Nuk kam qenë kurrë shumë e zonja në një lidhje. Kjo sepse unë pres që të gjithë njerëzit të kenë qëllime të mira dhe shikoj vetëm aspektet pozitive të tyre.
Të gjitha lidhjet që kam pasur kanë qenë toksike në një mënyrë a në një tjetër.
Megjithatë unë sërish mendoja: Hë se do bëhet më mirë. Kur të martohemi, ai do jetë burri ideal, babai perfekt. Po kjo nuk ndodhi kurrë, me asnjë prej tyre.
Mendoja se duke i dhënë shumë përkujdesje, shumë dashuri, duke harruar veten time, do ia dilja që lidhja të zgjaste përgjithmonë, por e kisha gabim edhe këtë herë.
Madje kjo ka qenë gjëja më e marrë që kam bërë.
Dhënia e gjithçkaje në këmbim të asgjëje është shteruese. Në një marrëdhënie jepet dhe merret, bëhen kompromise, komunikohet.
Problemi është se unë kam dhënë gjithçka dhe s`kam marrë thuajse asgjë.
Edhe në marrëdhëniet e mia me familjarët, jam shqetësuar gjithmonë për të tjerët dhe asnjëherë për veten time. U lodha dhe kur s`kisha më asgjë për të dhënë, të gjithë u larguan.
Gjithmonë, me të gjitha ka qenë kështu: me familjen, me miqtë me të dashurit…
Nuk numërohet herët kur jam përdorur, mashtruar, manipuluar, por ato ditë kanë mbaruar. Tani mjaft.
Gati një vit më parë, kur i dashuri im i fundit u nda nga unë me arsyen që “s`kishte më kohë të merrej me problemet e mia” dhe iku në një anë tjetër të qytetit, vendosa të bëjë një pauzë e të mos lidhem me askënd.
Vendosa të mos investoja më kohë dhe energji në lidhjet që nuk janë reciproke. Kam prerë edhe lidhjet me disa nga të ashtuquajturit miqtë e mi që më telefononin vetëm kur kishin ndonjë interes.
Dhe e besoni apo jo, në këto 10 muaj kam arritur të njoh mirë njerëzit toksikë dhe manipulatorë. Jam bërë imune ndaj tyre.
Kam ndaluar së kërkuari një partner me domosdoshmëri. Nëse vjen, le të vijë. Por para se të trokasë në portën time ja ç`duhet të dijë:
Jam një grua e pavaruar. E siguroj vetë jetesën time. Paguaj faturat dhe jam mirë edhe pa ty. Nuk varem nga askush. Mbase po të dukem e frikshme, por nëse do e dije të kaluarën time do më mirëkuptoje.
Mendoj ndryshe nga shumica e njerëzve. Jam vrarë e tradhtuar disa herë, në mënyra të ndryshme. Nëse do më thuash gjithmonë të vërtetën, do jemi shumë mirë bashkë.
Mos prit shumë nga unë. Kam dhënë shumë, por kam hequr dorë.
Kam rezerva për shumë gjëra. Jam lënduar psikologjikisht, emocionalisht dhe fizikisht. Prandaj kur të mbyllem në vetvete, më mbështet.
Duhet të dish që më pëlqejnë gjërat e voglam të thjeshta. Një kafe, një drekë tregon se ti mendon për mua.
Nuk e tregoj dashurinë si shumica e njerëzve. Mund të jem pak e ftohtë në publik, por në privatësi do të të them fjalë të ëmbla e përkëdhelje.
Do të të duhet të shembësh shumë mure. Do të të duhen shumë përpjekje të më vërtetosh sinqeritetin tënd. Por nëse do mendosh që ia vlen mundi, do ta bësh pa problem.
Nëse ma vërteton sinqeritetin tënd, do t`i shemb unë ato mure për ty, por të lutem mos më zhgënje. S`mund ta duroj një tjetër zhgënjim.
Dhe në fund, dua të më thuash atë që ndjen. Dua të ma thuash edhe kur e kam gabim që të mund të korrigjohem. Dua të di se çfarë të bën të lumtur dhe çfarë të mërzit tek unë.
Por mbi të gjitha, para se të më përgjigjesh këtë herë, sigurohu që ajo që do më thuash të jetë e vërtetë.
l.h/ dita
Goce, urgjentisht te mjeku
Je për ilaçe
Je nje budallaqe e rendomtë.
Ndaj t lenë t gjithë.
Femrat e vërteta nuk janë asnjëherë të lehta
Nuk ärrij te kuptoj komentet e dy tipäve lärt ,
te cilet ,ngä pääftesiä per te njohur temätiken per te cilet behet fjäl ,märedhenjet F * M
ne kte dekläräte drejtuär ” te däshurit te ärdhhem ”
i ben te qärt ,
se kush eshte e käluärä e säj dhe zhgenjimet qe äjo kä jetuär ne jete ne märedhenjet me meshkuj ,shoqeri etj .
Prä ,,, nji Dekläräte mjäft normäle ,koncize dhe teper e kuptushme ,ku tregohet bukur edhe nji pjes e käräkterit
te fort te säj ,
por edhe krenäriä e äj ,
kur flet mbi te ärdhurät e pägesät ,prä detyrimet i päguän vet ,
qe do te thote : hey Ti i Däshuri im Pretendet i nderuär ,
nqs ti me do vertet ejä (jä ku jäm ) Un jäm nji femer krenäre ,
jäm e pämvärur ,
un duä qe ti te jesh ,äi qe un enderoj dhe deshiroj ,
duä njeriun e sinqert si i täkon vertet ne nji Lidhje ne Jete ,,,
un s’käm nevoje per päret e tuä ;
prä e kä then äq bukur ,
jäm boll e zhgenjyer ngä gjithckä ne te käluären e cfär
me rrethon ne kte jete ,dhe nuk …suportoj dot me ,
njerez pä käräkter ,
mäshtrues ,
tipä qe s’njohin konceptin däshuri ,
prä nuk perbälloj dot me nji zhgenjim ,kjo do ishte äkti
i fundit i historise lidhjeve …
Prä ,un keshtu e kuptoj kte Leterä te Sinqert te nji femre te zhgenjyer ngä jetä deri me sot ,
qe nuk duhet päre e vecuär ngä fäti i pothuäj shumices
se Femräve Shqiptäre , kjo Femer guxon te shprehi
äte qe äjo eshte ,qe nuk heshte por flet häpur
ätij qe e do 🙂 ,pä u fshehur ,päs nji Jete Fäsäde ,
si eshte mode äty !
Cfär eshte per te ärdhur keq eshte moskomunikimi ,,äjo ndjenj e fort krenärie e cilä shpeh her
con ne keqkuptime ,e pozicionim -distäncim .
Nji Leter mjäft interesänte ,qe un, jäm i mendimit se
jä vlen tä komentoshe
e rrespektoshe sinqeritetin e goce ,te ciles i uroj fäte …
Te duket si nji flet e shkeputur Ditäri