Mitingu i djeshëm i PD-së, ishte ndoshta shfaqja dhe përdorimi më qesharak që një forcë politike mund t’ju bëjë përkrahëseve të saj. Herë-herë, i ngjante një grumbulli njerëzish në lëmin e ndonjë katundi të humbur diku, kur i pari i katundit, i rënë nga vakti, thuajse vajtonte kohën kur ishte i pari, pa mundur të ngjallte asnjë shpresë se ai sërish do të bëhej “i parë”. Herë-herë, dukej se e gjitha kjo, nuk ishte gjë tjetër veçse një rit që ata duhet ta bënin, “duhet ta hiqnin qafe”, madje dhe në tonin e zërit të folësit, lihej të nënkuptohej lutja e tij që të grumbulluarit, të mos mërziteshin se dhe pak çaste e kjo bezdi do mbaronte. Herë-herë, e gjitha, kjo, nuk i ngjasonte fare një mitingu, por një grumbulli njerëzish që furgonat, apo autobusët, rastësisht i kishin lënë në një stacion dhe ata prisnin me pa durim të niseshin për të ikur nga kishin ardhur.
Mitingu i djeshëm, i cili do të ishte i denjë të zhvillohej pranë ndonjë katundi me probleme për drogën, ishte shfaqja më e dëshpëruar dhe më me pak shpresëndjellëse që opozita ka dhënë deri më sot. Ky është shqetësimi më i madh, jo vetëm për këtë forcë politike, por dhe për zhvillimet demokratike në vendin tonë. Edhe në imagjinatën më optimiste të ithtarëve të PD-së, ai ishte një zhgënjim total dhe çdo përpjekje për të gjetur ndonjë risi, do të ishte krejt e kotë. Nëse duhet folur për ndonjë “risi”, apo më saktë skuthllëk të këtij mitingu, ishte pikërisht një grevë urie që zhvillohet “jashtë dijenisë” së PD-së, por në kuadrin e parapërgatitjeve të këtij mitingu, nuk ka asnjë dyshim se syri dhe vëmendja e kësaj force politike ka qenë çadra. Në distancë, ajo ka qenë shpresa e vërtetë e tyre, ndërsa hashashi (si hashashi), ishte thjesht tym për të fshehur qëllimin e vërtetë. Pikërisht tek çadra, ishte drejtuar jo vetëm vëmendja e PD-s, por edhe përdhosja, ndaj një grupi njerëzish, të cilët mund t’i kenë hallet e tyre të pa paragjykueshme. Askush nuk mund t’i gjykojë ata, deri në çastin kur janë në të drejtën e tyre për të kërkuar atë që shohim të arsyeshme, por kur ata bëhen pre, jo e bukës, por e etjes për pushtet të një force politike edhe ata, duhen parë politikisht. Ata ja kanë hequr vetes të drejtën e justifikimit me “bukën e gojës” që në çastin kur kjo “bukë goje” u kthye në imazh karrigeje, ku kërkojnë të ulen të ndenjurat e deputetëve që u ka ikur pushteti.
Që nga çasti që ata hynë aty, duken sikur janë kapur në kurth, jo nga buka a gojës e fëmijëve të tyre, por nga karrigia ku do ulen qeveritarë të ardhshëm. Ata e kanë humbur të drejtën e ruajtjes së integritetit të tyre, që në çastin kur tek hyrja e çadrës së tyre, tufa deputetësh, thuajse mallëngjehen, ndërsa shohin këtë “kasaphanë” që është bërë me atë duzinë njerëzish. Që nga çasti që ata, duket sikur janë duke i dhënë llogari një force politike që u troketë në derë, ata nuk janë të lirë në zgjedhjen e tyre, por thjesht e gjitha duket si një detyrim ndaj kësaj force politike. Ata e kanë humbur të drejtën e nëpunësit të pavarur nga politika, që në çastin kur politikanët e ngazëllyer, thuajse ishin në garë që t’i pajisnin me krevate dhe gati ishin në garë me njëri tjetrin që t’u shtronin shtratin, si të ishin duke u thënë se vërtet duhet të flini ca net këtu, por ne do ua shpërblejmë këtë që po bëni.
Që në çastin kur tek hyrja e çadrës u shfaqën ca politikanë me krevate në duar, ata duhet të kuptojnë se figurativisht, ai “kujdes”, ishte nënshtrimi dhe përdhosja e dinjitetit të tyre. Ata e kanë humbur të drejtën e tyre, për të qenë të besueshëm, që në çastin kur të drejtën e tyre e kërkuan, jo thjesht politikisht, por më tepër tek një forcë politike që ka përdhosur sa e sa fate njerëzish, në formën më të pa drejtë të mundshme dhe asgjë nuk fillon me ta. E duke qenë se ajo duzinë njerëzish në çadër, ndoshta është lodhur ngushtësia e çadrës, po ju tregoj një ndodhi qesharake.
Unë jam i zbuar përdhunësisht nga puna, po nuk është kjo që dua t’ju tregojë. “Sulltani” që kishim në krye, bëri çfarë ishte e mundur që të na gjente cene. Kjo qe një punë e mundimshme për të. Madje për më shumë se një vit, brenda zyrës krijoi dy administrata, po zyra ishte fare e vogël dhe ne, të dyfishuar, mundoheshim të ndanim dhe pllakat e zyrës, ku do të qëndronte njëri e ku tjetri, sepse aq ishte zyra e në fund të fundit edhe ata që rrinin gati për t’u ulur, nuk është se kishin ndonjë faj. Thonë se kjo ishte metoda më e re që aplikohej në katundin tonë të madh, ku dy administrata rrinin përballë njëra-tjetrës, si të donin të na thoshin me ligësi, se e keqja nuk ju vjen prej “sulltanit”, por prej atyre që rrinë në pritje.
Por “sulltani” si sulltan që është, natyrisht nuk do zgjaste shumë dhe firmosi fermanin që ne të zboheshim dhe pikërisht këtu, filloi ana komike që do ma lehtësonte mua, zbimin. Tek karrigia ime, do ulej një tip, natyrisht i pa faj, i cili sa kohë ishim bashkë, asnjëherë nuk më thirri me emrin tim, madje më thërriste me ca emra pa kuptim. Kur e pyeta pse e bënte këtë, ai tipi më tha se ishte “intelektual” një jetë të tërë, por kurrë nuk e kishte dëgjuar një emër, si emri im. Natyrisht kjo ndodhi ma “lumturoi” ikjen. Unë ika si gjithë të tjerët, ika duke pasur dhe diçka më shumë se ata, dhe natyrisht i qetë, se tek ajo karrige do ulej një intelektual, i cili e filloi punën duke mësuar një gjë të re. Tani që gjërat kanë ndryshuar, mos mendoni se unë dua ta shikoj rrugëve, apo tek çadra juaj, në mbrojtje “të bukës së gojës”, atë intelektual. Jo absolutisht, jo!
Ai le të vazhdojë të rrijë tek karrigia ku u ulë, se në fund të fundit, e mësoi një gjë të re, por as nuk dua t’ju them, se ndoshta edhe dikush nga ju, mund ta ketë marrë vendin e punës kështu. Ajo që doja t’ju thosha juve që keni dalë aty “për bukën e gojës,” është fakti se duhet të jeni më dinjitozë. Dhe që të bëheni më të besueshëm, tek tabela në hyrje të çadrës, ku keni shkruar: “Na ktheni në punë”, a nuk do të ishte më mirë të shkruani: “Ne kërkojmë që të vijë në pushtet PD-ja. Rroftë Berisha!” Ky do të ishte një qëndrim shumë dinjitoz nga ana juaj.
Në fund, a nuk do të ishte më mirë që edhe kryetari i PD-sa, ndërsa hodhi shikimin, ashtu si kalimthi, nga çadra juaj, t’ju linte të kuptonit se mitingu mbaroi dhe tani duhet të ikni, ashtu siç beri me pjesëmarrësit në miting!? Ky do të ishte një veprimi sinqertë i tij, i cili do t’ju kthente dinjitetin që duket se jua kanë marrë peng.

Isha i bindur plotesisht , se vetem nje sokrat , mund ti dilte ne mbrojtje Edushkes ! Vetem se , ky Sokrati ” harroi ” te shkruante nje leter te hapur si kjo , edhe per grevistet mjerane e pabuksa te PS , qe per tre jave bllokuan bulevardin , ku sa per ilustrim po i kujtoj deputetin e ” varfer ” Fatmir Xhafa , kompania e te cilit , ashtu si rastesisht fitonte te gjitha tenderat per arredimin e ndertesave te Kryeministrise dhe gjithe ministrive , packa se ky vete , njekohesisht kryente funksionin e Sek. te Pergj . te KM , si meritokrat per tufen me karafila te kuq , qe i conte Komandantit ne Tribunen e 1 Majit dhe per meriten tjeter si vella I nje trafikanti te madh droge , qe ende dergjet burgjeve te Italise , ku ndodhet I denuar me 18 vite burg. Ne fund po i kujtoj ketij Sokratit ( qe i duket vehtja si Sokrati i madh i antikitetit helen ) edhe ” varfanjaken ” tjeter , Elsa Lilen te “persekutuar ” nga Berisha , qe e “denoi” me Cmim te pare ne Festival , dhe i dha mundesine te studioje ne Itali , ku iu krijua shansi per pjesemarrje ne San Remo , prej nga ku erdhi , per te hyre ne greven e urise , per te sjelle ne pushtet ata qe i vrane te emen , greve ne te cilen , iu krijua dhe rasti i arte , te mbetej vetem pak me barre !!!
Ooooo RADOM…… Ke ngaterru Koh dhe Sistem ti plako, BERISHA e dergoi ne Itali E.Lilen…… O plako ne Itali shkonte Kushdo pas 90tes, mjafton qe te ishte e afte te Studionte ose te kishe ca para per Gomone, kupton a Jo plako, Ti vazhdoke si me E.Hoxhen dhe sistemin Komunist ku percaktonin ata kush Dilte e kush Jo nga Shqiperi. Ky SOKRATI nuk PRETENDON se eshte ai Helen thjesht tregon dhe Arsyeton me te Drejte ate qe po ndodh. Kush ka sy ta shoh kush ka mendje ta mendoj, kush ska le ta haje Lopa qe ha vetem bar
O radom o palle lexoje shkrimin dhe em pas shkruaj…mos fol pa e lexuar. zotria thote qe e kane hequr ne pune demokratet dhe nuk ka ndjekur greven po rrugen ligjore dhe ka fituar te gjitha proceset gjyqesore.. pse je kaq palaco me kete koment dhe tregon qe i lepine b sales se ska kuptim tjeter. ata njerez atje ne greve jane disa fatkeq qe po i perdor politika. me greve nuk zgjidhet asgje, eshte thjesht nej sakrifice nga deshperimi. luli dhe te tjere nese duan te ruajne demokratet te futen vet ne greve. hajt tung e te fala satome me qe ke shkruaj me emrin arber radomi
Po pse more Agron qenka palaco ai qe e mendon ndryshe nga ti? Perse ky totalitarizem ne perqasjen ndaj mendimit te tjetrit? Perse nuk merr ne konsiderate qe “palacoja” mund te jesh ti?. Te duket e pamundur?
Autori ne stilin ” a doni me per Belulin” pasi shkruan:
“Unë jam i zbuar përdhunësisht nga puna, po nuk është kjo që dua t’ju tregojë”
vazhdon te tregoje fill e per pe se si ndodhi debimi i tij nga puna.
Tani qe iku nje sulltan dhe erdhi nje tjeter, padrejtesia po perseritet dhe bukur e pershkruan Arber Radomi me siper hipokrizine e autorit.
Kur do te dalim nga kjo “masaker” e nepunesve publike , pre e qokave te politikes?
Ndersa ketu ne faqet e Dites lexoj komente plot urrejte ndaj te larguarve nga puna, une nuk do te doja qe te kishte me greva urie per ceshtjen e punes pavaresisht nga cila force politike vjen ne fuqi. Perndryshe cdo here qe ka rotacion masakra me vendet e punes do te perseritet si nje lufte e perjetshme midis dy armatash rivale.
Cfare ke kuptuar o Agron pas leximit te “letres se hapur” alla komuniste te ketij Sokratit qe kujton se me kete emer eshte qendra e botes ?
Ai pu ju thote grevisteve qe merni shembull nga une qe e ndoqa punen ne ruge ligjore. Ka shkuar ky zoteria qe ti pyese grevistet se si kane vepruar edhe ata para se te futeshin ne greve urie ?
Nga deklaratat e tyre del se gjykatat ju kane dhene te drejte, por eshte qeveria Rama qe nuk pyet per asnje lloj gjykate, as edhe per Gjykaten kushtetuese.
Nuk jane futur ata ne greve urie duke lene femijte pa prinder, qe te vije ne pushtet Sali Berisha, por per tu rikthyer ne punen e tyre qe mbrohet me ligjet e nje shteti demokratik.
Nuk mund te hiqet asnje paralele midis greves se urise se deputeteve socialiste, shumica milionere e qe mernin pagen e deputetit qe bllokuan bulevardin e Tiranes me motivin e hapur te ike Berisha e te vije Rama ne karrigen e kryeministrit, me greven e urise se ketyre njerezve hallexhij te papune..
Mandej ku e gjen te drejten ti Agron qe me gjuhe te ndyre rugacesh te ofendosh te tjeret qe nuk kane nivelin tend primitiv ?
Nuk me intereson fare se cduan ata qe ajne futur atje sepse menyra si jane futur tregon qe jane vegla te sali carit. letra e zotrise eshte e drejte dhe duke qene e tille tregon dhe per hallin e tij qe ka fituar gjyqin dhe nuk rifillon dot. nje nga ata grevistet aty kishte shkuar ne gjykate dhe kishte humbur gjyqin. po te duash e gjen te dita dje bashke me faksimile. po ta lexosh sokratin me vemendje do kuptosh qe ai nuk e ka fare me grevistet te cilet qe ne krye te heres i quan hallexhi. po me ata qe e perdorin greven per perfitim politik. sa per fjalorin po ta them ketu hapur ne faqe te botes qe mos na caj trapin edhe ti se e keni mbushur kupen duke i pire gjakun ketij populli…klm
Urime sokrat per shkrimin. u futa te tema qe e pashe nje permblehdje po tani qe e lexova te gjithin e kuptova shume mire. pene brilante
– “Nga deklaratat e tyre del se gjykatat ju kane dhene te drejte…”
Nuk eshte e vertete, i kane humbur ankesat e tyre ne shkallen e pare. Mos u mjafto me vetdeklaratat e analfabeteve.
– “Nuk jane futur ata ne greve urie duke lene femijte pa prinder, qe te vije ne pushtet Sali Berisha, por per tu rikthyer ne punen e tyre qe mbrohet me ligjet e nje shteti demokratik.”
E pame ate “Nafijen” tuaj te PeDe-se. Nuk donte pune me 1000 euro ne muaj, ajo thjesht donte edhe nje here Salukun ne pushtet.
Meqe qenke shume i zoti ne analize, na analizo pak ato mijera largime qe beri Saluku yt. Apo per keto, nuk ke koment?!
Me pelqen shkrimi Sokrat sepse tregon qe si ty ka shume qe jane heq nga puna… madje socialstet po tregohen dhiakes dhe nuk po i kthejne se kane friken e statusit.
Pertej perkatesive politike, grevave dhe merive; pas cdo heqje nga puna ka nje tragjedi personale. Cdo person dje/a/sot, ka familje e femije per te ushqyer; menyrat e uleta dhe lehtesia me te cilin hidhen njerezit ne rruge nga Administrata Publike eshte krejtesisht anti-ligjore dhe skandaloze.
Kur ke shume vrima te arnosh, nuk di c’te besh me pare; rendi/shendetsia/ arsimi/ sistemi elektoral/ ekonomia/ papunesia/ Drejtsia; e keshtu pa fund; por dicka do filluar. Sistem i Nepunesit Civil, duhet kaluar pertej ndikimit politik; ne cdo “koncept madhor” me “NATO. Europe e demagogji provinciale”, ne cdo fjale te saj, bien 10 persona [si autori me siper] te cilet paguajne dy here; 1- me taksat e tyre 2 – me humbje te vendit te punes.
Shteti qeveriset nga politikanet ne nivelet e larta por shteti nuk eshte i Politikes; dhe “vendet e punes” s’jane per militantet partiake. Kjo nderhyrje ne cdo qelize te shtetit, per te perdorur cdo post si shperblim ne vota e politike; eshte nga nga difektet baze te Demokracise Shqiptare. Si e tille, ka uzurpuar dicka qe nuk eshte e Klases Politike, por e te gjithe vendit. Akoma jemi ne fazen Kur Politika dominon shtetin, akoma nuk jua kemi bere te qarte se jane aty te pekohshem. Per kedo qe thote “dhe 8 vjete Edi, apo Sali hajde neser” ta dine se ky mentalitet ka shkaterruar e po shkaterron shtetin dhe vendin. Kur te vije ajo kohe qe Llogaria per Fondet Publike, jepet nga Politikanet tek populli e cdo veprim i tyre kalon nen siten e Ligjit dhe te Opinionit Publik; cdo gje do ndryshoje.
Deri atehere do ngelemi ne nivelin e Politikes te Rruges.
– E veshtire nje zgjidhje per kete situate. Duket qe nga periudha e komunizmit ka ngelur psikologjia qe duhet te punosh ne shtet.Ne ate kohe kur fejoheshin nje cift pyetja e pare ishte emri i dhenderrit e pyetja e dyte ,cfare punon dhenderri.Sot mendoj duhet pyetur -a ka te ardhura dhenderri-
– Me kane treguar qe ne periudhen e Mbreterise Zogut kur behej nje fejese dhe dhenderri ishte nepunes ndonje nga ana e goces edhe ka thene- djale i mire por me nafake te prere, pra ishte me rroge fikse dhe kjo nuk ishte teper pozitive-
-A do arrijme perseri qe puna ne shtet te konsiderohet si nje lloj sherbimi dhe jo cdo kush te pranoje te punoje!…
Ke shume te drejte por ky popull do vetem qyl
veshtire, po. Zakonisht ne zgjidhje, ka kombinim nga lart-e-poshte, ne rastin tone duhet filluar nga Poshte. Keta Lart i kemi pare permbi 25 vjet. Si behet? Qe (1) ata te zmbrapsen e te pergjigjen per gabime/shperdorime (2) Opinioni Publik te fitoje territorin e Humbur?
Duhet menduar dicka, nje gje e vetme, e vetmja gje qe na bashkon te tereve; na interson te gjitheve e prek pa asnje perjashtim cdo aspekt te jetes tone. Ate qe sjell korrupsion e krime; por dhe rregullon jeten shoqerore e private. Le ta mendojme … se cfare eshte!! Kur e ke ne dore, tjetri te kupton se “ke force” ne cdo vend te botes dhe kur se ke….vdes nga uria. Ku ka pyetje me rrenqethese kur nje borxhli te thote: Ku jane PARATE e Mia?! Kush ka pergjigje per kete?!
—
Duke bertitur per Taksat e Parate publike, reduktohet cdo problem tek Financat, pikerisht ato qe na shperdorohen e vidhen; “retorika juaj nuk na duhet, c’po beni me PARANE?” Absolutisht, 100%, s’ka politikan qe nuk thyhet para kesaj. Te gjithe e dine qe ato NUK PO PUNOJNE ME PARATE E TYRE/ Pra jane Parate e dikujt tjeter. Te kujt? Te popullit. pra…Gjithmone kalojne ne mbrojtje. Kur ti Kerkon Faturen – Ai nuk merret dot me 28-29 Nentorin a “furtuna mediash” per “avione e batuta” Vjen nje kohe qe behet si ne boten e civilizuar; ku vertete ka plot abuzime por ka kerkim llogari e denime. Asnje Figure Politike, si rri me prane Shokut te Akuzuar per Vjedhje/Krime Financiare, as militanti me ekstrem nuk perkrah nje parti qe puneson Hajdute!
Per PARANE te gjithe te hedhin poshte, se na ndikon te gjitheve. Pra kjo do bere, e kur Prekin Sherbimin Civil, Op. Publik kalon ne kerkese-llogari te dyanshme (a) cfare po behet me Taksat Tona, (b) mos prekni Nepunesit se ata po i paguajme ne!! Qytetari ve ne fokus Politiken; ata detyrohen te shpjegohen per PARANE, jo “historira e batuta”
Kjo mund te behet fare mire, kur te shihet se ku arritem per 25 vjet; e Politika/Tifozlleku personal ne parti e individe, eshte e demshme per Ne. Politikanet jane te Punesuarit tane. Po prishin/shpenzojne Parate Tona, pse kur koncepti zgjerohet pak, ju [ne] japim ne dore freret dhe rradhen e puneve?! Kush nga ne do lejonte bojaxhiun, mekanikun, juristin; te na tregoje perralla e bile te behet zot ne shtepine tone; te marre parane e mos ta beje punene? Duket thjeshte? Po, ne fund eshte kaq e thjeshte. Zmadho pak modelin, shembulli eshte krejt i njejte.
Behet. Eshte shume e veshtire [koncepti i Parase Publike ne Shq. duket 300x me abstrakt se Paraja e Babes] por s’eshte e pamundur. Te githe Politikanet jane ne ate post per Pushtet e Para. PARAJA eshte Pushtet.
Dhe vjen nje dite kur nje karriere Politike digjet e nje individ perfundon ne burg per “dy bileta avioni” te dhena nga nje individ qe do nga Ministri i rradhes te marre tenderin perkates, me te padrejte.Nepunesit jane aty te qeverisin Fondet e Shtetit, kur ato s’kane mbrotje nga Politika Ditore, Paraja jone vidhet.
Politikanet po e rrjepin Shqiperine – PATURPSISHT.
Shqiptari, rri e veshtron… .
Me kete leter te hapur te shkruar nen frymen e mesimeve largpamese te shokut Edi Rama, shoku Sokrat do te gjeje nje vend pune pellumbash duke filluar nga dita kur shoku Edi do te kthehet nga vizita ne vendin e origjines te LGBT. Dhe shoku Sokrat do te jete shume I lumtur nen kujdesin e partise qe e edukoi me fryme revolucionare.
Do ta konsideroja vertet kete leter te autorit qe ne rastin konkret quhet Sokrat. Si bashkvuajtes dhe viktime njekohesisht e uraganit dhe interesave partiake qe zhvillohet prej vitesh aty ne Shqiperi, me duket se ngre nje problem te qenesishem duke u dale ne mbrojtje njerezve te thjeshte qe jane mbyllur ne ate çader -greve. U del ne mbrojtje dhe i keshillon qe te mos behen pis dhe te mos keqperdoren nga politika ashtu siç eshte bere rendome gjate gjithe viteve te tranzicionit aty. Ne fakt eshte nje mesazh nga ku buron nje respekt e dashuri e pakufishme per viktimat e rradhes qe ne kete rast perdoren si kurban per interesa klienteliste te partive. jam plotesisht dakort me autorin kur u propozon qe ne hyrje te çadres te vendosnin nje tabele ku “u ndalohej gjithe politikaneve ” per ta perdorur ate sublim njerezor politikisht. Duke sjelle edhe rastin e tij te zbythjes nga puna siç e quan ai keshilla dhe fjala prej njeriu behet me e prekshme dhe tej njerzore. ndaj me duket pa vend personalisht nderhyrja e arradhave partiake te kujtdo krahu qofshin kur tentojne te bejne tifo. Madje deri ne fyerje te artikullshkruesve qe ne fund te fundit sekush sjell dhe ben publik nje mendim a gjykim. Kjo lloj menyre nuk eshte aspak demokratike. Liri a e gjithsecilit mbaron pikerisht atje ku fillon liria e tjetrit. Ndaj eshte ligjesi qe te respektojme pozicionin edhe kur nuk na pelqen. Por shoqeria shqiptare eshte ende e emancipuar. nuk eshte liri dhe e drejte e fjalesh qe te ulesh para kompjutrit e te shkruash , te broçkullisesh e te denigrosh cilindo qe ka nje mendim krejt te kundert me ty. C’vishuni nga militantizmi o njerez dhe perkujdesuni te beheni njerez. Cilado shoqeri e emancipuar nuk u pranon. Shpresoj qe kjo te ndodhe.
Me rrespekte
Per shume nga lexuesit dhe komentuesit e ketij shkrimi,per disa qe nuk besoj se nuk e dine por qe bejne sikur nuk e dijne.Ne kohen e pushtetit te PD-se eshte pastruar administrata pothuaj 90%,jane hequr shume specialiste dhe profesioniste-thjesht per ti hapur vendin disa militanteve-shumica e te cileve thjesht moren diploma nga Kristali.Ne cdo institucion shteteror qe nga me I rendesishme e deri tek me I rendomti-u vune drejtora e drejtues nga Tropoja,dhe gjithe farefise I tyre u fut ne pune, pa pyetur fare per njerezit qe hodhen ne rruge,pa menduar fare per familjet e tyre,per bugen e gojes se tyre.Ne nje dite jane shkarkuar 300 veta nga tatimet nga ish drejtoresha Gerta Picari e sa e sa te tjera,pa permendur kete mashtruesin Lulushken qe e pastroi Bashkine e Tiranes kur erdhi kryetar bashkie.N.qseketo njerez kane me te vertete halli e heqjes nga puna ,qe e kane shume njerez sot,natyrisht qe filimisht do te ndiqnin rugen ligjore,por edhe po te vendosin te kalonin ne nje mase ekstreme -kete ta benin per qellimin e tyre(sic vepruan ish te perndjekurit) dhe jo te perdoren nga dyshja kriminale 2 B.Nerkaq greva e ps–qe eshte bere ka qene nje greve me motive politike-(per hapjen e kutive te votimit) dhe nuk ka asnje lloj lidhje me kete greve.Njerez hapni syte ,mos u beni vegla te mafiozeve politike sic jeni bere per 23 vjet,mendoni per veten tuaj.
çdo gje qe perdoret hidhet…..qofte edhe politisht…???
Sic vazhdon gjakmarrja keshtu do te vazhdoje edhe kjo pune, jemi te varfer e primitive……..
Me vjen keq per ata fakire te perdorur nga derrat e kenaqur 2B ,te cilet me te ardhur ne pushtet bene namin me spastrime deri te pastrueset e rojet .Lul Basha para kamerave i terhoqi me dhune nga zyra me ndihmen e atij palacos se policise bashkiake .Ekane harruar valle ajo kryetarkae urise dhe Mesila di palma , Jozecpina e te tjerat qe po qajne se mbeten pa buke militantet e tyre .Pse nuk bene te njejten gje me ne qe nuk priten kaq shume sa te majtet ,por brenda javes me qindra punonjes e n/ punes specialiste.Populli thote ”c’do mbjellesh ,do korresh”
Beni,
Meqe e permende, ajo vajza e terhequr zvarre quhet Anila Cobani dhe eshte anetare e keshillit kombetar te PS (e gjen tek numri 12 i listes) :
http://www.panorama.com.al/2011/11/10/ps-zbardh-listen-e-asamblese-se-re-kombetare/
Sigurisht jane veprime qe nuk nderojne askend por ama te mos thuhet qe ishin “specialiste” te pavarur nga politika.
E perseris sic e kam shkruar edhe me pare: duhet gjetur nje zgjidhje konsensuale perndryshe do te perfundohet ne nje lufte per vende pune midis hallexhinjsh “te dehur” nga propaganda politike.
Duhet nje konsensus i madh per ndertimin e administrates publike n.q.s duam te bejmë shtet. Duhet te largohet politika dhe partite nga perzgjedhjet e administrates? Deri tani keshtu ka ndodhur. Kete thote dhe Sokrati . Kete futje hundesh nga politika demaskon sokrati. E bën bukur analizen dhe perdor menyren ,faktet dhe tekniken e duhur ne artikulimin e mendimeve. Nxjer hundet qe futen në këtë mesele dhe qellimin e vertetë te “hundëve”. Qellimin per t’i berë ata te mjere “koka turku per politiken” , pér energjite e saj negative , krejt te ndryshme nga ato te grevisteve? Sokrati ka arritur të na jape ngjyrat e kesaj tabloje shumica e te cilave duket se ështe peneluar në prapaskenën e politikes partiake të atyre që kanë lënë pushtetin!? Nderime autorit!