Letër kryeredaktorit pas botimit të pjesëve nga drafti i Reformës në Drejtësi

redaktor

I nderuar z.Thano

Ju shkruaj lidhur me draftin e reformës në drejtësi, pjesë nga i cili keni botuar në numrin e fundit të Ditës. Më bëri përshtypje trajtimi i përgjithshëm e për rrjedhojë edhe i cekët i problemeve jetike për ecurinë e shoqërisë sonë nga grupi i ekspertëve që kanë punuar me këtë draft.

Më shumë reforma (të paktën kështu si është paraqitur) prek si të thuash anën e jashtme të institucioneve, ndryshimin e organizimit të tyre e aspak atë të funksionimit që lidhet drejtpërsëdrejti me dhënien e drejtësisë.

Flitet për “ekspertizë të lartë”, por gjykatat e paqit nuk janë risi në historinë e Shtetit tonë. Ato kanë funksionuar që në kohën e Zogut, të marra nga Franca etj. Çfarë ekspertize mund ta quash organizimin e KLD në një apo dy dhoma? A nuk do të ishte më mirë të mos kishte fare KLD, një organizëm ky thjesht parazitar e ngrënës fondesh e taksash publike? Si mund të mendohet Kryetari i shtetit, Presidenti i Republikës dhe kryetar i KLD që ka ngritur dorën për largimin e një gjyqtari nga detyra, vendimin e tij ta vërë në diskutim gjykata, qoftë dhe ajo e lartë?

Shihni ju lutem vendimet që ka dhënë kjo e fundit që janë mbi 90% në favor të të larguarve nga detyra. Përmendet se një numër i konsiderueshëm çështjesh do të gjykohen tashmë nga gjykata e apelit. Përmendet unifikimi i vendimeve te Gjykates së Lartë kur kjo i “unifikon” sot e i ndryshon duke i unifikuar përsëri nesër. Ka dhënë dikush llogari për gjithë këtë rrëmujë e padrejtësi që shkakton kjo gjykatë? Asnjë!

Nëse e perceptojmë sistemin e drejtësisë si një ngrehinë, mendja menjëherë të shkon se ndërtimi i saj duhet të fillojë nga themelet. Mirëpo s’është kështu. Ndërtimi i një sistemi institucional duhet të fillojë nga çatia. Të rregullohet puna njëherë në Gjykatën e Lartë sepse më poshtë ndreqet vetvetiu. Ç’i duhet popullit emërtimi Gjykatë e Lartë apo Gjykate Kasacioni? E provuam edhe Kasacionin në fillim të Demokracisë që i korruptuar e filloi e ashtu e mbaroi. Tani reformën duam ta arrijme vetëm nga emri.

Ç’qenka kjo “ekspertizë e lartë” këtu? Po flitet tutje tehu se po synohet të imitohen legjislacione të huaja si ai gjerman etj. kur legjislacioni ynë që në fillimet e tij është mbështetur kryesisht në atë francez e italian, që me përpunimet e përshtatjet qe ju bë nga juristë të mëdhenj të kohës krijoi nje tradite shume te vlefshme në fushën juridike.

Kur e përmend nevojen e futjes per zbatim të asaj pervoje të përgjigjen se i ka hikur koha. Po në Francë, Itali, Belgjikë etj pse nuk i ka ikur koha? Aq më tepër kur çdo ditë mburren se po afrojnë për zbatim legjislacionin europian e në praktikë zbatohen në mënyrën më të shëmtuar ligjet e kohës së socializmit.

Si mund të vendoset një ligj e të detyrohet qytetari që të hollat që përbëjnë çmimin e një kontrate të qarkullojnë nëpërmjet një banke? Rasti mund te jete që dikush i kalon pronën një tjetri si kompensim të një borxhi që i ka marre para shumë vjetësh. Pra nuk ka këtu asnjë lek në qarkullim.

Ose psh për arsye te ndryshme një veprim që në fakt kryhet me kundërshpërblim (dhënie lekësh) (kontratë shitje) palet e lidhin para noterit si dhurim ku nuk përmendet asnje lek e veprimi në kuptim të ligjit është mëse i rregullt. Pra ideja është qe veprimeve ngushtësisht private nuk mund t’u jepet një zgjidhje publike në një nivel kaq të lartë kur gjërat më të rëndomta synohen të ndreqen me anen e një akti kaq suprem siç është ligji.

Mendimi im është që të lihen menjane keto “ekspertiza te larta” e të angazhohen më shumë mediat duke vjele mendime poshtë ku edhe qytetarët e kanë pësuar nga ky sistem.

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Reforme ne DREJTESI KURRE NUK KA PER T’U BERE!!!
    Fjala reforme keto 25 vjet eshte bere sinonim i TALLJES se shtetit ndaj popullit!
    Kush do ta beje reformen?
    Keta qe bene ate PALO REFORMEN E PENSIONEVE???
    Ne se edhe ne DREJTESI kuptohet keshtu REFORMA ME MBALLOMA,MJERE POPULLI SHQIPTAR per keta politikane qe ka!!!
    Te besh reforme ne DREJTESI ne radhe te pare do te thote qe te,
    1-RISHIKOHET I GJITHE LEGJISLACIONI NE FUQI qe eshte bere nje RRUMPALLE qe nuk e merr vesh njeri!!!
    Vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk mbrojne KUSHTETUTEN,ligjet behen ne kundershtim me Kushtetuten dhe kunder njeri tjetrit,VKM-te behen kunder ligjeve dhe gjyqtaret i interpretojne sipas aftesise dhe interesit!!!
    2-Te gjitha vendimet e gjyqtareve duhet te kontrollen nje per nje te gjitha,pavaresisht se ato gjykohen dhe miratohen apo rrezohen nga gjykatat e shkalleve me te larta!!!
    Cdo gjyqtar duhet te kaloje ne VRIME TE GJILPERES dhe te ZHDUKET MITI KRIMINALO I DERI*SOTEM SE ATA JANE……. PERENDIA!!!
    Gjyqtaret qe te vihen nen gjykimin e popullit duhet te zgjidhen me votim nga populli sic behej ne SOCIALIZEM!!!
    Po kete praktike(do thoni ju) nuk e ka bota!
    HAAAAAA!!!
    PO NE CFARE TE MIRA TE BOTES ZBATOJME???
    PO BOTA KETO 25 VJET CFARE TE MIRASH NA KA DHENE,pervec se ka heshtur dhe ka mbeshtetur KRIMET E SALI BERISHES???
    Ja pra se “DIKTATURA” e ENVER HOXHES paska qene shume here me DEMOKRATIKE se SHKERDHATOKRACIA KAPITALISTE!!!
    Te pakten atehere vetem Keshillat e Lagjeve kishin kompetence te te jepnin PUNE DHE SHTEPI,qe sot keto kompetenca nuk i ka as QEVERIA!!!
    -VDEKJE FASHIZMIT!!!
    – LIRI POPULLIT!

    • Nuk ka ligje te keqia! Kush do t’i krijonte dhe aq me teper do t’i lejonte ato? Pra, rrjedhimisht, ka ligje te mira dhe shume te mira. Si i kemi ne, mendoj se ka nga te dy llojet. Por e keqja nuk qendron tek ligji, por tek zbatimi i tij dhe per kete mund te perdoren cilesoret i keq ose shume i keq. Pra te bejme sa te duam ligje e reforma, problemi qendron tek njerezit. S’e kam fjalen vetem per gjyqtaret dhe prokuroret, por edhe tek ajo pjese e politikes dhe publikut qe, duke dashur te nderhyjne ne drejtesi per te arritur qellimet e veta kunder ligjit, korruptojne dhe korruptohen reciprokisht. Ja qe te tille ka patur e do te kete ne cdo kohe e regjim, por problemi qendron tek ne madhesia dhe shtrirja e fenomenit. Megjithate ne drejtesi ka shume probleme qe koha i ka shtruar per zgjidhje dhe ajo jo vetem qe duhet bere por duhet te jete sa me e arrire dhe e zbatueshme, duke mos lene shteg per keq interpretime gajte zbatimit dhe aktoret e korruptuar dhe me e rendesishmja e mbylljes perfundimisht e mundesise qe te fuse hundet ne te, politika qe, per fat te keq, ne nivelet me te larta tek ne eshte shume e korruptuar dhe kompromentuar. Te presim!

  • Reforma ne drejtesi, pse ne kete drejtesi, nuk parashikohet se hajduti dhe krimineli politikan, duhet te denohet?.
    Ne qofte se politikanet qe vjedhin, mashtrojne dhe vrasin, nuk parashikohet qe te denohen, atehere duhet urgjentisht nje reforme, por ne qofte se ligji i denon njesoj si te thjeshtet dhe politikane, atehere nuk eshte faji i reformes, por eshte faji i sistemit dhe qe te reformosh sistemin, smund ta bejne ata qe e shkaterruan sistemin, por duhet nje revolucion, qe i kthen hajdutet dhe kriminelet, ne vendin ku duhet te jene, burg.

  • Ne vend te letres per z.Thano!

    Nje propozim!
    Per te gjitha ndertimet e larta qe kane okupuar pjesen e hapsires publike per qytetaret,ose e thene ndryshe-trotuarin,sic eshte dhe shkolla “Kristaq Rama”,dhe ne te gjitha ndertimet e ngjashme me kete,per te mos prishur i gjithe ndertimi,i cili ka kosto te shumefishta propozoj kete zgjidhje:
    Te merret vendim qe te prishen muret e katit te pare te ketyre godinave,te asaj pjese qe I perket trotuarit dhe le te mbeten kollonat(Per fat te mire te gjitha ndertimet ne Tirane pas viti 1992 jane bere me kollona beton-arme).Keshtu do krijohet hapsira e nevojshme per levizjen e kembesoreve, ndersa e tere godina nuk do te prishet.Nuk shikoj menyre tjeter zgjidhjeje.Kostua e kesaj zgjidhjeje eshte me e vogla e mundeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *