Kryeministri Rama tha sot në Kuvend se fondi për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve është më i madhi në historinë e qeverisjes demokratike në Shqipëri. Në një replikë me deputetin e PR, Fatmir Mediu, Rama tha se qeveria e tij ka synim dhënien e drejtësisë për ish-të përndjekurit, pa i ndarë në grupe të preferuarish siç bëri qeverisja e kaluar.
“Ju jeni shëmbëlltyra më karikaturë e regjimit komunist. Ju jeni mbeturina më e shëmtuar e regjimit komunist. Ju duhet të ishit të ndershëm me këta, atë që keni dashur t’ua jepnit të gjithëve dhe jo t’i ndanit me grupe. Ne po vendosim drejtësinë që ju ua mohuat dhe po japim paratë për të gjithë ata që nuk kanë parë kurrë kokërr leku nga shteti. Aleanca jonë dhe qeveria nuk kanë lindur nga asnjë spekulim dhe manipulim as nga të përndjekurit dhe as nga pronarët. Ne jemi krenarë që u kemi dhënë shqiptarëve një qeveri që udhëhiqet nga sensi i të drejtës. Ne sot jemi plotësisht krenarë para të përndjekurve sepse u kemi lënë fondin më të madh në historinë e qeverisjes demokratike dhe e dyta sepse nuk u kemi marrë kurrë votën nëpërmjet premtimeve boshe. Ka dy palë në këtë Kuvend: njëra palë vjen çdo të enjte për të vendosur për Shqipërinë, ndërsa tjetra që vjen për të prishur çdo lloj mundësie për Shqipërinë”, tha Rama.
Në fund, Rama ftoi Mediun në inaugurimin e godinës së të përndjekurve politikë, të cilët tha se në të gjithë vitet e qeverisjes së të djathtës mbetën në po aq lagështirë sa edhe në vitet e burgimit dhe persekutimit.


LETER E HAPUR KRYEMINISTRIT RAMA
I nderuar z.Kryeministër. Po ju drejtohem nëpërmjet kësaj letre të hapur, për të sensibilizuar institucionet që keni në varësi dhe jo vetëm.
Jam një pinjoll i një familjeje ish-të përndjekurish politikë nga rrethi i Dibrës. Para së gjithash, më lejoni të sjell në vëmendjen Tuaj që, me gjithë se im atë i ka kaluar të 80-at, nuk ka mundur ende të marrë as këstin e parë, i cili i takon në bazë të ligjit “Mbi dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë”.
Dëshiroj të theksoj se fare mirë unë mund të isha student i Dhjetorit ‘90, por me gjithë rezultatet e larta në mësime, fati ynë ishte paracaktuar nga disa mjeranë e të neveritshëm që sistemi i diktaturës i ngriti në kult. Përpos persekutimit dhe përndjekjes, ashtu si qindra e qindra familje të tjera ish-të përndjekurish, në atë sistem mostër, nuk na lejohej të merrnim as frymë lirisht.
Për ca syresh, ndoshta mund të njehsohemi me ato “delet e zeza”, në mes të asaj ngjyre “tejet të bardhë” të një tufe bagëtie. Por problematika që mbart mbi vete kjo shtresë është aq e gjerë, sa që kërkon impenjimin e të gjithëve. Është më se e vërtetë që ndërrimi i sistemit këtu e njëzetë e ca vite të shkuara na gjeti gati të zhveshur ekonomikisht, larg edhe nga ajo armë e fuqishme e njeriut, shkollimi, i thënë troç, na gjeti në udhëkryq.
Ne besuam, luftuam dhe kontribuam në fitoren plebishitare të Marsit 1992, të Partisë Demokratike dhe të aleatëve të saj, pse kishim nevojë të inkurajoheshim, të mbështeteshim, të integroheshim në shoqëri, si pjesa më fisnike dhe e vuajtur e saj. Shpresuam tek qasja e qeverisë së dalë pas zgjedhjeve drejt nesh, se e meritonim atë. Nuk e kishim luksin të hamendësonim që Sali Berisha, kjo “gjellë e pështirë” e “kuzhinës katoviciane” të Ramiz Alisë, ishte servirur në kohën e duhur, në vendin e duhur, në krye të Partisë Demokratike, mu për shpëtimin e udhëheqjes së lartë të PPSH nga përballja me drejtësinë, si dhe shkatërrimin e shtresës së ish-të përndjekurve politikë.
Ky njeri i cili u ngjit në karrierë duke u shfaqur dhe bërë foto me fëmijët e diktatorit, mundi t’ia dalë mbanë me të ardhur në pushtet, të paralizojë këtë shtresë, t’i kundërvërë mes njëri-tjetrit, t’i përçajë deri në ekstrem, me ato ligjet e mallkuara që nxirrte dhe dekretonte, me qëllimin e vetëm të mos kishte kokëçarje, për të sunduar i qetë. Duart e stërgjatura me shkopinj gome të tij, rrekeshin të binin pa mëshirë, mbi lëkurën e fyshkur nga burgjet e diktaturës, të atyre që vetëm halli i kishte detyruar të mbylleshin në greva urie.
Ky paranojak, i cili mundi ta çojë vendin në zgrip të humnerës në Marsin e vitit 1997, për hir të pushtetit të tij, nuk kishte si të përmbushte nevojat e të gjithëve ne, të cilët vinim nga familje ish-të përndjekurish politik. Kjo edhe për fajin tonë.
“Aftësia për të heshtur, paraqet një ndër dështimet më të mëdha të njerëzimit”, ka nënvizuar një kritik anglez i shek. të XIX. Mu për këtë arsye, ne kemi dështuar në përpjekjen tonë për të fituar të gjitha ato të drejta të cilat na i mori dhunshëm diktatura. Ne ditëm vetëm të heshtim kur Lirak Bejko guxoi të digjej për së gjalli mu para syve tanë, pse kërkoi të ishte si gjithë të tjerët, me të gjitha të drejtat që i takojnë në shoqëri. Heshtëm e nuk qemë të gjithë bashkë kur ai demoni, zaptues i fronit të pushtetit të së keqes, guxoi të njehsojë me një të sëmurë mendor. Në po vuajmë pasojën, po përballemi me koston e asaj heshtjes sonë ndër vite, aq sa sot jemi katandisur në kufijtë e ekzistencës.
I nderuar z.Kryeministër, zgjedhjet e 23 Qershorit shënuan një faqe të re në historinë e Shqipërisë. Ato hapën dritën jeshile, që vendi të mos jetë më nën pushtetin e oborrit të Saliut dhe nën diktatin e korrupsionit. Mbështetja popullore dhe vota plebishitare për koalicionin Tuaj qeverisës, kërkojnë çlirimin nga metastazat e kancerit, të cilat kanë gangrenizuar çdo qelizë jete të shoqërisë tonë. Ndaj me të drejtë, këto zgjedhje janë cilësuar me një rëndësi të veçantë nga opinioni vendas dhe i huaj, sepse të rilindësh është e vështirë, por jo e pamundur. Sot nuk ka vend për pragmatizëm e idealizëm bosh, por për zgjidhjen konkrete të problemeve.
Shqiptarët besuan dhe Ju votuan, si një politikan i një gjenerate të re. Sot, më tepër se kurrë, ne kemi nevojë për kësi lloj politikanësh, pasi zbuam me votë, sojin e politikanëve të zgaqur e të harlisur, të cilët pa kurrfarë pendese arritën që të skllavëronin edhe shpirtin tonë. Ne jemi të vetëdijshëm që zgjidhja e problemeve të ish-të përndjekurve politikë, ashtu si ato shqetësuese, për të gjithë shoqërinë do kohë. Jemi koshientë për vështirësitë, dimë edhe për fushën e minuar, të cilën Ju ka lënë paraardhësi Juaj.
Zgjidhja e tyre fillon tek vullneti dhe dëshira e mirë, më pas duhen idetë, platformat dhe kornizat ligjore. Ju duhet të injektoni te shoqëria shqiptare shpresën që ky vend mund të bëhet dhe do të bëhet më mirë.
Në dijeninë time, është zëvendësuar drejtori i Institutit të Integrimit të ish-të përndjekurve politikë, nyja lidhëse në mes tyre dhe Qeverisë. Kjo shtresë nuk kërkon thjesht zëvendësim emrash si titullarë institucionesh, por kërkon zgjidhjen e problemeve të saj, pavarësisht kohës. Ajo do që ky institucion, të mos keqpërdoret më si pasaportë sa për sy e faqe, siç bëri paraardhësi Juaj, për t’i mbyllur gojën opinionit, që ne paskemi në Institut Integrimi. Nëse vërtetë duam dhe shpresojmë të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane, duhet më parë të integrojmë me të drejta të plota në shoqëri ish-të përndjekurit politikë.
I nderuar z.Kryeministër, shqiptarët Ju votuan për të qenë Kryeministër i të gjithëve, Ju nuk mund të jeni kreu i Qeverisë vetëm për një pjesë të tyre.
Me konsideratë, Atli Kamberi.
Peshkopi, Dibër.
kujt po i falesh more derezi PERSEKUITOREVE te familjes tende?
Pershendetje letershkruesit! Nuk kam qene kurre i persekutuar, por bashkohem me shqetesimin e zotit Kamberi. Qeveria aktuale ka shume halle dhe veshtiresi, por duhet te merret me hallet e kesaj shtrese.
Per z.Edi Rama: Eshte shume e veshtire qe, ne kushtet aktuale, te plotesohen nevojat e popullit dhe te vendit por duhet te besh cmos qe brenda ketij viti t’iu japesh te gjitha parate te persekutuarve qe kane mbushur moshen 75 vjec. Ky ishte premtimi juaj por do te jete edhe nje veprim shume human dhe demokratik qe, ne fund te fundit, do te perbeje edhe njerin nga 100 dallimet midis kesaj qeverije dhe paraardheses. Shpresoj ta shoh te realizuar kete premtim deri sot nje vit.
Edhe mua me vjen shum keq jo vetem per leter shkruesin por ne pergjithsi per te gjith te persekutuarit dhe jam me ate mendim qe ata leket e vuajtjeve duhet ti marrin nje per nje dhe pa vonese………por kam nji verejtje per leter shkruesin;cfar priste ky leter shkrues kaqvjet qe te ikte berisha nga pushteti dhe pastaj tja kerkonte leket e vuajtjes nje qeverie qe eshte vetem tre muaj ne pushtet?perse jo me perpara nuk doli dhe ti bente nje leter kryeministrit te ikur tashme qe ka 23 vjet qe i terheq prej hunde te persekutuarit dhe i genjente gjithmon perpara votimeve me disa therrime mund te them,mua me vjen keq per disa qe nuk ju ben ure sistemit me te eger te diktatures dhe i bindeshin berishes sikur berisha te ishte nje perendi per ata jo sikur te ishte nje ish sekretar partie qe bashke me sistemin qe theu qafen i kishte perndjekur dhe i kishte shkaterruar moralishte dhe shpirterishte ,un per vete nuk do ta quaja te ndershme qe nje qewverie 3 mujorshe dhe me gjith ato borxhe qe i la perendia e tyre(sali berisha) te mund ti kerkoje demshperblimin,cfar beren keta te persekutuar 23 vjet kunder saliut dhe fatosit basahke?asigje nuk beren vetem i bindeshin si femije te mire
Deri kure do vazhdoj qe qeverit te paguajn para per te burgosurit???? Se pas nje viti do dalin dhe te persekutuarit qe u beri berisha,bile me keq nga regjimi STOP.
Kam qene antar i PPSH-se,por sot e mbeshtes plotesisht,kete shtrese te te perndjekurve politike,per me teper,qe gjate ketyre 23 vjeteve,TE GJITHA QEVERITE JANE TALLUR MIZORISHT ME ATA!!!
Ne menyre te vecante PERBINDESHI SERB Sali Berisha i shfrytezoi ata per qellimet e veta ANTI SHQIPTARE,aq sa edhe kur i vune FLAKEN vetes ai i poshteroi ata egersisht!!!
Ka ardhur koha,qe SHQIPTARET TE HEQIN DORE NGA LUFTA E KLASAVE DHE TA QUAJME NJERI TJETRIN SHQIPTAR E JO ANTAR TE PARTIVE KUNDERSHTARE!!!
Fakti,qe ne Shqiperi jane krijuar me DHJETRA PARTI POLITIKE tregon se eshte punuar me kujdes nga forca anti shqiptare,PER T’I PERCARE SHQIPTARET KUNDER NJERI TJETRIT,aq sa te mos kuptonim,qe SHQIPERIA PO SHKONTE DREJT HUMNERES!!!
Eshte e udhes sot,qe te ngrihemi te gjithe ne kembe per te mbeshtetur QEVERINE E RE,sepse KUCEDRA Sali Berisha,po tenton te na FUTE NE LUFTE CIVILE VELLAVRASESE!!!
-SHQIPTARE,KUDO KU JENI,BASHKOHUNI,KUNDER ARMIKUT ME TE RREZIKSHEM TE KOMBIT TONE Sali Ram Berishes dhe KLIKES SE TIJ TRADHETARE!!!
po ti komunist paske mbetur akoma mor burre, kujt ti bashkohemi ? partise se bijve te bllokut e bijve te Bushatit e Xhelilit ?
Shkrim me vlera te jashtezakonshme per aktualitetin. Kryeministri duhet te ulet dhe te marre me radhe prioritetet, duke patur perpara librin e premtimeve per te cilat u votua. Nuk ka qene premtim marrja borxh nga FMN per pagesen e borxhit te bizneseve qe kan vjedhur duke plotesuar porosite elektorale te Sali Berishes, per ti garantuar atij pushtetin edhe per kater vjet te tjera. Perseri administrata eshte shume e fryre me borde,keshilla e keshilltar, me soj e soje organizmash qe marrin miliona leke paga nga taksat e shqiptarve etj…Vetem nga keto KRASITJE dalin e teproine fondet per te perndjekurit e regjimit komunist, por edhe per te perndjekurit politik te regjimit PD-eist Berishian, qe me vendime te permbarimit gjyqesor u duhet ekzekutuar demi financiar qe u takon sipas vendimeve te gjykatave.
Alti parate e babait ti do ti maresh????? me letren qe ja ke puthitur ketij krieministri.
Kjo leter ka vlera te medhaja per denancimin qe i ben sekretarit te partise komuniste tek
krietari i partise Socialiste Rame.Ketij Rame i duhen keto letra se kane vlere,per punen
e parave nuk i prishin shume pune ketij kreministri,me teper i duhet denancimi i palacos
qe u rezua.Por ti o Alti je pak i vonuar dhe jo shume i zgjuar,siduket nga raca tende si
viktime e trashesise. Sikur kete leter tia kishe derguar .sektetarit te partise komuniste Sale
me pak ndrishime.duke i bene pak qejfin e denancuar komunizmin e share partine ne
opzite me ne krye kete Ramen,parate i kishe qeruar shume shpejt … te treja keshtet.
Sikur kete leter tjia dergoje{ stanarit te Progonatit Ruc,ketij komunisti te peshtire,dhe ky
me vrap do te ti dergonte parate,Per keto letra ky stanar qe eshte ne krye te partise ish
komuniste i duhen keto letra me vlere.Sikur kete leter tia dergoje nje ndyresije prej Gorani
me emrin Dokle,qe eshte i domozdoshem ne kete parti qe e mbushin pjesa me e madhe
Krundija,jo tre keshte qe do te te dergoje ,por dhe nje kesht nene dore.Ky Gorani Dokle
meqense ka shkruar dhe tek {Zeri i bythes per shume kohe,kete letren tende do ta vleresonte si mesazh te madh dhe thirje per permbysje te konservatizmit komunist.
Aldi shkruaj nga do nje here te mesojme me shume nga kjo jete dhe nga te zgjuarit e saj?
Nuk e dija,qe Shqiperia paska QENIE TE GJALLA,SI KY TARTUFI,qe me zor duan te te lepijne bythen tjetrit!!!
Rracen tende te QELBUR,o Tartuf e njihte mire Enver Hoxha,ndaj ju KALBI BURGJEVE DHE U DHA GJYSMEN E LEKUT PAS KOKE!!!
Rezart Enver Hoxha nuk u mor me ne,me ne u moren ata qe i kalonte ne shtrunge dhe harem Enveri.Pa tjeter dhe familija tende
ka kaluar ne haremin e pederastit Enver.Qe me mire ne burg se
te te xhvishte pederasti,Rezart pyet njehere babane ci ka pare
bytha.
Babin sekretar partie e ke patur ?
Eshte hera e pare qe me impresionon nje person nga klasa e ish te perndjekurve.
ata qe kane qene me te vertete te persektuar e te perndjekur ,qeveria te gjeje menyrat per tu kthyer leket.dhe jo te tallet si tall sali qeni 23vjet me ta.edhe pse skam qene i persektuar po skam pasur ndonje privilegj,bile ne lagje ca qe ishin gjoja te persekutuar ishin ne pune te mira fabrike ,shofere ,apo ndonje vend tjeter te mire ,une me biografi te kuqe ,me jepnin flete pune per ,NB ULLISHTE, APO NB FRUTORE,VLORE.
Zoti kryeminister, Degjojeni kete Ze, eshte zeri i nje te persekutuari te vertete, qe kerkon te drejten e tij, si nje shtetas i ketij vendi, panvaresisht se shteti e denigroi.
Mund te isha edhe une, student i dhjetorit 90-te, por diktatura nuk me la, megjithese isha me nota shume te mira.
Kete fjali, le ta lexojne ata qe ne keto 23 vjet, u futen, ne mesin e kesaj klase te persekutuar dhe perfituan, te gjitha te mirat, qe u dha pushteti, megjithese ne diktature mbaruan universitetet, duke ja mohuar jo vetem shkollen, por edhe demshperblimin, qe u takonte.
Degjoje moj Zhozefina e pjerdhkutuar, degjoje o Uran Butka, qe u ngjire duke thene se je persekutuar, por cuditerisht, partija e punes, te beri me universitet.
Uroj shume i nderuar leter shkrues, qe me qeverine e re, te marresh ate qe ju takon, jo vetem ti, por te gjithe ata qe vertet, u persekutuan dhe u tallen ne keto 23 vjet.
Po Rama para ca vjetesh i tha : shkoni tek partia juaj, apo jo ‘
QEVERIA E RE DUHET QE BREGDETIN E PRIVATIZUAR NGA TRUSTI I GESHTENJAVE TUA KTHEJE PER SHPAGIM ISH TE PERNDJEKURVE DHE ISH PRONAREVE DUKE JA U SEKUESTRUAR ZAPTUESVE TRUSTIANE SI JAMARBER MALLTEZI APO ARBEN IMAMI ME PRIVATIZIMET E REPARTEVE USHTARAKE TE BERA NE FAVOR TE KLIENTEVE TE FAMILJES.POKESHTU QEVERIA TE SHTETEZOJE PRIVATIZIMET PER NJE EURO TE BERA NE FAVOR TE FAMILJES BERISHO-FAZLLIC.kJO ESHTE ME E LEHTE PER TU BERE SE JU JEP NA NJE EURO QE KANE PAGUAR DHE LAHET ME F&F DMTH ME FAMILJEN DHE ME FAZLLICIN.
Me vjen per te dhj…e kur thone qe jemi “pinjoll,” thuaj qe haje dy pjata fasule me shume se te tjeret, kishe dicka me shume se te tjeret qe ishin per toke,por jo pinjolle,tani qe iku qelbesira i servilosesh Rames se per 20 vjete i dhate voten atij ndyraqi dhe dogjet vendin ne vitet 90 per qelbesiren,mbasi nuk ja u dhjeu qeni i ndyre tani hidhu tek Rama.Thoni qe jeni te persekutuar jam dakord dhe me vjen keq, por kur thoni jemi pinjolle me vjen per te dhj….e.
Një letër e rëndësishme dhe në kohën e duhur për Rilindjen dhe kryeministrin e socialistëve,Rama!
Natyrisht problemet e ish të persekutuarëve,duhen parë me vëmendje dhe prioritet zgjidhës nga kjo qeveri! Nuk vëmë në dyshim prejardhjen e autorit dhe tragjikomedinë e tij dhe gjithë mbështetësve të dikurshëm të katovicarit ramizist,Berisha!
Një tragjedi që tashme besohet se u varros perfundimisht më 23 qershor!
Nga kjo lind e drejtë kërkesa për zgjidhje të problemeve të cilat nuk mjaftojnë me ndërrimin vetëm të një drejtuesi të shoqatës!
Po a ka mundesi reale qeveria e Rilindjes? Absolutisht jo së pari sepse gropa e borxheve dhe arkës së grabitur prej katovicarëve është teper e madhe dhe ashtu si Greqia po “pompohet” të mbush buxhetin me ndihmë e borxhe gjermane,edhe Shqiperia jonë po “pompohet” të mbush buxhetin me borxhe nga FMN.
Në këto kushte dhe situatë dramatike financiare,Rama në mos të pamundur do e ketë tepër të vështirë zgjidhjen e kërkeses së drejtë! Megjithatë rrugë ka,por tepër riskjoze,të cilën Rama dhe Rilindja e kanë të pamundur ta aplikojnë.Ajo kërkon edhe futjen e “thikës” tek vetja! Kjo sepse së pari duhet cuar në GIJOTINEN e ligjit KASTA kriminale e derisotme shqiptare;abuzuesit me pushtetin,hajdutet qeveritarë dhe banditet e tyre të paguar! Duhet filluar me Kupolën ish qeverisese që shkaktoi dramën duke ngjitur borxhin ne mbi 67 përqind dhe detyruar Rilindjen të kërkojë borxhe të tjera! Se pari rikthim të parave të grabitura në arkën e shtetit,duke kontrolluar mulmirë e rikontrolluar transfertat.Hetim gjithë pasurise së zyrtarëve post ramizizëm dhe sekuestrim pêr përdorim publik të gjithë vilave,hotaleleve,tokave,shtepive te treta e lartë të dhena në perdorim familjareve a të afermve!Vetem nga këto Shqiperia mund të ribëjë nje buxhet të ri dhe zgjidh përfundimisht problemin madhor të ish të persekutuarëve.Po a e ben dot Rilindja këtë?
E pamundur ta bëjë,megjithse e mundura do vetem pak kurajë dhe vendosmeri ligjore! Duhet filluar me mafjen PD dhe vazhduar me mafjozet e LSI dhe PS! Gjithë partitë politike në Shqipëri janë banda krimi dhe korrupsioni ku PD ka kryekoke Berishën! Rama ka vetëm 300 ditë kohë të tregojë vendosmerinë! E pamundur ta bëjë,pasi dhe ai është njësh i një partie ramiziste që duhet shkaterruar si gjithë partite e tjera politike nga Sovrani! Eshte koha për ndëshkim ligjor të bandes PD, por drejtesia duket prej kohesh e kapur!
Koha po nxjerr në skenën botrore forca të tjera antikrizë e antikorrupsion!Italia epiqendër e një Tsunami të madh që do trondis shume shpejt edhe politikën e korruptuar dhe kriminale të Shqiperisë! Njëllojë si në France e Portugali,si në Spanjë e Greqi,Sovrani duhet të ngrihet dhe cojë ne Gijotinen e ligjit kaponanden Berisha,banditët e superpasuruar të LSI dhe PS si dhe dergojë në shtepi pergjithmonë klasen e vjeter politike të Ramiz Alisë!
Nuk ka kohë pritshmerie,berthamat e LEVIZJES SHQIPTARE 5 Yjet kudo mund të ngrihen dhe bashkrendojë “furtunën” pas 300 diteve të Rilindjes kunder krimit qeveritar dhe atij në rrugë! Nuk ka NJESHA dhe seli a seksione partie! Ka vetëm pergjegjesi individuale e percaktuar qartë nga autori i nderuar me filozofin francez!Italia po zjen nga Revolucioni francez i nderprere,duke u ngjitur Sovrani me M5S në parlament dhe diktuar ligje tërësisht në mbështetje të qytetareve ne meshirë të fatit!Dhe ligji i fundvitit qe u mbyll i duhet dhe Shqiperise:”Mosfinancim më i bandave partiake dhe shtypit te tyre mashtrues e pervers!” Askush pa dinjitet monetar,pa punë e drejtësi! Askush i vetmuar e i varrosur ekonomikisht! Dhe Italia nuk është larg! Ne e kemi ënderruar dhe prekur me duartë gjithë kallo të emigrantëve tanë!…Rama nuk ka mundesi të vetvras sistemin që ja prunë në “Tepsi” të ngrohtë e me pirunjë të artë…
Sovrani mundet! I vetorganizuar në klube qytetaresh,ne të mbrekullueshmin Web, pa seli e kuotizacione,pa sekretare e kryetare partish,por me tendencen për “kritikë”,e lëvizje,ne mundemi! Atëherë pasuria e grabitur,vjedhur e trasformuar do rikthehet tek ata që duhet ta disponojnë! Atehere ka mbaruar dhe lufta e klasave,ku socialistët e demokratet,komunistet e ballistet,demokristianet a sharlatanët do të jene zhdukur si banda partiake!Kur njeriu të ndihet qytetar dhe të vetvendos të zgjedh e zgjidhet duke propozuar,së pari ai dhe jo partia,kryetari!Atehere do të jemi të lirë e të pavrarë ekonomikisht!Ndaj nuk shpresohet shumë tek Rama qe per hir të 1 milion votuesve të 23 qershorit duhet pritur 300 ditë! Nuk besohet ne mbrekulli tek Rama,por absolutisht kthim mbrapa tek i varrosuri politik Berisha dhe banda kriminale PD! Ne kemi veshtrim tjeter:OLTRE,thërret sovrani italian! Ne duhet të therrasim:”Pertej së sotmes së vështire dhe plot korrupsion dhe krime!” Ne mundemi! Nese Mundemi,duhet LEVIZJE!…
Kush do te rishikoje gjendjen e shtreses se ish-te persekutuarve politike ???? Edi me partine qe perfason ???? Ne nje dore mban fotofrafine e Enferrit per ta rehabilituar e me doren tjeter do te pershendese klasen e persekutuar !!!! Sa qesharake e tragjike qe jemi kthyer !!!!
Moj gjyzele me emrin Rita, kur Edi Rama e thoshte hapur, se Enver Hoxha ishte diktator, Sali Berisha i bente thirrje studenteve, ti conin pershendtjet e tyre komitetit qendror te partise se Enverit.
Nuk shahet tjetri me thashetheme rrugesh alla sali.
O Horro po nga kush i pret leket ky ? Nga djali i Xhelilit, i Bushatit apo ai i Lymit ?
Jam ndakort me leter shkruesin por cudi qe nuk ka shkuar te takoje kryetarin e kapatriot’
@l.itali
i kam lexuar dhe pelqyer ato qe ke shkruar deri me sot. Te kam pyetur se ku dhe si lexohet dicka nga programi i kesaj levizje, por ndoshta se ke lexuar. Ndoshta e lexon kete here dhe me pergjigjesh. Shkrimi eshte shume i bukur, por pa referenca konkrete se si organizohet kjo levizje me duket si thirrjet e partive per te terhequr militantet entuziaste. Po ku? Mos harrojme se jemi jo ne nje krize shqiptare, por boterore, jo krize qeverish, por sistemi. Shqiperia me formimin dhe historine qe ka nuk i takon ketij sistemi imperialist qe ka hyre ne ditet e fundit te tij dhe nuk duhet ti bashkohet ne asnje menyre ketij sistemi, por duke patur nje specifike shume te vecante duhet te ndjeke edhe nje rruge shume te vecante. M5S apo dicka tjeter, eshte nje levizje shume e bukur, por qe te mos mbetet ne deshira por te kaloje ne veprim ka vetem nje rruge; shqiptaret patriote, ( jo bankieret) te organizohen, te kembejne mendimet( jo si disa tipa ketu qe e kane fyerjen ne maje te gjuhes), te vendosin strategjine dhe te orientojne qeverine ( mos harrojme qe skemi opozite) per ate qe ne mendojme se eshte e drejte. NQS. 1 mil. shqiptare kane zgjedhur nje qeveri mos harrojme se jane edhe 2 milione ne shqiperi dhe nja 2 mil. jashte qe nuk jane te perfaqesuar nga kjo qeveri. Shqiperia u takon te gjithe shqiptareve. A mund ti kthejme keto ide te bukura qe ti propozon ne realitet? A mund te kem kenaqesine e mbledhjes se mendimeve tuaja neqoftese jeni te interesuar se si te veprojme sipas per:
1. te terhiqet mendimi i specialisteve te cdo fushe per gjendjen aktuale dhe planet e qeverise, qe deri tani nuk i lexoj gjekundi
– si ti mbledhim keto mendime, nepermjet takimeve, internetit…
2. organizimi i nje grupi pa kryetar me te drejta te barabarta qe te drejtoje kete veprimtari pa pagese.
3.Kthimi i ketyre ideve ne plan pune
4.kthimi i ketij plani ne program opozite per te miren e Shqiperise.
Saliu eshte i joni,Gramoz Pashko eshte i atyre,- keto ishin psh peshet e Uran Butkes dhe grupit te kolonjareve ne PD,qe moren persiper degen e kuadrit ballist brenda PD.Kjo politike e ndyre kulisash coi ne shperblimin e hajduteve dhe braktisjen e shumices se burgosurve politike si ky qe shkruan kete leter.,Ne vend qe te djegin veten ti vene flaken Uran Butkes ose Uran Alickes,te kohes se komunizmit me gjithe dekumenta,se keta jane perfituesit e vertete te fondeve per rehabilitimin e te perndjekurve politike.
Luan .mire e ke ,por duhet bere e qarte ne popull,qe pasuria qe kane vjedhur dhe transferuar jashte neper bankat e botes ,duhet te sekuestrohet e te kthehet ne Shqiperi se eshte pasuria e popullit shqiptar . Kjo duhet te jete dhe objektivi i zhvillimeve te M.5.S. ne Shqiperi .Por …………..kerkon pune ,seriozitet,………….e mbeshtetje nga organizmat nderkombetar .Dihet qe pasuria e Oligarkise Financiare ,me origjine nga Shqiperia e varfer, llogaritet qe jane te ruajtura ne bankat e botes rreth ,40 miliard dollar amerikan .
Kuptohet ,qe te sekuestrohet kjo shume e madhe financiare,kerkohet mbeshtetja e bosit te Globit , A M E R I K E S .
THIRRJE: REFEROJUNI LIGJIT DHE KUSHTETUTES MBI TE CILEN JE BETUAR Z KRYEMINISTER.
Z Kryeminister ne fillim deshiroj te bej nje marveshje fjale me Ju pasi Shteti Shqiptar tashme eshte si nje thes i kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjte megjithse per hir te se vertetes nuk jeni ju shkaktari kryesor i kesaje gjendje megjithate edhe ju jeni nje kontribues ansor i kesaje gjendeje.
Kontributi juaj ne kete gjendje skandaloze te Shtetit Shqiptar konsiston ne rrahje shpatullash Kryeministrit te kohes e mbyllje goje opozitare karshi tragjedise me te madhe te pas 1997tes “Gerdecit”nje krimi te paster shteteror kur dihet se roli i opozites ne sistemet demokratike eshte i domosdoshem e ndikon drejteperdrejte ne mirqeverisjen e vendit nga pozita..
Jo vetem kaq por referuar filozofise suaj te vazhdimit te sundimtareve ne Shqiperi menduat se me 2009 do kapje karrigen e Kryeministrit te vendit dhe per kete pranove brenda nates ndryshimet kushtetuese ne 2008 duke kontribuar drejteperdrejte ne gjendjen aktuale jo vetem te Shtetit Shqiptar por edhe te demokracise ne pergjithsi e asaj se brendeshme ne partite politike ne vecanti e institiucionet kushtetuese qe jane kthyer ne institucione partiake.
Z Kryeministe shoqerite e lira e sistemet demokratike funksionojne ne respect te Kushtetutes se vendit e lirive dhe te drejtat themelore te njeriut qe jane realisht te sanksionuar mire ne Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise ku jane te papranueshme vazhdimsia e filozofise dhe praktikat e sistemit criminal komunist qe menduam se e lame pas ne 1990ten.
E them kete pasi te gjitha Qeverite Shqiptare te pas 90tes ne kundershtim me lirite themelore te njeriut dhe Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise pas 2000 kane vazhduar rigrabitjen e prones private te shqiptareve me ligje antikushtetuese qe i nderrojne nje here ne gjashte muaj por asnjehere dhe askush nuk i ka derguar keto ligje ne Gjykaten Kushtetues te Shqiperise gje qe mund ta beje edhe kur ishe ne opozite z Kryeminister.
Z Rama po ju drejtohem me kete leter pasi mendoj se gjate ketyre kater muajsh jeni duke u luhatur ndermjet ligjshmerise dhe paligjshmerise ku duhet pershendetur VKM juaj per te ndalur vazhdimin e ligjit 7501 si ligj tersisht antikushtetues por fatekeqesisht vazhdoni te mbani ne kembe mbase per inerci te qeverisjes se meparshme ALUZNin si agjensi sheterore tersisht me object pune antikushtetues pasi antiligji nuk mund te behet ligj ne asnje vend demokratik te botes.
Lavdi Zotit Shqiperia ka hyre pa kthim ne rrugen e demokracise e shtetit ligjor duke qene antar me te drejta te plota dhe i asocuar ne institucione te rendesishme nderkombetare ku padyshim nder me te rendesishme per qytetarin shqiptar mbetet Gjykata per te drejtat e njeriut ne Strasburg ku Shqiperia ka firmosur te jete nen juridiksionin e kesaj Gjykate.
Te jeshe nen juridiksionin e Gjykates se Strasburgut do te thote qe Shteti Shqiptar dhe Qeveria Shqiptare e kane detyrim te zbatojne vendimet e kesaje Gjykate gje qe fatekeqesisht nuk ka ndollur nga qeverite shqiptare pergjate 23 viteve te shkuara.
Z Kryeminister drejtori juaj I ALUZINit z Artan Lame deklaroje mbreme ne nje TV te Tiranes se kostoja e papaguar e vendimeve te Gjykates se Strazburgut per ceshtjen e prones private te qytetareve shqiptare te grabitur nga Qeverite Shqiptare pa ndalur per rreth 68 vjet te shkuara me “ligje” kriminale e antikushtetuese pas vitit 1998 eshte me shume se 1 Miljard Euro.
Sic dihet Gjykata e Strasburgut e pezulloje punen e saje ne drejtim te trajtimit te ceshtjes se prones se qytetareve shqiptare per ti dhene kohe Qeverise Shqiptare qe shkoje por edhe Qeverise suaj z Rama qe te zbatojne Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise gje qe fatekeqesisht akoma nuk keni levizur se Qeveria e shkuar jo e jo pasi ka pas marre ekspert nga Ekuadori per te trajtuar grabitjen e prones se qytetareve shqiptare nga ‘Qeveria e tyre”.
Nese kemi ne considerate qe ne Gjykaten e te drejtave te njeriut ne Strazburg presin shqyrtimin edhe me shume se 415 ceshtje te tjera por qe kane object te njejte pronen e grabitur nga shteti shqiptar qytetareve te vet cfare do te thote edhe 1 Miljon Euro apo me shume atehere groposja e sigurte e buxhet te shtetit nga vete Qeverite Shqiptare eshte ne prag.
Kjo ndoll sepse Qeverite Shqiptare te pas 1998 ku futet edhe Qeveria juaj z Rama jane betuar me doren ne Kushtetute se do te qeverisin konforme kushtetutes e frymes se saje ne zemrat dhe mendjet e qeveritareve shqiptare udhehiqen akoma nga filozofia dhe praktikat kriminale komuniste te rabitjes se prones private qytetareve shqiptare e mosrespektim te ligjeve te vendit.
Z Kryeminister grabitja qe i behet tokes se qytetareve shqiptare per here te trete ne 68 vitet e fundit eshte ne kundershtim edhe me ligjet qe vete Parlamenti Shqiptar i pas 1991 ka aprovuar . E thashe tre here pasi nje here u vodh gjate komunizmit mbas 1946 , te dyten me 7501 dhe e treta tani me vazhdimin e veprimtarise se ALUZINit ne kundershtim edhe me vete 7501.
Ne ligjin gjithsesi antikushtetues 7501 qe me te drejte e keni pezulluar z Kryeminister nje ligj qe trajton vetem token bujqesore pasi trojet e banimit sipas ligjeve te kohes duhej ti ktheheshin pronareve legjitim megjithse qarte thuhet ne Kushtetuten e Shqiperise kure eshte aprovuar ne 1998 nga partia juaj socialiste se brenda dy viteve te gjitha ligjet e aprovuara me pare qe bien ndesh me Kushtetuten duhet te abrogohen qe padyshim 7501 duhej te ishte ne radhe te pare.
Z Kryeminister vazhdimi i qeverisjes se vendit ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise duke aplikuar filozofine e praktikat komuniste ne nje shoqeri te hapur e shtet demokratik eshte deshtim i plote dhe i sigurte i kesaj lloj qeverisje gje qe thellesisht besoj se jeni i bindur.
Qeverite parardhese kane krijuar me veprimtarine e tyre ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise e lirite themelore te njeriut nje kosto per buxhetin e shpuar te Shtetit Shqiptar me shume se 2 Miljard Euro e konfirmuar nga zyrtaret tuaj gje qe po te vazhdohet ne te njejten rruge padyshim qe kjo kosto do te rritet deri ne falimentimin e plote te Shtetit Shqiptar pasi ne prag te falimentimit eshte.
Z Kreminister nje qeveri qe nuk zbaton vendimet e nje gjykate siperore Europiane qe ndollet nen juridiksionin e saje sic eshte Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strazburg dhe nuk operon ne respect te Kushtetutes se vendit e frymes se saje gjithcka mund te jete por qeveri e nje shteti demokratik nuk mund te jete.
A e dini z Kryeminister se moszbatimi i vendimeve te Gjykates se Strasburgut jo vetem qe mund te penalizoje Shtetin Shqiptar ne syte e Europes e botes demokratike gje qe mbarte kosto suplementare por e rrit shumen e parave te papaguara me ineresa tregtare duke e zmadhuar gropen finaciare ne buxhetin e shtetit..
Z Kryeminister ju bej thirrje qe te qeverisni Shqiperine e shqiptaret konforme Kushtetutes se Shqiperise e frymes se saje si ligjin themelor te shtetit e kontrates se qytetareve shqiptare me shtetin dhe pushtetin e tyre duke shmangur falimentimin e shpejte dhe te sigurte te Shtetit Shqiptar . E them kete pasi thellesisht besoj se me shume se 2 Miljard Euro detyrime ndaj qytetareve shqiptare nga Gjykata e Strasburgut e me shume se 700 Miljon Euro me se pakti qe ju la qeverisja e meparshme borxhe te papaguara ndaj biznesit , plus interesat per borxhin ndaj kreditoreve te huaj qe shkojne rreth 450 miljon Euro pa principialin padyshim qe e falimetojne Shetin Shqiptar gjithsesi ne buze te gremines.
Nuk dua te ndalem se cfare bie per ekonomine shqiptare njohja kthimi e shenjterimi i prones private ne Shqiperi konforme Kushtetutes se vendit e lirive dhe te drejtave themelare te njeriut pasi kjo teme do nje analize te plote e te gjithanshme .
Fatekeqesisht kam vene re se pas ardhjes suaj ne karrigen e Kryeministrit te Shqiperise jeni bere i pandieshem ndaj shqetesimeve te qytetareve shqiptare te shprehur ne letra e E-mail tuaja zyrtare prapeseprape une vazhdoj te kryej detyren time qytetare ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve duke ndikuar sadopak per te prure ne fokusin tuaj shqetesime reale te se sotmes e te nesermes ne Atdheun tone te perbashket.
AJET DELAJ
NEW YORK
Sa per te qeshur , viktimat kerkojne leket nga persekutoret, pritni se jua jep nipi i bllokut, djali i Bushatit dhe i bab Lymit……
jam e perndjekur, por kam shume besim te Edi Rama dhe jo te PS qe do te kontribuoje per te perndjekurit por shenjen e pare qe Edi duhet ta jape eshte: shkarkimi i Bedri Blloshit qe me pseudonimin QYSQIA ka dale deshmitar dhe shkuan ne plumb poetet Genc Leka dhe Vilson Blloshni ( dmth vellai I bedriut )
ca behet keshtu …kane dale 50.000 te persekutuar, edhe ai qe ka ra per bythe do pare burgu
ahahahaha..
po e pate Ramen andej nga Tirana duke luajtur basketboll thoni nga ana ime te mos merret me shperndarjen e fondeve te perndjekurve politik, por te perveshe menget per te hapur dosjet dhe denuar jetemarresit e te perndjekurve politik!
Nuk lahen duart me diktaturen duke shperndare ca qindra euro, por denuar xhelatet e tyre!
Babane e tij, Kristaqin, ta denoje me pune te detyruar, duke i kenduar e pastruar varrin poetit kukesian , Havzi Nela, varjen e te cilit ai e firmosi vete!