Nga Albert Çelaj
I nderuar Zotëri,
Quhem Albert Celaj dhe jam një shtetas shqiptar, i lindur në Lezhë dhe banues në Itali.
Me vendimin e saj Nr. 701 datë 31.10.2018, Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur pranimin e kërkesës time ( dhe të trashëgimtarëve të tjerë ) dhe kthimin e pronave tona në Zonën Kadastrale Nr. 2568, që ndodhen nën juridiksionin e Bashkisë Lezhë. Me vendimin e saj Nr. 89/427, datë 10.06.2020, Gjykata e Lartë ( Kolegji Civil ) i RSH ka konfirmuar të drejtën e ekzekutimit të këtij vendimi në favorin tonë.
Në muajin gusht 2019, pasi u paraqitëm në zyrat e Kadastrës Shtetërore Lezhë për regjistrimin e pronave të kthyera, konstatuam se persona të panjohur kishin mundur që, me dokumente të rreme dhe me veprime të paligjshme, të bënin tjetërsimin e një pjese të pronave tona duke i regjistruar ato në emrin e disa shtetasve të tjerë, si prona të përfituara me Ligjin 7501/1991 ” Mbi Tokën “. Në datën 7 gusht 2019 unë bëra kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Kjo prokurori, mbi bazën e kallëzimit tim penal, ka vendosur Procedimin Penal Nr. 790, datë 19.09.2019.
Kjo prokurori nuk na ka informuar asnjëherë lidhur me shkaqet e zgjatjes së hetimit dhe ( çuditërisht ) vetëm pas 18 muajve nga kallëzimi penal, paska konstatuar se në krimin e tjetërsimit të pronave tona nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe shpërdorimit të detyrës, qenkan përfshirë edhe drejtues shtetëror lokalë dhe prandaj, me Vendimin e datës 19.02.2021 ia ka kaluar ” për kompetencë ” hetimin e kësaj çështjeje penale organit tuaj ( SPAK ).
Në muajin maj 2021 unë ju drejtova juve një letër dhe pas pak ditësh mora konfirmimin zyrtar se zyrat tuaja e kishin marrë kërkesë – ankesën time. Për çudi, unë nuk mora asnjë përgjigje nga ju apo zyrat tuaja lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e mija. Për shkak të kësaj ” shurdhërie ” unë jua drejtova kërkesat e mija me e-mail dhe mora përgjigje nga kompjuteri se nuk mund të pranohen mesazhe në këtë adresë. Atëhere, u përpoqa të lidhem me telefon me zyrat tuaja dhe ishte po aq e pamundur pasi përgjigjja virtuale thoshte se ky numër telefonik nuk është në punë.
Duke qenë se ju nuk më kthyet asnjë përgjigje, unë u paraqita fizikish tek institucioni që ju drejtoni dhe mora përgjigjen se e vetmja mënyrë komunikimi me organin tuaj ishte dërgimi i kërkesave apo ankesave me shkrim. Duke besuar se mungesa e përgjigjes për letrën e parë mund të ketë ardhur për shkaqe që nuk vareshin nga institucioni juaj, në 23 shtator 2021 ju dërgova një letër tjetër dhe mora konfirmimin me shkrim se letra ime ishte pranuar në institucionin e SPAK-ut në 27 shtator 2021.
Përsëri asnjë reagim dhe as përgjigje nga ju. Duke parë se institucioni që ju drejtoni është shndërruar nga burim shprese në një bunker të heshtur dhe të shurdhër detyrohem t’ju drejtohem publikisht. Ju dhe vartësit tuaj e dini shumë mirë se Ligji Procedural Penal ( nenet 279/a-1 dhe 324 /3 ), jo vetëm sanksionojnë të drejtën e viktimës ( palës së dëmtuar nga vepra penale ) të kërkojë informacion për gjendjen e procedimit penal, por edhe detyrimin e organit të prokurorisë të njoftojë palët sa herë zgjat afatet e hetimit.
Shqetësimi im ( dhe i bashkëpronarëve të tjerë ) lidhet me zgjatjen e panevojshme dhe të panjoftuar të afateve të hetimit. Organi i prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë na pati njoftuar qysh në muajin qershor 2020 se ” hetimet janë drejt përfundimit, janë kryer ekspertimet grafike e topografike, është vendosur sekuestro preventive dhe na ka mbetur vetëm të konkludojmë për përgjegjësinë penale të personave të përfshirë në mënyrë të kundërligjshme në këtë çështje “.
Duke pasur parasysh sa më sipër, mbetet e pakuptueshme dhe e papranueshme që çështja penale nuk është dërguar ende për gjykim, megjithëse është një çështje aspak e ndërlikuar dhe thuajse e plotësuar qysh para një viti. Një ngadalësim i tillë i përfundimit të hetimeve, shoqëruar me shurdhërinë kundrejt kërkesave të palës së dëmtuar për informacion, e ulë ndjeshëm besimin tek ” drejtësia e re ” dhe e shndërron ” Reformën në Drejtësi ” në një farsë. Rasti konkret me ankimet e mija është një përgënjeshtrim flagrant dhe mjaft bindës i të gjithë propagandës boshe të politikës shqiptare dhe përrallave ” të ëmbla ” të diplomacisë së huaj në Tiranë mbi ” sukseset e Reformës në Drejtësi ” dhe vlerat e padiskutueshme të organeve të dala nga kjo Reformë, siç është edhe institucioni që ju drejtoni.
Ju e dini shumë mirë se ” Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar “. Këto vonesa në procesin hetimor dhe gjyqësor prekin drejtpërdrejt interesat tona si palë e dëmtuar dhe rrezikojnë lindjen e konflikteve të tjera midis palës nën hetim dhe pronarëve realë, pra midis shkelësve të ligjit dhe shtetasve që kanë zgjedhur rrugët ligjore për të fituar të drejtën e pronësisë. Shpejtësia me të cilën grupet kriminale arrijnë të realizojnë tjetërsimin e pronave, shtetërore apo private, dhe ngadalësia me të cilën veprojnë organet e drejtësisë për të rivendosur të drejtat e shkelura dhe ndëshkuar autorët e akteve të paligjshme, janë dëshmi e plotë dhe e qartë e faktit se sistemi shtetëror që funksionon në vendin tonë prej tri dekadash është një paçavure antidemokratike dhe antipopullore, që favorizon veset dhe antiligjin dhe iu ngre pengesa të panumërta atyre që udhëhiqen nga virtytet dhe i besojnë ligjshmërisë.
Mospërfillja e kërkesave të mija nga institucioni që ju drejtoni dhe heshtja e pashpjegueshme, por edhe e kundërligjshme, jo vetëm nuk japin rast për t’i buzëqeshur produktit pesëvjeçar të Reformës në Drejtësi, por të shtyjnë drejt bindjes se ” më mirë ASPAK se SPAK “.
Interesat e ligjshme të qytetarëve shqiptarë po i shkelin thuajse njëlloj si banditët e larguar nga Vetingu ashtu edhe neglizhuesit e padenjë të detyrës që u konfirmuan nga procesi i Vetingut.
Nëpërmjet kësaj letre ( të detyruar ) publike unë nuk kërkoj asgjë më shumë se ç’ju detyron ligji shqiptar: Njoftimin tim për shkaqet e shtyrjes së hetimit dhe gjendjen në të cilën ndodhet hetimi si dhe përshpejtimin e dërgimit të çështjes për gjykim.
Shpresoj që këtë herë vartësit tuaj dhe zyrtarët e ngarkuar me detyrën e trajtimit të kërkesë – ankesave në institucionin e SPAK-ut nuk do të kenë mundësi të heshtin dhe, kështu, unë do të marr një përgjigje zyrtare rreth shqetësimit dhe kërkesave të mija.
Kjo leter drejtuar z. Arben Kraja tregon mjerimin moral te te ashtequajtures Drejtesia e Re. Shihet qarte cfare drejtesie eshte krijuar. Jo vetem nuk perfundon hetimet dhe te dergoje fajtoret ne gjykate por as qe e rruan fare per palen e demtuar duke mos denjuar as ti takoje dhe as tiu kthehe pergjigje me shkrim. Atehere cuditemi ne pse ikin njerezit perdite nga Shqiperia. Arben Kraja eshte thjesht njeriu i gabuar ne vendin e gabuar.
I kam kaluar vete te gjitha keto mundime neper kadastra,hypoteka,komisjone,gjukata,keshilli rrethit,keshilli qarkut,prefekture, dhe fundi ishte:LIGJI 7501 vazhdon te beje kerdine,pamvarsisht se eshte pezulluar qe ne vitin 1993//Fundi i pronave te mioja eshte -PRIT KONPENSIMIN.
Nqs.Pronaret E VERTETE nuk mblidhen te formojne nje Force Ligjore me avokate,permbarues,njesite policore te armatosur,qe te cojne fizikisht tek PRONARI VJETER,token e grabitur ,vetem Strasburgu ben derman.
Ka nje Marreveshje te heshtur mdis qeverive socialiste me qeverite demokratikase per moskthimin e tokave Pronareve te vjeter me Tapi para 44.
Ideatori ,zbatuesi dhe grabitesi n-1 i tokave tona ESHTE SALI BERISHA. Qeveria e tij e pare 92-97 nxiti katundare,maloke,rrugace,zyrtare komunash, te grabisin tokat e pronareve,te ndertojne,ti tjetersojne,.
Ky i fundit,edvin rama vazhdon rrugen e Berishes,me perrallat e konpensimit..
Pronaret e Vertete po nuk rrafshuan vilat e malokut ne Lalez,ne Tirane,ne Dhermi,,kudo ku ka zaptuar kurva Zeni me Argiten
Arben Kraja vazhdon te mashtroje popullin shqiptar (ne jemi mesuar) por edhe SHBAte. Ky eshte nje krimb qe duhet denuar njelloj si Llalla.
Cfare t’u besh kokepalareve qe po e kthejne perseri Sali Haxhi Qamilin ne pushtet?!
Tashme politiqenet skiptare i kane duart te lira per te vjedhur sa me shume,sepse reforma ne drejtesi eshte nje maske demokratike prej te ciles mjere ata qe kane nevoje.
Fatkeqesia e shqiptareve qendron ne faktin se Shteti Demokratik i vendosur ne vitin 1991, duke rrezuar Sistemin Socialist ne ekonomi, hodhi poshte edhe Reformen Agrare qe ishte pjese e Revolucionit Demokratik ne Shqiperi dhe taani bijte e feudaleve, bejlereve e agallareve kerkojne tokat e stergjysherve qe ua ka falur Sulltani ne kohen e Perandorise Ushtarake Osmane. .
Kraja kete leter do ta perdorin te fshij by…..n siq po fshin me cdo padrejtesi qe eshte bere ne kete vend
Tha qe do kete arrestim ne shtator sot eshte nendor identik llalla 2
Ky dhe gjithe SPAK eshte nje zhgenjim total per 99% e gjithe popullsise
Arben Kraja duhet te kishte filluar ndjekje penale per sali berishen dhe shpuren e tij njekosisht dhe per presidntin ilir meta qe ka miliona euro pasuri qe nuk u dihet burimi
Letra e juaj i dashur mbase eshte e drejt por eshte gabim adresa qe ke nisur
Arben Kraja ose siq quhet SPAK po rruajne miliona euro ne vit ne kurrizin e takspaguesve shqipetar
Proqesi vetingut duhet te ndaloj dhe te filloj rrumpalla beishian alla ilir meta dhe ti behet mu…i atj vendi
Nuk e ka fajin ketu vetem tek Kraja,por te gjithe pushtetaret te njejten FRYME ANTISHTET dhe ANTIDEMOKRACI kane ne mendje!
Ketu nuk te zgjidh ankesat dhe denoncimet as Bashkia Tirane,as Avokati i Popullit,as KLSH,por as vete kryeministri!
Si mund te luftoje korrupsionin dhe pa aftesine nje kryeminister,qe kur i shkruan se “Bashkia e Tiranes nepermjet UKT vjedh qytetaret me taksa te paligjeshme” ai te pergjigjet se “UKT nuk varet nga qeveria”?
Si do ta luftoje korrupsionin nje kryeminister,kur ai deklaron se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”?
Dhe pas kesaj te gjithe HESHTEN?!
Buda!E vetmja familje qe ka perfituar nga pushtuesit ne Shqiperi,ka qene familja Gjylo Cucit ne Gjirokaster.Pushtuesit turq,,ay Bymbashi, ja mbushnin gjoksin me florinj,kurse pushtuesit italiane i dhane 7 rroga falas mesuesit me ore Enver Hoxha,
Nga kontrabanda duhanit dhe pijeve te shtrenjta me oficerat fashista ne dyqanin Flora,,tregtari Enver Hoxha vuri pasuri te madhe,,Arriti tu bleje shtepi ne Tirane Anese dhe motrave dhe financoi qendrimin ne hotelet e Tiranes te dy serbo-malazezeve Myladin Popovic dhe Dushan Mugosha.
Keta te tjeret Manush Myftiu ka qene pasunar i Vlores me saraje trekateshe,,.
Nako Spiru ka qene i biri i pronarit te Fabrikes STAMLES,duhan cigareve ne Durres.
I jati Adil Carcanit kishte 1 mije koke dhen ne Fushe-Bardhe,por BAGETINE NUK UA KISHTE FALUR TURQIA.
Mithat Frasheri ishte me proletar se keta,,nje cope Librari i kishte mbetur,,se Frasherllinjte ishin bejlere ferrash,ishin bejlere PA TOKE.
Kane punuar breza te tere per ato toka,dhe ato prona,,,o Buda,,dhe nuk kalon kjo GRABITJE,,me nje:ja ka falur pushtuesi turk.
Zoteri ata persona te “panjohur’ , mbase jane per ju te tille , por jo per ASPAK-un , me siguri ata jane ne kategorine e te “forteve” qe jane mbi ligjin dhe keto fakte demoralizojne njerezit e thjeshte ne besimin qe ngjalli ne fillim ASPAK-u qe u trumbetua aq zhurmshem ne fillim, qe te kete besim tek ky institucion , ne radhe te pare duhet qe ne organiken e tij te kete BURRRRRA dhe jo ca burokrate qe I gezohen disa privilegjeve qe ju siguron karigia , sic duket keta burra nuk egzistojne sot ne Shqiperi, ose nese ka nuk I sheh njeri sepse nuk ju interesojne qe e drejta te zere vendin qe I takon , sepse ndryshe qeveritaret qe jane ne simbioze me mafiozet nuk mund te perfitojne nga ju ISH-pronaret qe ju shikojne akoma si kulake qe duhet te mbeteni me gisht ne goje perjetesisht dhe saga e vrasjeve me motiv pronesine do te beje kerdine e bilancit te luftes dhe cakejte bejne feste SPAKU-u eshte nje turp qe do ta vuajme ne kuriz ne qe na ka zene halli me kete palacollek te radhes
Buda! nuk desha te shkruaj por fjala dhe llogjika jote me revoltoi.Sa per dijeni te gjithe fshataret ne shqiperi kishin toke,kush me shume e kush me pak.Shkonin ne kurbet djemte qe benin 2 leka e ktheheshin blinin toke e martoheshin,krijonin familje.Por ti ,me sa shoh rrjedh nga nje familje qe nuk ka qene e hairit,as e punes as e zanatit.Vodhet djersen e popullit me 44-er sepse tregetaret ishin popull,emigrantet ishin popull qe bene pasuri me djersen dhe me jeten e tyre.Mallkuar qofsh ti e fara jote.Prandaj po vuan ky popull i mrekullueshem vetem nga shushunja si ty.
Z.Celaj,
Drejtesia e Re do te “pagezohej” si e tille kur t’i vihen
prangat binomit Berisha-Meta ! Por ju prisni kete krhese te madhe historike ta beje I nderkryeri dhe opotunisti i”kulliat” KRAJA me companine e tij idem !?
Asesi JO ! Keta rastesisht dhe me dredhi e pislliqe mi-
qesirash I shpetuan VETONGUT, zune postet dhe pri-
vilegjet marramendese ne krahasim me popullin tmerresisht fukara,sidomos te mjeret pensioniste, fytyra
e te cileve eshte shndrruar ne “papirus” faraonik , nder-
sa keta mytebere te “Drejtesise se Re” turren si konet
pas gurit pas ngjarjeve te rendomta te dites : me “hoxhet e priftet” , me halabaket e rruges qe ne shqiptareve te zakonshem nuk na plas fare dhe kur themi fare duhet kuptuar thjeshte fare kur shohim me
dhimbje te thelle qe kryehajnat e kryemafiozet te ish-
veshur me pushtet vrane, vodhen dhe sakatuan nje
popull dhe tash jane ngritur per “mundur” edhe Ameriken dhe kur shikon kete neper sallat naziskine qe
organizohen nga tradhetari me i madh i Kombit shqip-
tar cdo qutetar i ketij vendi me dy gram tru shtron pyetjen kur me Ameriken ben keshtu kjo monster , imagjinoni se cfare ka bere me shqiptaret ky pizeveng
e delenxhi rrugesh me popullin shqiptar pergjate 30
vjeteve te ashtiquajtures Demokraci por qe demokraci
shqiptaret nuk e kane gezuar asnje dite te vetme vecse
ANARKI “for excllence” e amalgamuar me doza te theksuara te bakraktarizmit e tribalizmit primitiv ! Bino-
mi B-M nuk eshte gje tjeter vecse nje variant “sui-gene-
ris” i terrorizmit talibanist por duke qene se tashme nuk
kane me kellqe si ne vitin e mbrapshte te 1997 sepse
tashme kohet kane ndryshuar a tyre s’u mbetet gje tjeter vecse te lehin si kone sallat e ngushta qe qelben
nga ererat e rakise e te hudhrave te atyre qe e ndjekin
nga pas fosilet qe i kane te numruara ditet kur do t’i
vihen prangat jo nga krajanet, tropojanet e hasianet e
Qimit dhe as nga Mark Shalgjati por nga Amerika e
Madhe !!!!Vec ajo mund ta vere me vend drejtesine
shqiptare dhe askush tjeter ! Per kete asnje shqiptar
i zakonshem nuk ka asnje iluzion…..!
Propozim:
E nderuara zonja KIM, ambasadore e SHBA-se ne
Shqiperi si qytetar i zakonshem i ketij vendi propozoj
qe ne Shqiperi “thesi i qelbesirave” qe perbejne SPAK-
un te hidhet ne gjirizin e ujrave te zeza sepse po hane
qyl buken dhe privilegjet marramendrse qe gezojne dhe te keijohet nje SPAK, idem si Gjyqi i Nurembergut
me gjyqtar e Prokuror te ardhur nga jasht,JO shqiptar !
Dhe se dyti, zonja KIM, Shqiperia nuk eshte me larg nga Vashingtoni se sa Guami apo Hong-Kongu, e pse
ky vend kaq dashamires e miqesor me Ameriken te mos gezoje te pakten Statusin e Porto Rikos ?! Per ne
shqiptaret ju do te jeni nje Edith Durham e dyte nese do te arrini qe SHqiperia e Kosova te jene pjese e Kombit te madh Ameriken ! Kjo nuk ka se si te jete UTOPI por nje objektiv teper i realizueshem ne kushtet
e globalizmit qe prevalon sot ne kete planetin tone kaq
te vogel e kaq te brishte …….!!!!
Nuk ka cben nje Kraje me 20 punonjes se spak….jeni cmendur? Shoqeria aty eshte e kalbur totalisht…..
Buda @……………
E paske ngrene edhe per sot sufllaqen qyl , nga ripjellja e Rames .More maskarai Buda ,po une qe jam krishtere ,turku mi ka falur mua krishterit pronat ?
.Pergjeigju o Bude .!
I drejtohem me respekt leter pruresit ,qe i drejtohet SPAK . Realiteti eshte ndryshe ,SPAK duhet te fuse ne burg pernjeheresh te gjithe kryeministrat dhe deputetet , te ketij tranzicioni post komunist .Shkelin kushtetuten nenin 181 te saj ,dhe ne qofte se Zoti KRAJA , nuk zbaton kushtetuten per ceshtjen e pronave edhe ky duhet te hyje ne burg ,se shkel ligjin dhe nje pike te madhe .
Zoti Albert Celaj ,rrespekt nga ana e ime , edhe une si ju ,jetoj ne nje shtet perendimor prej me shume se tre dekatave , por po pres edhe pak kohe per ceshtjen e pronave dhe po nuk u zgjidhen , me besoni ,do te shkoj tek noteri i ketij vendi perendimor ku banoj e punoj dhe do ja fal te gjithe pronat e mija keti shteti perendimor me potence te madhe dhe ta zgjidhi vete qeveria e pjerdhur anti prone Shqiptare me kete shtetin tim tani perendimor . .Ti vene rrotat vilave qe kane ndertuar ne trojet e mija ne bregdet e ti cojne ne arabi ose tek Vucici ne Serbi .duke filluar qe nga gazetare , deputete e deri tek kryeministra dhe presidente . Na mbyten komunistet hajdute o i nderuar Albert ,megjithate mos ju ndaje SPAKut ,te pakten diskrititoje .Me nderime z Albert dhe respakt nga ana e ime per ju .