Letër e nënshkruar
Partizan Cene
E dashur DITA. Nuk është e thjeshtë sot, që t’i kërkosh diçka në dorë qeverisë së re, për arsyen e thjeshtë, se siç e ndjenim, jetonim dhe po e jetojmë përditë, ajo mori një shtet në letër por të çorganizuar dhe të falimentuar totalisht.
Pra si fillim, kuptohet se të gjithë emigrantët kudo ku janë, tregojnë mirëkuptim dhe durim ndaj qeverisë së re të Rilindjes, që në kuptimin më të plotë, emigrantët me të drejtë e quajnë “qeveria e shpresës”!
I nderuar Kryeministër, sigurisht që nuk marr përsipër të shpreh mendimin e të gjithë emigrantëve, por jam i sigurt dhe i bindur edhe nga kontaktet e gjëra që kam pasur me mijëra emigrantë shqiptarë në të gjithë Greqinë dhe pse jo edhe me shumë të tjerë në Itali, se shpreh dhe ndaj me ta shqetësimin e njëjtë: “Emigrantët vazhdojnë të lihen në harresë.”
Nuk dëshiroj të bezdis askënd, dhe sigurisht edhe kryeministrin e vendit tim, prandaj nuk e shikoj të udhës që të bëj një rezyme se sa e si kanë ndihmuar qeveritë e mëparshme emigrantët shqiptarë në Greqi, Itali dhe gjithë Botën, pasi është histori e keqe dhe e dhimbshme për të gjithë emigrantët.
I nderuar Kryeministër!
Premtimet për emigrantët dhe familjet e tyre ishin të tilla, që përputheshin në një shkallë të lartë me hallet dhe problemet e tyre të shumta. Konkretisht, Ju premtuat për një mbështetje të një niveli të lartë të për emigrantët, duke pasur parasysh një dikaster të fuqishëm. Një ministri për Emigracionin dhe Diasporën do të ishte një zgjidhje e mirë dhe hapi i parë për të ndryshuar gjendjen dhe për të rritur besimin tek emigrantët se “qeveria e ka seriozisht”, se do të bëjë diçka për ta!
Kjo Letër Zoti Kryeministër, po dërgohet tashmë jo për të kërkuar llogari, pasi nuk ka ardhur akoma koha e llogarisë, por si KUJTESË, për Ju dhe qeverinë që drejtoni, për Emigracionin dhe për Emigrantët.
Me respekt, Partizan Cene. Kryetar i Forumit të Intelektualëve Emigrantë Shqiptar në Greqi.
Ne vijim te letres tende ,dua ti kujtoj k/ministrit se po shtohet urrejtja nga te larguarit nga puna , asgje nuk po behet sipas premtimeve. ka nje kaos total nuk ka zyra deputetesh ne rrethe. nuk ke kujt ti drejtohesh.nuk di nese taulanti i caktuar nga rama si kordinator ka dieni per kete katrahure.