Letër e hapur për arrestimet e luftëtarëve të UÇK-së

anazapta

Kosova gjendet sot në momentin më të rëndësishëm të procesit për ndërtimin e institucioneve demokratike, për konstituimin dhe konsolidimin e saj si shtet i bazuar mbi ligjin e vlerat evropiane dhe i orientuar në mënyrë të pakthyeshme drejt integrimit të saj në bashkësinë euroatlantike. Ky do të jetë padyshim një proces i gjatë e i vështirë për një shtet të ri si Kosova, popullsia e së cilës ka vuajtur për një kohë të gjatë diskriminimin, shtypjen dhe spastrimin etnik të zbatuara në mënyrë sistematike nga regjimi policor serb qysh nga koha e aneksimit me dhunë të kësaj treve shqiptare në vitin 1912.

Pasojë e rrethanave të cilat nuk varen prej saj, sot e pesë vjet nga shpallja e deklaratës së pavarësisë, Kosova ende nuk ushtron sovranitetin në një pjesë të rëndësishme të territorit të saj, sikundër është  pjesa në Veri të lumit Ibër.

Në këto kushte është e rëndësishme, deri jetësore, ruajtja e stabilitetit politiko-shoqëror, besimi në strukturat qeverisëse, në sistemin e sigurisë e të drejtësisë,  besimi në kontributin e pranisë ndërkombëtare, sikundër janë UNMIK-u, KFOR dhe EULEX-i.

Në një vështrim të përgjithshëm, këto organizma ndërkombëtare nuk po e ushtrojnë funksionin e tyre në Veriun e Kosovës, dhe një fakt i tillë e bën të brishtë situatën e sigurisë, pengon rimëkëmbjen ekonomike, inkurajon faktorët destabilizues e destruktivë jashtë edhe brenda Kosovës, duke tronditur kështu besimin e popullit në institucionet kombëtare dhe në ato ndërkombëtare.

Mosbesimin e popullit e thellon më shumë qëndrimi i njëanshëm dhe i diferencuar, dikur I UNMIK-ut, tani i EULEX-it. Deri tani nuk ka asnjë të dënuar mes atyre serbëve apo shqiptarëve, të cilët si pjestarë të armatës e të forcave kriminale paraushtarake serbe, apo si bashkëpuntorë të tyre, morën pjesë në vrasjet, arrestimet, deportimet dhe në djegien e fshatrave të tëra gjatë ofensivës ushtarako-policore të Beogradit dhe më tej, gjatë rezistencës heroike dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Të vësh sot në bankën e të akuzuarve pikërisht ata të rinj, antarë të trupave të UÇK-së, të cilët me vetmohim e kurajo guxuan atëherë t’i kundërviheshin dhunës dhe të merrnin në mbrojtje popullin e vet, do të thotë të përmbysësh historinë, t’i heqësh vetë bazën morale dhe arsyen e të qënit një populli martir dhe një shteti sovran, të ndërtuar mbi aq shumë viktima e sakrifica të shqiptarëve të Kosovës dhe të vetë komunitetit ndërkombëtar.

Deri tani nuk kemi parë asnjë veprim nga ana e EULEX-it për gjetjen e eshtrave  të mijëra shqiptarëve të zhdukur nga regjimi serb i Milosheviçit, ndërkohë që autorët e krimit e dinë mirë se ku e si i kanë vrarë dhe ku i kanë varrosur masivisht viktimat e tyre. Ky qëndrim i ftohtë e mosveprues  i EULEX-it ndaj kërkesave të vazhdueshme të familjarëve të viktimave, nuk mund të mos shkaktojë irritim dhe dyshim ndaj një angazhimi të sinqertë e të paanshëm të EULEX-it në zbatim të detyrave dhe funksioneve që ky organizëm duhet të kryejë.

Ndërsa EULEX-i mban këtë qëndrim disproporcional e tendencioz ndaj shqiptarëve, viktimë për dekada të tëra e një regjimi represiv serb, komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar zbatimin e standarteve më liberale për komunitetin serb në Kosovë. Në fakt, Kushtetuta, Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, kanë përcaktuar dhe zbatojnë ndaj pakicës serbe dhe ndaj pakicave të tjera një politikë të tillë diskriminimi pozitiv, që nuk gjen precedentë përsa i përket trajtimit të minoriteteve në asnjë vend tjetër. Kjo, sigurisht u bën nder atyre.  Por një politikë e tillë, më së paku meriton të vlerësohet, dhe jo të ndëshkohet. Mbi të gjitha, do të duhej të përmbysej historia dhe të zhbëheshin vlerat e lirisë, mbi të cilat ngrihet Evropa demokratike,  për të trajtuar si kriminelë pikërisht ata, që ishin vetëm viktima të politikave të genocidit e spastrimit etnik të zbatuara nga regjimi i Beogradit.  Për zhgënjimin e thellë të shqiptarëve, kjo është ajo çka po bën sot EULEX-i. Kjo organizatë, nga e cila pritet shumë në drejtim të vendosjes së drejtësisë, është fort mirë e informuar se cilët janë individët dhe grupet kriminale që veprojnë në veri të Kosovës. E megjithatë, ndaj tyre nga ana e EULEX-it nuk ka patur as edhe një veprim konkret. Ndërkohë që ata bëjnë krime,  pengojnë ushtrimin e sovranitetit në territorin e republikës, dhunojnë e provokojnë organet policore të Kosovës dhe vetë KFOR-in, EULEX-i hesht dhe refuzon të vendosë ligjin. A mund të quhet drejtësi një qëndrim i tillë i njëanshëm, kur tolerohen ushtruesit e dhunës dhe të antiligjit, dhe goditen pikërisht luftëtarët e lirisë, dhe komandantët e djeshëm të UÇK-së? Sigurisht që jo, dhe në këto rrethana gjithkush ka të drejtë të dyshojë për qëndrime të paragjykuara, të cilat në fund të fundit, përveçse prekin ndjenjat më të thella të popullit të Kosovës, cënojnë vetë stabilitetin e këtij vendi, përsa kohë objekt i kësaj përndjekjeje tashmë obsesive janë pikërisht personalitete me profil e prestigj të madh moral e qytetar, të cilët sot ushtrojnë funksione të rëndësishme në shtetin e ri të Kosovës, në sektorët e sigurisë, të ekonomisë, të përfaqsimit diplomatik, etj.

. Në të vërtetë ky është edhe shkaku i reagimit tone.

Prej disa vitesh ka filluar gjuetia ndaj luftëtarëve të UÇK-së, në fillim ndaj ndonjë elementi të veçuar, e pastaj, siç duket, pasi u pa se nuk pati ndonjë reagim, u kalua në nivele më të larta të ish-komandantëve të trupave çlirimtare. Kështu, u arrestua dhe iu nënshtrua proceseve gjyqësore të sforcuara e të stërzgjatura Rrustem Mustafa, u arrestua, krejt pa patur prova e argumenta ish Ministri i Mbrojtjes, Azem Syla, të cilit iu atribuan ngjarje e veprime të ndodhura në një kohë, kur ai nuk ka qenë fare në Kosvë.

Hetimet dhe arrestimet e kryera nga organet e EULEX-it kaluan nga njëra zonë operative në tjetrën, fatkeqësisht duke ndjekur po atë skenar e itinerar të kobshëm, të ndjekur dikur nga ekspeditat ndëshkimore e vrastare të ushtrisë e të policisë serbe. Një përsëritje e tillë e historisë, e cila fatkeqësisht sot ka për protagonistë institucionet e EULEX-it ku më së shumti janë mbështetur shpresat e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për vendosjen e ligjit dhe dhënien e drejtësisë, është vërtet zhgënjyese dhe dëshpëruese.

U arrestua një nga komandantët e shquar të UÇK-së, Fatmir Limaj, pavarësisht faktit që një gjykatë ndërkombëtare supreme, ajo e Hagës, e kishte shpallur të pafajshëm.

Në mënyrën më fyese e më revoltuese për të gjithë shqiptarët, Fatmir Limaj u riarrestua ditën e shenjtë të Pavarësisë së Shqipërisë, ditën e Flasmurit shqiptar, dhe pikërisht të nesërmen e nderimit që atij i bëri populli i Vlorës,duke u shpallur Qytetar Nderi për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosoves.

Pa u mjaftuar me kaq, tani së fundi ERULEX-i sulmoi Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke arrestuar komandantin e këtij shtabi, Ambasadorin aktual të Kosovës në Shqipëri, Gjeneral Sulejman Selimin, Sami Lushtakun, së bashku me komandantët e tjerë të zonës së  lavdishme të Drenicës, që është zemra dhe simboli i qëndresës së armatosur të popullit të Kosovës.

Veprime të tilla nuk janë kurrësesi përpjekje për vendosjen e drejtësisë, ato ngjajnë më shumë me një fushatë reprezaljesh ndaj luftëtarëve të UÇK-së, me anë të së cilës dikush synon të provokojë reagime destabilizuese të shqiptarëve, për të diskredituar imazhin e shqiptarëve dhe të shtetit të ri të Kosovës.

Është e qartë, se taktikat e segmenteve të caktuara të EULEX-it, për ta shtrirë dora-dorës fushatën e arrestimeve të komanduesve më të lartë të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosoves në të gjitha Zonat Operative, janë pjesë e një strategjie, e cila synon kriminalizimin e UÇK-së, përdhosjen e vlerave, të prestigjit e të dinjitetit të saj, heqjen e shenjës së barazisë midis atyre që derdhën gjakun për liri, dhe xhelatëve të popullit të Kosovës si dhe atyre shqiptarëve, që pranuan të bëhen instrumenta të makinës vrastare serbe.

Një sjellje e tillë, që me sa duket i është imponuar EULEX-it nga segmente të caktuara të tij, synon akoma më tej t’i tregojë botës si dhe aleatëve edhe protagonistëve të mëdhenj të epopesë së Kosovës, NATO-s e SHBA-së, se angazhimi i tyre për një Kosovë të lirë e demokratike paska rezultuar i padobishëm, se kinse jo Milosheviçi e epigonët e tij, por shqiptarët e Kosovës paskan qenë dhe vazhdokan të jenë thelbi i problemit! Ky njësim i qëndrimeve të EULEX-it me ato të regjimit serb të Milosheviçit, është vërtet shqetësues dhe i padenjë për një organizëm, i cili përndryshe është thirrur në Kosovë për të kompletuar e përfunduar një angazhim fisnik të komunitetit ndërkombëtar e të BE në favor të një Kosove të pavarur, në paqe e miqësi si me qytetarët, ashtu edhe me fqinjët e vet, dhe jo për të ndezur urët e armiqësive dhe të konflikteve të reja, brenda dhe jashtë saj. Për fat të keq, EULEX-i po sillet sot me ish-luftëtarët e UÇK, njëlloj siç u soll dje regjimi Milosheviçit, dhe siç do të silleshin gjithashtu sot autoritetet e Beogradit, të cilët insistojnë ti quajnë si “terroristë” ata vajza e djem, ajkë e rinisë së Kosovës, që guxuan të ngrihen kundër dhunës shtetërore për të mbrojtur ekzistencën dhe lirinë e popullit të vet.

Është vërtet e papranueshme të shohësh sot, se si EULEX-i i është turrur ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke përdorur të dhënat e stisura të dosjeve të agjenturës serbe, apo shërbimet prej renegatësh të paguar ose të shatntazhuar të bashkëpuntorëve shqiptarë të UDB-së e të organeve represive serbe. Si është e  mundur, që EULEX të procedojë kundër ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke u bazuar në nenet Nr. 22, 142,144 të Kodit Penal të Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, pra të një shteti që thjesht tentoi t’i zhdukë qytetarët e saj me kombësi shqiptare, nëpërmjet një politike kriminale genocidi e spastrimi etnik?

E pra, sjellje të tilla nuk mund të shpjegohen ndryshe, veç me ekzistencën brenda  EULEX-it të elementëve serbofilë, të paguar e të kompromentuar, të cilët, nën hijen e Prokurorit Salustro, kanë për detyrë të godasin posaçërisht ata ish-luftëtarë të UÇK-së, që sot mbulojnë detyra të rëndësishme në institucionet e shtetit të Kosovës.

Akuzat e tyre janë po aq absurde, të pabaza e qëllimkeqe sa edhe akuzat e Dick Martit dhe Karla del Ponte, të cilët, nisur nga premisa të njëjta, u munduan të ngrenë legjendën e gjoja “transplantimeve ilegale” të sponsorizuara nga UÇKme organet e robërve serbë të luftës, transplantime të kryera diku në një shtëpi të humbur fshati, në territorin e Republikës së Shqipërisë, jashtë çdo kushti minimal higjenik, infrastrukturor e profesional për ndërmarrjen e operacioneve të tilla. Por, një legjendë e tillë i bëri qesharakë autorët e saj, dhe nuk është në interes të askujt që një fund të tillë të kenë edhe autorët e legjendave të reja, me të cilat po tentohet të përbaltet imazhi i UÇK-së.

Ne denoncojmë veprimtarinë e Prokurorit Marino Salustro, i cili me forcën e arrogancën e një pushteti thuajse absolut e të pakontrolluar., ka vënë prokurorinë e EULEX-it në funksion politik e antishqiptar, posaçërisht kundër luftëtarëve që çliruan Kosovën. Në sjelljet e tij nuk është e vështirë të shquash një reminishencë, jo vetëm të sjelljeve të regjimit fashist serb të Milosheviçit, por edhe të disa përfaqsuesve të politikës evropiane, të cilët në vitet 1998-1999 i shprehën hapur qëndrimet e tyre të paragjykuara armiqësore ndaj UKÇ. Është i njohur botërisht rasti i pohuar nga vetë ish Kryeministri italian Massimo d’Alema, i bashkëpunimit të shërbimeve sekrete italiane me ato të regjimit të Milosheviçit, në vitin 1999, për të nxjerrë në Itali udhëheqësin e atëhershëm kosovar, Ibrahim Rugova, në mënyrë që ai të përdorej pas luftës si një alternativë për të shmangur ardhjen në pushtet të përfaqsuesve të UÇK-së dhe për të siguruar, kështu, një zgjidhje “të butë” e të pranueshme për serbët për statusin e Kosovës.

Veprimet e EULEX-it, të frymëzuara qartazi nga persona si Prokurori Salustri, duket se përfaqsojnë një formë hakmarrjeje të vonuar të atyre qarqeve europiane, të cilat, para ose gjatë luftës, nuk arritën të asgjësonin veprimtarinë e UÇK-së nëpërmjet presioneve, embargos dhe etiketimeve të saj si një organizatë “terroriste”, “islamike”, “marksiste”, “enveriste”, etj.

.    Veprimet e EULEX-it kundër udhëheqjes së Luftës Çlirimtare kanë edhe një synim më afatgjatë, të destabilizojnë shtetin e ri të Kosovës, të ngrenë rreth tij një mur izolimi, dhe të thyejnë moralin, vendosmërinë dhe entuziazmin që po tregojnë populli dhe klasa politike e Kosovës për të konsoliduar shtetin e tyre dhe për ta integruar atë në strukturat euro-atlantike. Jo më kot,  UNMIK-u dje dhe EULEX-i sot kanë marrë në shënjestër UÇK-në, pjestarët e së cilës u janë nënshtruar në këto vite arrestimeve të padrejta, por edhe veprimtarive të paligjshme të përgjimit e të nxjerrjes në pazar të bisedave konfidenciale me qëllim diversionin dhe përçarjen brenda radhëve të udhëheqjes së PDK-së, e cila njihet si trashëgimtarja e UÇK-së.

Në historinë botërore të luftrave çlirimtare nuk ka asnjë rast ku të mos jenë hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar informatorët dhe bashkëpunëtorët e pushtuesit. Edhe në luftrat e zhvilluara nga ushtri rigorozisht të regullta, me komandë e hierarki të qartë, siç kanë qenë luftrat e zhvilluara në vitet e fundit nga ushtria e SHBA, nuk kanë munguar episode të izoluara të ushtrimit të pajustifikuar e të paurdhëruar të dhunës nga ana e individëve të veçantë. Por nuk ka ndodhur e nuk mund të ndodhë, që  për episode të tilla, të vihet nën akuzë e gjithë ushtria e të arrestohen të gjithë komandantët e saj. Si një ushtri çlirimtare, tepër inferiore për nga numuri dhe nga armatimi në raport me forcat pushtuese serbe, që gjithashtu vepronte në kushte ekstreme terrori, UÇK ishte në të drejtën e saj të arrestonte dhe të ndëshkonte, në përputhje me fajin e kryer, ata që zgjodhën të bashkëpunojnë me regjimin fashist të Milosheviçit, dhe që kontribuan në dhunimin, vrasjen dhe deportimin e popullit të tyre. Por përtej kësaj,  EULEX  akuzon sot komandantët e UÇK për tortura e krime që nuk janë kryer e nuk figurojnë askund, veç në dosjet e manipuluara të vëna në dispozicion të EULEX-it nga shërbimet sekrete serbe.

. Ne, si çdo shqiptar brenda e jashtë Kosovës, mbrojme me vendosmeri UÇK-në, luftetarët dhe komandantët e saj, sepse ata nuk janë thjesht e vetëm bijtë dhe bijat më të mirë të Kosovës, por janë njëherësh lavdia dhe krenaria e mbarë kombit shqiptar, duke e  rreshtuar atë me nder e dinjitet në radhët e popujve të lirë të botës.

Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte një luftë e drejtë në mbrojtje të jetës, të lirisë, të së ardhmes dhe të interesave jetike të shqiptareve. Ajo nuk doli asnjëherë jashte parametrave të një ballafaqimi ushtarak. Për sa i përket luftëtarëve të UÇK-së, veprimet luftarake nuk deborduan asnjëherë dhe në asnjë rast në  raprezalje e veprime ndëshkimore ndaj popullatës civile, siç përkundrazi ndodhi sistematikisht me kundërshtarët e saj, ushtrinë dhe policinë serbe.

UÇK u mbështet në parime te forta morale dhe në asnjë rast nuk kreu ekzekutime, përdhunime e shkatërrime, të cilat karakterizuan sjelljen e forcave policore ushtarake serbe ndaj civilëve shqiparë.

Fushata e arrestimeve dhe e burgosjeve sistematike e komandatëve të UÇK është shqetësuese po të kihet parasysh edhe momenti politik kur ato po kryhen. Është momenti i bisedimeve të vështira mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe goditja e shtyllës vertebrore të pushtetit të sotëm në Kosovë, nuk synon veçse të vështirësojë pozitën e qeverisë së Kosovës dhe të Kryeministrit të saj në ato bisedime. Ajo që mbetet për të parë, është nëse këto veprime të segmenteve të caktuara të EULEX-it mjaftohen vetëm me kaq, apo synojnë akoma më tej, destabilizimin e Kosovës e të mbarë rajonit. Nuk është thjesht një rastësi, që një fushatë e një histeri e ngjashme anti-UÇK u ngrit edhe në një tjetër moment delikat, siç ishte ai i diskutimit të paketës Ahtisaari mbi rregullimin përfundimtar të statusit të Kosovës.

. Lufta e UÇK është një vlerë historike kombëtare, e shenjtë dhe e paprekshme për çdo shqiptar. Askush nuk do të pranojë të braktisë sot luftetarët e saj dhe t’i lërë ata në mëshirën e një prokurori të anshëm e qëllimkeq, i cili ndjek një axhendë, që nuk ka të bëjë me qëllimet e shpallura të EULEX-it. Në këto kushte, ne konsiderojmë të domosdoshme që Kuvendi i Kosovës, në përputhje me Kushtetutën, të pezullojë kompetencën ekzekutive të EULEX-it, i cili është kthyer në një instrument të revanshit serb kundër UÇK dhe kundër të ardhmes së Kosovës.

Sovraniteti i kufizuar i pushtetit të Kosovës, si detyrim ndërkombëtar, nuk mund të cënojë autoritetin ekskluziv që vetë populli i Kosovës ka kur bëhet fjalë për mbrojtjen e luftës Çlirimtare të Kosovës, Luftetarëve të saj, dinjitetin e Kosovës dhe ardhmërinë e saj.

 

 Sabit Brokaj, Pullumb Xhufi,  Fatos Klosi,  Kudusi Lama, Dilaver Goxhaj, Sokol Poga,   Adem Shehu,  Artan Mece, Sokol Baraj

 

Share This Article
11 Comments
  • Nuk e kuptoje por te marresh sot ne arrest ata qe guxuan ne emer te mbrojtjes se popullit me nje pushke qe kushedi si e gjeten ti dilnin perballe tankeve,raketave,topave e avioneve te sllobodanit nuk besoj qe ka gje me te poshter ne kete bote.une do ti lutesha shume nje kanali televiziv francez i cili ka filmuar ngjarje te luftes ,masakrat qe kane bere serbet ne kosove ku nuk lane gje te gjalle prapa dhe gje pa djegur ne cdo vend ku shkelen,dhe tja japin kesaj gjykate te mesoje te verteten se akoma nuk paskan mesuar gje nga lufta ne kosove.turp i madhe per keta njerez te drejtesis me demek por sherbetor te ndyre te serbit.ne ate lufte eshte njesoj si te thuash u ndesh nje mize me nje elefant dhe keta po kerkojne te bejne fajtore mizen se na paska mbyte elefantin,turp,turp,dhe vetem turp per nderkombetaret.

  • Me Kosoven dhe popullin e saj po luhet si me SHQIPERINE pas 1912 nga pazaret e fuqive te huaja , pse u kerkua çarmatosja e UçK-se ne Mitovice e rrethina me futjen e trupave te NATO-s , cilat shtete e kerkuan ? , ai pazar i felliqur si dhe 6 pikat e famshme te Baki-Majmunit te OKB-se i dhane zemer dhe fuqi zotruese Beogradit me kriminelet e saj si gjithmone me RUSINE pas dhe aleatet e tyre historike evropiane e ballkanike . Vellezer kosovare mos u dorezoni se nuk jeni me vetem, mos shikoni marrdheniet e dyanshme qeveritare por popullin qe i ka dale zot historikish vatanit , sot nuk flitet thjesht per shqiptaret etnike ne te gjitha trojet , por per nje komb qe i kane hyre ne hak historikisht , kjo thirrje nga keta patriote e intelektuale duhet te na beje syçelet per çdo çast sepse populli mot e jete ka thene ; uji fle e hasmi jo .

  • LUFTA E UÇK-es ESHTE NJE VLERE HISTORIKE DHE E SHENJTE PER ÇDO SHQIPTAR!
    Te nderuar intelektuale, hartues dhe firmetar te kesaj letre te hapur. Sot, kur qarqe te caktuara antishqiptare te instaluara dhe te ingranuara ne struktura dhe institucione europiane, objekti dhe detyra e te cilave eshte mbeshtetja dhe konsolidimi i shtetit te ri te Kosoves, jane hedhur ne nje ofensive tejet te pabese dhe te paskrupullt per te denigruar luften per liri te popullit shqiptar te Kosoves dhe per te ndeshkuar bijte e saj me te mire qe drejtuan kete lufte, Letra Juaj e Hapur, eshte jo vetem drite ne syte e atyre qe nuk shohin se ç’po ndodh, por dhe çjerrjen e maskes se “dashurise” dhe “interesimit” qofte per kuinslinget qe drejtojne shtetin e Kosoves, qofte per ata qe jane ne krye te shtetit shqiptar. Venia e drejtesise nuk mundet dhe nuk duhet te filloj as nga gjykimi i viktimes dhe as nga analiza e pasojes edhe nese mirren te mireqena te gjitha shpifjet e fabrikuara ne industrine e atyre qe per 100 vjet kane punuar ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve, edhe nese ne lufte tradhetaret, informatoret dhe kolaboracionistet, bashkpunetor te kasapit te ballkanit, jane ndeshkuar dhe denuar ne baze te ligjeve te saj. Tradhetaret, te ndeshkuar ose jo, me pushtet ose jo, spiune dhe paramilitare, apo te emertuar si “gandiste”, “paqesor”, “demokrate”, “intelektuale” apo “udheheqes” sharlatane dhe frikacake, mbeten tradhetar dhe ata kurdohere e nenshkruajne vete fatin e tyre me bemat dhe tradhetite e tyre. Sot, miqte e Milosheviçit, kane hedhur tej masken e tyre dhe jane vene ne rrjesht per te ndeshkuar luftetaret e kesaj lufte heroike dhe historike per popullin shqiptar. Ketu nuk eshte fjala per te thene se ky eshte nje turp dhe deforminm apo kompromentim i rende i demokracise dhe lirise qe aspirojne popujt dhe vendet. Ketu po behet nje krim dhe duke ndeshkuar ata qe udhehoqen UÇK-en, po ngrihen nga varret dhe po rivriten te renet, foshnjat e pafajshme, nenat dhe baballaret, te rinjte, heronjte dhe heroinat e ketij kombi.Ky eshte nje provokim i rende ndaj ndjenjave liridashese dhe shpresave te nje populli. Sa me shpejt te ndalet kjo dore krimiale e maskuar me pushtet te kujtdo lloji, aq me nder dhe aq me lart vlersohet jo vetem gjaku i te reneve por dhe kontributi i aeateve kunder makines fashiste te milosheviçit.

  • ……”Por përtej kësaj, EULEX akuzon sot komandantët e UÇK për tortura e krime që nuk janë kryer e nuk figurojnë askund, veç në dosjet e manipuluara të vëna në dispozicion të EULEX-it nga shërbimet sekrete serbe.”…….
    Diku kam lexuar ( ne mos gaboj , nga ish ushtar te UÇk-se) qe denoncimet dhe spiunimet i kane bere Argita me LUL Bashen .
    Si qendron kjo pune ? Ka ndonje pergjigje qe te sqarohet publiku ?

  • Pershendes Autoret e ketij shkrimi duke besuar dhe vleresuar kontibutin dhe rrolin e tyre ne Clirimin e Trojeve Shqiptare. Duke dashur te jap edhe une sado pak nje konrtribut modest ne funksion te ketij shkrimi do te propozoja organizimin e nje Proteste para selise se Komisionit Evropian ne Tirane javen e 16-qershorit.

  • Pergezoj autoret e letres dhe angazhimin e tyre thellsisht kombetar ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave te bashkombasve tane ne kosove. Para se gjithash kete duhet qe ta bente vete shteti shqiptar dhe qeveria e tij perpara komunitetit nderkobetar institucioneve te tij euroamerikane. por Sali Berisha qe di aq mire ti mashtroj kosovaret dhe popullin e kosoves me retorika patriotike dhe me gjetje si pasaporta unike, endera delirante, nuk ka kohe, por as qe do ti a dije, sepse nje njeri i tille dhender dhe bashkpuntor i ngushte i serbeve, asesi nuk ka ndermend qe te prishe dhe te akuzoje planet e shefave te tij ne Beograd. Kete mbrojtje ndaj luftetareve te UCK se nuk e merr persiper as edhe presidenti yne ulok qe nuk shkon as edhe ne wc pa lejen e saliut. Turp.

  • Te nderuar nllezër, ju uroi për ketë leter te hapur.Jamë edhe une mirënjohes dhe e mbështës rrugën që e kini marrë.Të jemi sa më shumë të lidhur dhe te dalim të kerkojmë drejtësi për QLIRIMTARËT.

  • Sa jan fajtor ,apo te nji anshëm Faktori nderkombtar ,po aq faj, dhe mos dije tregojmi ne si Popull ne tersi, ku po deshmojmi ende qe jemi larg larg sistemit organizativ dhe arkiv të Shtetit,dhe natyrisht të Kombit në tansi.

  • absurde esht raporti i te arrestuarve ne mes te Shqiptareve dhe Serbeve per luften qe ndodhi ne Kosove ku mbi 90 % nga te arrestuarve jan Shqiptare e jo serb. Kjo esht skandaloze e totalisht e njeanshme dhe e papranueshme dhe nuk len hapsire per mirekuptim dhe tregon qyqarllekun e bashkesise nderkombetare ndaj Serbise me motton” ti fusim shqiptaret ne burg se keta na durojn dhe justifikojm rrogat tona e serbia e rusia mbeten e knaqur”.

  • kosova eshte cliruar nga fushata ajrore e NATO per 72 dite nen nje mandat nga OKB, per dhunim te te drejtave te njeriut ne Kosove nga politika e Milloshevicit. Cdo ekzagjerim tjeter eshte i tepert. Kosovaret ishin te percare dhe jo ne nje qendrim gje qe u duk ne Rambuje. per sa i perket UCK, ajo eshte organizate e krimineleve te luftes, e deklaruar nga Bashkimi Europian dhe lista e Departamentit Amerikan, pasi ka vrare shqiptare dhe jo vetem serbe te pafajshem.

    • Ti “drejtesia”, nje serb dhe spiun serb, nje paramilitar dhe kelysh i shebyesit te beogradit qe shpirti po i digjet ne ferr, shko e gjej “Politiken” e Beogradit dhe ngopu me fekale sa te duash, por ketu mos guxo ti qen dhe bir bushtre te baltosesh nje prej formacioneve me te ndritura ne historine e kombit shqiptar siç eshte UÇK. Se ç’kane deklaruar kelyshet servile dhe te paguar te Beogradit nga selite europiane apo te Tiranes, e dime mire ne mor palaço. Por me mire se kete dime se ç’kane deklaruar dhe si kane vepruar Nato-ja dhe strukturat euroatlantike ndaj agresionit dhe genocidit serb. Ti ne mos qofsh Lulezim Basha apo Argita Malltezi berisha, je nje sumelepires i tyre. Por drejtesia e vertete nuk do te vonoje per halerat e kesaj toke. Me vjen keq qe gazeta “Dita”, publikon dhe jep hapsira per provokatore filoserb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *