Letër e hapur për një problem “të mbyllur”

anazapta

Drejtuar Kryeministrit, ministrit të Mjedisit, ministrit të  Shëndetesisë ….

Hidhni një sy këtyre fotografive, një sy me kokën të ulur në përqëndrim të thellë…

Dy fëmijë, dy vajza që kanë ardhur për të pushuar në plazhin e Malit të Robit “pronë” e komunës së Golemit janë përkulur për të mbledhur guacka pikërisht në derdhjen e ujërave të zeza, ujëra që mbledhin nevojtoret në tërë gjatësinë e kanalit pas rrugës kryesore të plazhit të Malit të Robit.

Para ndonjë muaji, nga Athina ku banoj, ju pashë të deklaroni se tashmë ujërat e zeza nuk derdhen në det. Do të dëshiroja që dikush nga vartësit tuaj ( që ende nuk ka shkuar për pushime jashtë vendit) të vijë të më takojë e së bashku të shikojmë dhe nuhasim erën e qelbët që vjen pikërisht nga neglizhenca e organeve të mjedisit dhe shëndetësisë. Të marrë erën e ujit “të pijshëm” dhe të tregojë publikisht se nga vjen kjo erë dhe çfarë rreziqesh ka për pushuesit e ardhur nga jashtë vendit e nga brenda vendit.

Unë po ju përcjell fotografitë. Po të doni ju përcjell edhe një video ku duket qartë se si rrjedhin e mblidhen ujërat e zeza në kanal. Po ju përcjell edhe numrin tim të celularit 0672815368 me dëshirën që të takohemi.

Kështu nuk te vjen njeri për të pushuar në Shqipëri….

Me respekt për lexuesin, Abdurrahman Ashiku 

vox

 

Share This Article
1 Comment
  • Po ky Ministri Koka mos eshte nga Durresi???? Kur nuk eshte i zoti te rregulloi shtepine e tij le te nderroi edhe mbiemer, nga Koka ta beje Bishti. Vertete me keto pamje qe shohim dhe nga shqetsimi qytetar i Z.A.Ashiku, Ministrit tone te Mjedisit i ka hije vetem etiketimi Lefter Bishti!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *