Letër e nënshkruar
Skënder Dusha
E nderuara ministre e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli! Jepuani dinjitetin që u takon ushtarakëve, të cilët antikombëtarët i nëpërkëmbën dhe i ofenduan në mënyrën më të keqe. S’besoj të ketë në botë vend që e ka bërë këtë masakër ndaj ushtrisë dhe ushtarakëve. Ishte ushtria me përbërjen më të mirë të mundshme, njerëz me ndërgjegje të jashtëzakonshme, të shkolluar më së miri: mbas mbarimit të shkollës së mesme, oficerët sipas specialiteteve mbaronin edhe shkollën e lartë 4 vjeçare, d.m.th. 16 vjet arsimim.
E veçanta e ushtrisë sonë është se një pjesë e mirë e objekteve (kazermave) dhe strehimeve për personelin dhe teknikën janë bërë nga vetë ushtarakët. Nga udhëheqja propagandohej vetëm dashuria për Atdheun dhe mbrojtja e Atdheut.
Mbas vendosjes së demokracisë, ushtarakët u çmobilizuan në mënyrën më të ç’organizuar. Në një kohë kur në të gjithë vendet e Lindjes, pa përjashtim ushtarakëve iu akorduan 100 për qind të rrogës, neve na dhanë pagesa qesharake, bile mbas 20 vjetësh, një pjese të mirë të oficerëve akoma nuk iu është akorduar ky shpërblim tepër modest. Kohët e fundit ushtrisë iu sekuestruan edhe pronat e fundit, shtëpitë e oficerëve, një pjesë e mirë e të cilave është bërë me punën e vetë ushtarakëve.
Kam frekuentuar personalisht shtëpi oficerësh në ish-Bashkimin Sovjetik, ku çmimet për oficerët ishin shumë më të ulëta se në lokalet e tjerë, e njëjta gjë ishte edhe në shtetet e tjera të Lindjes, po kështu edhe në Perëndim, por të mos harrojmë se oficerët në të gjithë botën paguhen shumë më tepër nga punonjësit civil.
Sot në SHBA etj., aviatorët e transportit bëjnë punë të dyta për të përballuar nevojat jetike, kurse aviacioni ushtarak vazhdon me paga të larta siç ka qenë më parë. Që të bëhet një gjë e tillë tek ne, është e pamundur në gjendjen që e katandisën vendin tonë Berisha dhe Nano. Pra, duhet të shikohet që ushtarakëve t’u jepet një pagë dinjitoze dhe shtëpitë e oficerëve t’u kthehen atyre. Me nderime dhe respekt! Skënder Dusha, ish-oficer teknik i aviacionit për 33 vjet.
Zoti Dusha, ju dhe te gjithe ushtaraket me pervoje, duhet te afroheni me “dhune”, afer institucioneve ushtarake.
Vertet ministrja Kodheli ka deshiren dhe vullnetin, te ndryshoje per mire, strukturat ushtarake dhe shperblimet, por mendoj se e vetme sdo te kete mundesi te beje me te miren, pranda mendoj se organizata e ish ushtarakeve ne lirim, duhet te jete e pranishme, pse jo edhe ne vendimmarrje, ne strukturat e ministrise se mbrojtjes.
Sa për dijeni horri,organizatat apo shoqatat e ushtarakeve janë te shitura tek pushteti dhe bejnë lojen e tij. Zyhdi qatip kroji dhe sidomos mehdi pogaçi jane tradhetaret me te medhenj te ceshtjes se ushtarakeve. Keta jane “aristokracia ushtarake” qe sabotuan dhe sabotojne organizimin e tyre. Me e keqja eshte se ushtaraket e dine dhe nuk reflektojne. Jane nenshtruar. Pershendetje nga sweden.
Zonja minister e Mbrojtjes e kishte deshiren e mire per tia ridhene ushqimet ushtarakeve, (te cilat ia preu krimineli dhe intaqari i ushtarakeve Sali Serbi qysg nga muaji Gusht 2013), por nuk e dime se perse me 31.12.2013, dergoi nje urdher qe te zbatohet VKM-ja e Sali Kriminelit, e nxjerre ne Gusht 2013.!!!!!!!!!
Shpresojme qe zonja ministre e mbrojtjes Mimi Kodheli, ta rishikoje edhe nje here kete vendim.
Ndryshe autoriteti i ushtarakeve nuk do te rritet, (sic ka dekllaruar vete zonja ministre), por eshte ne renie nga dita ne dite.
SHPRESOJME……………….
Moj Mimi,sikur i haruat akuzat qe i bete Benit,apo aq duam ne dhe genjehemi menjeher,bravo bravo jepi Beni shijoji leket tona.
Rama tha ushtarakeve do tju kthejme dinjitetin.Me shume se kaq nuk mund te bente edhe Nastradini po te behej kryetar qeverie.
Ushtaraket te jene te sigurte qe qeveria Rama ashtu si qeveria e Saliut nuk ka per tu dhene asnje mbeshtetje .kjo eshte nje marrveshje midis tyre.
Ramizi e tha qe shqiperia seshte as lindje as perendim,
kete e provuan pensionistet,ushtaraket,pronaret,te persekutuarit politik.Mendoj te mos harxhojme kohen kot me ramen dhe saliun