Letër për Nënë Barxhian e Gumenicës

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

E nderuar DITA! Në vitet tetëdhjetë, pra në kohën postkomuniste, në zonën e Labërisë, e më konkretisht në fshatin Gumenicë, na ishte një zonjë e nderuar dhe e urtë që i thoshin ‘Nënë Barxhia e Gumenicës’! Ajo shëronte njerëz në nevojë!

Edhe pse regjimi i asaj kohe nuk të linte të shërbeje, ajo shërbente! Pavarësisht, kjo nënë e madhe u lejua nga regjimi për forcën dhe fuqinë që ja jepte natyra. Kjo nënë ka shëruar shumë njerëz, qofshin ata dhe të pushtetit të asaj kohe, ndaj dhe u lejua të ushtronte profesionin si mjeke popullore!

Nga njohja që unë kam patur dhe kam përjetuar, më ka bërë përshtypje! Jo vetëm që të shëronte, por ajo dinte dhe çfarë do të ndodhte në të ardhmen. Ja një histori që kjo nënë ka treguar gjatë një bisede, me të vëllain dhe disa njerëz të farefisit: Vëllai e pyeti nëse do të vijë prapë koha që pasuria do t’i kthehet popullit.

Ajo, mbasi u mendua pak dhe duke shikuar nga ne, thotë se do të vijë prapë pasuria e popullit, por do të ketë mundime në popull, do të vriten njerëz dhe mbas disa vitesh, do të vijë një njeri shumë i gjatë që do t’i dalë për zot këtij vendi. Kjo nënë e madhe ka qenë parashikuese edhe për shumë gjëra që populli s’i ka ditur. Vlerat e kësaj nëne janë në kujtimet e shumë familjeve që ka shëruar.

Në një përvjetor të saj, grupi polifonik i Lapardhasë, ka kënduar: “Barxhia nga Gumenica / Nënë Hankua me vlerë / Të shpëtonte nga e liga / Ish ilaç e ish melhem!” Kjo ishte ajo që unë do t’u thoshja lexuesve tanë, se ka ardhur ai i gjati që ka parashikuar kjo Barxhi qysh në vitet ‘80. Faleminderit! Lexues, Vlorë.

Share This Article
1 Comment
  • Nese ju e njihemi si baxhie gumenices un mund ti them halle baxhia sepse e kam hallen e gjyshes e te degjosh historite e saj nga gjyshja ime ngelesh PA fjal e fuq e mbi natyrshme thot ajo tregon shum histori per hallen e vet Sa dhe njerz te pushtit vinin e sheroheshin ose parashikonin te ardhmen ka shum per te then

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *