Letër Neritan Cekës, jo si qytetar!

redaktor

Nuk do t’i kisha shkruar asnjë rradhë Neritan Cekës, që rrogën e merr si ambasador, e letrat i shkruan si qytetar. Por duhet, pasi jeni shembulli që një brez nuk duhet të ndjekë, sepse çfarë quhet karakter, nuk ka lidhje me ju. Nuk ju ndihmojnë në krijimin e alibisë të njeriut të fisëm as emrat e paraardhësve, burra të nderuar të këtij vendi, që nuk lini rast pa i përmendur. Është dëshmi se shpesh trashëgimia është një dështim kromozomesh, dhe djali ngjan me ju, por jo me ata që përmendni në librin e shtëpisë.
Nuk do të isha marrë me ju nëse do ta kishit personalisht me Edi Ramën. Marrëdhënia mes jush, nuk më intereson fare. Por ndjehem keq nga fyerja që i bëni socialistëve duke i quajtur “rreshterë që vetëm marrin”. Janë gjysma e popullsisë e më shumë. Janë njerëz që besojnë se njerëzit janë të mirë. Siç besuan tek ju dhe ca shokë të partiçkës suaj, të quajtur Aleanca Demokratike. Atëhere ishit ministër i tyre dhe quajtët sojsëzë demokratët e Berishës. Sot quani socialistët të tillë Me sa duket sojsëzë për ju, janë kush është jashtë zyrave të shtetit. Po sojlinjtë mos janë ca si puna juaj, që i lëpihen pushtetit?
Zoti Ceka, nuk mund të përbuzni socialistët siç bëni në letrën tuaj drejtuar Edi Ramës. Keni ngrënë për tetë vjet bukën e tyre duke ju bërë edhe ministër. Nuk e patët problem t’i shkëmbenit me të sotmin kryeministër të vendit, që në të shkuarën ju kish poshtëruar disa herë, verbalisht dhe fizikisht me dorën e zagarëve të tij. I shkuat pas dhe sot po pranoni të përdoreni prej tij. Puna juaj. Por nuk keni pse ofendoni disa që i rrinë përballë këtij njeriu që është bërë problemi madhor i vendit.
Ca si puna juaj, jeni arroganca e zengjinëve të rinj. Kur u përmbys komunizmi, mendonit si të shalonit shqiptarët rishtazi, dhe inati me Berishën ishte punë pazaresh. E tani bëni moralistin. Për cilit moral flisni?! Se ka tetë vjet që ky vend troshitet në vrasje njerëzish me armë shtetërore, shitje territoresh, pushtim institucionesh, dhe nuk ju është dëgjuar zëri. Sepse pas njëzet e tre vjetësh, ju bashkë me shokë, po dilni më të këqinj se komunizmi. Se nëse çlirimi nga komunizmi nuk ishte merita juaj, mungesa e rrotacionit dhe ky shtet autoritarist, është vepër pastërtisht e juaja.
Një arsye tjetër që po harxhoj bojë, është që mos i shisni sapunin për djathë publikut, lidhur me djalin. E lëvdonit pambarimisht. E kuptueshme për një prind. Por meqënëse edhe ju sapo i keni hyrë karrierës diplomatike, duhet të dini se një diplomat, nuk mund të provokojë kryetarin e opozitës, as në privat e as në publik, pasi është aty në shërbim të gjithë shqiptarëve, përfshirë edhe shefin e socialistëve.
E quani djalin të pranuar sipas rregullave në shërbimin e jashtëm?! Të jesh pjesë e shërbimit diplomatik, duhet të kesh fituar një konkurs të shpallur, e pasi shërben dy vjet në atdhe, vetëm më pas mund të marësh emërim jashtë. Emërim që afatin maksimal e ka katër vjet. E djali yt asnjë nga këto nuk ka bërë, por për hatër të shërbimeve të babait, e kanë marrë nga emigrant dhe ia kanë bërë peshqesh diplomacisë.
E keni djalin të zotin në zanat? Çudi! Kam punuar njëmbëdhjetë vjet në atë dikaster, dhe nuk e paskësha ditur Por kur aftësi si të tijat i pretendon edhe Rajmonda Bulku për vajzën, Fatos Beja për djalin, Gerti Bogdani për vëllain, Jozefina Topalli për dhëndrin, Arjan Starova për gruan, e kështu me rradhë, atëhere kjo nuk është tjetër vetëm se nepotizëm, e sjellja juaj ndaj shqiptarëve, e krahasueshme me të drejtën e feudalëve në mesjetë.
Në letër na kërkoni t’i jemi mirënjohës djalit tuaj, pasi megjithëse ka mbaruar shkolla perëndimore, sakrifikon dhe vjen në shërbimin tonë të jashtëm. Me siguri nënkuptoni dhe veten. Vërtet për kaq budallenj na merrni?! Po dihet që nuk hani dot bukë në vend tjetër, përveçse në këtë vend të varfër që po e mbysni me fodullëkun tuaj.
Djali juaj paska pretenduar se në diplomaci paska diplomatë të “shkëlqyer”? Statistikisht, 70% e personelit tonë diplomatik jashtë, janë emigrantë-pinjollë partiakësh si puna e djalit tuaj ose fëmijë të pasurish që blejnë vendet me para, apo me trafiqe influence, të emëruar në kundërshtim me ligjin.
Në fund, bëni thirrje që shqiptarët të votonin sërisht për “sojlinjtë” e sojit tënd, Berishës, Koliqëve, Breçanëve, Nokëve, Ponëve, Ristanëve. Ky vend ndoshta do të kishte votuar edhe kundër Ramës. Por kur sheh përpara monstra si puna juaj, atëhere heq çdo mëdyshje se nga duhet të shkojë vota. Se ca si puna juaj, janë pengesa e parë që të fillojmë e jetojmë si njerëz normalë, të shërbyer nga një administratë normale.
CITIME
1.
Dikur quanit sojsëzë demokratët e Berishës, sot quani socialistët të tillë. Me sa duket sojsëz për ju janë kush është jashtë zyrave të shtetit. Po sojlinjtë mos janë ca si puna jote që i lëpihen pushtetit?

2.
Në fund, bënit thirrje që shqiptarët të votonin sërisht për “sojlinjtë” e sojit tënd, Berishës, Koliqëve, Breçanëve, Nokëve, Ponëve, Ristanëve. Ky vend ndoshta do kishte votuar edhe kundër Ramës. Por kur sheh përpara monstra si puna juaj, atëhere heq çdo mëdyshje se nga duhet të shkojë vota. Se ca si puna juaj, janë pengesa e parë që të fillojmë e jetojmë si njerëz normalë, të shërbyer nga një administratë normale.

Share This Article
17 Comments
  • Analize e shkelqyer zoti Hila, cdo shqiptar qe, qofte edhe nje here te vetme ka pasur nevoje per
    kete sherbim dhe nuk ka pasur mundesi te reagoje kur nuk e ka perfituar ne masen dhe cilesine e duhur, ka folur bashke me ju.

  • Sinqerisht bravo!Bravo!Bravo!Bravo!Njerëz si ju,që shkruani kurajshëm i duhen këtij vendi të mjerë ku sojsëzë të ndyrë si Sali Berisha,Neritan Ceka e zbrit gjer tek G.Bogdanët servilë,kanë kapur këtë vend të mjerë!Duhen spastruar me lopatë si bajgat në një haur ku kanë ndyjtur kafshët!Ne do ta bëjmë!Largimi i Saliut dhe kësaj bande sojsëzësh me poshtërsi kutërbuese,është detyrë imediate e opozitës së sotme dhe Sovrani mesiguri do ta gremis bandën!Por nuk do të jetë e mjaftueshme.Absolutisht e pamundur ta bëjë për një kohë të shkurtër,opozita dhe pavarsiisht premtimeve të drejta të Rames,është e pamundur!Sidoqoftë varrosja e kësaj bande antikombetare më 23 qershor krijon pozitivitetin për një Rilindje të vërtet të munguar e manipuluar nga klani sllavogrek në Tiranë i Ramiz Alisë!Misioni i Opozitës përfundon në 100 ditët e para qeverisëse sepse rrënjët e së keqes antishqiptare janë aq kanceroze dhe të nderlidhura sa nuk mund ti pastroi thellë,thellë politika dhe partitë opozitare.Shkurt,zhdukja e Berishës,Cekës & co,nga skena qeverisëse nuk u ofron shqiptareve zgjidhje të domosdoshme për Rilindje.E pamundur dhe pse në 100 ditë do të bëhet operacion i kastës.Nuk mjafton dhe kjo duket nga eksperienca të tjera shtetesh vërtet demokratike.Rama dhe opozita do fitojne thellë,por nuk do arrijnë dot të implementojnë dot atë që kërkon vërtet Shqipëria,ky vend i ynë i mbrekullueshëm por me drejtues përherë kriminalë!Duhet tjetër aksion:Duhet LEVIZJE e cila po vjen,si tsunam dhe do tu heq skalpin e kokës me ndëshkim e flakje në plehra,njerzve të vjetersise se tmerrshme,Berisha,Ceka & Co! Për gjithshka që kanë bërë kundër vendit,Sovranit dhe demokracise!Kjo klasë politike e vjeter,plot myk dhe erë fekalesh nga e vjetra,është e vdekur dhe gjithë partitë politike,pjella të babëzisë e korrupsionit duhet t’i zhdukim!…Shembull është Italia,dhe nuk kemi përse të shkelim në shtigje të pashkelura!Mjafton të përfshihemi jo në parti putana dhe vrasëse,por në Levizje!Emergjente është largimi dhe prangosja e Berishës,dhe këtu përfundojnë mirë detyrën partitë e opozitës!Më tej është e pamundur të ecin!Muri i betontë që kanë krijuar vet kundër Sovranit dhe Shqipërisë nuk mund të dhembet prej tyre!Lëvizja…që po forcohet përditë do të zhduk këtë mur dhe bashkë me gjithë të edhe partitë,shkaktare të mizerabilitetit dhe prapambetjes shqiptare!Këtë shqiptarët duhet ta bëjnë dhe do ta bëjnë sepse nuk ka rrugë tjetër!Paqartësitë që ekzistojnë rreth Levizjes Shqiptare… dhe pengesat që hasen do të kapërcehen shumë shpejt,me aplikimin masiv të REVOLUCIONIT Web,ku rinia shqiptare dhe intelektualët e vërtet do dinë të kontribuojne e zgjerojnë vetveten!Sojsëzët dhe sojlinjtë,nuk kanë bashkjetesë dhe biografitë e moralizimet prej të shkuarës,mbeten thjesht kozmetikë për ata që nga paaftësia i përdorin!Levizja…lufton fort për të sotmen dhe të nesërmen,duke kërkuar vetëm përgjegjësi,për shkeljet e bëra!…Detyrë primare mbetet nxjerrja e Shqipërise nga bataku fekalor ku e kanë cuar partitë e vjetra.Kapja e vendeve demokratike europiane!Kjo dhe të tjera janë në ardhmëri të shpejtë!Ky shkrim konstruktiv dhe tepër real përafron për Levizje…!

  • NUk kam cfare them me sakte se kaq.Ju falenderoj z.Dritan per gjithe cfare keni shprehur.Edhe njehere faleminderit.Sinqerisht,

  • cukunidha
    27 Prill, 2013 at 4:59 pm
    Migjeni në kujtimet e akademikut italian 93-vjeçar Emilio Benvenuto :
    ” Italia ishte strehë për të ( per Migjenin ) , sepse ishte një lloj mbrojtjeje për bindjet e tij antizogiste “.
    ( Neritani i ngriti bustin Zogut ne mes te Tiranes ) Keshtu mburret me Migjenin Neritan Beluli ?
    “ S’duem, për hir
    të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
    të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
    që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
    kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis –
    të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis. “ Migjeni

    1. Me qe mburre me Migjenin ai ishte kunder kalbesirave te vjetra qe duan te shejterohen.
    Ti o qytetari Neritan qe jeton ne ambasadat shqiptare ne evrope, familjarisht i shperndare , mbasi ndihmove te shenjterohej diktatori i komunizmit, tani per fat te keq mburre se ke merita per te shenjteruar kalbesiren ,komunistin e fundit ne Evrope qe ushtron ende pushtet ne shqiperi. Nuk besohet qe si fis keni ndihmuar te shenjteroheshin edhe SS, siç thone ne fillim ne keto komente. Ti e di kete.
    Ta merrte vesh kete Migjeni , do ta gjente ate grushtin e forte per te goditur fort monstra te tilla . Ai nuk i urrente padrejtesite , dhe nuk e mendonte se pinjollet e tij do e perdorin emerin e mire te tij pas per perfitime personale me veprime te pa denja.
    Migjeni i kendoi mjerimit te vegjelise, dhe fshikulloi “ paçavrat qe zune myk nder tempuj “ nder te cilet futesh edhe Ti o qytetari ceka.
    Por Ti nuk do ta vleresosh keshtu Migjenin sepse barku i fryr tendi nuk ka veshe te degjoje zerin e Migjenit dhe te fukarenjve te viteve 2013 qe me voten e tyre u dhjamoset.
    Ne program me saliun kishe kafshaten e mjerimit. Por mjeruat njerezit akoma me shume dhe nuk e pranoni.
    Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
    n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
    Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
    ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

    2.Edhe Petro Nini Luarasi qe i takon gjithe shqiptareve do ta kishte per turp qe pasardhes te tij te larget , tju bejen fresk dhe ferkojne nga fundi i kurrizit kolltukofaget dhe diktatoret ne Demokraci.

  • Zekthi 27 Prill, 2013 at 1:59 pm

    ” Neritan Ceka , Qytetar shqiptar në Romë.”
    Me kete nen shkrim, posht letres ,prezantohet qytetari Neritan. Dhe ne kete leter na ben biografine e familjes se tij sidomos te djemve te babait se paskan mbytur kuçedrat bashke me te.
    Ne te gjitha menyrat, tipa te tille, nuk lene asgje, nga e drejta e shqiptareve per te pasur diçka nga kontributi i tyre ne levizjet bazale te shoqerise e kombit te tyre ne momentet historike,por i duan vetem per vehte dhe per familjen e sorrollopin e tyre.
    Keto qendrime te kujtojne sjelljet para viteve 1990 kur komunistet e kishin privatizuar shqiperine deri ne mendime e sjellje( vetem kaq ).Neritani perveç sjelljeve dhe mendimeve ka privatizuar edhe pjese nga shqiperia. Ka privatizuar edhe te gjitha ambasadat, edhe çdo gje qe i jep agai i tij bajraktar.
    Perse Neritani nuk prezantohet ne siglen ne fund te letres ashtu si eshte ” Diplomat , ambasador a ç’dreq eshte ne kete vath familjare te kesaj qeverie, por thote ” qytetar shqiptar ne Rome ” ? Fshihet nga shqiptaret? Eshte emeruar me vendim te udheheqsit ? Edhe djalin apo femijte e tjere ambasador i ka neper Evrope ? Me ç’fare misioni ? Varin xhaketen ne goxhdet qe ka ngulur babai tend dhe gjyshi i tyre aty ne Austri vite te shkuara ?
    I shkreti, paska perfunduar “refugjat” tani ne pleqeri. Mbase ndroi rolet me djalin ” refugjat ” ( qe e shkollonte me leket e shqiptareve, si Jozi vajzen e dhenderrin )?
    Djalin e ka ambasador ne OBSE. Dikur ai Neritani bertiste ne parlamentin me te majtet( te Nanos ) te ikij OSBE nga Shqiperia, na shkaterroi. Edhe ne takimet me 10 veta te partise se tij ne baze, kete thoshte. Shante edhe Berishen duke e quajtur kriminel, sojsez , qe dogji Shqiperine ne 1997 e te tjera. Sa te jete Berisha nuk ka qetesi e miresi Shqiperia- thoshte.
    Dhe jo vetem qe OSBe nuk iku por Neritani prej Elbasani u dha djalin si sherbetor ndersa vet u kthye ne sherbetor te Saliut e Jozefines.
    Dhe tani ne pleqerine e tij te thelle, hodhi poshte gjithe ate ” kontribut ” qe na citon ne letren derguar Rames dhe u kthye si nje DADO QE MBLEDH e pastron bebelinot e atij plakut qe ju perul duke i fshire edhe prapanicen. Neritani e di hallin ku e ka kapur sala. Do jene gjynahe te se shkuares te Neritanit,apo te te pareve te tij. Saliu tashme i ka shtrydhur limonat sa u ka bluar edhe berthamat ( femijte )
    Gjynah ne se pretendon se femijte e tu kane nje origjine , po i fut ne rrugen e sherbetorit dhe te njeriut pa shtylle kurrizore e pa sifet te nje sojlliu qe i ke bere karshillek berishes. Dhe me keto veprime del qe berisha eshte njeri sojlli dhe ti mbetesh siç ke etiketuar Berishen dikur, sojsez e bir sojsezi .( Te kujtohet kjo neper takimet elektorale qe beje kunder Berishes dhe u bere Minister ne Qeverite Nano ) .

  • Urime Dritan per kurajen dhe personalitetin tend.Cdo germe e jotje shpreh nje problem te madh te ketij vendi,dhe vetem pak njerez kane kurajon t’a thone hapur ate qe po i ndodh Shqiperise ne kete qeveri RRumpalle dhe Nepotike.

  • U krijua nje komision hetimor parlamentar per Edi Ramen !!!! Perse te mos jete e shqetesuar Ministria e Jashtme se nje diplomat i saj ben nje provokim ne publik ndaj liderit te opozites shqiptare ?! Ndersa baba Neritani, si njeri i dale boje, e tregon vehten zbuluar,kur del ne krah te te birit ( sigurisht i perdorur nga Sali Berisha ). Ne kete menyre ai demton vete te birin e tij kapriçioz duke e konvertuar nga sojlli , ne sojsez ..Njerezve te tille , sahanlepires sa te nje krahu ne nje krah tjeter, duhet hequr v i z e !

  • Analize sh. e bukur.

    Neritan Ceka ne letren drejtuar Rames thoshte gati me mburje se djali i tij ishte

    i rritur, por fakti qe ai vete i doli ne mbrojtje te birit, tregon se jo vetem i biri nuk

    eshte i rritur, por perkundrazi eshte nje qurash qe eshte ankuar te babi i vet dhe

    i ka kerkuar mbrojtje.

  • http://sq.wikipedia.org/wiki/Dritan_Hila

    Dritan Hila ka lindur në Tirane në 28. 8. 1966. Është diplomuar në vitin 1989 në Universitetin e Tiranes në Fakultetin Ekonomik, në Degën Sfere Qarkullimi. Qe nga viti 2000, rekrutohet në trupën diplomatike shqiptare. Në vitet 2002 deri 2004, ka qene i akredituar si konsull i Shqipërisë në Bari (Itali), ndërsa në periudhën 2005-2006, ka qene i akredituar si konsull i Shqipërisë në Milano (Itali). Në shkurt te vitit 2011 largohet nga puna.

    Pyetje: Me çfare kriteresh e meritash u pranua z.Dritan Hila ne diplomaci ne vitin 2000 dhe si konsull?
    Si ka kurajo te pergojoje personalitetin e Neritan Cekes e te Egin Cekes me cv perkatese?

  • I hodha nje sy internetit per te gjykuar me mire per kete moralist dhe kuptova me mire se kush qenka ky Dritan Ylli Hila

    Opinion rreqethes
    zigur lefto deshmon >
    po kur shkruan dhe ky Tan Hila more.Ky ka qene ne Bari ne konsullate.Nje kryehajdut qe nuk te bente nje leter pa i dhene para.E kam provuar ne lekuren time se une rri ne molfetta.Kur erdhen ata te tjeret ne konsullaten e Barit u ndreqen punet.Ata ishin te mire dhe te zgjidhnin pune pa kerkuar para.Ishte nje Arjan,shume i mire dhe shume i zoti.Kur flet ky Tan hila eshte lemeri.Pupupu kjo eshte te ike mendja e kokes.Le qe ishte dhe gomar dhe pijanec.ku ka mberritur ky vend
    http://www.ikub.al/LAJME_CATEGORY/1101200077/Article-Leter-per-emerimin-e-bijes-se-kryetares-Dritan-HILA-.aspx

  • Z.Dritan Hila ka pergojuar z.Neritan Ceka si babai i Eginit, ndaj per reciprocitet i bejme me dije publikut te nderuar shqiptar se kush eshte , sipas komenteve te te perndjekurve politike, i biri i denje i babait @ pjelle e nje katili te sigurimit te shtetit te quajtun Ylli Hila.@ i cili ka torturuar me urdher partie duke pergatitur dosje me deponime falco edhe per mjaft gra te huaja.
    Ja geni shpifes e cmirezi i krimineleve te diktatures , qe nuk kane turp te perbaltin njerezit e afte e te ndershem.
    Ky llum ben cdo shpifje e poshtersi qe urdheron padroni i tyre

  • Njeqind qeveri nderuan keta horra dhe s’duan ta leshojne karrigen nga bytha.Keta lloj “soilish”
    jane gati te shesi c’do gje vetem te sundojne.TURP.

  • Do te doja te replikoja me disa komentues te mesiperm qe sot aktualisht jane te akredituar neper ambasadat e Saliut ne vende te ndryshme.Jane pikerisht ata qe z.Hila i demaskon .Jane ata qe kete ve,d e quajne te tyre e kerkush nuk duhet t-ua cenoje.Lexoni me vemendje sa meskine qe jane e sa te pamoraleshem.Edhe kjo kohe qe ju ka mbetur hani ate qe keni bere pasi bota eshte me rrota.Te lartepermendurit ose jane dhendi i Zhozit,ose vellai i Gertit,ose dhia e cjapit etj,jashteqitja e ketij kombi qe kujtojne se veshja me kostum te bene qytetar.Me mire te jeshe nje D.Hila se sa nje hale ku Saliu te pshure ç’do dite ne koken e lyer me xhel !Na mbyten tarallaket thote e madhja gazetare M.Dervishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *