Përshëndetje z. Basha. Tashmë që marrja e kreut të PDSH nga ana Juaj është, së paku sipas gjykimit tim, thuajse një fakt i kryer, domosdoshmëria qytetare – në këto kushte ku gjendet kjo parti – më shtrëngon, në shërbim të demokracisë së vendit tim, t’Ju propozoj apo t’Ju sugjeroj ca gjëra, që sipas pikëpamjes sime më duken të nevojshme, të dobishme.
Së pari, i shtyrë nga ideja se një opozitë efikase vjen nga një oponencë e fuqishme, jo aq në numra se sa në vullnet, dhe së dyti, si një njeri me kontribute jo të pakta në forumet e PD (kryesisht në qytetin e Shkodrës), ndonëse prej tre vjetësh i tërhequr vrulltazi si rezultat i shumë faktorëve, tanimë të bërë të ditura, si mungesa e lirisë, grumbullimi a qendërzimi i pushtetit në një grup fare të vogël njerëzish, mungesa e theksuar e seriozitetit dhe meritokracisë; pra, mu për këto arsye po i jap udhët këtij mesazhi, përmbajtja e të cilit është thellësisht qytetare dhe në shërbim të dhéut tonë të përbashkët. Sugjerimet e mia, duke qenë se i njoh mjaftueshëm strukturat në Qarkun e Shkodrës, janë të përqendruara vetëm për këtë qark, ndonëse ata mund të jenë funksionale anembanë Shqipërisë, ku ka anëtarë të forcës suaj politike:
a) të nxirrni, të evidentoni përgjegjësit e humbjes epokale, që sollën në Shkodër përmbysjen apokaliptike që nuk arriti as Enver Hoxha me hoxhizmin e tij qysh nga viti i largët 1944-’45 e deri më sot.
b) të organizoni zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pavarura, pa të drejtën e konkurrimit të atyre që në Shkodër nuk duan t’iua shohin as fytyrën, pra pa të drejtën e garimit të atyre frymorëve pa integritet, pa moral, pa qytetari, që në fund të fundit s’ju ka mbetur asnjë qelizë humane nën petkun e tyre dhe mbi të gjitha të korruptuar e konsumuar jashtëzakonisht shumë, në mënyrë që strukturat e PD-së në Shkodër të drejtohen de jure e de facto nga njerëz të pranueshëm nga qytetaria shkodrane dhe burrnia e malësorëve.
c) jepni mbështetjen Tuaj të plotë që në Shkodër të qarkullojnë elitat, pra të vijnë sa më tepër intelektualë të dorës së parë dhe sidomos të rinj të perspektivës, dhe jo këta që valëvitin flamujt me shpresën se paskëtaj nota më të mira në shkollë do të vijnë, një vend pune po i pret apo një tender ka lëshuar veten drejt duarve të liga të këtij steriotipi skllupaxhinjsh.
d) përpiquni të pastroni institucionet, të cilat do të jenë sërish nën “dirigjimin” e Partisë Demokratike, veçan sa i përket pushtetit lokal, pra të realizoni njëfarë katarsisi.
Për të gjitha këto, ashtu sikundër edhe Ju e dini, jam i ndërgjegjshëm se shkalla e vështirësisë është e madhe. Askush, madje as vetë z. Sali Berisha, lideri historik i kësaj force politike, nuk mundet të thyejë koracën e ngritur këtu e 7-8 vite më parë, ndofta edhe më tepër. Kjo koracë është kaq e fortë, sa një urdhër i vetëm mund të rrëzojë këdo që tenton t’i bie me kokë a me shkelma asaj. Prandaj, duhet kohë, po ama vullnetin Ju duhet ta keni, në mënyrë që nesër Shkodra të mos jetë sërish surprizë e pakëndshme për ju me vendimet e saj nëpërmjet votës.
Ju duhet ta harroni se Shkodra, por edhe mjaft qytete të tjera të Shqipërisë kanë votuar të majtën. Jo! As të majtët vetë nuk e pretendojnë një gjë të tillë. Shkodra me votë të djathtë, por demokratike, dënoi PD-në, pasi thënë troç, e kishte qelbur punën në Shkodër. Rritja e varfërisë, papunësisë dhe ushqimeve; mungesa e fjalës së lirë dhe konkurseve të pranimit në institucionet shtetërore janë një pjesëz e çorbës së prishur.
Z. Basha, duhet ta dini se njerëzit nuk hanë rrugë, pedonale, apo ca investime të bukura nga duart e pushtetit, në të cilin bëni pjesë edhe Ju, si ngjyrim politik e kam fjalën, paçka se përgjegjësia Juaj personale në Shkodër i afrohet zeros. Këto investime të bëra në infrastrukturë mund dhe realisht krijojnë ca hapësira të përkohshme punësimi e zhvillimi, kënaqin e ngrohin syrin, por kur prindërit shkojnë në shtëpi dhe shikojnë fytyrat e fëmijëve të tyre të ënjtura nga të qarat si shkak i barkut të zbrazur dhe të gjorët fëmijë me duar të lodhura u drejtohen e u thonë atyre “bâ, mâ, ç’kam për të hângër un’ sot?”, askujt nuk i bën më përshtypje as moli, as pedonalja, as ca drita vezulluese. Përpara varfërisë në djall vafshin të gjitha këto! Njerëzit jetojnë me lista nëpër dyqanet ushqimore; pensionistët s’kanë mundësi të prishin të hollat për ilaçet se ata mezi u dalin për të shkretat ushqime; handikapët nuk kanë mundësi socializuese, po ngujohen akoma më tepër, duke u bërë një barrë e rëndë për familjet e tyre.
Shkurt, shqip dhe pastër në mbi shtatë-tetë vite në Shkodër janë pasuruar ato që kanë pasur fijet e pushtetit në qendër dhe që kanë katapultuar njerëzit e tyre, qoftë në pushtetin qendror, qoftë në atë lokal. Ju nuk i dini, dhe s’keni si t’i dini i endur siç jeni pas punëve të Bashkisë së Tiranës dhe politikës qendrore të PD-së, mendimet e pavarura të intelektualëve të vërtetë shkodranë, jo të atyre që shkojnë e shpëlahen pas partive. Shumica prej syresh nuk shkojnë as në kutiat e votimit; pjesa më e madhe që votuan kësaj here, ndëshkuan ashpërsisht arrogancën e PD-së, ndërsa një pjesë votoi FRD-në (rreth 2500 vota mori kjo forcë politike, një pjesë e konsiderueshme nga elita qytetare, thuajse 1000 vota vetëm brenda për brenda qytetit të Shkodrës).
Me shpresën se mesazhi im do të merret në konsideratë nga ana Juaj, me syrin kritik dhe të vëmendshëm, madje duke i vënë në diskutim për sa më sipër, pasi vetëm kështu do të mund të depërtoni në atë qytet (por edhe në të gjithë Shqipërinë) për t’i parë gjërat më nga afër, sepse mund të jenë akoma më keq nga sa ju paraqiten këtu, mund të vërtetohen gjithë shqetësimet e ngritura, që burojnë nga ndjenjat më të larta qytetare e fisnike, dhe për rregullimin e së cilave mund t’Ju shërbejnë këshillat e lartshënuara.
Një mesazh i tillë vjen te ju për shkak se vendi ka nevojë për opozitë dhe në kushtet kur forca kryesore opozitare ndodhet në këtë gjendje, gjithë shënjestrat e shpresës drejtohen tek Ju, me besimin se diç mund të bëni, jo për të rikthyer PD-në me çdo kusht a mjet në pushtet, por përmes oponencës serioze dhe të qëlluar të fitoni besimin e popullit shqiptar. Tanimë, topi ndodhet në anën e skuadrës suaj. Le të shpresojmë se si kapiten i ekipit do të dini ta udhëhiqni atë drejt rimëkëmbjes, ringritjes dhe rigjallërimit, që aq shumë e meriton ajo parti e ëndrrave të ‘90-ës dhe po aq të nevojshme e ka shoqëria shqiptare ekzistencën e një opozite serioze, të kulturuar dhe të denjë!
Me mirësjellje e qytetari,
Redan Bushati

Me vjen keq ta them po ky zotnija me emrin Redan Bushati qenka naiv,te kesh iluzione tek Basha I cili eshte kopja e Saliut,me mire shterngohuni mbas origjinalit.Thirja e ketij zotnise eshte si e asaj vlonjates(ish studente e dhjetorit) qe vajti ne Tirane para disa vitesh dhe deklaroj:Kam ardhur me Selamin qe nen drejtimin e Sali Berishes te bejme demokratizimin e PD-es.Bir Selmani nenes ke te qaj me pare,ky shkrim tregon qe ju nuk keni kuptuar asgje nga 23 Qershori.
Kete leter duhet te ja dergosh Berishes z.Shkodran.Basha ka celsat e kashtes.Pershendetje.
O Redan Basha eshte hajdut i 250 milion eurove te rruges se kombit, vrases i 4 vetave ne 21 janar dhe i ka bere me dosje te gjithe luftetaret e UCK. PD nuk ngre me koke se Saliu ti vrau Arben Brozin ne 1991 2 prill. Basha sic ka thene Edi qe u qihen shkerdhehe mamate atij dhe Sokolit do ngrene PD? harroje te dy jane vrases dhe hajdute te ligj plus Sokol shkerdhatokracia
o redan mos u lodh fare ajo esht e pregatit dhe destinuar me qen parti familjare…na dhemb megjithmend se kemi sakrifiku shum por ojo kurr ska qen .pd….kurr ne u mashtruam..
Z. Bushati, korrupsioni, korrupsioni, vetem korrupsioni, ne te gjitha institucionet ne Shkoder e solli kete. Mua me ka qelluar, gjate veres, qe ne nje emision ne TV, me komunikime te drejteperdrejta telefonike, tre here te degjoj deklarimin, nga persona te ndryshem, se ju kerkohen 5000 euro per t’u futur ne pune ne arsim. Kam pyetur, po si e mbajne drejtuesen znj. Ferketi dhe menimi, opinioni ishte se e mbron znj. Topalli, eshte i lidhur me te etj. Sa poshte kishte rene Shkodra. Mire se ne krye te arsimit, Shkodra e kultures, e dijes, pranonte nje person krejt anonim ne kete fushe, por edhe abuzuese e nje klasi te pa degjuar ndonjehere.
Z.Redan Bushati! Ne nje shkrim te disa diteve para zgjedhjeve te kam pershendetur dhe mbeshtetur per mendimet dhe shqetesimin tuaj qytetar, qe shtronit para opinionit shkodran dhe me gjere. Por ne ket shkrim-leter per Lul Bashen, pavaresisht qellimit te mire qe keni, me falni, por keni trokitur ne deren e gabuar, teresisht te gabuar! PD po tregon se ka qene e do mbetet per shume kohe parti klanesh,parti fisesh dhe se fundi parti e Familjes.Lul Basha eshte nje individ diskret, pa asnje vlere ne ket parti.Idelistet si puna jote as qe mund te kuptohen, e lere te pranohen ne mentalitetin dhe veprimin politik te Partise, qe ne vitet 90 ngjalli enderrat e shqiptarve per liri e demokraci, por qe per 20 vjet i varrosi per se gjalli jo vetem enderrat tona, por vrau edhe fizikisht idealistet e vertete te Dhjetorit.Per te vertetuar ket, shiko fjalimet e kandidateve te emeruar nga Berisha per kumandar partie, dhe…no koment! Ata kakarisin kunder Edi Rames, ne vend qe te reflektoine per humbjen e merituar te Partise se tyre, sic thua edhe ti. Anatemojne si Don Kishote te vertete Qeverine e Re, qe akoma nuk eshte ngritur. Lul Basha shpalle aksionin e pare politik mbrojtjen e administrates publike nga goditjet e mundeshme pas shtatorit, kur ne kurrizin e vet ka nje barre me krime, pervec te tjerave, edhe ndaj administrates se tij, qe i ka flakur ne rruge qindra punonjes te bashkise per motive politike,etj…. Nuk mund te behet coban i PD ky zog ujku, hiqe nga mendja i dashur Redan cdo iluzion!!. PD do behet, por jo shpejt dhe jo me keta menekine.
Ju falem nderit të gjithëve për komentet tuaja, paçka se mund të jenë të ndryshme nga të miat, por mundet, pse jo, edhe të sakta. E vërteta, e drejta nuk është pronë e asnjërit, e kësisoj secili mund të gjykojë sipas një rrjedhshmërie logjike. Mirëpo, në rastin konkret, duket sikur ka një devijim, ndoshta edhe pa dashje nga ana e disa komentuesve. Pse e them këtë? Kjo është një letër drejtuar kryetarit të ri të një force politike, që në 23 vite ka qenë më shumë në pushtet se asnjë tjetër. Duke qenë tashmë edhe forca kryesore opozitare, ajo ka ndikimin e vet në elektorat. Kështu, sikur të këshillohet, sugjerohet dhe t’i thuhet se cila mund të jetë rruga e drejtë për një opozitë serioze, që u intereson qytetarëve në fund të fundit, nuk mendoj se është e gabuar. Çka ka bërë z. Basha, si ka drejtuar Bashkinë e Tiranës dhe postet ministrore kur ka qenë në krye të tyre, nuk ka lidhje me këtë letër; është një diskutim krejt tjetër. Gjithë të mirat!
Si eshte gje tjeter ?a ke shkruajtur per tè njejtin person pra lulen ?si qenka gje tjeter po clodhesh kot more djale qe i sygjeron se cfare duhet te beje .atehere ti i dashur nuk ke kuptuar asgje nga familia parti .
zoti Redani.
Pershendetje nga Gjermania.
E lexova letren tuaj ne te cilen mbizotron deshira e mire per te pare nje Opozite te forte qe te jete ne sherbim te demokracise se brishte shqiptare.
Un do te doja t’ju vija ne dukje miqesisht se ku keni gabuar.
1-Adresimi i letres eshte i gabuar,sepse “de fakto”,.. momentalisht Basha nuk eshte i zgjedhur ne krye te opozites,ai eshte vetem njeri nga dy kandidatet e mundeshem,keshtu qe ju anashkaloni demokracine e nje force politike qe ka te beje me konkurimin dhe votimin e drejtuesit te saj me zgjedhje te lira nga shumica,dhe jo me preferenca
2-zgjedhja e Bashes ne krye te PD behet me qellim per te mbrojtur kete te fundit nga drejtesia,dhe per te diskretituar opoziten,e cila do te behet keshtu e goditshme sepse “de juro” Kryetari i sa j(po qe se zgjidhet Luli)ka probleme me drejtesine…Rruga e kombit,firmosja e marrveshjes se detit,vrasjet me 21 Janar..ku Basha ka pergjegjsine e tij se ishte ministri perkates.
3-Gjithashtu ata qe ne Shkoder votuan per projektin e se majtes duhen pergezuar,sepse treguan qe Shkodra eshte pjesa me e rendesishme e vetdijes kombetare,dhe se mbajti pergjegjsine e saj te pazevendesueshme, per te mbajtur te bashkuar Shqiperine,e cila me 23 Qershor,ishte ne prag te nje lufte civile.
Shkodra ja dha bekimin RILINDJES se Shqiperise tone.
Gjith te mirat.
I nderuar z Redan Bushati !
Çdo njeri qe e lexon letren tuaj drejtuar zotit Basha, te emeruarit si I thoni edhe ju ,drejtues de jure te PD ( de fakto eshte pronari i saj qe e ka me tapi nga Ramizi) , nuk ka si te mos mendoje se ju jeni nisur nga nje qellim i mire qofte edhe per shkakun qe te mos shperbehet nje force politike tanime 20 e ca vjeçare, ku juve keni dhene ose keni tentuar te jepni kontributin tuaj brenda saj.
Kjo eshte pershtypja e pare qe te krijohet
Por, ne te njejten kohe lexuesi konstaton edhe disa veçori :
– Ju e dini mire forcen qe ka ose do te kete Luli, prandaj me kete leter i flisni deres te degjoje penxheria.
– Vota e 23 Qershorit edhe juve ju dha mundesine qe te futeni ne rrugen e lirise se munguar deri tani. Brenda partis se saliut ju nuk guxonit te thonit keto te drejta qe shprehni ne leter.
– Te gjitha keto problem te grumbulluara dhe reale “…. si rezultat i shumë faktorëve, tanimë të bërë të ditura, si mungesa e lirisë, grumbullimi a qendërzimi i pushtetit në një grup fare të vogël njerëzish, mungesa e theksuar e seriozitetit dhe meritokracisë; pra, mu për këto arsye po i jap udhët këtij mesazhi, përmbajtja e të cilit është thellësisht qytetare….” Ju, nuk guxonit tia thoshnit udheheqesit te parties, ose ti benit publike qofte edhe per detyrim qytetar qe kishit, Ju nuk e benit dot se ju nungonte liria qe jua kishte ndrydhur udheheqesi ,qe ju akoma trembeni ta permendni si pergjegjesin kryesor te kesaj katastrofe kombetare te shkaktuar.
Edi Rama ju tha ne takimin e Shkodres qe edhe ju demokratet e Shkodres dhe te gjithe Shqiperise do te dilni ne liri me fitoren e Rilindjes. Shprehja hapur e publikisht e mendimeve te tua edhe keshtu ne parim ,tregon sa te drejte kishte Edi Rama.
Ju ne leter konfirmoni shume fakte sociale te frikeshme , per te cilat ish k/ministrti dhe kryetari i PD nuk i pranonte por fliste per nje rritje qe ja kalonte edhe gjigandeve boteror te zhvillimit. “ .…..por kur prindërit shkojnë në shtëpi –thoni juve – dhe shikojnë fytyrat e fëmijëve të tyre të ënjtura nga të qarat si shkak i barkut të zbrazur dhe të gjorët fëmijë me duar të lodhura u drejtohen e u thonë atyre “bâ, mâ, ç’kam për të hângër un’ sot?”, askujt nuk i bën më përshtypje as moli, as pedonalja, as ca drita vezulluese. Përpara varfërisë në djall vafshin të gjitha këto! “ A ja keni thene edhe nje here te vetme Saliut ose Jozefines, deputetes tuaj, qe ju fluturoni me presh dhe vet lundroni ne pasurine e vjedhur te shqiptareve dhe shkodraneve ? Nuk besoj tja keni thene !
A e kane ditur ata konstatimin qe ju e beni present tani pas 23 Qershorit se .. – “ Njerëzit jetojnë me lista nëpër dyqanet ushqimore; pensionistët s’kanë mundësi të prishin të hollat për ilaçet se ata mezi u dalin për të shkretat ushqime; handikapët nuk kanë mundësi socializuese, po ngujohen akoma më tepër, duke u bërë një barrë e rëndë për familjet e tyre.” Sigurisht qe nuk e kane ditur se ata jetonin si ne perralla me pasurite e shqiptareve !
Nuk e di por kur degjoja deklaratat e Jozefines dhe Saliut per mireqenie te paarritshme edhe nga vendet e Europes ,ne mitingjet me kenge dhe militante te qeshur nje dite mu kujtuan disa vargje nga VARNALIS ( Kostas )
Gojen qeshja ma ka shqyer—
-Por ju klithmen s’ma degjoni
Kembet neper valle thyer –
–Une po vdes Ju s’me besoni!!!
Elita tuaj e tejngopur e PD-se, ne nje qeverisje monstruoze –i nderuar Bushati – nuk kishte si e degjon dhe nuk e besonte popullin . Po ata nuk kishin parasysh edhe revolten e shprehur me vote te barkut te uritur te njerzve pa pune , qe perulen para qarjes se femijve per buken e perditeshme.
Z. Bushati ! Mu per keto aresye dhe te tjera me te renda si janë : vrasjet e 21 Janarit, Gerdecit, Fazlliçet, Shkelzenet due Argitat ju nuk i drejtoheni direct Saliut por i flisni Lulit te degjoje Saliu. Per kete ende nuk Guxoni. Por edhe Luli ende nuk guxon tja prish qejfin shefit. E gjithe kjo eshte ne linje vertikale tek juve per te krijuar vetem nje ide se edhe ne PD ka mendim ndryshe . Harrojeni sa te jete ai gjalle dhe pas atij edhe per shume vite me pas ju edhe per te bere shurren do te merrni leje prej tij. Deri sa te jete kjo linje dhe ai ne krye, qe ju ben mesazhe te rinjve per ti indroktinuar me filozofine e tij , mos kerko qe PD-ja te kete Reformim por vetem Misherim . Kjo sepse ish kryetari dhe kryetari ne detyre dhe de fakto i Partise ka vepruar dhe vepron ne marrezi te plote. Lidhur me kete – Winston Çërçill –ka thene : “Do të bëhej vërtet një reformë e madhe në politikë, sikur urtësia të përhapej dot aq lehtë dhe aq shpejt sa përhapet marrëzia”
Nga jashte dhe pa bekimin e Saliut , nuk futet dot njeri ne gjirin e PD-se. Kur tentuan Z, Biberaj dhe Mustafaj une ju bera nje koment ne forme poezie :
Kujdes !
Ne nje shport me karavidhe
desh te futej karkaleci
po ç’e do se pa u futur
Ne kthetrat e tyre ngeci
Dhe u foli me i madhi:
Kujdes ju mos e pranoni
Pse erdhi ketu agjenti
Ne esfel te ma dergoni
Dhe ato me s’e leshuan
kok e kemb lidhur me tel
kush matet me karavidhet
hyn brenda por dot nuk del.
Une i nderuar ju thash vetem nje te vertete ( si e mendoj une ate ) , ne te shumten te njejte me mendimin tuaj. Nuk besoj ,se ju mendoni qe une ju dhash ferrin qe te me keqkuptoni dhe tju mbetet hatri.
Miqesisht Ju pershendes per guximin qe moret !
Po ju përgjigjem, i dashur Zekthi, veç aty ku ju pretendoni se këto probleme nuk janë thënë më herët nga artikullshkruesi. Kam mbi dy-tre vite, madje së fundmi edhe këtu në “DITA”, që i kam shprehur shqetësimet e problemet e tilla kaq të mëdha, dhe për të cilat PD mori votë ndëshkuese plebishitare, thuajse 1 milion vota kundër. Sigurisht, liria ka munguar, ashtu siç u ka munguar të gjithëve, për aq kohë sa një pushtet, cilido qoftë ai, cungon fjalën e lirë dhe opozitarizmin në tërësi. Por ama kjo s’më ka cytur aspak që unë të ngujohem në kullën e injorancës apo papërgjegjshmërisë qytetare.
PD, ndonëse me pak numra në Kuvend, është opozita politike e katër viteve të ardhshme. Çdo forcë politike ka një kryetar – kjo kuptohet. PD-ja ka hapur një garë për timonierin e saj. Në analizën time, për të mos bërë naivin dhe të paditurin për diçka që tanimë dihet botërisht, gjykoj se Basha do të jetë kreu i PD-së, de jure do të certifikohet pas një jave. Kështu, kemi një forcë politike dhe kemi një kryetar të ri që e drejton atë. Kjo është sipërfaqja apo jo? Kjo është ajo që duket. Nëse deri këtu jemi në rregull, pra ndajmë mendime të njëjta ose të përafërta, atëherë, duke vazhduar më tej, unë pyes veten dhe njëkohësisht juve “në këtë gjendje mjerane që ndodhet kjo parti, pse të mos bësh sadopak përpjekje që t’i thuash shoferit, sado i mirë a i keq të jetë ai, të kujdeset për autobusin, që brenda ka qindra e mijëra njerëz (autobus imagjinar; kupto: PD)?” Prandaj, gjykoj si të drejtë që ky mesazh të përcillet në masë. Vërtet koalicioni ASHE fitoi, por ama fitoi pushtetin, qeverisjen e një vendi, që pretendojmë të jetë demokratik e të shkojë në BE sa më parë. Mirëpo një vend demokratik ka edhe opozitën, për të cilën ka nevojë, madje-madje për një opozitë të fortë, që të bëhet zëri i kritikës dhe i qytetarit. Ne nuk mund ta dirigjojmë dhe diktojmë zgjedhjen e kreut të PD-së, por secili prej nesh mund të ndikojë, me aq sa mundet, përmes pushtetit të medias, të “ngacmojë” dhe të nxit një opozitë konstruktive. Nëse një vend nuk ka opozitë të tillë, ai s’besoj se ka esencën e nevojshme demokratike. Ju përshëndes me mirëdashje!
Z Redon
Nuk e ke kuptuar fare voten e Shkodres, megjithese je shkodran. Shkodra nuk e ka ndryshuar voten ne asnje moment e ne asnje kohe. Edhe kete here, Ajo, votoi si gjithnje e ne te gjitha kohrat kundra Partise Punes se Shqiperise, partise Komuniste( sot Partia Demokratike e Shqiperise).
E pershendes kete ze te cgenjyer idealist nga PD, por duhet te kuptoje se kjo parti eshte kthyer me kohe ne nje parti fashiste. Vertet qe eshte i rende nje vleresim i tille, por ama eshte teresisht i merituar. Tashme keta beniamine qe u mesuan me pushtet, me privilegje dhe mashtrime dhe me gjitha ligesite e kesaj bote, nuk mund te jetojne dot ndryshe. Mjafton te vleresosh sado pak thirrjet e Olldashit dhe Bashes per ta permbysur kete qeverri qe akoma nuk eshte krijuar, por qe paragjykohet se s’mban premtimet, se po ben genocid ndaj mostrave berishiane, se po shet vendin. E c’te them me teper per nje parti fashiste qe nxiti vetem bythelepirjen, mercenarizmin dhe coptimin e vendit.
Shko mor djale, dashke me perla ndonje post ne PD-ne e Shkodres, po ku ke kellqe ti per ate pune, mjaftoju me shkru hartime si ky e lene politiken se nuk asht per ty.
O postier mos ke ngaterruar zanat more?? Ti je per me qu naj zarf edhe me perdor bicikleten.Mos u ban harbut edhe i paedukat ne nivelet e tjera dhe punet qe ste takojn.Shendet
Z. Bushati ka ba nje leter per Z. Basha dhe nepermjet saj ka ba nje analize te mirefillte te situates ne Shkoder para dhe pas zgjedhjeve. Do ishte mire qe Z. Bash t’i merrte ne konsiderate kete analize gjithmone nese duan seriozisht te rimekembin partine demokratike…perndryshe do duhet te qendrojne gjate ne opozite. Nuk e njoh personalisht Z. Bushati, per mua eshte e rendesishme ajo cfare ai shkruan, dhe ne kete rast ai ka shkruar te verteten, nje te vertete qe cdo dite flitete ne cdo shtepi te qytetareve shkodrane te cilet me shume se askush e kane dashte dhe e duan demokracine e vertete
Z. Bushati ka ba nje leter per Z. Basha dhe nepermjet saj ka ba nje analize te mirefillte te situates ne Shkoder para dhe pas zgjedhjeve. Do ishte mire qe Z. Basha t’e merrte ne konsiderate kete analize gjithmone nese duan seriozisht te rimekembin partine demokratike…perndryshe do duhet te qendrojne gjate ne opozite. Nuk e njoh personalisht Z. Bushati, per mua eshte e rendesishme ajo cfare ai shkruan, dhe ne kete rast ai ka shkruar te verteten, nje te vertete per te cilen cdo dite flitet ne cdo shtepi te qytetareve shkodrane te cilet me shume se askush e kane dashte dhe e duan demokracine e vertete
Mendoj se ne nji ane ka te drejt ne shkrim Redani pasi duhet me fillu me u ndergjegjsu per menyren e drejtimit edhe per menyren se si me ju drejtu nji shkrim nji kanditati per kryetar partie ose ne rastin ne fjal pothuajse kryetar.Nuk duhet qe gjithmone te drejtohemi me te njejten gjuhe ne shkrimet ose editorialet,pasi nqs pretendojme ndryshim edhe e kerkojme ate duhet piksepari te ndalemi tek vetja.Shumica kan te njejten kembane,te njejtin ritem pamvarsisht imponimit apo perparimit qe e kerkojne tek te tjeret. Nga ky kendveshtrim duhet gjyku edhe po te jemi ne kete rruge te unifikuar ateher edhe liderat ose kryetaret do jen ne nje nivel me te larte e me te mire.Rrespekt per kedo qe harxhon kohen,me e vyera per njeriun, ne shkrime dhe jep inovacione 🙂
Fakti qe FLETE-RRUFEJA DITA dhe shkruesit ne te jane kaq te irrituar dhe merzitur se Basha mund te jete Kryetar i PD-se, tregon se ka shqetesim te madh ketu. Ndersa per Letren e Z.Bushati, do ja kisha rekamanduar qe me pare ta dergonte te ZERI I POPULLIT se sa te DITA.Ketu ka mberrite puna ne Shqiperi sa edhe nje paçavure FLETE-RRUFE te quhet gazete dhe ka njerez qe frymezohen prej saj.Po edhe per keta kemi nevoje.Mozaiku do mbushur.
Një parti e mbaruar që po rreket të ngrihet në këmbë, nga të njëjtët njerëz të mbaruar. Që në krye të herës, desha të them se sa e pa kuptimtë është kjo letër drejtuar dikujt që gjoja do drejtojë Pd-në. Natyrisht në vetvete, letra shpreh mendimet e Z. Bushati dhe si e kupton ai ndryshimin dhe se nga ku duhet të fillojë ky ndryshim. Ashtu siç e mendojmë dhe ne qytetarët e tjerë që duam një politikë krejt të kundërt nga ajo e pd-së në këto 23 vjet tranzicion pafund…!
Por vërtetë këtu ka rënë gjykimi i intelektualëve shkodranë, sa të mendojnë e besojnë se partinë demokratike do ta ringrenë përsëri BERISHA apo LULI apo OLLDASHI?! As mos u lodhni me këto përpjekje thirrje apo letra të hapura! Shumë, shumë letrat tuaja do të përdoren si kredibilitet se ja baza e intelektualëve ka besim tek “ne njerëzit e pazëvëndesueshëm të partisë në qendër!”
Të dashur demokratë shkodranë, Partia Demokratike do gjak të ri, vëreni “vath në vesh” këtë. Nuk bëhet ndryshimi nga njerëz që këmbëngulin në talentin, në meritat, në pazëvendësueshmërinë apo gjenialitetin e tyre si udhëheqës. Çfarë prisni ju nga këto figura të përfolura për korrupsion, për shpërdorime fondesh, për vrasje në mes të bulevardit, për ofendime me fjalor vulgar nga vetë goja e këtyre gjoja “Liderëve” të përjetshëm? Apo për vrasje në Gërdec edhe të fëmijve të pafajshëm që luanin në oborrin e shtëpive, apo punonin në mes të rrezikut për bukën e gojës?! Prisni që këta të ndryshojnë dhe të bëjnë analizat në këndvështrimin tuaj e tonin bashkë?! Jo demokratë të nderuar shkodranë, ky është thjesht një ILUZION i pastër! ILUZION idealist në mjedisin e kopesë së ujqërve! Probabilitet zero që të ndodhë kjo!
Kjo kope menjëherë pas zgjedhjeve, në se keni arritur ta lexoni përmes rreshtave të gjoja dorëheqjes, apo gjoja shkaqeve të humbjes, bëri hapur një betim se do vijë në pushet pa pritur që z. Rama të ikë, por ata do marrin me çdo kusht atë, pushtetin! Sepse ata qenkan të dërguarit e Zotit në këtë vend dhe askush tjetër përveç tyre nuk ka të drejtë të drejtojë këtë popull, pavarësisht edhe pse vota ishte apokaliptike siç thoni edhe ju Z. Bushati! Bile kjo votë sipas tellallëve të pd-së, paska shkuar gabimisht tek e majta, vetëm se disa ministra na qenkan arrogantë! Dhe ne qytetarët si “Mosmirënjohës” dhe si “turmë e manipuluar”, nuk kemi kuptuar se çfarë gabimi paskemi bërë duke shpërdoruar votën tonë!
Intelektualë të dashur shkodranë, mos prisni nga mëkatarët të thonë se kanë bërë mëkate. Shumë- shumë, mëkatet e tyre i kanë rrëfyer para “Padrinos”, që sot me të madhe të gjitha figurat e pd-së po kërkojnë të mbetet në krye të pd-së, sikur “Ai” të ishte fitimtari dhe jo shkaktari i humbjes “epokale” siç e cilësoni me të drejtë dhe ju z. Bushati.
Qytetaria e vërtetë, tregoi nëpërmjet votës se cili ishte mendimi për udhëheqësit e deritanishëm të këtij vendi, pra për partinë demokratike. Në se vërtetë brenda kësaj partie ka njerëz me guxim “Burrëror” dhe jo burrecë, le të dalin hapur me analiza të qarta kundër liderit dhe t’ia numërojnë të gjitha gabimet që ai ka bërë dhe që e çuan pd-në në humbje. Por deri më sot, dy-tre që i dolën kundër u përjashtuan, të gjithë të tjerët po mbajnë ison e të pazevëndësueshmit. E pra ky KULT Individi rreth njëshit të pd-së, ju ka hyrë thellë militantëve të pd-së. Mjafton të shohësh dhe fushatën për zgjedhjen e kryetarit të ri de jure, sepse de facto i vjetri as nuk bëhet fjalë të zevendësohet, për të kuptuar se sa të lirë qenkan militantët e pd-së.
Mendoj se intelektualët e kanë kuptuar tashmë se koha e Kultit të individit, e udhëheqësit të pa zevendësueshëm të pa gabueshëm, ka ikur. Shqipëria ka nevojë për njerëz me ide e mendësi të reja të çliruar nga urrejtjet e pabaza, nga kapjet e pushtetit, nga “padrinot” mafjozë, nga frika e pranimit të gabimeve dhe fajeve, nga sulmet ndaj kundërshtarit politik, sikur të kishte përballë armikun më të egër dhe më të përbetuar për jetë a vdekje. Sepse në fakt ky ka qenë dhe modeli i pd-së në gjithë këto vite. A do mundet vallë pd-ja të ringrihet përmes të njëjtës rrugë e strategji? Dyshoj për këtë!
Ju z. Bushati bëni një thirrje përmes letrës tuaj dhe thoni …”Le të shpresojmë se si kapiten i ekipit do të dini ta udhëhiqni atë drejt rimëkëmbjes, ringritjes dhe rigjallërimit, që aq shumë e meriton ajo parti e ëndrrave të ‘90-ës dhe po aq të nevojshme e ka shoqëria shqiptare ekzistencën e një opozite serioze, të kulturuar dhe të denjë!”. Ndërsa unë ashtu si dhe të gjithë komentuesit e tjerë, do ju thoja se thirrja në vetvete është shumë e drejtë, por adresa është tërësisht e gabuar! Në atë derë ku po trokisni ju, askush nuk do ju dëgjojë, askush nuk do jetë i gatshëm të bëjë ato që sugjeroni ju. Partisë demokratike, me të vërtetë i nevojiten figura të tjera, të reja, të pa kompromentuara dhe me ide e vizione të qarta vërtetë demokratike, që nuk kanë asgjë të përbashkët me politikën hileqare dhe mashtruese të deritanishme!
Redani shkruan një letër për Bashën, pasi e kupton se realisht Basha është piketuar për kreun e PD-së. Zgjedhja e drejtuesve në PD nuk është demokratike, nuk bëhet me zgjedhje të lira, siç duhet. Ka një formë diktati nga brenda, që ushtrohet nga vetë Berisha me pasues të tij. Berisha e kontrollon PD-në me mënyra mafioze dhe jo-demokratike, prandaj përcillet kjo formë deri në bazë – një formë “demokracie e komanduar” nga forca e Berishës, e jo nga kuptueshmëria politike, arsyeja dhe vullneti politik, që krerët në rrethe apo drejtues të PD-së duhet të kenë në ushtrimin e detyrës së tyre partiake apo shtetërore. Redani i shkruan Bashës si outsider vullnetmirë, por në PD brenda nuk ka vullnet të mirë në drejtim, apo menaxhimin e PD-së, ka më shumë vullnet të keq dhe dhunë. Kjo e ka çuar PD-në të ketë këtë humbje me 23 qershor, edhe në Shkodër, pasi Jozefina ishte një kopje femër e egër dhe agresive e vetë Berishës, ashtu siç po përpiqet të bëhet Luli tani, se të gjithë në PD imitojnë Komeinin e PD-së. Si rrjedhojë, PD nuk është parti demokratike dhe e hapur për të gjithë demokratët, por vetëm për një pjesë të atyre, që dinë t’i servilosen pushtetit të njishit, që realisht drejton Partinë Demokratike.
Sinqerisht, më besoni, ndihem i vlerësuar nga shumica e komenteve tuaja, jo aq nga lëvdatat në drejtim të autorit të këtij artikulli, se sa për diskutimin e gjërë të thelbit të trajtimit të letrës në fjalë.
Një gjë duhet të jemi tok në një mendje që të gjithë: ne nuk mundet të diktojmë se kush do të jetë kreu i PD-së, në garën që zhvillohet mes dy individëve të kësaj partie, Lulzim Basha apo Sokol Olldashi. Pra, ne nuk kemi asnjë mjet në dorë për të bërë zgjedhjen që mendojmë se do të ishte më e drejta, më e mira, më e dobishmja sa i takon kreut të kësaj partie. Por ne mund dhe duhet të bëjmë një detyrë qytetare e sublime: të nxitim opozitarizmin politik dhe t’i kërkojmë llogari lidershipit opozitar.
Pse jo, si qytetarë, por edhe si pjesëmarrës në media, ne mund e duhet të japim kontributin tonë, me mundësitë dhe kapacitetet që zotërojmë, për të sugjeruar, propozuar a këshilluar rrugën e drejtë që duhet të ndjekë opozita, kuptohet sipas këndvështrimit të secilit. Se çfarë bën paskëtaj opozita, kjo është një trajtesë më vete, që vjen më vonë, pas shtatorit. Po hë për hë, pa u zyrtarizuar kryetari i ri, ne duhet t’i themi atij dy-tre a katër-pesë gjëra. Fundja, ai është kreu i opozitës politike shqiptare në vend, më së paku për katër vite radhazi, ashtu siç ishte Rama, jashtë parlamentit, për 8 vite me radhë, kreu i opozitës socialiste.
Gjithë të mirat e ditë të mbarë!
mendoj qe e keqja e p.d. eshte sali berr isha
p.d. dhe saliu jane nje kufome politike
partia e bamirit mund te jete ne krye te opozites se djathte
luli eshte nje dicka amorfe qe flet me trute e salit
Z Bushati!
Ke plotesisht te drejte per ato qe shkruan.
Dhe qe Lulzim Basha do te jete pasuesi i Berishes,kjo pune ka mare fund.
Kur nderkohe ato probleme qe ka shfaqur Partia Demokratike ne Shkoder,i ka po me aq tonelate dhe Partia Socialiste e Levizja Socialiste.
Ku vete Partia Socialiste e gjen veten te hipur ne gomarin e qira me 16 kembe te Levizjes Socialiste.
Kur dihet shume mire qe u fitua me vote sheqershitare(sheqer ne kosheren e bletes ne kembim te mjaltit).
Kur vete sot Partia Socialiste kryeteakuzuarin e saj ne kryeministri per te cilen ndodhi 21 Janari e ka ne kryeparlament.
Prandaj ajo qe kei shkruar ju z Bushati eshte nje virus qe i ka mberthyer te tria partite.
Kur nderkohe me pare ti ngreme kapelen Berishesqe u tregua burre shteti,dha doreheqjen e nuk rikandodoi perseri per kryetar te Partide Demokratike,sipas formules Lakerori.
Sepse statuti nuk e pengonte,ashtu sic nuk pengoi Edin kohe me pare qe dha doreheqjen dhe pastaj rikandidoi dhe fitoi.
Keshtu qe z Busha je OK.
Zoti Redan ! Me shume te drejte Ju kerkoni te behen ndryshime demokratike ne PArtine demokratike. Por I nderuar Zoti nuk behen ndryshime me ata qe zgjedh dhevendos Berisha se do tejete po ay ne drejtim te Partise. Nuk e kuptove ti Zoti Redan se keta “candidate” qe do “te zgjidhen lirisht me parimin nje antar nje vote” I ka caktuar po BERISHA?!
Po te ishte len e lire kandidimi – kujtoni mospranimin e Zotit Biberaj per te kandiduar. Ishte dhe eshte I vetmi qe eshte vleresuar ne perfaqesimin nderkombetar te Shqiperise. PSE NUK E LEJOI BERISHA te kandionte Zotin Biberaj?
AI NUK KA ASNJI LIDHJE ME SHKODREN DHE SHQIPERINE AI KA THENE (MOS HARRONI SE UNE JAM PEJON)
I dashur Osman,
A mendon se duke i propozuar Bashës që tani rrugën e një opozitarizmi siç duhet, unë vetë kam pohuar se ai është fituesi i garës pa u votuar akoma?! Pra, thënë troç “a priori” ai është fituesi, pasi ka “bekimin” e liderit historik të kësaj partie, pas kuintave. Por kjo nuk do të thotë se meqë Basha është i zgjedhuri i Berishës, ne nuk duhet t’i drejtohemi atij. Ai do të jetë kreu i opozitës, dhe si i tillë me të kemi për të dhënë e për të marrë, në sensin që duhet t’i kërkojmë, pa e paragjykuar që në nisje, se çfarë duhet të bëjë. Pastaj se çdo të bëjë ai, kjo është çështje më vete, që do të vihet re më vonë.
Zoti Bushati! Ju me kete leter pranoni emrimin e Lulezim Bashes ne krye te Pd-se, njesoj si emrimin ne krye te bashkise te Tiranes, se ai formalisht nuk eshte zgjedhur. Pastaj nje njeri i tille, si mund te realizoje ato qe kerkon ti qe nuk puqen me ato qe ka bere deri tani? Dhe ne fund, ne vend ta denoncosh per ato qe ka bere, bie dakort qe ai te jete ne krye te partise D. Keto nuk shkojne ne logjiken e nje njeriu qe vertet ka ndjenja, perkushtim dhe detyrim per mbarevajtejen e vendit dhe shoqerise shqiptare. Keshtu letra del e gabuar dhe pse jo dhe e kamufluar. Me fal, por nuk mund ta pranoj kete qendrim tendin qe nuk perputhet fare me norma dhe rregulla demokracije dhe me e keqja ku eshte sinqeriteti te shkrimi apo nenkuptimi?! Me troç: ti i ben elozhe, se pse, ate e di ti.
O ti komentuese Ollga Toronto ri aty ku je se ne kemi mend vete ne Shqiperi po pate pare na co ca ketej ose lere Canadan e hajde te ndajme bashke hallet.Ti e ke by….n larg socializmit qe do vije prandaj ri e shif punen gjej ndonje burre andej se ne ketej I zgjidhim punet tona .Po nuk beri gje Edushka me Metushken do e zgjidhim po ne .
Z.Bushati, preokupimi yt esht i drejte dhe i sinqerte, megjithse per fat te keq ne disa momente kur rreshtove disa prej verejtjeve, me qellim permiresimin dheinformimin e liderit te ardheshem te PD, edhe ti si te gjith shqiptaret fatkeqesisht ne disa momente ke ra viktime e nje propagande te fabrikuar nga selia e homoseksualve komunist me ne krye patho-homoseksualin qe qendron gjate gjithe dites duke ngjyros thonjt dhe duke mendu mbi perversitetet e veta, duke nxjerre disa pseudo argumenta si arsye per dobsimin dhe per pasoje ndeshkimin e PD, qe cuditrisht ka arrite te ndikoje dhe te krijoje fryme te atille qe cdo gje te rregullt dhe me perspektive ta shohe me ngjyrat e flamurit te tij te shterpe, qe na fton te pranojme si progres dhe ndryshim dicka qe dukshem na destinon drejt fundit dhe shperberjes. Cuditrisht dhe mjerisht shqiptaret u mashtruan dhe duke pare orientimine komentuesve vazhdojne te mashtrohen nga flamuri i bandes komuniste, qe shkatrruan totalisht trashegimine kultorore shkodrane, gjuhen, kulturen, folklorin, etnografine, historine etj si dhe ne momentet me vendimtare historike perkrahen politikat e serbeve dhe te grekeve ne dem te shqiptareve. Per shqiperine dhe posaceriaht per shkodren kjo esht e pafalshme dhe historikisht e denueshme. Te manipulohet mendja shqiptare duke portretizuar me ngjyra pozitive nje pervers si Edvin Rama dhe te spekullosh me fjalet e fabrikuara nga po ky pervers per nje njeri si Lulzim Basha qe mund te konsiderohet politikan qe mund te lind nje here ne 100 vite, kjo gjithashtu eshte e pafalshme dhe e frikshme!
bej nje pyetje forumit ,Cfare presupozohet te jete programi i nje partie te djathte,Ne Shqiperi nje parti e djathte duhet te jete nje numer jo i konsiderueshem,,ana ekonomike para 23 vjeteve dolen te gjithe nga zero ata qe u pasuruan nuk jane nje numer aq i madh, ana sociale nuk e di cfare mund te konsiderohet ?, po kap shembull te dy partive te medha ne USA Te djathet ose Republikanet jane per taksim te ulet ,pjesmarrje sa me e vogel e shtetit ne ekonomi,dhe balancim te buxhetit te shtetit, etj Ana sociale kunder abotteve,mbajtja e armeve , kunder martesave Gay etj, Pd nuk ka asnje nga keto,
Ma quan dhe kapiten!.Ai edhe rreshter e ka teper.Puna e vetme qe ai di te beje mire, eshte plotesimi i dosjeve te luftetareve te UCK.Me kete eshte krenuar ai kur erdhi ne Shqiperi me Zenin dhe Giten.Kaq profan qenke ti o Redan se nuk e kuptoke qe mbas tij qendrojne Zeni dhe Gita, se drejtues te PD do te jene ata dhe Saliu.Reflekto i dashur, pasi ne disa momente ne shkrim tregohesh objekltiv.Lulezim Baha eshte njeri pa personalitet.PD ne duart e tij do te shkermoqet fare.
Sugjerim për ..@Shkodrën
Merreni Lulin e vocërr dhe bajeni kryetarin tuuj në Shkodër. Sinqerisht ne qytetarët e Tiranës do t’ju a dimë për nder! Ne nuk duam kryetar me vota të vjedhme në tavolinë para kamerave. Ne nuk duam kryetar që ka shpërdoru lekët e popullit nëpër rrugë. Ne nuk duam kryetar që ka spiunu bashkëkombasit kosovarë. Ne nuk dum kryetar që iku nga ministër i brendshëm që ti shpëtonte vrasjeve të 21 janarit! Ne nuk dum kryetar dordolec, që del e lexon hartimet e gatshme të “familjes” dhe i shet si mendimet e veta.
Po shyqyr që këto tip-marionetash lindin një herë në 100 vjet siç thua dhe ti, se përndryshe do ishte bërë hataja këtu në Tiranë!
SA HER KOSOVART QE BASHKOHESHIN PER NI KOSOV TE LIRQE TE SHKOJN PERPARA- SALA ENISKE NIBETEJ TE QELBUR NE BSHKPUNIM ME SRBINN
MILOSHEVIQ ARKAN PER TA LARGU VEMENDJEN REALITETIN NGA KOSOVA
SALA I VUQIDOLIT BASHA MELEZ OLLKARDASHITURK ? GOMARIN KURE KA NGREN
UJKU THOJKE BANE ZOT ANERR NI SOJ. SI. S-B-O- PO MENDOJN SE JAN NE
ANDERR KTA JAN NE GJENDEJE PER TE DEREDH XHAK TE RI SI NE 97 PER MOS TU PERGJIGJ PARA DRJTSIS PER HAJNI KRIM NDAJ NJRZIMIT PER XHAKUN
VRASTAR Q NUK PERSHKRUHET , KUSH E VRAU REMZI HOXHEN PSE U VRA
REMZI HOXHA PSE NUK DEL E VERTETA NE DRIT ARSYA DIHET.UNE KOM
BESIM TEK RILINDJA QE DOT ZBARDHEN ZBARDHEN NI DITe?
Artin e dredhise e te spekullimit, ideologun e pavetedijshem dhe probagaduesin komunist kryelart, si din ta bejne dhe ta demonstrojne trasheguesit e fares se degjeneruar te Everit dhe dashnorit te tij Kostollarit, nuk besoj te dije ta realizoje kush me mire. Ooooo socialiste, te majte dhe te mbaruar cfaredo qe te jeni, fatkeqesi qe Ju mban kjo toke e bekuar shqiptare!
Po si ore nuk keni turp te mashtroheni, te vetmashtroheni e te degradoheni deri ne kete nivel e te beheni qorra, perpara kesaj pune historike te bere nga qeveria dhe krahu politik qe e nxori njehere e pergjithmone shqiperine nga dashuria per Bashkimin sovjetik, per sllavet dhe greket, armiqt me te pashpirte te kombit tone, dhe kjo dashuri per to u promovohej dhe u sanksionohej me ligj, kurse vendet e zhvilluara si ShBA, Gjermania apo Italia u konssideroheshin si vende borgjeze dhe armike.
po si ore mund te perkraheni nje tradite politike komuiste qe i solli deme te pandreqshme popullit shqiptare, duke e lene per 50 vite shqiprine dhe shqiptaret si vendi me i pa zhvilluar dhe me i izoluar i ballkanit dhe i europes.
po si more mund te perkraheni nje tradite politike dhe nje politike qe per 50 vite ne asnje moment nuk u tregua e gatshme qe te behej bashkimi i shqiprise dhe i kosoves edhe athere kur realisht u paraqiten mundesite dhe konditat, partia komuniste e ndaloj me ligj nje inicijative te tille dhe vuri masa tejet te renda per te gjithe ata te cilet prommovonin nje mundesi te tille, me pretekstin se kjo tentative do na i prish raprotet dhe miqesine me vendet fqinje sllave. nje logjike e tille dhe nje politike identike po ndiqet sot nga trasheguesit e fares se partise se punes, duke u arsyetuar se dhenia e shtetesise per shqiptaret jashte shtetit, dhe ideja per nje bashkim kombetare, paraqet tone nacionaliste qe na i prish raportet me fqinjet.
pastaj si mudeni te beheni te verber ne kete menyre dhe te mbyllni syte perpara veprave dhe ndryshimeve madhore qe u realizuan per keto 8 vite qeverisje te PD, duke vecuar si me poshte:
– infrastrukture rrugore- duke krijuar lidhje dhe komunikim ndermjet te gjitha qyteteve shqiptare ne mes veti por edhe duke shkurtuar rrugen e komunikimit mes shqiptareve dhe shqiptareve te kosoves, te maqedonese dhe te malit te zi. nder impaktet e shumta pozitive qe ndikojne direkt ne ekonomine e vendit nga infrastruktura nder te tjera mund te jene: rritja e turizmit, nxitja e tregut, kostoja dhe koha e shperndarjes se produkteve dhe prodhimeve te brendshme nga cdo cep drejt qendrave, intensifikimi dhe rritja e dinamikes se kembimit dhe njohjes se vendeve dhe te qendrave me njera tjetren, krijimi i kushteve te pershtatshme per investitore, valorizimi i potencialeve turistike, lehtesimi i transportit per mallra dhe per nevoja e sherbime te tjera sic jane vizitat ne spitale, ndjekja e shkollimit, lehtesia ne punesim, lehtesia e qarkullimit etj.
– rezistenca dhe ruajtja e vendit nga kriza ekonomike boterore- qeveria e PD, me programin, politiken dhe punen e saj te ndergjgjshme e mbrojti ekonomine e vendit nga kriza, pavarsisht investimeve gjigande ne infrastrukture, ne shkolla, ne shendetesi, ne turizem, ne bujqesi, ne administrate etj te cilat krijuan premisa qe shqiperia nga nje vend i varfer te pozicionohet ne rangun e vendeve ne zhvillim. Per te krijuar nje koncept me te qarte, krahaso pak shqiperine me vende te tjera te rajonit si: Greqia qe kaloj ne kolaps, Mali i zi apo Kosova qe nuk mund te sigurojne rroga per administrate, Maqedonia dhe serbia poashtu u detyruan te ulin pagat per punonjsit e administrates etj.
– Zhvillimi i bujqesise- me grandet e dhena ne kete sektor, me subvencion, me sigurimin e plehrave dhe farerave falas, i dha nje shtyse te fuqishme ketij sektori duke ngritur prodhimin vendas dhe duke dominuar tregun e rajonin per shkak te cmimeve konkuruse dhe te arsyeshme. Praktikisht u arrit qe Domatja shqiptare, Sharqini dhe disa produkte te tjera te depertojne dhe te pushtojne tregun e rajonit dhe kjo fale cmimit dhe kualitetit.
-zhvillimi i turizmit
-terheqja dhe krijii i kushteve per investitore e jashtem
– krijimi i vendeve te punes
– lufta ndaj korrupsionit, pavarsisht se nje dukuri e tille nuk mund te eleminohet pa ndergjegjen dhe vullnetin e individit dhe te qytetarit.
-etj etj
Letra e Redonit eshte domethenese per te treguar se ka filluar çlirimi i pd. Perkraheni kête zë çlirimtar e mos u merni me gjetjen e kleçkave…edhe analiza me e mire mund te shigjetohet n.q.s qellimi i komentuesve eshte ky!!! Ka filluar çlirimi i pd dhe ky êshte nje sinjal pozitiv. Sa per opinionet e komentuesve per bashën dhe olldashin mendoj se kane te drejtë,jane thjesht manekine pa integritet moral e politik. Komentuesi “baton” me krijon ndjesine e nje njeriu antidialektik e trushpelare ne mos qofte i kategorise “zhvatês pushteti”. I jane injektuar dogma zyrtare ne tru dhe ai thjesht i perserit pérmendésh… Bushat! Vazhdoje analizén e letrés per te shperthyer e shkulur gjithë shtratin e qelbur te pd. Ndihmoji dhe té tjeret té behen pjesëmarrés ne misionin tuaj çlirimtar. Shto guximin për vete . Keni llogore me shume kufoma ne fushbetejën ku po nisni sulmin tuaj. Pergezime çlirimtar i ri pa shume eksperiencë ! Fitojeni ate ne betejat e radhés…
I dashur Pëllumb,
Respekti dhe mirënjohja mbeten gjithnjë vlera të fisnikërisë. Ju falenderoj përzemërsisht.
Në përgjithësi i ndjek komentet e të gjithëve, për t’u njohur me pikëpamjet e ndryshme, të cilat mund të qëndrojnë dhe të jenë të sakta. Mirëpo, vë re që në ca raste është kuptuar jo mirë letra. Ajo nuk thotë se çka është dhe çka përfaqëson Basha apo Olldashi.
Letra flet për humbjen e PD-së, të merituar; shkaqet që quan në këtë humbje apokaliptike; pastaj merret me sugjerimet drejtuar kryetarit të ri të PD-së, se çfarë duhet të bëjë ai, nëse duhet të kemi opozitë për së mbari. Pra, kaq është e gjithë letra, në thelbin e saj. Gjithsesi, ju përshëndes të gjithëve. Qofshi mirë dhe kalofshi një verë të qetë!
Me keto pllumba e lecka te shtremberuara, esht ofendim dhe turp kur te del zeri se fitove duke blere voten, se lecka te tilla te jepen pa kushte, ngase kane mentalitet prostitute qe e kane te veshtire te kuptojne ncvend gdhihen se u ndrrohet krevati!
Po c’tu thuash ktyre mjerane, keto pllumba dhe papagenj, keto jane vec imitues te keqinj. Keto skane mundesi te perpunojne dhe te dalin jashte klisheve! Klisheja e tyre ju sjell cdo gje ne ane te kundert dhe ashtu so perfundoj e me koke poshte!
Por si perfundim, qendroni te qete keto kater vite se nuk ju pengon kush ne pasionet e juaja. Dilni ne turma dhe ne grumbuj, si nomade primitive, ndreqne dhe kenaquni me kulturen pink dhe te dashnorve te juaj se ky kater vjecar eshte parapa dhurate per ju, qe te emancipoheni, te largoheni nga rruga(se ju te rruges jeni) dhe tju tregoni se sa larg mund te shkojne perversitetet e asaj cfare mendoni dhe dini te beni ju o pellumb mjeran!
Paskam qene i sakte ne percaktimin tim o batòn pa identitet. Ju kuptova nga stili, nga permbajtja, nga mbrojtja e tipit sali çfare perfaqesoni! Gabimet foshnjarake ortografike jane epitafi me i mire per trurin tuaj primitiv. Nuk ja vlen te meresh me njerez me identitet konspirativ ose me sakt pa identitet e frikacakë . Ndiqni saliun se truri i çekuilibruar te çekuilibruarin pelqen …!
I ke dhënê nje pergjigje te merituar kétij batònit pellumb! Por kam nji këshille :mos u mer me njerëz pa identitet siç thue vetë. Do te jete ndonje fondamentalist islamik kosove ky batoni nga ata qe jane gati te hedhin veten ne erë per saliun. Allahu ekber baton!