Zoti Volfarth! Mbas dorëheqjes së anëtarëve të KQZ, si reagim ndaj ndërhyrjes së shtetit në një institucion të pavarur, ju thatë se KQZ sigurisht mund të operojë edhe me anëtarët e propozuar nga mazhoranca, por do të ishte e preferueshme që të funksionojë me të gjithë anëtarët. Pastaj bëtë një krahasim me futbollin: “ Nëse një skuadër humbet një lojtar, s’prish punë, loja vazhdon”
Personalisht unë, por besoj edhe të tjerë, jemi shumë kuriozë të dimë zoti diplomat i OSBE-së, se sa i sinqertë jeni në këtë deklaratë. Mua të paktën më përvëlon dëshira të di si ndiheni me deklaratën që keni bërë. Cfarë mendoni ju vetë për të! Ju duket një gjetje brilante, një krahasim “eskiljan”, apo thellë vetes suaj, e dini, e ndjeni, e besoni, si e ndjej edhe unë, po edhe me siguri besojnë shumë të tjerë, që deklarata juaj s’është vecse një pacavure, një krahasim ordiner, mediokër e banal. Unë them se është për të mbajtur frymën! Të jesh një diplomat europian në krye të një institucioni, në një vend, qënia e të cilit është i një rëndësie kapitale, dhe të katandisesh në një lajthitje të tillë, ngre në perceptimin e njerëzve njëherësh dy dilema. Ose ju zoti Volfarth jeni një zyrtar i korruptuar ne atë farë feje nga Berisha, saqë nuk ju nxihet faqja të shkelni autoritetin dhe misionin tuaj, duke dalë thuajse hapur e brutalisht në krah të një regjimi që po shkatërron prej 8 vitesh Shqipërinë, ose, (do Zoti të jetë kështu), ju jeni viktimë e naivitetit tuaj, gjë që edhe s’duhet përjashtuar, pasi nuk është se keni shkëlqyer ndonjëherë në lartësinë e detyrës suaj, së paku jo institucionalisht. Nëse vlen kjo e dyta, natyrshëm rrjedh konkluzioni se ju jeni në një nivel të kaq të vrazhdë intelektual, saqë, supozuar si i tillë, mbetet të diskutohet jo niveli, por koha e shkuar dëm gjatë shqyrtimit të tij.
Mund t’ju ketë rënë në sy zoti ambasador i OSBE-së se në blogjet shqiptare ka patur një furi reagimesh me komente lexuesish pas krahasimit tuaj të KQZ me një ndeshje futbolli. Ju etiketoheni nga publiku si “gomar, qoftexhi, pijanec, idiot, kelysh i Saliut, vetëm shtetas gjerman nuk është ky njeri” etj, etj. Në fakt nuk është hera e parë që ndodh kjo. Edhe më parë ju keni “shtetëzuar” perceptimin e shqiptarëve kundër vetes në këtë farë xhenemeje, ndërkohë që jeni prononcuar hapur ose jo në mbështetje të pushtetit. Madje, fakti që jeni shtetas gjerman, dhe fakti se shqiptarët janë mësuar të shohin tek gjermanët simbolin e disiplinës, vullnetit dhe ndershmërisë, e ka shtyrë emrin tuaj përkundër, në sensin tjetër, drejt një perceptimi që askush, (as ju vetë, ndoshta) s’do tja uronit askujt: Nuk është vështirë të kuptohet se perceptimi publik është që ju zoti Volfarth i shërbeni Berishës, si të ishit një militant i Partisë Demokratike.
I kritikuar nga masa opozitare në Shqipëri, nganjëherë edhe i neveritur, e keni menduar ndonjëherë përse ky vorbullim opsionesh gjeneron mllef, nganjëherë edhe edhe urrejtje ndaj jush zotëri? Mund të jesh naiv, por s’mund të jesh aq idiot sa të mos e kuptosh këtë gjë, përcmimin kolektiv të qytetarëve shqiptarë për anësinë tuaj “të paanshme”. Jeni ju vetë ai që në një masë të madhe, edhe për shkak të pozicionimit tuaj, i keni vënë flakën dëshirës së shqiptarëve për të parë modelin e gjermanit të njehsuar në personin Volfarth. Keni shkuar larg, keni ndotur simbolin e përkryerjes gjermane, të krijuar te shqiptarët gjatë historisë. Shumë njerëz e harrojnë me cinizëm identitetin tuaj, që gjenetikisht do të duhej të përkonte me atë të arianizmit fisnik të Gjermanisë. Por që nuk!
Unë ju informoj sot mediatikisht se Ju supozoheni masivisht si një mbështetës renegat i Saliut. Shumë njerëz ju kanë parë jo rrallë në llogoren e tij, maskuar me pelerinë, si kalorësit e dashuruar te filmi “Shigjeta e zezë”. Ka qënë e kotë të fshiheni! Madje ju nuk fshiheni! Bëni sikur. Në fakt sot ju shfaqeni hapur në tribuna me një egoizëm vulgar nëpunësi europian, si një mbështetës i kryeministrit shqiptar dhe shkeljeve hapur që ai i bën ligjeve të këtij vendi. Flisni kaq hapur nga llogorja e tij sa duket sikur jo fshehja, maskimi, por rënia në sy e anësisë suaj në favor të pushtetit është qëllimi juaj. E bëni këtë gjë me një krenari të shëmtuar. Krenaria juaj, për deklaratat tuaja që favorizojnë qeverinë, e shfaqur kështu në fillim fshehur e tani hapur, është makabre. Poshtëruese gjithashtu..
Edhe pse personazh europian i dorës së dytë, jo për shkak të lartësisë së paqartë të detyrës, por për shkak të paqartësisë brutale të shërbimit që ju i keni afruar Shqipërisë, ju u vetëshpallët, thuajse në cdo situatë, si një mbështetës i Berishës. Me kohë dolët hapur, nuk ju nevojitej më “pelerina” diplomatike për ta fshehur këtë gjë.
Tani edhe “qengjat e Lulit”, që i shpëtuan kurbanit të pavarësisë, e dinë këtë gjë. Sa shpesh duke heshtur, aq shpesh duke folur, si cdo diplomat që përdor kurthet diplomatike për të zhvilluar paqartësinë e qëllimeve reale, do duhej së paku të krijonit një mjegull institucionale për të zbehur anësinë, por jo. Prodhuat një surprizë për të gjithë. Zgjodhët të shfaqeni hapur në një pozicion metaforik diplomati idiot, që nuk i plas fare se ç’mendojnë njerëzit e një vendi ku është ngarkuar t’ju përmirësojë zgjedhjet dhe demokracinë.
Por edhe shoqëria civile, analistët, të varurit dhe të pavarurit, kanë fokusuar vëmendjen e tyre në pandershmërinë institucionale që përfaqësoni ju me mbështetjen hapur të regjimit të Berishës. Nuk kanë faj zotëri. Deklarata juaj e fundit, ku krahasoni KQZ me një skuadër futbolli, nuk është vetëm një pacavure. Është një papërgjegjshmëri e shtirur, që provokon enkas inteligjencën e kulturës sonë. Zgjedhjet e radhës, ndershmëria dhe liria e tyre, janë pulsimi i fundit i shpresës që ky vend do mund të hyjë në normalitet ndonjëherë. Janë si fija e fundit e pa lagur ende në shkrepsen, me të cilin presim të ndezim zjarrin që do ngrohë shqiptarët mbas acarit të tranzicionit të mallkuar të Sali Berishës. Dhe të shpërdorosh këtë ndjeshmëri kolektive me një brutalitet të tillë poshtërues, është një guxim prej të marri. Të krahasosh rëndom KQZ-në me një skuadër futbolli, dhe anëtarët e dorëhequr të opozitës në këtë komision, me lojtarë që dalin nga loja, është si të përcmosh realitetin ku ke detyrë të mbikqyrësh, po nuk ke të drejtë të urresh. Cfarë thoni ju zoti diplomat gjerman: “Ikën skuadra, ok, vazhdoni e luani vetëm, pushtetarë, fusha është e juaja, trajnjeri juaj do të jetë edhe gjyqtari në ndeshjen me veten tuaj, prej së cilës fitoni prapë ju 3 pikë të bekuara pushteti” . Kjo është hasulldeja juaj. Harroni se ikja e opozitës nga komisioni, nuk është si dalja e 2-3 lojtarëve nga fusha, pas të cilëve loja edhe mund të vazhdojë, por është si të ikë nusja nga ceremonia e dasmës. Nuk e di gjetkë, por në Shqipëri, po iku nusja, dasëm nuk ka. Skuadër nuk ka. Zgjedhje nuk ka. Ju duheni ndihmuar të kuptoni se fati i shqiptarëve në këto zgjedhje nuk është lojë, as qejf tifozësh në stadium, që përtypin fara luledielli.
Fati ynë zoti Volfarth nuk është as objekt zbavitje, e llojit të mbasditeve me kërnacka Korce të pjekura me tym, me gromësira, me nostalgji dashurish të ndaluara, me qepë edhe me birrë të hapur në kriko.
KY ESHT KOKRRA E KARAGJOZIT
JO JO O SHQIPETARE; KY DUHET “SHKERDHYER KEQ” QE TE ZENE MEND EDHE TE TJERET NDERKOMBETARE QE VIJNE NE SHQIPERI PER TU PASURUAR NGA REGJIMI MAFIOZ I BERISHES. E NUK ESHTE VETEM KY NDERKOMBETAR NE TIRANE I KORRUPTUAR QE DIZINFORMON’ WOLFARTH_TI, KY GJERMAN QOFTEXHI+BIRRAXHI+KURVARE ME EURO, QE ESHTE VERTETE JASHTEQITJE E KOMBIT TE MREKULLUESHEM GJERMAN.
KY ESHTE NJE NJERI QE VETEM DIN TE TRASHET NGA TRUTE.TURP PER ATE EDHE PER ATA QE E MBAJNE AKOMA KETU.PTUUU.
Ky Volfarthi yne eshte trap me zile, militant i PD i cili numeron parate e korrupsionit dhe pak i behet vone per hallet tona. ben rolin e Gomarit se nuk eshte i tille.
Po shani dhe Europen tani o komunista ? Hajde se keshtu e keni share qe ne 45`dhe tani PS po i lepin b……per ti pranuar ne EU.