Letër e hapur kryetarit të PD, cili është trafikanti në tryezën tuaj antidrogë, z. Basha?

redaktor

Luli! Po “trokasim” për herë të dytë në ndërgjegjen tuaj, pas dje ju bëmë një thirrje publike, e cila ka marrë disa telefonata anonime në adresë të redaksisë, por ende jo një përgjigje serioze sic e meriton protesta antidrogë e së premtes. Pardje ju në një tryezë të rrumbullaktë (tamam-tamam ishte tryezë vezake në formën e boçeve të opiumit) kishit mbledhur një sërë figurash politike dhe jo vetëm për të shpallur atë që ju e quajtët Aleanca kundër Drogës.

Është për tu vlerësuar nisma juaj për luftë kundër drogës, ajo bazohet mbi parime fisnike, por një konsultë mund ta kishit bërë me deputetin Berisha përpara se t’i mblidhnit “aleatët kundër drogës”. Jua thamë dje, po ju japim dhe një mundësi të dytë sot që ti përgjigjeni qytetarëve meqë ata “janë të parët”. Një prej personave aty në tryezën tuaj, ka dosje trafikimi të drogave të rënda. Dosja ndodhet në SHISH, në Prokurori dhe në të paktën një ambasadë të huaj. Vetë zoti Berisha e ka akuzuar qartazi edhe pse pa i përmendur emrin disa vite më parë. Ishte koha kur Berisha donte të shpëtonte prokurorinë nga zgjedha e Theodhori Sollakut dhe për ta shndërruar në një institucion demokratik, prandaj i kujtoi këtij të fundit se tek pallati ngjitur me zyrën e tij si ish-kryeprokuror ‘ngriheshin sarajet e drogës dhe heroinës turke”. Ne ende sot e kësaj dite nuk e kemi mësuar pse Profesor.Doktor Sali Berisha, ky luftëtar i paepur që nuk kursen emrin e askujt kur vjen puna për luftën kundër drogës dhe padrejtësive, në rastin konkret, nuk e përmendte dot atë emër.

Jemi të sigurtë që edhe ju , njësoj si ne; mendoni se jo pa arsye Berisha nuk e përmendte dot emrin e drogmenit kur i kujtonte pallatin e drogës ish-kryeprokurorit Sollakut. Gjë të sigurt nuk dimë, por arsyet e këtij rezervimi nga ana e zotit Berisha, me siguri që lidhen me arsye madhore që kanë të bëjnë me të ardhmen euro-atlantike të vendit, për të cilën Berisha ka 2 dekada që punon ditë e natë pa pushim. Zoti Lul, ju keni qenë dhe ministër kur Berisha i bënte këto akuza. Duhej të ishit treguar më kurioz. Më pas u bëtë dhe ministër i Brendshëm, duhej ta kishit pyetur në imtësi doktor Berishën për emrin në fjalë. Këtë neglizhencë si ministër mund dhe t’ua mirëkuptojmë pasi keni i qenë i ngarkuar dhe nën trysninë e skenarëve ogurzeza me çadra pistoletë dhe thika me helm që u ndërmorën ndaj jush.

Por kurrsesi nuk mund t’iu kuptojmë neglizhencën e ditës së djeshme në atë tryezë. Si mundët ju zoti Lul, të mblidhnit atë tryezë pa e konsultuar listën e pjesëmarrësve me doktor Berishën? Por asnjëherë nuk është vonë, pyete sot dhe pasi ta pyesësh shiko dhe listën e personave që ke pasur në tryezën e Aleancës Kundër Drogës. Pasi t’i krahasosh emrat thirri mendjes dhe mos bëj më mbledhje me kokën tënde.

Share This Article
19 Comments
  • Po e na e tha Luli do vijme neser me gjithe lagjen ne proteste,po nuk e tha do pengojme edhe ata qe do vine.

  • a e dini kusht asht Q P U G qendra perpunimit ushtrise gomerve te partise se shqupit me ne krye sali serb lul berisha dhe lavirja e bulevardit te serreqit xhozi kriminelja e viteve e din vete ajo

  • Saliut nuk ja mban bytha te flas se i iken koka!!!!
    E dergojne tek baxhanaku po e hapi sqepin….
    Ndoshta flet XENI apo ARGITA qe ju befte mamamja….

  • Kur i dini emrat pse nuk i coni ne Prokurori? Pergjigja dihet: Keto jane kercenime per njeri-tjetrin, per te mbyllur gojen e njeri-tjetrit perpara publikut te gjere, sepse te dy palet jane te zhytur deri ne gryke me vjedhje, korrupsion, droge etj.

    TURPI I RADHES!

  • Te besosh et ‘i shkosh prapa nje njeriu qe ende duarte i kullojne gjak qe nga 21 janari ,eshte nje poshtersi e madhe e tregon nivelin e ulet te atyre qe e ndjekin nga pas, do te thote se per je interes personal nuk e kemi per gje te shkelim mbi gjakun e vellezerve tane qe u vran per nje proteste te ligjeshme,per kete proteste qe Lulzim Basha nen urdhrat e krye gjaksorit sali,po breth hu me hu ,per te siguruar njerezit per demostrate… Turp per ju qe shkoni pas nje hajduti e vrasesi , e jo pse shkoni ne proteste per te drejtat tuaja. Keto protestat e grevat e urise jane bere me keq se pordhet e SALIUT. Ekonomine nuk e rrisin protestat,po puna e vetem puna. Nga protestat e ka pesuar populli,deri edhe ne dhenie jete,kurse saliu ka gezuar karriken dhe pasurimin e familjes se tij.

  • Mos do ishte me mire qe gazeta Dita te hapte nje rubrike me zgjidhjen e nje fjalekryqi qe te behej publik emri i njeriut te akuzuar perreth tavolines se ish-padroneve te droges shteterore qe populli i nxorri ne pension 8-12 vjecar?? Thojeni haptas dhe mos i bini rrotull se keni dy dite qe po tallni menderet me lexuesit..po pse ka ndonje leshko ne shqiperi qe transporton droge dhe nuk ka pas nje politikan qe i mbron krahet,shqiperia ka vuajtur si ne kohe te Skenderbeut,Zogut,Enverit,Ramizit,Berishes dhe perseri do te vuaje gjithe jeten se njerezit jane te mallkuar perjetesisht nga i madhi Zot,Tani qe bete paraden e bytheqim..e ne mes te tiranes e keni te sigurte qe europa kurve do ju pranoje ne Gjirin e saj te madh qe ka dhe ju te pini si te babezitur nga qumeshti i prishur i saj.

  • Per mendimin tim eshte Tak Muhedini ose Tak Çomi ai e ka bo nji pallat tek prokuroria e dhori sollakut.
    Me thoni nese e kom gjet dhe ma jepni nje birre si stimul

    • Po ja futni kot te gjithe!!!
      Neser ua them une se kush eshte ky person dhe do habiteni!!!

  • drogmeni eshte Fatmir Mediu, kunati i Ilirjan Celibashit minister i Rilinjes, te dy jetojne ne luks dhe ne vila moderne qe i kane ngjitur nga Razma e deri ne Ksamil, Itali, Greqi e Amerike. Ne lehim kot, ata jane te lidhur bashke dhe tallin trapin me ne.

    • ORTAKU I KAJOLLIT NGA FIERI I DENUAR ME 35 VITE NGA ITALIA PER DROGE ARME E KSI GJOJNASH TE VOGLA
      GJITHE KJO ZHURME ESHTE “PREGATITJE TERRENI” NGA SHERBIMET E HUAJA PER JO-ne E STATUSIT NE QERSHOR

  • eshte aqif rakipi deputeti i narkotrafikut! une di edhe njoh oficerin qe ja ka bere kete dosje ketij personi te rrezikshem qe sali berisha kete oficer e la pa pune por edhe sot qeveria e sotme se ka rimarre por e le ne meshiren e fatit

  • Mos eshte trafiku i droges me i rende se ai i interesave te Popullit Shqiptar,per 23 vjet rradhazi ,prej asaj partise bandite te SHQUP-it????????
    Kjo eshte nje leter e hapur ne deren e nahijes trafikante,e tera dhe e bera.
    Domethene nuk ben dobi ta vesh gishtin tek njeri a tjetri.

  • Tak Comi eshte drogaxhiu qe per turpin jo vetem te cameve por te gjithe Shqipetareve eshte futur edhe ne parlament. Nje gje eshte e sigurte,se pa u pastruar Parlamenti nga drogaxhinjte e tipit Tahir Muhedini, ne si vend nuk do te ecim perpara as edhe nje hap te vetem. Te gjitha organet ligjzbatuese duhet te vihen ne levizje mbas denoncimeve te tilla publike.

  • PERSE NE FORME PYETIEJE? NGA KUSH KENI FRIKE? KUSH ESHTE TAHOJA? MEDIU?
    HE PRA KUSH ESHTE SE KENI DISA DITE QE I VINI VERDALL PROBLEMIT?

    • Kuptoje Arber,keta te Dites edhe po e Denoncojne hapur me foto dhe me diciture Tak Tak Tak ( Tak Comi ), por me sa duket duan te zgjojne edhe komentuesit qe te bejne te njejten gje. Shume ide e zgjuar gazetareske.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *