I nderuar Kryeredaktor i DITA,
Ne banorët e fshatit Ilias, Bashkia e Himarës, jemi të shqetësuar për ndërtimin e një guroreje mbi përroin e Gjipesë, e cila kohët e fundit, ka shkaktuar përplasje të mëdha mes banorëve dhe firmës ndërtuese. Duke qenë një gurore e përmasave të vogla dhe pa shqetësim për fshatin tonë. Kryeplaku i fshatit Vuno, Dritan Bala, njëkohësisht pronar i saj, nuk ka pyetur, por ka vazhduar të ndërtoje një kompleks betoni me përmasa sikur do të ndërtohet një qytet i madh sa Tirana. Ne dimë se pas këtij investimi qëndron një firmë fantazmë që ka pushtuar plazhet e Dhërmiut, për të cilën shumë fshatarë thonë se kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro, është i lidhur me biznese.
Por ne jemi të shqetësuar njëkohësisht se nuk kemi rrugë për të shkuar në Manastirin e Kryqit, pasi buldozerët e kësaj firme, kanë shkatërruar disa kilometra të kësaj rruge. Ndërkaq për të shmangur përplasjen me fshatin, pronarët e rinj, po hapin një rrugë të re, pa lejen e fshatit dhe të planit urbanistik, për të nxjerrë rrugën në drejtim të Kanionit të Gjipesë, duke shkatërruar një nga mrekullitë e Zonës së mbrojtur me ligj, kanalin e Kanionit të Gjipesë. Por ne jemi thellësisht të shqetësuar se roje private me armë, na kërcënojnë dhe nuk ndihet në asnjë qelizë dora e policisë së shtetit, kur makina me djem të armatosur na kërcënojnë pleqtë dhe plakat.
I bëjmë thirrje kryeministrit Edi Rama të nisë një kontroll të menjëhershëm për bllokimin e kësaj guroreje kanceroze, duke parë njëkohësisht edhe predispozicionin e tij për të ndaluar katrahurën në bregdetin tonë.
Në adresën tonë, është depozituar një ankesë pranë Bashkisë Himarë dhe inspektoriatit kombëtar ndërtimor, si dhe prefektit të Qarkut.
Ju faleminderit.
Fshati Ilias Himarë
Andrea Petro Milo, Thoma Gjipali, Arianit Bala, Ilia Bala, Koço Bala, Athina Ilia, Ksenofoni Duka, Irini Lati, Gogo Lati etj.
Ne himare punojne 2 gurore, Visha dhe kjo e Ilias. te dyja jane pa licenca dhe kane dhjete vjet se paku qe nuk paguajne taksa. Cdo gje qe thuhet per Guroren e Ilias eshte e vertete. Kryeplaku eshte i Partise Socialiste qe ka ate gurore dhe ja ka dhene me qera njeriut te Ilir Metes “Niki Bic.
Ky ka 300 cadra ne nje plazh privat ne Dhermi dhe i mer cdo klienti 8 mije leje te vjetra. Ky person ka disa vjet qe nuk paguan asnje takse ne Bashki, ndersa nuk dihet ne se ka regjistrim ne QKR me emrin Niki Bic Kusheriri i tij i pare, eshte kryetar i policise bashkiake. Mere me mend nje ballshiut, kushuri pas kushuriri me Jorgo Goro, vjen ne Himare kryepolic i Bashkise.
Fshati i Ilazit por edhe gjithe Himar te ngrihet nme kembe se Manastiri eshte Bizantin dhe i rindertuar me djersen e besimtareve himariote.
ankohuni ke janulla ju himaroitet, ose ne athine se ju jeni vorioepiriote,,,,,,,,,,,,,,ankohuni ke shteti nene ju “300 euroshat”,,,,,,,,”””””””””””””
Te hyfte hosteni ne bythe, more veshgjat…