Letër një lideri nën tingujt e një simfonie

Leda Hysa

Rregulli i gjërave

Çdo fillim është i rëndësishëm. E pas çdo fundi ka një fillim të ri, ky nuk është një leksion dialektike. Kjo është thjesht rrjedhshmeria e pandryshueshme e gjërave, e kohes dhe e jetës. Mjer kush do t’i ndryshojë e përpiqet me të gjitha mundësite per ta ndaluar, gabon rëndë, të ndalosh ciklin, fundin do të thotë të biesh në Utopi.

Të shkosh kundër këtyre ligjeve nuk është natyra, kjo është vecori e qënies njerëzore.

Njeriu apoteoza pavdekshmĕria! Pavdekshmëria nuk qëndron në veprën, por në shpirtin-rregullin, në ligjet që e sundojne. Vepra me kohë mund të prishet, vjetërohet, vidhet e imitohet, mjaft te hedhesh nje sy…

Pafundësia e shpirtit krijues është në respektin e ligjeve që zotërojnë universin, në asemblimin e tij llogjik, dhe TI (njeri) bashk me të, gjithandej pa firm e pa paguar të drejtën e autorit. Mund ta meditosh, kuptosh te hysh ne lidhje, te bësh për vete avantazhet, por kurrë ta pervetesosh.

Ta pervetesosh do të thotë të mos ngopesh të mbushesh e të mbyllesh  sendukèt, kasafortat te mbyllesh…  të isolohesh duke pasur idene se je padron e i lire të bësh cdo gjë ndërkohë që nuk po bën atë për të cilën ishe destinuar.

Ndjenja e masës; do të thotĕ jo vetem të dish dhe të bësh, por të kesh një dhunti që ai që ta ka dhënë të ka bërë ta kuptosh e nderģjegjësohesh. Të dish ta vësh në përdorim pa e shpërdoruar , si ajo nikoqirja që kur hedh kripën di masën  pa menduar dy herë, edhe pse nuk trajtohet për të njëjtën gjellë, siguria e  natyrshmëria e xhesteve të përsëritura që nga kohët më të lashta , krijojn harmoninë: Madhështia, hyjnia-masa- koha- ngrohtësia, ndjenjë konstante, këmbëngulje , durim deri në ndricimin më të lartë (apoteoz) që pa kuptuar do lë gjurmë në qelizat, në të gjith sensorët e shtresës së kores e të nën shtresës, do plazmohet ne nje unitet do ngjizet e trasmetohet në pafundesi ne ADN, duke qenë njekohësisht i perbashkët e unik.Në të kundërt të këtij vlerësimi do ngelesh gjithmon një njeri i vogël sado të jetë lartësia jote.

Pa-vdekësia është IO, njeshi në vetminë e akullt që do konservoj në përjetësi edhe të keqen, të pa prekur.

Përkryeshmëria e vepres eshte kerkimi per ta permiresuar gjithmone, duke amplifikuar ciklin do të kontribuoj ne pavdekesine njëlloj me të përjetshmin te hyjnishmin

Të dish të dalësh nga skena. Të tërhiqesh, nuk eshte folja e duhur, te dalësh duke bërë atë që bëje më përpara duke hequr veshjen e përkohëshme të ceremonise. Të gjesh rrugën tënde e ta vazhdosh sepse lavdia nuk ka tjetër antidot, perveçse të mbash drejtimin të dalësh nga labirinthi të mbash ekuilibrin mbas dehjes prej suksesit, të perfshish timonin, e te rrish drejt si nje direk, si nje obelisk të bëhesh shembull e të tregosh drejt qiellit duke u bërë zgjatim i rrezes se ndriteshme të atit (duke e bërë të dukshme për të vdekshmit) hije mbi njerëzit e mbi tokë (paradoks) me mungesën e dritës të jesh tregues i orës së duhur në rrjedhën e moto perpetuo.

Për ti dhënë zë dhe eleganc dialogut të fundit. Skena, fillon të mbyllet tenda e rëndë dhe errët do ulet ngadal-ngadal mbi notat e fundit të luajtura nga era nëpërmjet duartrokitjeve në plate e në aulë konvergjendo mbi ty si cmim i duhur në shenjë falenderimi e enthusiasmit të marrë ne këmbim. Thjeshtësi e gjestit mekanizem universal për të lejuar përsëri bis.

Qetësi! Qartësi.

Të shohësh me qartësi në pafundësi të horizontit nga lartësia ku ndodhesh, me diellin mbrapa shpatullave , duke mbajtur shkopin e duke vezhguar me vërejte përpara me dorën  mbështetur mbi shpatullat e dishepullit, ti tregosh obiektivin e përcaktuar sic është e drejt dhe e natyrshme.

Besnik Nazaj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *