Letër kryeministrit mbi TVSH-në e ushqimeve bazë

redaktor

I nderuar z. Kryeministër

Në programin e qeverisë për vitet 2013-2017, paraqitur në Kuvend më 13 shtator 2013, mes të tjerash ju jeni angazhuar të përgjysmoni Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ushqimet jetike të shportës (fq.43), ato që janë bazë e konsumit të përditshëm të qytetarëve që ju keni marrë përsipër të drejtoni, por që minimalisht si fillim, duhet t’ju krijoni mundësinë t’i ushqeni.

Por gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes tuaj, si dhe diskutimit të treguesve të Projekt buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2016, nuk shohim hapa konkretë të qeverisë për të përmbushur këtë pikë të programit, e cila ndër të tjera ishte edhe një nga premtimet tuaja gjatë fushatës elektorale që iu solli në pushtet.

Qeveria ende nuk ka përgtitur dhe paraqitur për miratim dhe votim në Kuvend, projektligjin për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë, nga 20% që është aktualish, të paktën të shkojë në 10%. Qeveria nuk i ka bërë publike arsyet pse i është shmangur angazhimit programor të saj, ndërkohë që reduktimi i TVSH-së për ushqimet bazë, u vjen në ndihmë kryesisht familjeve të varfra dhe atyre me të ardhura të ulta. Për fat të keq, jo vetëm ju, por në të gjitha qeveritë e pas viteve 90-të, nuk është marrë asnjëherë në konsideratë “minimumi jetik” apo “kufiri i varfërisë”.

Sipas INSTAT, numri mesatar i familjeve që marrin ndihmë ekonomike në vitin 2014 arrin në 78.071, me rreth 350-400 mijë anëtarë. Nga llogaritjet del se masa e ndihmës ekonomike është rreth 100 lekë të reja për një familje (jo për person) në muaj! Ky grupim i madh shoqëror, paguan njëlloj si dhe grupet e tjera, një TVSH PREJ 20%.

Masat efektive për nxjerrjen nga situata e vështirë ekonomike e këtyre familjeve, janë hapja e vendeve të reja të punës dhe rritja e pagesës financiare mujore, por ndikimin e vet të tërthortë e jep edhe reduktimi i TVSH-së për ushqimet bazë. Sipas INSTAT, shpenzimet për ushqimet në familjet shqiptare, zënë mesatarisht 44,3 % të shpenzimeve në total, por kuptohet për familjet me ndihmë ekonomike dhe me të ardhura të ulta, ato zënë thuajse 90-100%.

Përgjysmimi i TVSh për ushqimet më jetike të shportës, do të ndikojë sadopak në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të familjeve të varfra dhe me të ardhura të ulta financiare, pasi do rritet konsumi në sasi dhe llojshmëri i ushqimeve.

Përgjysmimi i TVSh për ushqimet më jetike të shportës, do sjellë efekte në rritjen e qarkullimit të mallrave dhe parasë në rrjetin e shitjeve me pakicë, pasi nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë del se konsumi ka ardhur në rënie.

Reduktimi i TVSh për ushqimet më jetike të shportës, do të rrisë kërkesën për më shumë artikuj ushqimorë me origjinë bimore dhe shtazore të vendit, do të ndikojë në zhvillimin e bujqësisë në tërësi dhe të industrisë agro ushqimore si dhe të tregtisë me pakicë në vecanti.

Siç jeni në dijeni, vendet e BE-së aplikohet heqja e plotë dhe reduktimi i TVSH-së për ushqimet bazë dhe për artikuj apo shërbime të tjera që janë të nevojës së parë në jetën e njeriut. Britania e Madhe psh e ka 0% TVSH-në e ushqimeve bazë, Spanja 4%, Hungaria, Kroacia 5%, Franca 5.5 %, Gjermania 7 %, Rumania 9 %, Sllovenia 9.5 për qind, etj. Shqipëria si një vend që aspiron për tu futur në BE, duhet të ndjekë linjën e vendeve me ekonomi tregu të konsoliduar të cilat diferencojnë TVSH-në për ushqimet bazike.

Rritja e konsumit të artikujve ushqimorë do të ndikojë në kompensimin e të ardhurave buxhetore që do të mungojë nga reduktimi i normës së TVSH-së për ushqimet bazë. Megjithatë të dhëna më të sakta do të dalin pas llogaritjeve me treguesit përkatës. Ne shprehim gatishmërinë për të për të gjetur zgjidhje sa më efektive, duke iu sugjeruar gjithashtu që paratë që do i mungojnë buxhetit të shtetit nga ulja e TVSH-së për ushqimet, të kompensohen me rritjen e TVSH-së për produktet e luksit.

Me bindjen se do ta gjeni të vlefshëm propozimin tonë

 

Me respekt, Nikollaq Neranxi

Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë

Share This Article
5 Comments
  • Më vjen keq z.Nërënxi por premtimet e kryem. ishin premtime elektorale dhe ti si ish deputet duhet ta dish që premtimet elektorele nuk bëhen për tu vënë në zbatim por për të vënë bythën në karriken e kryeministrit.Kot je lodhur.

  • I nderuar zoti Neranxi,

    TEORIA EKONOMIKE KAPITALISTE NUK PIN UJE NE SHQYPNINE E RILINDJES KOMUNISTE

    sepse:

    ULJA E TVSH E USHQIMEVE NUK DO TE ULE AUTOMATIKISHT CMIMIN E TYRE NE TREG DHE ASPAK NE RRITJE TE KONSUMIT

    sepse:

    ULJA E TVSH DO TE MBUSHE XHETAT E TREGETAREVE, POR DO TE ZBRAZE ARKEN E SHTETIT

    sepse:

    RRITJA E KONSUMIT LIDHET ME RRITJEN E TE ARDHURAVE DHE RRITJA E TE ARDHURAVE ESHTE E LIDHUR NGUSHTE ME RRITJEN E PRODHIMIT KOMBETAR

    Ato vende qe ke permendur ti e kane nje prodhim kombetar me TVSH te larte qe do te thote me nje sasi te ardhurash te larte edhe per Arken e Shtetit dhe me nje GDP per fryme te mjaftueshme per ndihma sociale. Ne keto vende qe permend ti funksionon me shume a me pak ekonomia e tregut dhe jo e Partise Shtet qe kontrollon cdo gje. Ne Shqypnine enveriste te Rilindjes Socialiste prodhimi kombetar ka mbetur vetem si shprehje propagandistike per qellime elektorale dhe shumica e mallrave eksportohen nga jashte direkt nga Mafia Komuniste me pushtet ose permes firmave te tyre te kamufluara.

    Para Edi Rames edhe zoti Beqja premtoi per arsim falas, per shendetesi falas, per ilace falas dhe per Kthimin e Kohes se Qepes te Enver Hoxhes dhe i mbushi mendjen BOSIT te tij Rilindas qe kjo ishte nje gje e mundeshme dhe reale. Kur gazetaret e pyeten Edi Ramen atehere:

    KU DO T’I GJESH LEKAT?

    Ai, pra Edi Artisti u pergjegj:

    NE DO TE APLIKOJME TAKSEN PROGRESIVE QE DO TE GODASE PASANIKET BARKDERRA DHE DO TE NDIHMOJE PROLETARIATIN BARKTHARE.

    Asnje fjale, asnje program per prodhimin tone kombetar dhe tani ka perfunduar ne pike te hallit sepse ka mbetur pa LEKA dhe nuk po i nxjerr dot nga brimat e miut pasaniket barkderra per t’i tatuar me taksen e tij famoze progresive qe te ushqeje proletaritatin barkthare, por edhe per te vene menjeane ndonje LEK per ditet e zeza.

    prandaj:

    po merr borxhe nga Bota ne panik.

    prandaj:

    Edi Rama e ka nxjerre ministrin e tij Sajmiri te mbledhe fonde nga Mafia e droges dhe e kanabisit

    prandaj:

    Edi Rama e ka mbushur Parlamentin me kriminela vrastare si Frroku dhe vellezerit e tij

    prandaj:

    Edi Rama kerkoi te dislokoje ne Elbasan dhe ne Dajt LHL-te e llahtarshme te Asadit.

    prandaj:

    Edi Rama luan lojen e “Mesalles me dy faqe”. Kur shkon ne Berlin per ndihma ekonomike kerkon falje per krimet e Komunizmit dhe sapo kthehet ne Rinas hedh LEKAT e popullit badiava per te festuar 29 nentorin e ZI te Enver Hoxhes qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne vendin tone.

  • Ti intelektu-HALE ke te drejte qe HA MUT KOT!
    Per kete popull ka qene vetem SOCIALIZMI I ENVER HOXHES,ndersa KAPITALIZMI KA DESHTUAR ME KOHE!!!
    Kemi 25 vjet qe derdellitin me zor per suksese,por kane bere vetem PARE PER VETE!!!
    Shqiperia ka marre fund nje here e pergjithmone!
    Duhet te ngrihet nga varri ENVER HOXHA qe ta shpetoje kete popull nga vdekja e sigurte!!!

    • Aman, hiqe fjalen MUT nga fjalori i enveristit te paedukuar dhe fanatik, se na e shpife fare dhe nuk na le te qete qe te spjegojme se:

      SHQYPNIA NUK E KA NJOHUR KAPITALIZMIN ASNJEHERE PASI ENVER HOXHA MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET TONA

      Pas Luftes se Dyte Boterore ne Shqypni u implementua me radhe sipas radhes:

      SOCIALIZMI JUGOSLLAV I TITOS
      SOCIALIZMI I SOVJETIK I STALINIT
      SOCIALIZMI REVIZIONIST I HRUSHCOVIT
      SOCIALIZMI REVOLUCIONIT KULTUROR TE MAOS
      SOCIALIZMI I VETMISE DHE I TOLLONAVE TE ENVERIT
      SOCIALIZMI I VAZHDUESHMERISE I RAMIZIT

      keshtu deri ne 1991 kur Komunizmi ra kokeposhte ne tere Boten, por jo ne Shqypnine Enveriste qe pas 91-t filloi me:

      SOCIALIZMIN BATAKCI TE FAOS NANOS

      dhe vazhdoi me pas me:

      SOCIALIZMIN TROPOJAN TE SALI BERISHES

      qe tani vazhdon Kauzen e Partise se Punes me:

      SOCIALIZMIN ARTISTIT TE EDI RAMES

      Kapitalizmin e vertete shqyptaret e kane njohur ne Greqi ku shkojne dhe ulin koken dhe punojne si proletariat i vertete duke i thene grekut: “Une nuk jam shqyptar turkofagos, por grek i krishtere.”

      Kapitalizmin e vertete shqyptaret po e njohin nga afer edhe ne Gjermani ku shkojne me lot ne sy dhe i luten pinjolleve te Hitlerit me fjalet: “Ne nuk jemi komuniste bolshevike, por i kemi ne shpirt gjermanet dhe brockullat qe shkruan historia jone kombetare per pushtimin gjerman te Vatanit dhe per clrimin nga komuniste me 29 nentorin jugosllav jane vetem mashtrime nga klasa jone e krimbur politike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *