Gjithë Arbëria përkulet para figurës simbol të Vaçe Zelës. Këngëtarja, bilbil i botës shqiptare, u shua, duke fjetur në përjetësi, por jo në zemrat e ne të gjithëve, të mërguar nga Shqipëria, por jo në kujtesën tonë historike ku vazhdojnë të dridhen kordat e zërit të saj melodioz. Mbetet e pashlyer figura e saj në kujtimet e rinisë sime: Në Shëmitër Korone me rastin e “Javës së Kulturës” të viteve ’70, në takimet e para me vëllezërit nga Shqipëria, mes këngëve, valleve e lotëve të mallëngjimit,
në Shqipëri kur fillova të merrja pjesë në Festivalet e Gjirokastrës dhe në seminaret e para të studimeve universitare. Ishin vitet e formimit tim artistik e kulturor dhe “Zonja Vaçe” ishte mbretëresha e këngës.
Unë isha i magjepsur nga thjeshtësia e saj si grua e si artiste. Më linte mbresa profesionalizmi i saj dhe ligjërimet e zërit të saj. Tani qëndroj i ngrirë e i heshtur. Nderim për Zërin e Tokës së Madhe të Arbërit, ku ajo ishte Bijë e Lartë. I përjetshëm qoftë kujtimi Yt, motra jonë e paharruar dhe e denjë për lumnim!
Pino Cacozza
ëëë.arbitalia.it