Po ju drejtohem publikisht si ish-koleg deputet të dikurshëm në vitet e vështira 1996-1997, që ju sa më parë të jetë e mundur të jepni dorëheqjen si kandidat për deputet i pavarur në zonën e Vlorës. Ju po bëni gabimin më të madh të jetës suaj në këto momente të vështira në të cilat ndodhet vendi: ‘de fakto’ i falimentuar, i shkatërruar, i nëpërkëmbur, i përdhunuar nga qeveria e tij, ndonëse nga pushteti aktual vazhdon të trumbetohet si më i suksesshmi në Evropë, madje me nivel mirëqënie pas Gjermanisë dhe Francës (!). Ai që komandon këtë rrënim ekonomik dhe moral; me veprimet që bën tregon se është i dalë mendsh prej shumë kohësh dhe ju e dini mirë këtë sepse jeni financier, keni qenë ministër i Financave të këtij vendi disa herë dhe deputet në disa legjislatura me radhë.
Përse mendoj se duhet të jepni dorëheqje sa më parë të jetë e mundur:
Së pari. Dalja juaj si kandidat i pavarur, me ligjin ‘’ paçavure’’ të bërë enkas nga dy partitë e mëdha, do të rëndonte opozitën dhe do të favorizonte pushtetin. Votat që mund të merrni janë të mjaftueshme vetëm për të dëmtuar Partinë Socialiste me një deputet më pak se partia në pushtet, por ju nuk do të merrni kurrë 8.500 vota për t’u shpallur vetë deputet.
Ju e dini këtë dhe nëse vijoni në këtë rrugë, kemi të gjithë arsye të mendojmë se jeni futur nga partia në pushtet për të dëmtuar opozitën dhe për t’i kontribuar mundësisë së mbajtjes së pushtetit nga klani qeverisës. Ne e kuptojmë shumë mirë këtë ligj zgjedhor dhe i dimë tashmë diferencat e vogla që do të kenë dy partitë e mëdha pas zgjedhjeve; në këto rrethana ju po dëmtoni shpresën e popullit tek rënia e kësaj qeverie që e ka derdhur prej kohësh kupën.
Së dyti: Nëse e bëni për inat të Edi RAMËS, e keni gabim sepse Partia Socialiste nuk është vetëm ai, jemi të gjithë ne, që aspirojmë dhe shpresojmë programin e majtë, është i gjithë koalicioni i të gjitha partive që udhëhiqen nga opozita kryesore, janë të gjithë ata që shpresojmë për të ndryshuar këtë vend. Ju Arben, keni qenë gjithmonë në kryesinë e PS-së dhe ju e dini mire këtë që po ju them unë. Ju duhet të luftoni brenda partisë për ta revolucionarizuar atë dhe për ta çuar përpara dhe jo të tërhiqeni përballë një problemi personal. Mos u tërhiqni nga interesat e ngushta meskine, por duhet të punoni në ekip për fitoren e opozitës. Perse u dashka që ju të jeni patjetër deputet? Rruga që ke nisur të errëson, të tjetërson, të shpërfytyron.
Së treti: Ne kemi qenë bashkë deputet në një legjislaturë dhe ti vazhdove të ishe deputet disa legjislatura me radhë, jo se ishe më i aftë se unë por se dije të luaje me konjukturat e kohës. Unë u hodha edhe në rrugë ndonëse isha me titull e gradë shkencore, kurse ti e more gradën shkencore kur u bëre ministër. Ti hape biznese në Sarandë bashkë me vëllezërit e tu, kurse unë punoj rrugëve të Evropës për të mbajtur familjen.
Së fundmi: A e kupton Arben se po tentohet i njëjti skenar si në vitin 2005? Dhe si në 2009? Ti je dakord me këtë? Je dakord të kontribuosh për të mbajtur një pushtet të kalbur në këmbë? Pa dashur apo me qëllim, ti po ndihmon këtë klikë’ që populli nuk e do. Nuk dëshiroj të shkruaj më gjatë por jo sepse nuk kam se ç’farë të shkruaj.
Me dëshirën se do të reflektosh
Maksim SHULI

Respekt!
E njof mirë MAKSIM SHULIN, njeriun e ndershëm, të aftë, të thjeshtë, socialistin e devotshëm.
E njof edhe Arben Malajn, këtë zvarranik karrierist, këtë shërbëtor të pacipë të Fatos Kazinosë.
Vetëm dëme i ka sjellë Partisë Socialiste ky sojsëz bukëshkelur.
Bravo me paster e me qarte nuk ka ku te veje
Edhe vet Beni i di keto qe numerove zotrote,por kete duhet tja kerkoj Rama.Zoti Aeben nuk di te bej vetem punen e deputetit,di edhe pune te tjera,pershembull ate te ministrit
Z.EDUARD VETEM Z.MALAJ ESHTE EKONOMIST I ZOTI? PSE TE TJERE NUK KA,BOLL KA NGRENE NUK KA ME NEVOJE TE PUNOJE, A THUA SE VETEM KETA DINE TE BEJNE PUNEN E DEPUTETIT ( qe per mua eshte me e lehta per tu bere) A THUA SE KANE LINDUR DEPUTETE. AI TE REFLEKTOJE SA NUK ESHTE VONE.NANO I DEL NE KRAH SE I JANE MBARUAR PARET DHE MEZI PRET KETO MOMENTE QE TI SHFRYTEZOJE SE DUHET TE LUAJ NE KAZINO.
Po ne te gjithe socilaiste duhet te votojme gjithemon per Arben Malaj se e ka merre me tapi nga i jati.
Turp keta nuk e njohin ne praktik profesion prandaj kerkojne vetem karrie te deputetit. turp malaj turp.
jo po të votojmë vetëm për Ramën… Po sik nuk u vete njëherë në mendje se mund ta ketë gabim ai palloshi në krye? kaq trushplarë jeni xhanëm?
Ik Pirdhu,mos perhap tymnajen e Bushtres se Vucidolit ketu.Kelysh bushtre
bravo maksi me hapur nuk mund te flitet.pse te vjen keq more Malaj kur ps deklaronte ne gr parlamentar se nuk dote marri pjese ne votim ti bashk me Kacin e zi futeshit ne seanc apo ke harruar.me vjen keq per ju si nje njeri i pergatitur por qe ke shkare pak djathtas prandaj dhe une kam mendimin te terhiqesh ne menyr qe ato pak vota te mos kalojne ne favor te berishes.
Nuk po e kuptoje kete kerkese te Malajt .Eshte thirrja me e turpshe qe kam degjuar deri me sote .As vete Saliu nuk do ta perpilonte me kaq mllef kunder kundershtarve te tije .
Dikush fshihet pas Malajt .Te jet Nanua mos e cani fare .Te jet vete Malaj eshte fitore per gjithe opozitaret .Iken z.Malaj kohet e qorrave .
Mos e zur ne goje 97 si je i qelbur .Po te kujtoje kontrabanden qe beje ne ato vite .Mos i hap petet byrekut se do thartohesh .Ne 97 Berisha ju kishte vene ne rrjesht bashke me Nanon tend.Ai bente punet e tija ju mashtronit te majten e hiqeshit zvarre perball Berishes.Berisha derdhi ushtrine ne jug dhe ju fshiheshit si lepuj.
Dikush kuptoje qe nuk behej ndryshe dhe i vuri fitilin qe ju o qorra te merrnit pushtetin qe se meritonit. Levizja e njerzve te thjeshte Vlonjat kunder Berishes u pruri cehren ,se ju kishti vajtur per Lesh .Do me per Belulin Malaj !!!!
Maksi sa lek ke marre nga Koco per kete letren anonime. Arben Malaj do te fitoj kjo eshte e sigurt. Fitore Arben Malaj
Ehhheee dihet kjo pune thuaj se fundja keshtu e kane keta 22 vjete pune lodhje, perkushtim te japin si shperblim Kocon, Shkelqyeshem edhe letra shume e nderuar mbereselnese servolosja ndaj rames.
eheheh po ja qe malaj do fitoje bindshem e ju do te ndjeni edhe nje here peshen e rende te humbjes ska gje jeni mesuar tashme
Te falenderoj shume per shkrimin. Malaj duhet te terhiqet sa s’eshte vone. Malaj nuk ka profesion deputetllekun, se po te ishte se te gjithe deputetet te ishin profesioniste deputet, i binte qe parlamenti te mos ndryshohej asnjehere nga perberja dhe per pasoje nuk do kishte nevoje per zgjedhje – njelloj si ne kohen e PP-se. Arben, mos bej lojen e Saliut se do te ndeshkohesh rende. Ka 20 vjet qe socialistet e ndershem te ushqejne; a mos te duket vetja me i mire se te tjeret?
Ne se nuk e vlereson edhe Thirrjen SHUME te NGROHTE shoqerore te M. Shulit, krahas nje opinioni te gjere Vlonjat, te shkon per shtat shprehja “Eshte KEQ kur te hyn vetja ne QEJF”! Eshte edhe shprehja tjeter:-“Per INAT te sime Vjerre (Rames), shkoj e FLE me MILLONAN (Berishen)! Notari i MIRE duket ne te DALE! E MAJTA DO TE FITOJE!!!
Na thoni cili eshte kontributi i Rames ne 2005 kur ne zonen e Pezes kandidonte Agron Dibra dhe ju benit fushate per Dash Pezen qe ishte en partine Neritan Cekes. Keni thene “Mos votoni PS mos votoni Agron Dibren”. Keni dale hapur gjate fushates dhe keni bere kundra fushate? Keni nxitur Mjaft per te punuar tek zyrat e PD-se ne protesten Nano Ik. Sot po promovoni njerez qe kane luftuar kunder qeverise socialiste per rrezimin e saj nga pushteti. Ju mendoni se njerzit harrojne?!
Maksi e meriton nje vend ne liste. Mire ja ka bere atij Arben Isarajt. Apo se ka nje vella ne burg….
e ke gabim vella ne burg nuk ka Mala ,por Isaraj
Malaj ne asnje menyre nuk duhet te terhiqet….duhet nje shembull per te ardhmen shqiptare se perndryshe do mbytemi ne parti klienteliste korruptive dhe ku komandon njeshi dhe te tjeret duhet te rrine urte
Arben mendoj se edhe ti po e kupton se nuk del deputet i pavarur,po ty nuk te le sedra e semure hde inati,per te mos menduar qe po bene lojen e dikujt tjeter????!!!!!
Per Maksin shpreh konsiderate dhe ka bere mire qe i drejtohet nje ish kolegu,po ketij i jane erresuar syte dhe nuk di se cben,kjo do ti rendoje perjetesisht
Une besoj se nje njeri me vetem pak inteligjence,duhet te reflektonte nga dy fjali te zotit Maksim Shuli:
Ne kemi qene bashke deputete ne nje legjislature dhe ti vazhdove te ishe deputet dhe disa legjislatura te tjera,jo se ishe me i afte se une por se dije te luaje me konjukturat e kohes.Une u hodha edhe ne rruge ndonse isha me titull e grade shkencore,kurse ti e morre graden shkencore kur u bere minister.
Ja pra, paska dhe shume te tjere, me te afte dhe me te ndershem se zoti Malaj,qe nuk i qepen karriges dhe nuk i sigurojne privilegje vehtes,Jane te gatshem te tillet, te sakrifikojne per familjen, por jo te ndikojne negativisht, ne luften per shporjen e se keqes me emrin Sali Berisha.
Është mëkat që PS antarë të tillë ti lërë rugëve zoti Maksi ju përshëndespër së largu vërtet vendit i duhen njërz të tillë
Maksi eshte si kokrra e molles ne Tirane dhe jo ne kurbet ,por mashtron qe thote jame rrugeve ,maksi qe ta kuptoshe sa mbresa ke lene ne elektorat dil nga Libofsha ku ishe deputet 1997-2001 se ta thone Ata ,I mashtrove dhe svajte ti shikoje me si beri Fino me Divjaken .Ti qe e quan veten me grada na thuaj si tu prishe endrra per te vjedhur ALBPETROLIN
janaq ke te drejte maksi ishte askush ne libofshe por po mundohet ta mare rama me sy te mire per nje cik drejtorllek .hiqini te gjithe keta shushunja more mekat per popullin
Erdhi koha te rilindin edhe keto monstrat e vjetra komuniste, mendojne se i erdhi dita por te shohim a do ti lere Amerika e EU, sepse keta kelyshet e komunizmit e kane “dashur” shume Imperializmin Amerikan dhe Europen kapitaliste. Deri tani SHBA i ka lene ne opozite, te shohim me tutje…
Z. SHuli!
Nuk mund te kuptoj se si merrni guximin dhe shkruani nje leter te hapur per z Malaj gjas here si Kadareja Blushit , duke i kerkuar atij te jape doreheqjen ne nje garim dinjitoz dhe mbi te gjitha nga nje garim unik ku e verteta do vendoset nga vota e vete popullit te Vlores.
Perse nuk moret guximin ti dergonit nje leter te hapur Edi Rames ku per hire te te mires te popullit Shqiptar dhe per shpetimin e ketij populli sic pretendon dhe Z.Rama beri akoma dhe kualicionin me te vertete pacavur me Meten, ku ti thoni se mosvenja e ARBEN MALAJT ne Vlore do jete me pasoje per PS qe ti prej rrugeve te europes perindimore kaq shume e do dhe i qan hallin asaj partie..!!!
Populizmi qe ju beni sotne, ne ditet tona nuk te ben mire jo vetem si ish i zgjedhur i ketij populli por ule edhe nivelin tuaj pesonal si njeri i gradave dhe i titujve qe ju jeni …..
Te mendosh se duke i kujtuar dikujt se cfare fitime personale ka arritur ai ne saje te politikes eshte jo vetem makabre por deshmon dhe smiren dhe mikroprepjen e nje njeriu qe kerkon te quhet titullar dhe i prekopuar per partine e tij rrugeve te kurbetit,,
Do ishte shume me e sinqerte dhe me rikuroze, qe te njejtat gjera persa i perket fitimeve ekomike te ja thoje dhe z. Rama me zotin Meta dhe pse jo dhe Kokedhimes , apo kujdo tjeter qe sot perpiqen te paraqiten si shpetimtaret e endrrave dhe si rilindointegrues se ardhmes te Shqiperise.
Te nxjeresh mllefin tend personal karshi nje politikani i cili eshte nje nga figurat krijimtare te PS nuk tregon dhemshuri per Partine Socialiste , por tregon dhimbjen e nje njeriu qe deri diku ka kuptuar se ka deshtuar ne ate qe ai kishte qejf ta bente biznes , PRA NE POLITIKE
Prandaj z. Maks kam mendimin me ate pak kapacitet qe kam qe perpara se te shkruaje tek Malaj, duhet te kishe shkruar tek Edi Rama ne fillim per te mire te asaj qe juve ju dhimset kaq shume , pra per PS…
Me deshiren se do reflektosh
Eugeni !!
O zoti Maksim!!! Ju po na thoni me pak fjale qe eshte e rendesishme te vij Rama ne pushtet. Sepse per nje individ me duket po behet gjithe loja. Po ce keni kte fiksim dhe kte hall per te bere Ramen kryeminister??. Po ja dhe erdhi PS ne pushtet. Edhe pastaj??? Pushteti nuk eshte qellim ne vetvete, eshte nje mjet per te bere kte vend sa me te mire. Po cfare me intereson mua si individ kush eshte kryeminister??/ Mua me intereson modeli qe afrojne , inspirimi qe i japin te rinjve , kredibiliteti i liderit. Ktu nuk behet fjale per individ . Kandidimi i Malaj eshte nje beteje parimore. Eshte nje beteje midis profesonalizmit dhe sahanlepirjes per te qene ne lista deputetesh, eshte nje beteje midis vlerave dhe antivlerave qe perfaqesojne partite klienteliste. eshte nje beteje midis Shqiperise europiane dhe asaj pronviciale. MAKSIM JETOJME NE NJE SHTET TERESISHT TE KONTROLLUAR NGA DY INDIVID. NESE JUVE JU PELQEN KY MODEL, DAKORT!. TA GEZONI!! Edrejta e cdo personi per ti sherbyer popullit te vet eshte nje e drejte e shenjte. Malaj ke mbeshtetjen time te padiskutushme!! Mbeshtetje per nje profesionist , intelektual dhe nje politikan model. Suksese!!!
Veprimin e z. Malaj duhet ta ndjekin te gjithe intelektualet shqiptare. Edi Rama eshte kthyer “Gjeneral i ushtrise se vdekur”.
Pake vendosur qe kesaj here te mos ja japesh voten Patozit por Benkes
mer shembull ARBEN nga ai qe po te flet si socialist pamvarsisht se e kane hedhur
poshte
je akoma per tu respektuar se s bere si KAKACI
PROBLEMI O ERVIS nuk eshte RAMA SE S BENE KRYEMINISTER
POR SE S BENE LARGIMI i BERISHES
zoti shuli ka shume te drejte ne fjalet qe thote.pse mendoni qe ai do qe te kthehet rama ne pushtet,apo se keshtu ju pelqen juve te thoni,perderisa ai jeton jashte as nuk i interson rama pore fitorja e te majtes sepse kjo eshte menyra e vetme per te larguar kete qeveri te korruptuar. respekte zoti shuli megjithese nuk te njoh fare ,bravo .
– komisari : “Cfar mer me vete shuli?”……
– Bilushi: C,te doje vete…..
………………….
– komisari: “Mer fishekun dhe e shpije ne folene e……”
– Bilushi : “…Ne folene e Partise, shoisar….”
SHKURT, KA FOLUR MAKSIM SHULI, POR MENDIMIN E KA TË GJATË DHE TË THELLË. MË MIRË SE KUSHDO E KUPTON VETËM ARBEN MALAJ. A MUND TË ZBRESI ARBENI NGA KY KALË KU KA HIPUR ? PO, MUND TË ZBRESI, POR JO PA LEJEN E SKILES SË VJETËR QË FLE NË ÇDO KOTEC PA ASNJË PROBLEM, FATOS TH. NANO. MENDOJ SE NANO-MALAJ DO RRUGËTOJNË ME KËMBËNGULJE DREJT RRUGËS QË TË SHPIE NË SHTRATIN E TË KEQES MË TË MADHE QË NA KA ZËNË PREJ FYTI, SALI R. BERISHA. KJO ËSHTË RRUGA E MILIONAVE TË ZHVATURA NGA XHEPI I NJË POPULLI TË TËRË QË PO FLET ME VETE.
Tani ka ardhur ariu nga Austria per revanshin. Ben vaki dhe Rama humb zgjedhjet, do humbi edhe vendin si kryetar partie, del se Malaj ( Nano pas tij ) kishte te drejte dhe do argumentohet ajo qe flitet kudo qe Rama nuk fiton kurre kundra Sales. Nano u hakmorr per ate qe i beri Edi.
Po benin nuk e voton as llakatundi…Kredibilitetin i a dha PS ja. Nuk i ben as edhe 300 vota ne Vlore, Delvine dhe Sarande. Po pse i ben dem?
Eshte i vogel ne shpirt, si nje maroç tepelene…
Duket integriteti i munguar i atyre qe i turren M.Shulit qe i shkruan kolegut te tij te terhiqetTe gjithe kane te drejte te mendojne si te duan vete per maredheniet Malaj-Rama brenda PS, ndersa Shuli u dashka te mendoje si te duan te tjeret.Nje paradigme e trasheguar prej se shkuares qe sundon me tere forcen e saj te sotmen e mardhenieve tona krejt te shprishura komunikative. Partite tona jane te viktimizuara nga njera ane prej “kryetarizimit” brenda dhe jashte statutor te kultit te drejtuesit dhe nga ana tjeter prej individualizmit te disa prej atyre qe kontributet dhe vlerat e veta i shohin permbi ato kolektive duke u vetekonsideruar se fryma e tyre mban gjalle partine, popullin dhe atedhene.Kete e kemi pare sa here Islami dhe Malaj kane folur per veten nuk kane vene ne dukje kontributet por vlerat e tyre, nje koncept me i gjere i sofistifikimit te vetes si tipar i gjalleruar gjate feudo-komunisto-demokracise sone. Kete e pame ne letren e Cekes, qe e konsideronte veshin e te birit si ” veshin e historise”.Nese eshte nje shtremberim i ndreqshem nga anetaresia kryetarizimi i partise prej individeve te zgjedhur, eshte nje deformim i pandreqshem nga xhelozia kryetarizimi i partise prej individeve te perkedhelur.U kthyen ne epitete humoristike disa nga beneficet historike te keqperdorura te Nanos, sikurse do t’i kthehen ne te njejtin kontekst edhe Rames.Si te tilla duken po aqe humoristike,ne mos karagjoze, vlerat autosugjestionuese te Islamit e Malos, qe mbajne gjalle partine ku militojne dhe me gjere demokracine ne sherbim te popullit dhe atedheut.Pikerisht nje butafori e tille i ben qeshrake, si asgjekund tjeter ne bote,disa njerez me nje korpus dijesh mendjelehtesisht te shperdoruara prej egoizmave dhe xhelozive te shfrenuara.
kush voton Malaj ka votuar Berishen dhe eshte plehre
Zoti Shuli,e keni mbivleresuar ben-piramiden me kete leter te hapur.
Une uroj tavazhdoje kete kandidim dalzotsash te nano-kurves,ne menyre qe te mos imbetet asnje shans per te,(si ne keto tete vjet) se veni gure,ferra e zjarr ndene kembet e se majtes reale.Dota shikojme te tere shkermoqjen e bufonit malaj,qe e gjelliti deri ne kocke PS-ne dhe Popullin Opozitar.TUNG.
Arben mala ishte kolone e peste fatos nanos e meqe nuk i shkoi ta merrte nga brenda te pakten ta demtoie mga jashte KJo vereteophet se menjehere u vete emerua keshilltar i tij Tosja . viktor hoti
Arben Malaj eshte fituesi bdhe lodhuni kot se koti me aludime te vjetra te strelodhura teresisht absurde. Fitoreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee MAlaaaaaaaaaaaaaaaaaaajjjjjjjjjjjjjjjjjj
Habitem si nuk e merr guximin ti tregojn vleren me te madhe qe ka Malaj.Malaj ishte ideatori I firmave piramidale dhe ishte edhe vete drejtues.Dihet se nga firmat qe organizuen te majtit erdhen ne pushtet me ndihmen e bandave si Zani Caushi etj bile kishte edhe femra sic ishte Luiza Hoxha e cilla pasi e cau ne sopat efektivin e policis se shtetit oficerin Leke Qokaj, I nxori zemren dhe tha kshtu do ja bejm demokratve.Per ket merit ajo u be profekte e Vlores.Ju lutem ta kundershtoj ndonjeri ate qe shkrova se ajo nuk eshte bere e mfeshehur po ne mes publikut.
E kundershtojj une ore mark.uk qe kam qene dhe jam vlonjat ; ti ku ishe ate kohe ?
Qytetari nga Maksim Shuli ku i Arbenit i thote: ESHTE NJE CMENDURI E MADHE TE DUASH TE JESH I MENCUR APO I ZGJUAR ME CDO KUSHT….
Gjithçka bëhet tani në PS me emrin e Arben Malajt ka emrin dhe bekimin e Fatos Nanos. Gjithë artileria e djathtë elektorale në mbrojtje, gjoja parimore, të Arben Malajt dhe Katriot Islamit furnizohet me municion luftarak dhe lëndë helmuese luftarake nga Fatos Nano.
Une mendoj se Arben Malaj do te marre vota edhe nga socialist edhe nga demokratet…..Po,ne se ai del deputet, kujt do ti sherbej..Beni……..fal vota Berisha xhaba
Malaj te gjithe socialistet e dine se je kunder Ps, do te votojne vetem zerat kunder…vota e tyre eshte pro berishiane.
Dhe i vdekur Nano gjithmone thosha ka lene litarin jashte varit, por kujtoja se mos kisha pare ndonje ender te keqe .Sa vjen dhe kthjellohem dhe kujtoj emrat qe ne ate grumbull krimbash qe dilnin nga vari ishin: Kaçi Beni,…..etj nuk po e rendoj me,kjo per arsye elektorale.I takon Edi Rames qe pas fitores karshi ketij regjimi ti pastroje sepse do ti prishin gjithe punen.
Vota per Malaj eshte vota per Berishen, keshtu e nisi edhe Kastrioti qe ne keto momente eshte kshilletari i tije per te maksimizuar zerin kunder.Kaçi – Malaj qifti i Nanos kunder Rames e PS.Komentuesit ne emer te Malajt per vazhdim jane demokrate dhe kundershtare te opozites, nje gje te tille e kupton edhe lopa.
Arben Malaj eshte nje deputet i Vlores per disa mandate dhe jo vetem kaq por nje nga personalitetet ne PS dhe specialist i finances. E drejta qytetare per te kandiduar si deputet i pavarur duhet respektuar per aq kohe sa atij ju mbyllen rruget ne partine qe sherbeu prej shume vitesh. Shikoni ju lutem listen e PS tani : dy greke ( Vangjel Dule dhe Andrea Marto qe jane te sigurte) , dhe dy filogreke ( Kokedhima-Rama). Kane harruar te vendosin ne liste vetem Vasil Bollanon.
Letra e ketij eshte nje leksion nenshtrimi. Forca,te gjithe te nenshtrohemi! Ulni koken ne emer te mosdemtimit te interesave madhore te ketij kombi qe perfaqesohen nga rama e berisha. PS-ja eshte me e madhe, me e zgjuar se Malaj, rama etj qe te mbijetoje asaj I duhet ti pertype keto fenomene,si ata qe zemerohen ashtu edhe ata qe kerkojne te behen neodiktatoret e saj.
Te votosh Arben Malajn do te thote te te votosh Salun e Vicitolit.Ne socialistet nuk votojme Ramen por Partine Socialiste,votojme permbysjen e sistemit autokratik qe ka vendosur Sali Berisha,votojme bashkimin e shqiptareve dhe jo percarjen ku na ka katandisur Saliu,votojme ndryshimin e vertete drejt mireqenies .Rben Malaj ka kontribuar ne Partin Socialiste por kohet e fundit ka rene ne preherin e Fatos Nanos,atij qe i hapi rrugen ketij pushteti dhe kesaj qeverisjeje qe po na mer frymen.Arben Malaj nukeshte shume large nga Kastriot Islami qe duke qene se i ka shteruar mendesia e shkencetarit vajti dhe u ul ne preherin e ngrohte te Sali Berishes .Po te kishte mencuri dilte nga politika dhe merej me pune shkencore.
Arben je mbeshtetur vetem nga Fatosi publikisht i cili eshte deklaruar se nuk e do me PS ecila e respektoi edhe kur Sala e futi ne burg dhe ti e beson atese eshte i ndershem.Gabim i madhe.Ti nqs e do PS zgjidhe veten me PS dhe jo me te perjashtuarit.Ti nqs e do PS deklaro doreheqjen se kjodo te beje akoma me te respektushem.Ti nqs e do PS puno edhe i pa qene ne listen per deputet.Karakteri i semure ty nuk te nderon por na turperon edhe neve qe te njofim pek se me shume te njef Ky shoku yt ish deputet Maksim ku ka kurajo dhe te degon kete leter te hapur.Nqs je i paster trego me argumenta bindese kundershtimet e tuaBeje faqe te gjitheve biografine tende se bashku me autokritiken per te miren e vetes dhe te Partis qe te ka mbajtut deri me sot ne gjirin e saj me detyra te rendesishme politike dhe qeveritare mos e shperdoro besimin .Ki besim tek Rilindja dhe Edi Rama me pune verteto qe e meriton te jesh anetar i ndershem i PS.
z.Malaj besoje se do te ndryshoje qendrim!
Sai perkete zotesis profesionale,tashma ka ekonomiste te shkelqyer ne cdo vende te Shqiperis.
z.Malaj po te merret me Fatos Nanon tashma i degraduar politikishte dhe moralishte,eshte mekat.
Partia socialiste te dha emer,te dha pushtet zoteri Malaj,mose kerko te fluturosh pa helika se do perplasesh,perplasja te damton ty!
I ke te gjitha mundesit te jesh prane partis ku ti ke marre shume merita,po ashtu ke dhane kontribute,ato jane te perbashketa.Uroje dhe shpresoje te gjesh veteveten per hire te se mires.
Nuk e di se pse e kisha kaluar kete faqe, apo kete shkrim pa e lexuar. Ndoshta se kete Maksim Shulin nuk e kam lexuar here tjeter, ndonese si ish deputet e mbaj mend mire. Nje leter intersante shoqerore do te thoja, ndonese publike, Dhe shume mire ka bere per mendimin tim. Eshte nje kerkese me se e drejte dhe mese morale, qe zoti Malaj me ne fund t’i therrase koshiences se tij politike, nese ka diçka te tille dhe neqoftese nuk po luan me nje lloj topi ne favor te kundershtareve politike te deklaruar, si dhe ata te tre biçimsezet, por ky e ka lyer me ngjyre tjeter topin. Une jam dakort me mendimin e pjeses dermuese te komentuesve ketu, por dhe te popullit opozitar, se kandidimi i Malajt si deputet i pavarur, do te thote trafik votash nga e majta ne te djathte, do te thote kontribut per te mbajtur ne kembe kete Dinosaur qe jeton grahmat e fundit te jetes se tij politike. E perforcoj kete gjykim edhe me faktin se ka marre prane si “udherrefyes” ne mekati e tij politik, nje prej sharlataneve politik qe vetquhet lider historik i te majtes, pijanecin, bixhozçiun dhe nder kundershtaret e te majtes, Fatos Nano, sekserin e votave te majta ne favor te padronit te tij, Berisha. Malajn, te mos e genjeje mendja dhe ata sejmene qe mban nga pas, se do te marre mandat ne Vlore! Nuk i jep mandat Vlora nje njeriu cinik dhe nje pazarxhiu ne dem te interesave te saj. Arben Malaj, eshte nje ekonomist me kontribute, por, nuk duhet te haroje se pavarsisht atyre, (po te kemi parasysh doktorin e zemres), ky popull te ve samarin kur i kthen shpinen. Po, po, se kur ti zgjedh per interesa vetiake, per ego dhe kapriçio, nje rruge qe synon demtimin e misionit te popullit opozitar, ai jo qe nuk te jep vote, por nuk do te kaloje shume kohe kur te vari teneqene. Zgjedhjet legjislative,nuk jane firma piramidale, qe te zgjedhesh se ku te del me shume. Askush nuk duhet te hap lojen e dregzes, se dihet ç’ndodh kur ngacmohet dregeza. Shenjtore nuk ka pse hiqen, veçanerisht ata qe nisen kete udhe me duar ne xhepa dhe jane bere si boset apo sheiket e vendeve arabe.
sinan hibro:Ju mund te keni qene edhe pjesmarres ne ato krime qe u bene ne Vlore,po ka edhe te tjere qe kan ndodhur dhe I kan pare,ndoshta I keni pare edhe te filmuara.
komedia perfundoi, vota u shit nga 20 deri ne 100 mije leke, te shohim si do perfundoi drama e melodrama per shqiptaret. Z. Malaj mire qe e pe vete se sa mirenjohes jane socialistet qe ke perfaqesuar prej kaq vitesh
.