ISH KRYEMINISTËR – MOS UA SHTY FITOREN DHE GËZIMIN SHQIPTARËVE…
Kam dëgjuar analistë që hanë në grazhdin tuaj se akoma nuk dihet se cili është fituesi i këtyre zgjedhjeve. Kam dëgjuar edhe zonjën Bregu ditën e votimit (në darkë) se PD-ja ka fituar thellë, por të nesërmen nuk u ndie. Bëri mirë që nuk doli më në ekranet e televizionit se do t’u shkaktonte alergji shqiptarëve, të cilët e shohin si drita e diellit kush është fituesi, bile me rezultat të thellë… e nuk mund ta ndalë askush fitoren plebishitare. Në ekran u shfaq Gerti Bogdani, si për të ndryshuar diçka nga makiazhi i deformuar i lidershipit të PD-së. Nuk e përmendi humbjen e thellë në të gjithë Shqipërinë, në Tiranë, në Njësinë Bashkiake Nr.10, ku është kandidat për deputet. Tha përçart, me zë të mekur se do të fitojmë në finish, pa dhënë asnjë argument bindës. Se si … kuptohet… duke futur duart në zgjedhje, siç bënë, më 2009 dhe 2011, duke futur njerëz të pushtetit për të ndërruar kutitë si në KZAZ-në te shkolla “Bajram Curri”. Edhe Luli jot nuk u ndie pas përfundimit të votimit, bile ai humbi edhe në qendrën e votimit të tij, çfarë vërteton se mandati i tij si kryetar bashkie është i pamerituar dhe i vjedhur. Ju i thatë kryetarit të delegacionit të BE-së, zotit E. Kukan se do të pranoni verdiktin e popullit, por me veprimet që po ndërmerni po ndodh e kundërta. Në mendjen tuaj djallëzore, tinëzare dhe të sëmurë për të patur pushtet të përjetshëm po hartoni skenarin e vjedhjes dhe grabitjes së votave për të përmbysur rezultatin… Me anë të KQZ-së, me policinë, me administratën shtetërore partiake, me kriminelë, të stëvitur e të instruktuar nga ju e nga e gjithë piramida e PD-së. I pret dhe i përcjell me fjalë të ëmbla, me premtime mashtruese të huajt që vëzhgojnë zgjedhjet … pastaj bën batërdinë mbi zgjedhjet. Kështu ke vepruar edhe në 2009, edhe në 2011. Është një skenar i përsëritur dhe tashmë i lexueshëm nga të gjithë shqiptarët.
Ish kryeministër… të paktën bëj një veprim normal tani që je përfundimisht në opozitë dhe karriera jote politike ka përfunduar. Sillu një herë si kolegët tuaj të partive të djathta europiane, tregohu burrë malësie e pranoje humbjen. Mos i dhuno dhe mos i gjakos më tej zgjedhjet. Mos e njollos më tej Shqipërinë. Mos ua shty festën shqiptarëve. Leri të qetë të shijojnë gëzimin e fitores. Mos e blloko procesin e numërimit. Mos mendo skenarë të zinj për natën e zezë e të pabesë… mos ua vraj më aspiratat dhe shpresat shqiptarëve. Boll 22 vjet…
Ik, ik, ik sa më shpejt nga kolltuku i kryeministrit! Nuk i trembe dhe nuk i frikësove shqiptarët, më 21 janar, para 23 qershorit, më 23 qershor … jo më tani që je refuzuar e braktisur totalisht nga qytetarët tuaj. Shumë shpejt do të braktisesh edhe nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e tu, se nuk u jep më poste, prona, pasuri dhe nuk ua mbush xhepat me para. Edhe një herë mos ua shty festën dhe gëzimin shqiptarëve.
Letër e nënshkruar: Dr. Skënder Demaliaj

BRAVOOO Skender
a skendo tani ai si ka mbetur bureri se ai nuk ka patur kure por ajo qe mbase mendon ai ka prere goje po me kete qe po ben ky po lot me durimin tone dhe ky eshte provokim i rende po na duhet te presim se ky njeri eshte i pa parashikuar,,,ky thote ika une pas meje u befte qameti ky nuk e do vendin tone ,,ky eshte nga fshati igruas ajo eshte antishqiptare
Eh, mor psikolog i nderuar! A nuk e njeh ti si psikolog mentalitetin e ketij komunisti 24 (karadesh), vjecar qe shpirtin e jep po koken nuk e ul perpara armiqve? Se te tille quan ai te gjithe ata qe i dalin kunder. Mos shpreso te kerkoje ndjese per zullumet por prit kur te thote se ishte nje fitore e PD sepse u arriten standardet. Namik Hoti ishte psikolog i shkelqyer kur tha: ” Ne maloket, zbresim nga kali vetem kur na vret me plumb”.
DOKTORR TE PERSHENDES PER KET LETER QE I DERGOVE KRIMINELIT
SERBOFIL PO TE ISHTE BABAI I YT GJALL DOT KRENNOHEJ SHUM ME JU:
JU PERSHENDES:
e keni qare kete leter, cdokush, pavaresisht sa i jepet per te shkruar, keshtu e mendon ,urime te gjitheve!
Shoku Dr Skender Bajram Demaliaj e lexova me shume interes shkrimin tuaj. Bravo. Shume I squt si gjithmone. Une I lexoj shkrimet por zakonisht nuk komentoj. Nuk e mbajta veten pasi lexova cfare kishe shkruar ti. Jo nuk kam durim ti hyje gjate. Berisha ndoshta I meriton te gjitha qe thua kujt I plasi. Ne fakt ngaqe ti se pelqeke qeka i mire pasi nuk qenka si ti. – ti ti ti te Kesh surrat te flasesh kur te gjith te njohim, e une personalisht te njoh mire. E te premtoj qe do i nxjerr te gjitha nese e krruan edhe nji here me ndonji Malesor kushdo qoft. Kaq.