 1 milion shqiptare. Ne demonstrata me siguri do te kini mbi 10.000 shqiptare mos me shume. Te ju kujtoj vetem rastin e nje pankartes came ne nje ndeshje futbolli. Reagimi ishte i menjehershem kjo nga se ne aso manifestime do kete tjeter efekt demonstrimi. Ju e dini se kosovaret i mbushnin rruget e ketyre qendrave botrore dhe ia arriten qellimit. Integrimi i cameve ne Shqiperi ishte dhe eshte kontraproduktive per te drejtat e juaja. Ju nuk jeni qytetare te Shqiperise per kete duhet te silleni vetem si refugjat. Mikpritjen shqiptare duhet dalluar nga ceshtja e te perndjekureve dhe refugjateve. Nuk duhet te jete ndonje faktor me ndikim negativ per ceshtjen came. Po z. Osmani, sa me larg integrimit ne Shqiperi aq me afer realizimit te te drejtave te juara.
I mderuar Resmi ju uroj shendet. Te gjithe e dime qe camdt nuk kane hsllin e.pronave sepse prona behet,cbehet dhe perseri ribehet. Rasti qe ju tregoni, krahas zhume te tjerave hedh ppshte md neveri slloganim perserites se camdt iken nga ffika e drejteside greke per krimet e sipozuara te kdture thenesve. Nese camet iken prr ti shpetuar drejtedise greke? Si mund td shpjegohet nga ambasadofja greke qe sipzs marreveshjes se varkixes, camet lekoheshom te ktheheshin? Pra camet u rikthyen ,pavaresisht se u vrane perseri nga prerja nr bese, kjo tregon se ata nuknkishim frike nga drejtesia greke se e dinin qe nik.kishte fakte,. Camet iken jo nga frika e drejtedise grdke, por nga masakrat greke qe qe greket e quajne drejtesi,sepse vrane nji populldi te pafajzhme
E lexova intervisten qe ju beni fjale dhe jam ne perfumdim te nje artikulliv me te cilin nxjerr bllof te gjitha mashtrimet e grekerve. Urime, shendet dhe energji ne sherbim te njerezve paqedashes.
Edhe njihere resekte.per sa shkruani.. mikybjuaj Fahriu. Lomder 23 shtstor 2016
Ceshtja came do te zgjidhet vetem nese protestohet atje ku Greqine e mbeshtesin: Amerike dhe Strasburg&Bruxel. Me fjale rrugesh dhe komente nuk ka per tu zgjodhur kurre. Prandaj popullsia came qe eshte e fuqishme ekonomikisht te financoje per keto protesta paqesore para zyrave te Brukselit apo ne Amerike. Bota nuk di asgje per kete ceshtje . Fuqia e mediave shqiptare nuk arrin te kaloje kufijte. Kete leter qe kjo zonje ka shkruar e lexojme vetem ne qe ne fund te fundit skemi cte bejme. Ata qe vendosin per keto padrejtesi duhen “bombarduar” me protesta te gjata, greva urie, etj. Prandaj miq came pregatitni perfaqesues, mblidhni fonde , flamuj, pankarta dhe nisuni atje ku duhet….ketu ne Shqiperi sju degjon askush.
Profesor, hidhni ne gjyq te Strasburgut, qeverine greke per mohim shtetesie, dhe ketu i fitoni te tera,
Une them ne Strasburg, por nga ana ligjore mund te jete nje gjykate per te drejtat e njeriut ku Athina mund te jete pale qe e detyron te zbatoje vendimet.
Z Profesor .. Po sikur ambasadorja Greke te kthej nje pergjigje te ktille …_ Cfare dreqi kerkoni ju ,ju spo mirni tokat nga vellezerit tuaj ne shqiperi e pretendoni ti mirni keto prona nga ne grekerit. …….Ne qofte se doni pronat ju ,jap nje keshille z Profesor ,eshte ligji ne gjyk e STRASBOURGUT perjashtohen kerkesat kur jane kolektive ,,kjo do te thote , cdo trung ka te drejte te shkoje ne strasbourg ,por duhet te kesh parasysh ,qe t keshe kaluar te kater shkallet ne greqi , .. PS Nga momenti i mbarimit te shkalles 4 (kushtetueses) ke afat deri ne 6 muaj . Kujdes profesor per afatin kohor.. .. Me kujtohet ne vitin 1981 kam qene tre jave ne greqi ,ku me erdhi dy a tre here me frike nje burre rreth te dyzetave dhe me tha dua te flas shqip,e jam cam ,por te lutem mos me shohin grekerit , e mos kallxo tek ndonje grek me ka bere ne ate kohe pershtypje , e natyrisht nuk ishte provokatore ose sigurims.. Paci Fat me marjen e pronave juaja ne greqi z prof se ketu ne shqiperi keta corapekuqte i duan per vehte e tyre , e sidomos bregdetin.
Emri “Rezmi Ismani”, eshte emer i pastert “illiriano-europian”.
Apo bej gabim?
Me kete llogjike edhe emrat Kristo,Petro,Maria,Llazar,mos jane gje greko-afrikan,se mua me duken cifute,apo e kam gabim?
JA FUT KOT GREKJA .. KJO PARRULLE SE BASHKEPUNUAN ME GJERMANET … ISHTE PRETEKSI PER TI VJEDHUR TOKAT ME DHUNE DHE TERROR … DHE KY CAMI KA TE DREJTE TE RECLAMOJE TOKAT E VETA …. PER MENDIMIN TIM PO TI KENI DECUMENTA E TOKAVE .. MERRNI NJE GJUKATES TE HUAJ DHE COHENI DOSJEN NE STRAZBURG … SE ATJE SHQYRTOHEN KETO CESHTJE … DHE ME NJE AVOKAT TE MIRE .JAM I SIGURTE SE DO TI FITONI .. SE GREKET SKANE TE DREJTE QE ME PRETEKSA BOSHE TE MARRIN TOKAT … MERCI .. KESHTU BERI EDHE KOMUNIZMI …ME PRETEKSE BOSHE JA MORI SHTEPIJAT TOKAT SHQIPTAREVE .. DHE ENVER HITLERI .. THONTE SE BASHKEPUNUAN ME … JA FUSTA PORDHES PER TI VJEDHUR PARET DHE SHTEPITE E BERA ME DJERSE …