Letër e hapur deputetit

redaktor

Ju pashë në shfaqjen e parë tuajën në publik ditën e mërkurë, më 24 shtator, për të bërë një deklaratë. Natyrisht është jo vetëm e drejta por edhe detyrimi juaj për të përligjur faktin se, siç e ka thënë në mënyrë shumë të saktë një analist: “Ikët nga timoni i taksisë dhe u ulët në ndenjësen e prapme të makinës partiake, si deputet i saj”. Nuk e përmenda këtë fakt për t’ju fyer, pasi të punosh me ndershmëri, çfarëdo pune qoftë ajo, është e respektuar, por për t’ju thënë se, për shkak të kësaj metamorfoze të habitshme, nuk duhet ta ulni veten deri në atë gradë që e ulët me daklaratën tuaj përpara mediave.

Zoti Eduard Selami!

Atyre që jua vunë përpara atë deklaratë dhe ju kërkuan të dilnit ta lexonit duhet t’u kishit thënë disa të vërteta, të cilat, krahasuar me “faktet” tuaja për goditjen e një deputeti, duken krejt qesharake, duke ju bërë juve qesharak, por, në mënyrë të veçantë ata që ju kanë detyruar ta bënit këtë. Pyeteni veten, pse nuk doli vetë Basha ta bënte atë deklaratë? Pse nuk doli vetë Berisha? Po të kërkonit ndershmërisht, do t’i gjenit përgjigjet. Dhe ja cilat janë ato: Sepse si njëri edhe tjetri i kanë ende duart që u kullojnë gjak nga ai i vrasjeve të 21 janarit, urdhërues dhe zbatues të të cilave qenë ata vetë. Sepse janë ata që kundërshtuan në mënyrën më antikushtetuese prokurorinë duke mos lejuar të merreshin të pandehur njerëzit që zbatuan qorrazi urdhërat e tyre. Sepse janë ata që fshehën provat e asaj ngjarjeje tragjike.

Nisur që këtej urdhëruesit tuaj nuk kishin sy e faqe të dilnin dhe të kërkonin diçka që, me siguri e kuptojnë edhe vetë, se është një lojë kalamajsh në krahasim me krimet e tyre.

Nuk dua t’ju kujtoj, pasi duhet t’i keni mësuar, pavarësisht emigrimit të detyruar kur Berisha ju përzuri dhunshëm nga kryetaria e partisë, krimet e tjera të asaj dysheje që kanë mbetur ende pa u ndëshkuar, por unë shpresoj se dikur drejtësia do të shkojë në vend.

Ju kërkuat, midis të tjerave, të merret i pandehur edhe kryeministri aktual. Po përse? A mos vallë nxori në pritë njeri për ta vrarë, siç bëri Berisha me armikun e tij dhe mikun tuaj Azem Hajdarin, për të cilin kundërshtoi edhe kërkesën e prokurorisë të shkonte të dëshmonte? Mos organizoi ndonjë grusht shteti si ai i 14 shtatorit 1998, duke pushtuar me falangat e tij kryeministrinë, televizionin etj? Mos vallë fyeu publikisht Prokuroren e Përgjithshme dhe vetë Presidentin e Republikës sepse nuk iu bindën urdhërit të tij? Mos vallë shpërdoroi (lexo vodhi) qindra milionë euro nga buxheti i shtetit për Rrugën e Kombit? Mos drejtoi që prapa qelqeve të blinduara të dritareve kryeministrore dhe nga taraca e kryeministrisë vrasjen e demostruesve paqësorë që po protestonin me duar në xhepa? Mos fshiu serverat e kamerave të kryeministrisë për të fshehur gjurmët e krimit? Asgjë nga këto nuk ka bërë Rama dhe ju, si viktimë e metamorfozës që ju bë dhe në emër të atyre që jua bënë, kërkoni të merret ai i pandehur sepse na i paska bërë shenjë një deputeteje (duke e shpjeguar apriori kështu atë shenjë) të kërkonte emrat e atyre deputetëve socialistë që akuzoheshin nga opozita? A nuk ju duket se reputacioni juaj ka rënë shumë poshtë përpara opinionit të shëndoshë publik? Dhe pse? Për të përligjur “ndryshimin e një vendi në veturë” Qofshi ju që jeni, pasi asnjë njeri me dinjitet nuk do ta ulte veten kaq poshtë.

Share This Article
11 Comments
  • Selamit i ka mbaruar ora,as kush nuk e ndigjon,nuk ndejti atje ku e perzu Berisha por erdhi dhe u fut perseri ne çorben eprishur te Salushit.

    • Epo.po vinte Kongresi i partise dhe, po te mos e lexonte Deklaraten, rrezikonte te mbetej jashte udheheqesise se partise. Anyway, te vjen keq per te, per njeriun qe i bie vetes per hater te tjetrit, nga i cili c;nuk ka pare. Ky eshte prototipi i shqiptarit te ri, te peshtire, per fatin tone te keq.

  • Mbete tere jeten teveqel o Selam, qe bie e ngrihesh nga gjumi me estetiken e babait tend shpirteror, Enver Hoxhes. Te nxori jashte nga partia Saliu or teveqel, te deboi dhe ti ike si zagar i tij me bisht nder shale dhe tani si nje legen i pegere i lepin bythen plakut te Vicidolit. Po a ke shtylle kurrizore ti marksisti i diplomuar me tezat marksiste te estetikes, qw lave halete e Amerikes dhe nuk te ka ikur akoma era e WC-ve mekdonaldase amerikane. Po s’presim gje nga PD-ja, Me politiken e saj, Shqiperine e hallexhinjve po e ndot dhe po e mbyt per dite gjuha e halexhinjve Selami dhe Berisha, Islami dhe Basha e legeneve te tjere blu.

  • Ka mundesi qe dhe Ilva Tare do ta kete kritiku por per ate vend ne karrocerin e kamjonit te PD (sepse ne vetur jane zene vendet) librazhdjoti do bej çfar ti thone jo vetem kaq.Zoti e meshiroft per paaftesine e tij.

  • Ajo dalje e Selamit per akuza ndaj deputetve Socialist & Rames u be me qellim qe Selami te zeri nje vend ne kryesin e PD-se ne keto zgjedhje te sotme.Dhe kjo me porosi te Salushit,pasi atij i puthi BYTHEN Selami pasi u kthye nga SH.B.A duke ngelur pa pune atje,turp per te e te gjithe shpures se Saliut vrases,hajdut,shkaterrus dhe shites te pasurise kombetare.

  • Guri Shyti…..me thuaj…a jeni ju ai oficeri, pedagog ne Akademin Ushtarake ” Mehmet Shehu” qe u denuat, ku gadi sa u futet ne burg, por ju ulen ne detyre deri komandant toge megjithse mbanit graden kolonel? dhe kjo vetem se ju ishit me i pergatitur dhe me i afti ne kateder……dhe po qe se jeni ju….si eshte e mundur qe ju te jeni katandisur kaq poshte……..

  • x Zefi
    Opozita eshte teresisht ne te drejten e saj te qortoje qeverrine per çdo hap te gabuar qe hedh, por eshte e turpeshme qe per çdo te keqe qe ndodh (dhe eshte e qarte qe ndodhin krime e shkelje plot si ne çdo vend te botes) deklarohet fajtor kryeministri, kerkohet shkarkimi i tij, behet thirrje per protesta “te egra” qe te rrezohet qeverria, shahet kryeministri mbare e prape. Une nuk di nje opozite tjeter qe te sillet keshtu ne ndonje vend te Europes.
    Sa per biografine e autorit, ne se eshte e tille si ju thoni, dy here respekt per zotin Shyti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *