Letër publike për një padrejtësi!

redaktor

E nderuara “Dita”, i nderuari Thano! Më bie rasti shpesh të shkoj në Lezhë, pasi kam të afërm. Dua të flas për një problem që mendoj se është shqetësues për personin që është i interesuar. Një vajzë 20 vjeçare, duke e ditur se unë komunikoj me gazetën Dita shprehu këtë shqetësim, por e ka të vështirë publikimin e emrit në shtyp për arsye të moshës. Konkretisht:

“Në verën e vitit 2014 jam testuar për Shkollën e Policisë dhe jam shpallur fituese për turnin e dytë të shkollës. Kam pritur njoftim për ndonjë veprim tjetër, por kaloi viti 2014. Në komunikim me shoqet që kisha konkurruar, në muajin Shkurt 2015 më thonë se pse nuk je paraqitur se shkolla ka filluar. E habitur për mosmarrjen e njoftimit drejtohem në komisariatin Lezhë (Dega e personelit) ku marr përgjigjen se jam e skualifikuar për mosparaqitjen në testimin mjekësor.Rrevoltohem duke u shprehur se unë nuk jam njoftuar dhe çfarë mund të bëj më tej. Nga aty takoj drejtorin e policisë së qarkut dhe më tha të komunikoj me ministrin e Brendshëm sepse vetëm Ai e ka këtë kompetencë. Meqenëse ministri pati një ngjarje në familje, u takova me drejtorin e Shkollës së Policisë. Tek shkolla, nga njerëz jokompetente të efektivit më thonë se drejtorin nuk mund ta takosh dhe këtë kompetencë e ka vetëm ministri. Prej atje shkoj tek Drejtoria e Përgjithshme për takim me drejtorin Didi, por i pamundur takimi. I drejtoj një letër dhe nuk vonoi përgjigja nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore ku më thuhet në telefon se jam e skualifikuar për mostestimin mjekësor. Jam takuar dhe me persona të tjerë të Drejtorisë së Përgjithshme, por të njëjtën përgjigje kam marrë. Atëherë, e zënë ngushtë, i jam drejtuar ministrit të Brendshëm Tahiri me sms, duke ja shpjeguar çdo gjë. Asnjë përgjigje prej tij. Duke qenë se ministrja e Mbrojtjes Kodheli është zgjedhur deputete e Lezhës, i jam drejtuar asaj. Ajo më është përgjigjur se do të bisedoj me ministrin Tahiri, por u bënë shumë ditë dhe asgjë. Nga mosdurimi i jam drejtuar edhe Kryeministrit Rama si me mesazhe edhe me email-e, por u bënë disa ditë pa përgjigje (ndoshta Ai pret mesazhe për korrupsionin)! Pres një po ose edhe një jo, por jo kështu”.

 

Letër e nënshkruar,

Pjetër Bubaj

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *