Letër e hapur pas fjalimit të mbrëmshëm të Ramës

anazapta

Kur pak ditë më parë, në parlamentin e Shqipërisë, njëri nga ish ministrat më të akuzuar për korrupsion, Arben Imami, foli për trafik droge me avion, që niseshin nga Gjadri i Lezhës apo Divjaka e Lushnjës, duke qenë pjesë e trafikut qeveritar, shumë kush mendoi se e gjitha kjo nuk ishte asgjë tjetër, veçse vazhdimi i llumit opozitar, e njëkohësisht një prag mbrojtje që po përpiqej të ngrinte për të ardhmen e tij. Askush nuk e mendoi se kjo kishte qenë veçse fillesa e një kronike të paralajmëruar.

Nga të gjitha figurat kontraverse që kanë mbijetuar politikisht në Shqipëri, më kontraversi është Arben Imami. Ai e ka bërë politikën edhe mbi grykat e topave, tytat e të cilave i kishte drejtuar nga pallati presidencial ku ishte Berisha, por edhe në paradhomën e këtij të fundit, ka mbijetuar në dy qeveri të ndryshme, që dukej se do ia nxirrnin sytë njëra tjetrës, herë si ministër i drejtësisë dhe herë si i mbrojtjes, pavarësisht nga mallkimet që i kanë ardhur nga të gjitha anët. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë veçanti të tij, kjo thjeshtë do të thotë se deri më tash kemi pasur një politikë të pafytyrë.

Ky njeri, dy sipërfaqësor, gjeti momentin për të nisur kronikën, si zakonisht në një të enjte të zezë parlamentare. zakonisht ndodh ndryshe: ngjarjet zhvillohen e më pas shkruhen kronikat. Tani, pasi kronika është shkruar, po zhvillohen ngjarjet.

Gjëja e parë që të vjen ndër mend në të gjithë këtë zallamahi është: mos vallë kaq budallenj të jenë këto socialistët në pushtet, që megjithëse kanë gjithçka në duart e tyre, detin e pasdetin, vijën kufitare tokësore e ujore, hapësirën ajrore; pra, kudo ku mund të hysh e të dalësh, e megjithatë ndërmarrin një aksion mafioz pikërisht sipas kronikës që ka shkruar një berishist shikas, domosdoshmërisht në atë vend ku e kanë parashikuar, ku i ruajnë ditë dhe natë dhe gjithçka është e dekonspiruar? Vërtet të jenë kaq të mefshtë, kur njëkohësisht akuzohen si bosët e trafiqeve, të drogës, të krimit të akuzuar, me kupolë dhe pa kupolë… apo ka një lepur të madh që fshihet pas një ferre të vockël, por që tani, këto ditë, në prag të dhënies së një statusi evropian, bën hijen e madhe?

Gjëja e dytë që sjell ndër mend është në “zotësinë gjeniale” të Berishës, i cili, disa ditë para ngjarjeve, si në një parathënie, parashikoi gjithçka, deri tipin e avionit që do të ulej, vendin po se po, domosdo plazhi i Divjakës, dëshmitarët anonimë, makinat me drogë që do i afroheshin, kësaj here jo me targë të Vlorës, deri edhe një shtëpi që do të shpëtonte nga një mrekulli e zotit. I kishte mbetur pa thënë vetëm ora, minuta dhe emri i njeriut që do të vinte, njëri nga të cilët do e kishte emrin Saimir.

Gjëja e tretë është në unisonin e Antinjeriut me Median pranë tij. Nëse kishte diçka që të kujtonte korin e shtrigave tek Makbethi, ishte pikërisht jargavitja e një strukture mediale, e cila, si e zgjuar befas nga një goditje e ashpër, mendoi rikthimin, edhe pse ky do të ishte një iluzion i rremë. Në fare pak kohë, jo rastësisht, u ngrit një piramidë e paqenë, e cila, menduan se, duke u rrënuar, do të rrënonte edhe një qeveri.

Tani, e gjithë kjo, që në letrën e panjohur më parë të zotit Ajazi, që çuditërisht ndodhej vetëm tek opozita dhe për të cilën ende nuk është prononcuar as kryetari i Shtetit megjithë nishanet e tij; tek pohimi i mëpasëm i Visho Ajazit, tashmë pro qeveritar, tek deklarata e bujshme e Imamit, zërthat e Bashës, ristanizimi i bujshëm i PD-së, si shenjë mjeruese e saj, mulizimi i mendimit politik pëdëist, kërkesa për hetimin e asaj që e dinin se çfarë do të ndodhte, e deri tek thirrja për protestë, të bindin se nuk jemi para asgjëje tjetër, veçse pjesëza të një një të tërë që po shfaqet tani.

 

Inskenimi i bërë ka disa autorë, ai e ka fillimin e zyrën e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe vazhdimin në Shtëpinë e Ushtarakëve në Tiranë, por jo vetëm kaq. Tentakulat zgjaten më tej se kaq, ata dalin edhe jashtë përfytyrimit tonë, pasi , deri më tash, të humbur janë disa struktura të nëntokës së politikës proserbe e antishqiptare, të cilat, përmes njerëzve të tyre, mendojnë se erdhi koha të marrin revanshin. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. 2 prilli i vitit 1991 në qytetin e Shkodrës ishte pararendja e kësaj katrahure, e cila herë-herë është e përgjakshme. Sa herë që PD ka ikur nga pushteti ajo ka menduar kthimin përmes dhunës dhe harku kohor ka qenë gjithnjë një vit pas dështimit. Ajo ka menduar se një vit ka qenë i mjaftueshëm për rikthimin dhe forcimin e bandës sulmuese, gjë të cilën mendon ta përsërisë edhe kësaj here. Fenomeni”avion në Divjakë” tregoi njëkohësisht edhe mendësinë e kapërcyellit fisnor, sepse, që nga i pari deri tek i fundit në klanin pëdëist, shkuan si i tha i pari i tyre. Edhe të mënçurit brenda saj heshtën, duke mos dashur të jenë pjesë e një klani ku thirrjet ristano-muliste tani shuajnë çdo lloj arsyeje. Është nga rastet më tipike të botës së mafias, e cila, më shumë se kurdoherë, çirret, ngre akuza, përgatit skenarë, atëherë kur edhe goditet.

Faktet që janë hedhur tashmë në media apo në qarqet politike janë të mjaftueshme për të ditur se edhe një herë vendi ndodhet në një kapërcyell të vështirë dhe se përballë ka një opozitë, e cila, si edhe më herët, nuk njeh as lloj kufiri për të qenë pushteti i pakontrolluar.

E gjitha kjo që ndodh aktualisht dëshmon se vendi është në një rrugëzim dhe se, para kësaj qeverie janë aktualisht dy gjëra madhore:

Së pari, kujt i shërbejnë strukturat e inteligjencës në vendin tonë?

Që qeveria ka pritur një lojë të tillë, ose që ka patur mendimin se mund të ndodhë diçka, ka një dëshmi: në fushën e Gjadrit, krejt befas, u vendosën blloqe të mëdha për të ndaluar aderimin e avionëve të vegël. Kështu po tentohej të ndodhte edhe në një fushë të rrethinave të Korçës. Si duket, ky ishte sinjali që qeveria mori apo i erdhi nga jashtë, sepse ishte i paadresuar, por vetëm si një mundësi e së ardhmes. Asgjë nuk erdhi nga brenda.

Shteti shqiptar, qeveria e sotme, që ka marrë përsipër të nxjerrë vendin nga një humnerë ekonomike e morale njëkohësisht, nuk mund ta bëjë këtë, kur të gjitha agjencitë e shërbimit inteligjent në Shqipëri, jo vetëm që nuk punojnë për të, por edhe më tej se kaq, punojnë kundër saj. Asnjë strukturë e inteligjencies nuk është sot në shërbimin e kësaj qeverie, as nuk e ka ndër mend të jetë. Në të kundërtën, ajo është pozicionuar tashmë ashpërsisht kundër saj dhe jo në dobi të vendit, por të një klase politike që , duke ikur nga pushteti, mbajtën lidhjet me ato struktura që i duheshin dhe që i kishin ngritur vetë. Shërbimi Informativ Kombëtar, Shërbimi Informativ Ushtarak, njësi të specializuara, në shumë hallka të tyre, të cilat kanë atë detyrë që tashmë dihet ligjërisht, po bëjnë atë që fillimisht nuk dihet, por që përmes opozitës bëhet e njohur në momentet më pik të vendit.

Rreth qeverisë është krijuar bllokada e institucioneve të pavarura, rrethimi i tyre është i përhershëm, konstant, i ashpër, i egër dhe i drejtuar me dorë të hekurt nga shërbimi i fshehtë pranë ish shefit të qeverisë Berisha. Këshilltarët e huaj e paralajmëruan Berishën që në muajin tetor 2012 se, zgjedhjet e ardhshme do të ishin fatale për të; ata ishin aq të mençur sa të ndjenin një të vërtetë që po vinte e frikshme për partinë në pushtet, dhe, si duket, edhe e udhëzuan se si do të kalonte këtë furtunë politike që mund të vinte, duke e kthyer atë në stuhinë e një gote uji.

Kapja e fuqishme e institucioneve të inteligjencës, në duar të njohura dhe të padukshme në publik, krijimi i një rrjeti mafioz politik rreth tyre, kriminalizimi i njerëzve të veçantë, duke i bërë pjesë të ngjarjeve të dhimbshme, dëshmia se dora e Berishës është e hekurt dhe kundër shtetit në rastet ekstreme, si ato të 21 janarit, duke qenë njëkohësisht edhe njësi ndëshkimi; përbuzja e çdo hallke ligjore për të ndërtuar antiligjin, krijimi i një albioze mafioze rreth e rreth qeverisë së sotme; ngritja në këmbë e një rrjeti paralel me pushtetin dhe përbuzja e shtetit deri në mjerimin e tij- të gjitha këto së bashku dhe veç e veç, krijuan makthin politik, ekonomik dhe të jetës, në një shoqëri që përpiqej të mbijetonte. Në asnjë rast, në vitin e fundit, sidomos pas shtatorit 2013, shërbimet e inteligjencës shqiptare, të gjitha sëbashku dhe secila veç e veç, nuk kanë qenë paralajmëruese të dhimbjeve kombëtare që vinin nga ngjarje tronditëse.

Si u bë e njohur më pas, ka qenë prej kohe i ditur fakti se, djem dhe familje shqiptare, braktisin vendin në mënyrë të organizuar për t’u bërë pjesë e një lufte siriane, ku nuk dihej se në cilën forcë ekstremiste do të ishin. Në Shqipëri, para syve të SHIK, lëvizja vehabiste e salafiste ishte në ekstazën e saj, kjo dihej prej disa viteve, por e gjitha u la të plaste nën qeverinë e re, si një njollë që mund t’i vihej asaj në përkrahje të radikalëve islamë. Largimi nga puna i mitingashëve pëdëistë, të cilët kishin ardhur në strukturat e shtetit përmes dhunës, njerëz të njohur si dhunues të lirisë dhe të drejtave qytetare, një pjesë e të cilëve u përfshinë dukshëm në torturimin e demonstruesve të 21 janarit, banorë të veriut që kishin vetëm meritën e besnikërisë ndaj shefit dhe guximin për të përmbysur, jugorë të lidhur me klanet e drogës dhe kartelet e saj, kur u ndjenë jashtë pozitës që kishin, tani nuk gjetën rrugë tjetër, veçse rikthimit tek e vjetra, dhunës publike. Vetëm një budalla mund të mendojë se shpërthimet tritoliane, që filluan menjëherë pas ndërrimit të pushtetit dhe që u paralajmëruan nga opozita e sotme para se t’u dëgjohej krisma,nuk kanë një dorë të përbashkët dhe një qëllim të përbashkët. Në të gjitha rastet shërbimet inteligjente heshtën, u bënë pjesë e klanimeve që e kishin kokën në shtëpinë e ushtarakëve, një bisht në presidencë dhe duart e zëna me përgatitjen e tritolit.

Dikujt mund t’i duket paranojake idea ime e depërtimit në këto struktura, por sidomos të atyre që i komandojnë, të shërbimit të fshehtë serb. Jo rastësisht, një figurë dikur e njohur politike, ish zëvendësministër në qeverinë Meksi, i njohur si “Pashtriku”, bashkëpunëtor i spikatur i shërbimit të fshehtë serb, tani po del nga mjegulla e disa viteve. Të njohur të vjetër të PD-së, të cilët edhe zoti Berisha i njeh mirë përmes dosjeve të tyre, si “I penduari”, “Numëratori”, “Korbi”, “Safeti”, “Mali”, “Trëndafili i kuq”, “Dragoi”, është krejt e mundshme të jenë edhe një herë aktiv. Dhe e kanë një rrugë të hapur: Shefi i Shërbimit Informativ sinjalizoi për një ish politikan, jo më aktiv, që ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit rus, dhe mund të jenë më shumë se një; por nuk cilësoi pjesët e shërbimit sekret serb, të cilët ende janë pjesë e politikës.

Pushteti ekzekutiv në Shqipëri duhet të dijë të vërtetën se, ndërsa përpiqet të shërojë plagët e lëna nga një strukturë mafioze, e cila shkatërroi gjithçka, që nga ekonomia e deri tek shpirti, ajo nuk ka me vete agjensitë e inteligjencës. Paskthimi që bëri zoti Visho, me thënien se nuk ka asnjë informacion për trafik droge me avionë, por vetëm një dyshim i bazuar, si kishte thënë më parë, ngjasonte më shumë si një larje e përkohshme e asaj që kishte lënë pas, e njëkohësisht si një zotim që, edhe me Ju, të qeverisë, mund të punoj.

Fakti se këto institucione, dhe të tjera si këto, paraqiten të pavarura, por që në të vërtetë janë kthyer në oligarki mbi shtetin, dhe fshehin pas kësaj pavarësie gjëra të errëta, nuk e justifikon qeverinë. Ata mund të jenë të pavarur në punën e tyre, por nuk janë të pavarur në detyrimin e tyre. Nëse qeverisë nuk i dalin një milion votat, atëherë të fillojë punën për një reformë kushtetuese ose, më e hapur se kaq, të rigjejë institucionin e referendumit. Të gjitha hallkat e pavarura janë bërë njësh kundër pushtetit ekzekutiv. Qeveria ka dy rrugë: ose të shkojë dhe kjo do të ishte një gjunjëzim përballë krimit, ose të veprojë.

Tashmë askush nuk mund të justifikojë qeverinë me idenë se institucionet janë të pavarura. Shtete shumë më të fuqishme se shteti ynë janë gjetur në situata shumë më të rënda, ne dukje asfiksuese dhe të pazgjidhshme, dhe i kanë përballuar ato, kurdoherë me gjetje ligjore, jo të dhunshme, por të dobishme. Ajo që mund të bëjë shteti shqiptar si detyrim të menjëhershëm është që përmes strukturave të posaçme financiare, të miratuara me dekret të veçantë parlamentar, edhe pse nuk do të ketë firmën e presidentit, të bëjë kontrollin e pasurisë së elitës politike, kastës drejtuese, oligarkisë gjyqësore, pjesëve të institucioneve të pavarura. Gjykatës 35-vjeçarë janë super milionerë, ish qeveritarë nuk i dinë sasitë e parave që kanë; rrethi familjar e politik i Berishës gjurmën botën, sado i largët të jetë mirazhi i saj; pinjollët e të rënëve nga pushteti tallen me ndjenjat e varfërisë, të rinj të ardhur në pushtet, sidomos në rrethe e qytete po bëhen dalëngadalë bejlerët e rinj të pushtetit. Asgjë nuk të tund më shumë se sa kontrolli financiar, sidomos kur ai bëhet nga njerëz të ndershëm dhe militantë.

Në Shqipëri aktualisht nuk ka një Al Kapone, në Shqipëri kemi alkaponizimin e opozitës.

Së dyti: po bëhet një vit që kur sovrani vendosi të shporret një njeri, i cili ndërsa u prit si njeriu i shpresës, kishte qenë në të vërtetë mallkimi i këtij vendi. Njerëzit e bënë detyrën e tyre. Ata kanë një vit që presin që shëmtimi të zbardhet, që e vërteta të jetë e afishuar, që ndëshkimi të jetë i saktë, që vjedhja të tjetërsohet në pasuri të qytetarëve, që politika e mosndëshkueshmërisë të marrë fund.

Në Kosovë, pak ditë më parë, krejt ballas, bile me një shenjë krenarie, në një nga TV e njohura, dolën udbashët e njohur, Mehmet Loci e Fadil Kajtazi dhe pohuan se jo vetëm kishin qenë të tillë, por edhe akuzuan të tjerët, pjesë të lëvizjes çlirimtare, se nuk kishin qenë atdhetarë si duhet. E gjithë kjo që po ndodh sot, me këtë histori të shëmtuar avionësh, më kujtoj pikërisht udbashët e mësipërm, në sensin se, si ata dikur, edhe këto të sotmit, në një vend që duhet të jetë i shenjtë, Kuvendi i Shqipërisë, pasi kanë bërë të një mijë e një të zezat, tani akuzojnë të tjerët.

Dosjet e dërguara në prokurori janë dëshmi se ekziston dëshira, por kjo nuk është e gjitha. Fajtorët e mëdhenj, mbi të cilët rëndojnë vrasje masive, dhunë, kaos, zhvatje të mëdha, përdhunim të institucioneve, shkelje të rënda të ligjit, jo vetëm që nuk kanë asnjë shenjë ndëshkimi; por në të kundërtën janë kthyer në ngritës të pritave politike, në akuzues, në protestues, dhe nesër mund të kenë dëshirën të jenë edhe përmbysës, si ka ndodhur jo shumë kohë më parë.

Koha po shkon, durimi i njerëzve po bjerret ngadalë, por dukshëm tashmë, e keqja po lulëzon bulevardeve dhe po ngrefoset pallateve të mëdha; bunkerizimi i krimit sjell rrënimin e qeverisë.

Shefit të sotëm të qeverisë i pëlqen Migjeni. Disa herë e ka cituar atë. Ndoshta është koha që t’i kujtojmë një thënie të poetit rebel: Deri kur kështu?

 

 

 

 

 

 

Share This Article
17 Comments
  • e sakte duhen veprime konkrete dhe shume domethense sa me shume vonohen aqe me shume po veniten nuk atrijne vetem fjalet e para dhe kryesoria per mua eshte verifikimi i pasurive te punojsve te shtetit dhe kjo duhet bere sa me shpejte dhe pa shume diskutime

    • O PUNTORO, KRYESORJA PER TY ESHTE TE HAPET NDONJE VEND PUNE PER VETEN TENDE, SE PO U MORR ME PASURITE E NJEREZVE RAMA, MOS KUJTO SE DO TE JAPE GJE TY NGA TO, POR DO TI MARRE PER VETE.

      HA HA HA HA

  • Nje analize shume e sakte te cilen Z. Rama duhet t`a lexoje dhe t`a kete parasysh perndryshe
    do te jete vone.

  • OPERACION I SIZMI-T ITALIAN
    BERISHA DHE RAMA GRIJNE SALLATE KOT
    BE KA MARRE VENDIMIN PER MOS TA DHENE STATUSIN DHE “SHPIK” ARSYE
    PILOTI ITALIAN NUK LIDHET ME ASNJE PROVE ME TRAFIKUN E DROGES
    PAS “DIFEKTIT” NE RENIE KA PASUR 1 ORE NE DISPOZICION PER PASTRIMIN E VENDNGJARJES RRETH AVIONIT
    AKTUALISHT PO “HETOHET” NEN “MBIKQYRJEN” E”SPECIALISTEVE” TE AMBASADES ITALIANE
    DHE KETU KEMI PER TE QENE KUR TA MBYLLI KETE PUNE PAQ
    SA PER TRAFIKUN E DROGES AI
    ESHTE BERE BEHET SOT DHE DO VAZHDOJE TE BEHET NE TE ARDHMEN
    PIKE MUHABETI

    ESHTE NJELLOJ SI GERDECI
    TENTATIVE PER TE MOS LEJUAR ANETARESIMIN TONE NE NATO
    POLITIKANET TANE JANE THJESHT “MARIONETA” QE PLOTESOJNE SKENARIN

  • Analize shterruese. Gjithe problematika eshte ngritur dhe trajtuar drejt. Krijimi i institucionit te referendumit mund te zgjidhe disa probleme. Nje tjeter problem i gjyqesorit dhe prokurorise qe nuk zgjidhet nepermjet zevendesimit te personelit, eshte duke shtuar personel te ri. Kushton, dakort, po me gjithe sasine e madhe te krimeve qe presupozohet, eshte e justifikueshme rritja substanciale e buxhetit per drejtesine dhe sidomos therritja e Ngjeles si Minister i Drejtesise. Nasip Naco nuk mund te justifikohet me se reforma do kohe. Duhet veprim mbi bazen e kuadrit ligjor aktual, por veprim i ligjit, jo pasivitet dhe shtyrje kohe per te tejkaluar afatet ligjore te pperndjekjes se krimit. Nese gjykatat dhe prokurite, si dhe policia mbushen me elemente te ri ( 50%) eshte e mundshme kthesa. Kjo shkon dhe ne favor te permbushjes se obligimeve qe kemi marre me Evropen, prandaj para ne buxhet ose jo, rritja e numrit te punonjesve te drejtesise eshte thelbesore per te filluar luften ndaj krimit dhe pandeshkueshmerise

  • shefit te sotem te qeverise duhet ti shkruhet me te medha e ta kete parasysh thenien
    “pushteti eshte me i veshtire per tu mbajtur se per tu fituar” ….ne kemi dale nga nje lloj qeverisje qe nuk do te kuptoje luften me” zonjllek” por e duan sipas menyres se tyre

  • kam frike se ps e ka humbur luften me djallin dhe kriminelet e pd… fatkeqesisht ju dhame voten dhe besuam se do ta crrenjosnin kete te keqe qe na ka zene frymen dhe si nje nevojtore po perpiqet te perhape qelbesiren qe ka percuar dhe percon tash prej mese 23 vitesh, nje ordiner dhe nje psikopat i ardhur nga klinikat e enver hoxhes dhe pasi grisi teseren e ppsh prej me shume se dy dekadash po na mban peng. Si eshte e mundur qe ky njeri kaq negativ dhe qe i ka sjelle vendit kaq te keqija te vazhdoje te jete protagonist ne jeten tone megjithese ju dha mundesia dy here te qeveriste dhe dy here e coi vendin ne sketerre? si eshte e mundur qe ky demon dhe njeri paranojak dikur jetonte tek bregu i lumit me nje dhome e guzhine, sot gezon troje dhe prona te pafunda me vlera disa qindra miliona euro nuk e gjen gje, nuk pergjigjet perpara drejtesise dhe vazhdon te na beje te gjitheve karshillek. edhe sa do te presim edi rama te durojme zhargonin dhe fjalorin ordiner dhe agresiv te ketij kafshe? ta dish mire se po iku ai ndyresire te gjitha plehrat e tjera cunat e mamit si lulzim holandezi dhe nje grup kriminal qe e ndjek nga prapa do te zhduken. Kjo eshte detyra jote historike edi beje ate dhe ke siguruar edhe pese mandate te tjera qeverisjen.

    • AJO BETEJ NUK FITOHET DUKE FUTUR METEN NEN SQETULL.

      SI I BIE MUHABETI KETO VITE QE KALUAN PASKA PASUR HAJDUTE TE KEQINJ (PD) DHE HAJDUTE TE MIRE (LSI)?????!!!!!!

      PORDHE ME RIGON.

  • Rama eshte piktor dhe me piktor nuk behet dot shtet ligjor. Prisni dhe pak, me pak se nje vit, kur PS te shkoj tek Meta dhe LSI te marr pushtetin. Rames nje penel ne prapanice dhe hopa..andej nga Parisi te pikturoj. Nje llafazano-sharlatan qe ka vetem fjale,,,,fjale,,,,dhe vetem fjale pa fund.

  • Zoti kryeminister vepro se po behet vone, votuesit po humbin besimin per voten qe ju dhane ,historia e rrezimit te avjonit te droges e ka zanafillen ne zyren e Sali Ramovic Berisha , zbatuesite tij jane ajazrat , lulerat, nishanerat, ristanerat ,mulerat, imamerat, bylykbasherat, paluqet mbi shpinen e te cileve rendjne gjynahe te medhaja , ata duhet te pergjigjen per shkelje te ligjeve dhe te kushtetutes te shtetit Shqiptare ,shefi i sherbimit duhet te pergjigjet per ngjarjet e 97 dhe abuzimin qe ai bene me detyren dhe detyrimin e tij kushtetues si nje shef i nje sherbim te rendesishem per fatet e atedheut ne sherbim e ne fuksion te luftes kunder krimit te organizuar dhe forcimit te shtetit ligjore, dhe jo ne interes te familjes se padrinos Sali Berisha,

  • Me duket nje shkrim me vlera reale, i cili te ve ne mendime te dyzuara. Nga njera ane eshte ndjenja e pesimizmit qe te perfshin, me apo pa dashje. Nese qeveria, sic thote autori Islami, nuk i ka ne dore sherbimet e inteligjences (tani per tani), atehere veprimtaria e saj, edhe pse vullneti nuk mund te mos mungoje, do te perballet me veshtiresi te shumta qe do ta pengojne te realizoje ate qe duam te gjithe: kontrollin dhe zoterimin e situates ne institucione shteterore sipas ligjeve kushtetuese ekzistuese.
    Nga ana tjeter, duke patur besim ne krahun politik qe po ushtron aktualisht veprimtarine e tij sipas vullnetit te shumices se popullit, mendoj se gjerat do te vijne aty ku duhet. Kjo perben anen optimiste te problemit. Koha punon per perparimtaren. Populli shqiptar eshte bere i padurueshem me te drejte, por, per ndryshime te thella sociale dhe ne mentalitet duhet pak kohe dhe durim. Keta dy faktore te fundit po perpiqet t’i shfrytezoje per keq, per interesat e veta te felliqura banda berishiane. Ndaj, qeverise i mbetet te gjeje mjetet me te drejta per te shkurtuar kohen e pritjes per realizimin e qellimeve te saj. Sic sugjeron edhe Bedri Islami, nje mjet efikas mund te jete edhe ndonje referendum popullor…

  • Anonim i ke rene pikes Edi Rama nuk ka kohe per te humbur ,tashme eshte vone Rama vepro ose ik andej nga erdhe .

  • Sal Ramovic Brisha ose shkurt SRB i duhej futur ne burg qe me 97 ten gjithe keto vite te shkuara dem turp,turp

  • Nje analize e Shume sakte e z Bedri Islami .piktori duhet te zgjohet ,se populli e qe te vere drejtesine ne vend ,qe berishovici dhe banda e tij pd na i mohuan per 23vjet resht .komplimente Bedri Islami .

  • E mira do te ishte qe avioni te ulej ne Gjader,se keshtu perfshihej edhe ushtria,por edhe Divjaka nuk ishte keq.Orakulli i Vucidolit paralajmeroi nje nendetese droge,pa percaktuar vendin dhe kohen.Ka tre pista te sigurta.;1-Pasha Limani 2-Porto Palermo 3-Divjaka perseri.
    Ose policia e Sajmir Tahirit do vije verdalle gjithe veren,si policet e Sant-Tropese ne plazhin e nudisteve,ose ndonje polic, qe i ka ardhur ne maje te hundes do i fuse ndonje kopace orakullit,qe te bjere rehat policia,politika dha Shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *