I respektuar Botues, Ju falenderojme nga zemra per ngushellimin tuaj, deshirojme, nese eshte e mundur, qe keto dy falenderime te botohen ne gazeten tuaj prestigjoze. Me shume konsiderate per ju
Familjarët e të dashurit tonë të zemrës Namik Çani.
FALENDERIM 1
Ne familjaret dhe te afermit e te ndjerit Namik Cani, njeriut tone te dashur, sa pame ne faqen e gazetes tuaj ngushellimin qe na shprehet, sigurisht u prekem dhe u krenuam per sinqeritetin dhe vemendjen qe tregoi stafi i gazetes, ajo gazete, qe i paharruari i zemres tone, Namiku, e kishte te preferuaren e tij, por jo vetem ai, por e gjithe familja jone e madhe. Gazeta “Dita” lexohet nga te gjithe ne, eshte e dashur dhe e preferuar per rrugen qe ka zgjedhur, per tematiken, korrektesine dhe eksigjencen e saj.
Duke i uruar stafit te gazetes, pune te mbare e suksese, e falenderojme edhe nje here nga zernra per respektin dhe njerzillekun qe tregoi per te dashurin e zernres tone, Namikun dhe te afermit e tij. Per kete u jemi shume mirenjohes. Familjaret dhe te afermit e njeriut tone te zemres, Namik Cani.
FALENDERIM 2
I dashuri Sefer Pasha. Kur mbaruam se lexuari shkrimin tuaj aq te sinqerte, njerezor, te ndjeshem e plot dhimbje, na u duk sikur u hap dera e shtepise tone dhe hyte ju te dy,njeriu jone i zermes, Namiku dhe shoku i tij i ngushte, Seferi, per te cilin kjo shtepi, me ne krye gjyshen dhe te gjithe pjesëtarët e familjes, ishim shtepia jote, ishim familjaret e tu. Per kete ndjemë mall e dhimbje, brenge e lot. Ju ishit shoke te ngushte, dhe ndjeme se edhe juve u krisi zemra. Ju ishit vellezer dhe e kuptuam se mbas cdo fjalie, kishte nje pike lot. Ju ishit te dy njerezore dhe kuptohej me lehtesi zemra juaj e vendosur ne cdo germe te rekuemit tuaj. Ju ishit si gjaku me zemren per njeri-tjetrin, ndaj cdo germe juve u kishte dale nga shpirti dhe beri fole ne zemren tone… Erdhi nga miku e djali i shtepise dhe nuk del me nga zemra jone, mbetet si nje kujtim e mall i perjetshem, per njeriun tone te dashur. Te falenderojme dhe te jemi shume mirenjohes.
Letër e nënshkruar
Familjarët e Namik Çanit
