Letër prefektit të Shkodrës

editor

Drejtuar: Prefektit te Shkodres, te nderuarit z. Paulin RADOVANI

 

Ne, familjare dhe te aferm te Pese Heronjve te Vigut, ju shprehim me ane te kesaj letre te hapur, shqetesimin dhe indinjaten me te thelle lidhur me vendimin e Keshillit Bashkiak te Shkodres, per zhvendosjen e Monumentit te Heronjve te Vigut nga qendra e qytetit dhe braktisjen e tij ne nje skaj te periferise, atje ku grumbullohen plehrat e qytetit.

Ne Shkoder eshte ngritur dekada me pare permendorja e Pese Heronjve te Vigut, te cilet shkruan me gjak, ne permasa legjendare, nje nga epopete me te lavdishme te qendreses, guximit e trimerise te Luftes Nacional-Clirimtare. Ky veprim i ndermarre per zhvendosjen e Monumentit, veprim thellesisht antidemokratik e ne kundershtim te plote me kontributin antifashist te popullit shqiptar gjate Luftes se Dyte Boterore, na indinjon pamase neve, pjestareve te familjeve te heronjve, ashtu siç indinjon mbare qytetaret shkodrane, te cilet e kane konsideruar dhe e konsiderojne kete Monument si simbol te shenjte atdhedashurie, heroizmi dhe gjaku te derdhur per liri.

Nga pikepamja ligjore, heqja e ketij monumenti bie ne kundershtim me ligjin Nr. 8607, date 27/04/2000, te “Statusit te Deshmorit te Atdheut”. Ky ligj, ne nenin nr.12 percakton: “Zhvendosja e permendoreve, lapidareve, pllakave perkujtimore, si dhe e objekteve te tjera qe kane lidhje me deshmoret e Atdheut, behet vetem ne raste te vecanta, kur ate e kerkojne interesat e larta shteterore. Zhvendosja behet me vendim te qarkut, ku ndodhet objekti”. Sic shihet, ky ligj percakton ne menyre te qarte dhe pa ekuivok se vendimi merret jo nga keshilli bashkiak, por nga keshilli i qarkut dhe vetem ne raste te vecanta, kur do e kerkonin interesat e larta shteterore. Shtrojme pyetjen: Cfare interesa te larta shteterore e diktojne heqjen e Monumentit te heronjve legjendare, kur aty ka zene vend vecse nje shatervan ordiner?

Nga sa u shprehem, gjykuar nga nje teresi faktoresh, politike e sociale, mendojme se sot eshte momenti i duhur, qe ai veprim te korrigjohet pa humbur kohe. Monumenti i Heronjve te Vigut duhet t’i kthehet Shkodres sa me pare! E themi kete, pasi jane nje sere organizatash e shoqatash qe e kerkojne venien ne vend te aktit brutal, antilogjik e antidemokratik te zhvendosjes. Ardhjen serish te Monumentit ne Shkoder, e kane kerkuar dhe vazhdojne ta kerkojne pa nderpreje: Organizata Kombetare e Deshmoreve te Atdheut; Komiteti Kombetar i Veteraneve te Shqiperise; Shoqata Kombetare e Invalideve te LANC, etj, siç e kane kerkuar dhe e kerkojne edhe qytetaret e thjeshte shkodrane, siç e kerkon mbare opinioni publik shqiptar.

Nga familjaret e 5 Heronjve te Vigut:

Xhyhere Mushani, Meliha Haxhimusaj (motrat e Ahmet Haxhise)

Nazi Gjylbegu (motra e Naim Gjylbegut)

Injac Mazi (vellai i Ndoc Mazit)

Fran Deda (nipi i Ndoc Dedes)

Nexhi Haxhija

Adile Jashari, etj.

 

Share This Article
40 Comments
  • Degjoji Zoti Prefekt,dhe vere nderin ne vend.U vrane ne lule te rinise per Atdhe dhe Liri.Ishin te rinj idealiste si edhe Arben Broci,djem te Shkoder Loces dhe te gjithe Shqiperise.

  • Do te veje monumenti ne VENDIN ku ka qene dhe kurre nuk do te hiqet sepse kurre nuk do te vije ME ne pushtet nje KLIKE GJAKATARE MALO-KARE .

  • Herojte jane heroj per cfare kane bere dhe jo si u eshte perdorur emri pas vdekjes. Ata kane luftuar per clirimin e vendit dhe kane qene pjese e rezistences anti-fashiste dhe duhen nderuar. Ne ate kohe ka pasur disa familje te “parise” shkodrane qr kane pritur me lule ushtrine italiane, e disa nipa e mbesa te tyre jane ata qe u “hakmoren”. Ndofta monumenti mund te rivendoset diku tjeter, ne Kiras, Rus, ose Zdrale, por kurrsesi nuk duhet te lihet aty ku e kane hedhur “pinjollet e luleve”

    • -Samir ! Ne 100 vjetor jane prezentuar disa botime ! ….Nuk krahasohet rasti me Qemal Stafen , ose Vojo Kushin qe u goditen direkt me pushtuesin fashist . Ndersa rasti i 5 heronjve (heroik per rezistencen qe bene )eshte ndeshje me arme mes shqiptareve ne gusht 1944,.
      – Ndersa per ate qe u hoqen nga ato qe priten me “lule ” fashizmin nuk qendron pasi keshilli bashkiak ka emra konkret .Nje nga keto ka qene dhe Prefekti i sotem atehere Keshilltar i PD.
      -. Ndersa ne histori nje nga ato qe ka pritur me “lule ” fashizmin ishte edhe Daut Gjylbegu ………..tung

      • @dynjane, sikurse ti e di mire, keshilli nacionalclirimtar ka qene i vetmi qe i ka dale zot vendit dhe ka luftuar kunder pushtuesve(fashiste e naziste) . Ne vitin 1943-1944, Ballistet dhe legalistet krijuan qeverine kuislinge qe ishte njesh me pushtuesin dhe e tille u njoh nderkombetarisht…4 heronjte jane perfaqesues te Shqiperise me te mire, asaj idealiste, kunder diktatures fashiste me hitlerin e musolinin..e luftuan per SHQIPERINE…por kete ju nuk mund ta kuptoni pa bere kufte klasash si Enver Hoxha…Heronjte jane Heronj dhe te gjithe ne perulemi perpara sakrifices sublime, turp per bukeshkalet e langonjte e politikes…tungjatjeta (jo tung)

        • @elio ! te falenderoj ! je pergjigjur vetem pikes se pare te komentit…Aleanca antifashiste ka qene Angli-BS-Amerike,Keshtu ne Shqiperi aty ku ka patur Misione Angleze ka qene antifashizmi . Dhe delegacion ose Misione Angleze sic quheshin ka patur jo vetem Fronti Nac,Clirimtar.Ka patur grupi Zogist i Abaz Kupit ne Kruje,, Grupi i Seit Kryeziut ne Gjakove, Nje i quajtur Hill kishte qene ne Malesi te Shkodres etj.Ndryshimi eshte ky pak a shume :Ka qene nje film “Fortuna ” ku Fronti Naccl. pra komunizmi mburret qe nuk lejuan Anglezet te zbarkonin ne Himare. Po te kishin qene ne Himare keto tjeret do i kishin thene Anglezve mireseerdhet….histori e gjate …po ndahen kush ishte me NATO-n e kush me Traktatin e Varshaves …T………..

          • Perkundrejt njohurive te ceketa, me lejo te te kujtoj qe fronti antifashit u krijuar ne mukje, dhe nga te gjithe(pa perjashtim te anglezeve dhe amerikaneve) eshte njohur si ai ai i komunisteve te cilet kishin dhe mbajten lidership. Nuk po diskutojme krimet e pasluftes te komunisteve por asnjeri aq me pak ti or mik, nuk mund te mohosh luften e frontit mbi fashizmin dhe bashkimin e legalitetit dhe ballit me nazizmin gjerman…por tashme keta njerez historia i njeh humbes…dhe te heqesh nga qendra e shkodres bustin e heronjve eshte mjerane…

          • -Nuk jemi para kompiuterit gjith kohen – Saktesim : Fronti Antifashist u krijua (jo ne Mukje ) ne Peze me 16 Shtator 1942 . Kryetar i mbledhjes ishte Ndoc Coba ,nga Shkodra ,Zogist (familja e Jozefines ) me pjesemarrje te komunisteve dhe nacionalisteve antifashiste dhe monarkiste (ishte edhe Abaz Kupi ) -Zogistet pra Legalistet sic thua ti jane antifashiste . Dhe drejtuesi zogizmit Abaz Kupi pas lufte jetoi ne nje vend aleat ,SHBA…t

  • PERGJIGJE PER FAMILJARET DHE ..NDONJE TJETRI …

    KUR HERONJTE U VENDOSEN ATJE …E ZGJODHI PARTIA …NUK NA PYETI NJERI DHE AS KUSHTETUTE NUK DINIM
    NQS SHATERVANI JU DUKET ORDINER …ATEHER KENI PARE SHUME PAK GJERA TE BUKURA …JENI DHUNUAR NGA BUSTET .
    QARKU TE MERRET ME NDONJE PUNE SE BUSTET REHAT JANE !
    JU ,MUND TU NGRINI BUSTIN KU TE DONI TE OBORRI I JUAJ SE ASKUSH NUK JU NDALON
    DEMOKRACIA I KA KTO TE MIRA …POR BULEVARDI ESHTE I TE GJITHEVE
    FAKTI QE KA QENE ATY GJITHMONE ,ESHTE NJE ARSYE ME SHUME QE NA LODHI !
    HERONJTE TU RROJNE TE MUZEU DHE TE ZEMRAT TUAJA !

    RESPEKT HERONJVE TE VIGUT !
    NEVERI ATYRE QE JU NGRITEN BUSTIN ,QE SAKRIFICEN E TYRE E PERDOREN NE DERDHJEN E GJAKUT TE SHQIPTARIT …SIDOMOS NE SHKODER !
    NEVERI ….ARTISTEVE TE BUSTEVE …QE NUK KISHIN MESHIRE PER TE GJALLET ..ME FIRMA TE NDYRA MOREN JETE 20 VJECARESH !

    • O Dream…
      Heronjte i perkasin te gjithe popullit, pra as komunizmit dhe as ballizmit apo legalizmit. Ata luftuan ne kuadrin e nje lufte antifashiste, sic u ngrit e gjithe bota ne kembe. Ata nuk e dinin se cdo te ndodhte me pas. Shume bashkohes te tyre qe besuan te komunizmi perfunduan keq, sic mund te perfundonin edhe ata nje dite. Duhen respektuar sic kane vepruar te gjithe popujt e Europes dhe ShBA qe krenohen me heronjte e tyre. Shembull: Ne Porta Pia ne Rome ngrihet nje monument qe perfaqson te renet ne nje lufte idiote. Mos duhej qe edhe italianet ta hiqnin ate monument?

      • Kta qe shkruajne e dine se c’ndodhi me pas .Biles kane qene ulur gjithmone ne klasin e pare se kane qene familjaret e tyre ..gjithe kohen na cane kaptinen me heroizmat qe te tjeret bene .Kane marre pension ,vende pune ,bursa …ne saje te bustit .
        Tani me falsitet i shkruajne …pushtetit popullor ,sepse ..gjerat paskan ndryshuar …dhe i referohen neneve dhe ligjeve qe klasa e tyre beri …qe duhet ti rivendosim atje .Te me qerrohen nga syte ,sepse i rashe ca si lehte por historia e “heronjve” eshte ca ndryshe .
        E pra kur historia te shkruhet per te gjithe njesoj …te vendosin bustin
        por te shtepia e tyre .
        Po qe per bust ,vete mbiemri i atij prefekti meriton bust …por ne jemi fshire nga historia …dhe sinqerisht kemi neveri nga bustet dhe deshmoret qe partia juaj beri !
        Mi kurse kto krahasimet me Italine dhe Ameriken sepse ju jeni bijte e Stalinit dhe bunkerit !

        • kurse ti je pjelle e se keqes qe ben hije ne toke vetem per te vjelle neveri,kurre skam qen komunist sepse kam lindur jashte Shqiperise por e kam me te degjuar kurse ti dream o si quhesh me siguri duhet te jesh ndonje klysh komunisti ekstremist qe mundohesh te mbulosh te kaluaren tende duke diformuar historine bashke me disa komentues idjote,jeni frymezuar sic duket nga komunisti dhe diktatori i fundit ne europe Sali Berisha shembelltyra e se keqes dhe idhulli i disa injoranteve si puna juaj.

          • Ti me quan mua idiote ??
            Lexoni fjalorin tuaj
            “pjelle e se keqes ,vjell neveri ,kelysh komunisti ,ekstremist ,idiote ,injorante ,”
            Take it easy …mik i lindur jashte shtetit ..demton zemren .Me kundershto me argumenta …jo me biografine …sepse ndoshta komunist nuk jeni …por sjellja ju ben bir sigurimi !
            Per ti pasur me te degjuar …qenke shume i perfshire !

  • Nje popull qe poshteron deshmoret e saj eshte destinuar te vdese , kultura tregohet me vepra e jo fjale , na ishte njehere …….. Shkodra djep kulture .

  • ata jane heroj dhe si te tille e kane vendin ne altar se u flijuan per clirimin e shqiperise nuk ka pune politika te nderhyje ne keto probleme verini ne vendin qe ishin ndryshe do tju gjykoje dhe ju historia.

  • popull i ndare ne dy koka ,si te shqiponjes figurative,por ne realitet jane shqiptaret qe ktu e sa jemi gjalle kane ngrene dhe po hane kokat e njeri tjetrit ,ne emer te nje morali qe nuk e kane sot e kesaj dite,

  • Europa e bashkuar është ideuar e krijuar edhe mbi bazën e vlerave antifashiste. Jepuni vëndin qe kishin heronjve nëse doni te quheni europiane. Nje komb pa pasur model heronjtë dhe qe nuk edukon heroizmin është i destinuar të zhduket. Sepse shpirtrat e vdekur nuk mund te flijohen për të. Jepuni heronjve vendin e nderit dhe hapini fashistes jozefinë portat e ferrit!!! Vini në vend shpirtin heroik të shkodrës!!!?

  • VR!!! Europa e bashkuar është ideuar e krijuar edhe mbi bazën e vlerave antifashiste. Jepuni vëndin qe kishin heronjve nëse doni te quheni europiane. Nje komb pa pasur model heronjtë dhe qe nuk edukon heroizmin është i destinuar të zhduket. Sepse shpirtrat e vdekur nuk mund te flijohen për të. Jepuni heronjve vendin e nderit dhe hapini fashistes jozefinë portat e ferrit!!! Vini në vend shpirtin heroik të shkodrës!!!?

  • Nese heroi i Italisë,Garibaldi,do hiqej nga qendra e Xhenovës,apo emri i shqiptaro sardit Antonio Gramshi, pasi do behej një pellgace prej të djathtëve,pa konsensus të të majtëve,jam i bindur se qyteti metropol do kalonte në luftë civile!Së pari sepse vlerat e sistemeve të kaluara,kur mbartin evenimente historike dhe heronjë,nuk mund të prishen si është prishur monumenti i qeverisë së parë demokratike shqiptare,dalë nga zjarri i luftës clirimtare në Berat dhe të majtët bëjnë shumë mirë aty që do ta rivendosin dhe inagurojnë me shtrimin e Bulevardit; por dhe Heronjtë e Vigut qe nderojne jo vetem Shkodren por gjithë Shqipërinë duhet të rivihen ku kanë qënë,pasi vendimi ka qënë i njëanshëm,komplet antidemokratik duke fyer ish bijtë e reaksionit dhe bashkpuntorë me pushtuesit, pjesën tjeter qytetare të Shkodres,bijtë e së ciles me Qemal Stafen,Vojo Kushin e mijra të tjerë antifashistë,janë krenari shqiptare. Dhunimi antiligjor, në të vertet kerkon korrigjim,pasi nuk patì konsensus por verbëri hakmarrse!Atje ku kanë qënë Heronjte e Vigut nderojnë Kombin! Gjithshka që është vendosur pas pluralizmit,kerkon rishikim,pasi janë vepra të njeanshme të politikës së PD dhe Sali shpellarit!…Nese do behej nje monument ne Shkoder me simbole të PS,PD,Prpppppppppsh…atëherë duhen kundershtuar,por jo heronjtë e Vogut,Monumenti i Qeverisë së parë Demokratike,ai i Riza Ceroves,ne Skrapar,hequr se erdhi Zogu,apo ai i Hekuran Manekut në Fier hequr pse beri kryengritjen e Fierit, kur dhe kanë qënë,me sa di! Besoj se gjithshka do korrigjohet duke u mbetur turpi i dytë,pas Luftes baballareve reaksionare,bijve antishqiptare!…

  • PO BEHET FJALE PER PUNE SHKODRENJSH!!!
    NJE POPULL QE BROHORISTE KUR PERMBYTEJ SA HERE BENTE SHURREN JOZEFLIFINA
    ESHTE I GATSHEM QE TE VERE NE PIEDESTALE KOSHAT E PLEHRAVE TE SALIUT DHE TE FLAK NE PLEHRA HERONJTE…!
    VETEM SHKODRENJTE JANE TE TILLE

  • Miq te gjithe ne ‘jabanxhinjte’ kur vime ne Shkoder e kemi rrenjosur ne memorie permendoren e 5 Heronjve por gjithsesi ishalla prefektit i bie ne mend te vendose ne vend nderin e atyre trimave

  • T”i gjendet nje vend e jo te plehrat, por qe te rrine ne qender te Shkodres mendoj se nuk e meritojne se ka pasur Shkodra burra qe kane bere me shume se ata e kane perfunduar ne plehra me fare e fis. Nuk flas per bashkepunetoret e te huajve dhe pushtuesve, por per atdhetare te vertete qe i shoi komunizmi edhe per qejf te Titos, kur flirtonte me te etj., etj.

  • Jam per respektimin maksimal te gjithe atyre qe kane dhene jeten per atdheun. Pavaresisht bindjeve politike. Por sa i perket qendrava te qyteteve duhet te jemi me te permbajtur. Qendrat e qyteteve duhet tu perkasin te gjithe qytetareve. Ato duhet te zihen me simbolika qe shprehin sakrificat apo heroizmat e gjithe popullit ne histori.Ne nuk duhet te biem preh e sistemit totalitar qe glorifikonte vehten me lavdine e heronjve te luftes.NCL dhe vrau shtypi e persekutoi popullin si deshi.
    Mendoj se Heronjte e Vigut duhen te vendosen ne nje vend te respektuar te qytetit, por jo ne qender te tij.Qendren e qyteteve duhet ta kemi shume te shtrenjte per ta falur kaq kollaj.

  • Qe u hoqen prej aty, nuk do mend qe ka qene nje veprim teper teper i gabuar. Edhe rivendosja po aty, nuk do jete nje vendim krejt i drejte. Shkodra ka shume qendra, si p.sh te kryqezimi ne Parruce ose te kryqezimi te ish Dega e Brendshme, qe mund te jene dy vende shume te pershtateshme, per ta rivendosur monumentin.
    Mendoj se Keshilli Bashkiak i Shkodres( flas per mazhorncen e djathte) duhet ta kete kuptuar gabim qe ka bere, me çvendosjen e monumentit dhe me trajtimin aspak dinjitoz te tij, aty ku ndodhet aktualisht.Eshte ne nderin e tij ta korigjoje sa me shpejt,te kerkoje ndjese dhe ta rivendose ne nje vend shume dinjitoz.

  • Shkodranet ka ardhur ora te kaperxejne çmendurine e zonjes Topalli e & co, qe ne menyre harbute perçane dhe fyen cilindo qe paten perballe. Shkodranet si model i qytetrimit, i kultures dhe i tolerances tju kthehen vlerave te trasheguara. Lenia e metejshme e Monumentit te HV te plehrat eshte fyese dhe e pa pranueshme ne te gjitha planet. Se pari Aleanca Atllantike dhe Europa e Bashkuar kane ne themelet e tyre fitimtaret e Luftes se dyte botrore dhe 5 Heronjte jane fitimtaret e asaj lufte ne Shqiperi qe nuk kane asnje faj per bemat e diktatures me mbrapa. Se dyti ne u rritem dhe u shkolluam duke kenduar heroizmin e tyre, mbase meritojne nje fije respekti edhe kujtimet tona. Se treti qyteteve tona u mungojne thelle veprat e artit. Ne duhet te mbrojme e te kujdesemi per ato qe kemi dhe pavarsisht kostos, te porosisim Vepra te tjera arti, jo vetem me motive politike. Se fundi eshte rasti qe te zgjedhurit e te gjitha forcave politike shkodrane te tregojne qe jane bijte e gjysherve te tyre, te cilet gjeten fjalen, kaperxyen ndarjet, u bashkuan dhe vune gure te rendesishem ne themelet e Shqiperise, te alfabetit e te gjuhes shqipe. Sot me mirekuptim e perfundimisht, niprit e tyre te çojne ne vendin e duhur Monumentin dhe te korigjojne çmendurite e te gjitha diktaturave.

  • – Ore perseri ju me gabime. Ju thoni qe te hiqen nga ku jane sot se aty jane plehrat e qytetit. ?E dini qe aty jane varrezat e Deshmoreve dhe monumenti eshte tek varrezat ??? perse desheroni qe monumenti te largohet e varrezat te jene prane plehrave !? Thuhet : Aty jane varrezat e deshmoreve dhe monumenti simbol i 5 heronjve. Mos te lejoni Z. Prefekt qe aty te grumbullohen plehra nga qyteti . ! Keshtu !

  • Heqja e atij monumenti nga qendra e qytetit eshte nje turp i madh per Shkodren dhe shkodranet, pavaresisht se si shprehen pinjollet e kolaoracionistave. Por me befason fakti qe Prefekti Radovani paska votuar per heqjen e atij monumenti. Mos valle edi Rama per ate vote po e shperblen zotin adovani? gjithcka ndodh, mos u habisni.

  • Une nuk jam as Shkodran,as Lezhian e as Mirditor, vendi nga ishin trimat e VIGUT. Jam nga nje fshat i Myzeqese e tani ne emigracion. PO pa e zgjatur muhabetin,kur thot populli yne, heqja e bustit te 5 heronjeve te vigut nga ana e bashkise ne Shkoder,ishte nje maskarallek e pse jo nje tradheti duke i vrare per se dyti ,si dikur i vrane bajraktaret e MIRDITES. Kam shkruar edhe me pare per nje te ri ,24-25 vjec qe ne momentin e vdekjes peng kishte se kishte demtuar vorrezat e deshmoreve. E dhe ata qe dhunuan keta te rinje qe dhane jeten per lirine e ketij populli ,do t’i zere gjaku i tyre.!

  • Kjo nuk asht dora e Shkodres. As edhe iniciative e Kshillit Bashkiak. Kjo eshte dore e pinjolleve te fashizmit me ne krye neofashisten zhelefina topadhi e cila me nje grusht njerezish pa vlere i ka sjelle dame shume te medhe Shkodres. Ky asht dami ma i vogel qe kjo dashegjone i ka ba Shkodres. Nuk asht ne karakterin e Shkodres dhe as te atyre qe nuk kane pase simpati per luften per clirim qe te sillen ne kete menyre. Por ne Shkoder sundon klika e mesiperme. perfaqesues te denje te familjeve te medha e me emer ne Shkoder+pavaresisht kraheve politike nuk do e bajshin kete veprim te ndyre. ata mund te ndryshonin venin sipas rrethanave urbanistike por kurrsesi atje ku i kane cue. Vini re. Ka ndryshue ambjenti ne Shkoder. Pararesisht bindjeve te ndyshme+njerezit jane afrue me njeni tjetrin. Kane ra tensionet. Kush na e futi kete ndasi? Dashe gjonja e co

  • duhet te kthehen sa me pare ne vendin ku kane qene se as nuk kane vjedhur por kane luftuar kunder pushtuesit ne lulen e rinise ,per nje jete me te mire pavaresisht se si rrodhen ngjarjet me vone dhe kete ndryshim duhet ta kerkojne jo vetem familjaret,, por I gjithe populli I kulturuar I SHkodres ,e mos te krenohen me xhozin qe I mbeten dhembet jashte por me keto trima qe nuk kursyen as jeten e tyre pe atedheun.

  • Piedestalet pa heronj

    Piedestalet kanë mbetur pa heronj
    në sheshe qytetesh,
    si dyshemetë e shtëpive pa mure e dhoma.
    Heronjtë kushtojnë politikisht
    që t’u veshësh monumente;
    revolucionet vdesin në bark pa lindur akoma.

    Piedestalet janë tkurrur nga dhembjet,
    me heshtjen e tyre fisnike,
    varre pa emër me trupa qytetesh fashuar si mumje…
    Zgërdhihen në trotuar macet e zeza
    që me putrat në kazane pislliqesh,
    shpërndajnë avuj gjellësh që ndjellin përgjumje.

    Heronjtë i përzunë me hakërrimë barbare
    ata që xhunglën e sollën për festa
    e me duart tona rrafshuan tempuj nderimi…
    I vranë dhe njëherë me zhvarrime
    dhe i shpuan me heshta,
    në turrën e druve i dogjën heronjtë nga fillimi.

  • Te na thote dikush ku eshte “herozimi” i tyre. Ata jane vetem viktima dhe asgje tjeter. Viktima lufta ka plot.

  • Duhet ba nji sqarim : Keshilli bashkiak nuk ka votu heqjen e monumentit por me vendimin e tij ka miratu sheshin ku do te vendoset monumenti i 5 Heronjve pas spostimit,ne informimin e bashkise eshte tregu se ne vendin ku ishin Heronjte e Vigut do ngrihej nji shatervan ne zbatim te vendimit te KRRTRSH-se se firmosur nga kryemninistri Fatos Nano, Keshilli eshte vene para faktit te kryer se kryeminstri ka vendos te largohet monumenti, bile eshte thene qe te gjithe monumentet do te mblidhen ne nje lulishte ne qender te qytetit , me sa mbaj mend keshilltari Paulin Radovani ka propozuar qe si shesh per te vendosjen e monumentit pas zhvendosjes te jete lulishta para universitetit Luigj Gurakuqi dhe te mos largohet nga Shkodra. Kam frike se qendrimi i prefektit te sotem duhet te jete i filmuar sepse ne mbledhje ka pas prezence te televizioneve lokale, por eshte hedh ne vot vetem propozimi i shumices per ta vendos te vorret e deshmoreve, por jo ai per te lulishta para universitetit. Mbaj mend ka pas edhe nje propozim per ta vendos ne Vig ne vendin ku kane rene. Shohim cdo dite perpjekjet e prefektit per te larguar plehrat nga Kiri dhe vorret e deshmoreve, por avokatine t’ia baje vetes, pasi nuk po e marr persiper nje rol te tille, po them realitetin e mbledhjes. Nuk e di pse vazhdimisht shkruhet qe Keshilli Bashkiak hoqi monumentin, ai nuk e ka vendos me e heq ai ka vendos sheshin ku do te vendoset nese do hiqej. Do t’i kerkoja prefektit qe ne pozicioni qe ka te mbledhin dokumentacionin e nevojshem e t’i tregoje opinionit realitetin

  • Duhet ba nji sqarim : Keshilli bashkiak nuk ka votu heqjen e monumentit por me vendimin e tij ka miratu sheshin ku do te vendoset monumenti i 5 Heronjve pas spostimit,ne informimin e bashkise eshte tregu se ne vendin ku ishin Heronjte e Vigut do ngrihej nji shatervan ne zbatim te vendimit te KRRTRSH-se se firmosur nga kryemninistri Fatos Nano, Keshilli eshte vene para faktit te kryer se kryeminstri ka vendos te largohet monumenti, bile eshte thene qe te gjithe monumentet do te mblidhen ne nje lulishte ne qender te qytetit , me sa mbaj mend keshilltari Paulin Radovani ka propozuar qe si shesh per te vendosjen e monumentit pas zhvendosjes te jete lulishta para universitetit Luigj Gurakuqi dhe te mos largohet nga Shkodra. Kam frike se qendrimi i prefektit te sotem duhet te jete i filmuar sepse ne mbledhje ka pas prezence te televizioneve lokale, por eshte hedh ne vot vetem propozimi i shumices per ta vendos te vorret e deshmoreve, por jo ai per te lulishta para universitetit. Mbaj mend ka pas edhe nje propozim per ta vendos ne Vig ne vendin ku kane rene. Shohim cdo dite perpjekjet e prefektit per te larguar plehrat nga Kiri dhe vorret e deshmoreve, por avokatine t’ia baje vetes, pasi nuk po e marr persiper nje rol te tille, po them realitetin e mbledhjes. Nuk e di pse vazhdimisht shkruhet qe Keshilli Bashkia hoqi monumentin, ai nuk e ka vendos me e heq ai ka vendos sheshin ku do te vendoset nese do hiqej. Do t’i kerkoja prefektit qe ne pozicioni qe ka te mbledhin dokumentacionin e nevojshem e t’i tregoje opinionit realitetin

  • -Kjo eshte e sakte ,po nje i njohur imi me sqaron se “:kur eshte miratuar plani rregullues i qendres se Shkodres ky ka perfshire edhe vendin e monumentit ku eshte parashikuar shatervani .Eshte i miratuar nga Keshilli rregullimit i teritorit firmose nga Fatos Nano (si kryetar i KKRT ) dhe me miratim te Kryetarit Bashkise .Keshilli Bashkiak pasardhes e ka gjetur kete plan te miratuar dhe ka vendosur qe te transferohen ne varreza te deshmoreve te Shkodres …..

  • – Nisur nga sqarimi i me siperm kam nje mendim per Prefektin – Keshilli Bashkiak kur ka marre vendim ka gabuar historikisht,.Nuk mund te jene simbol i deshmoreve te shkodres monumenti i 5 heronjve. Shkodra ka nje histori rezistence e lufte me sllavo – malazezet me shume se me italianet e gjermanet. Prandej simbol i deshmoreve do ishte monumenti i te reneve ne rrethimin 7 mujor ne 1912-13 kunder serbeve e malazezve . ky po mund te ishte edhe nje shikim me i sakte i historise…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *