Letër Sali Berishës

anazapta

E dashur redaksi e gazetës DITA. Unë jam një qytetar i thjeshtë, dua nëpërmjet jush t’i drejtohem Sali Berishës publikisht me të gjithë forcën e zërit , të shpirtit, të zemërimit, të revoltës: Shqipëria nuk ka mundësi të të durojë më gjatë, durimit i erdhi fundi dhe kupa u mbush. Jam një qytetar që zbatoj ligjet e këtij shteti e nuk i kam shkelur asnjëherë; ti Sali Berisha je një qytetar që i ke shkelur e vazhdon ti shkelësh ligjet dhe kushtetutën e këtij vendi. Jam më i ndershëm se ty, sepse unë nuk e kam vjedhur asnjëherë atdheun, pronën publike dhe pasuritë e këtij vendi ashtu siç e ke vjedhur ti dhe klani yt nepotik. Unë i dua më shumë se ty njerëzit e këtij vendi dhe shqiptarët e të gjitha trojeve sepse i respektoj ata me zemër dhe jo me dinakëri dhe kur ta do ty interesi i karriges dhe mendjes së çartur; unë nuk i fyej të vdekurit, dhe nuk kërcënoj familjet e tyre si ty, unë nuk i ndaj bashkëatdhetarët e mi në të kuq, ble e jeshila; unë jam më paqësor dhe më i sinqertë se ty, unë nuk kam vrarë njerëz siç ke vrarë ti.

 

Po të drejtohem unë qytetari i kësaj REPUBLIKE, që jam më patriot dhe atdhetar se ty, që e dua më shumë atdheun se ty, sepse jam familje që kam dhënë më shumë se ty për këtë vend: sepse jam bir partizani që kam punuar për të ndërtuar këtë Shqipëri që ti e ke çuar drejt rrënimit moral e financiar; sepse jam nga ata që ende sot, nëse ma kërkon atdheu jam gati të luftoj e të jap edhe jetën, po qe nevoja, edhe nëse vjen fjala me njerëz të ligj si ju.

 

Boll më o njeri i mbrapshtë, o përçarës dhe shkatërrues i vlerave të bashkëjetesës, boll më se ke futur një vend të tërë në qorrsokak dhe në fund është një humnerë që do të të gëlltisë herët a vonë edhe ty.

 

Opinion i nënshkruar: Bujar Cani, lexues Elbasan

Share This Article
4 Comments
  • Po ky pyet SRB-i se cfare i shkruani ju. Ai eshte coban i nje turme analfabetesh, pabuksish, cizme shpuarish, qe fatkeqesisht sot jane shume. Neser kur edhe keto shtresa sociale te majta do te kulturohen e rrisin mirqenien, atehere do te themi: Per ke paskemi votuar ? Per nje mashtrues, spiun te shkaut…

  • SI TY NDIHEMI DHE NE,POR SALA NUK ESHTE NJI!
    SOOS TRAZICIONIT ANTISHQIPTARE,JO ME NJE TJETER OGURZI SKENAR!
    LARG NGA POLITIKA PLEQTE,SHQIPERINE TA BEJ RINIA TRIME VET!
    MJAFT-SHKRUAJME E LEXOJME VET,BASHKIM GNESH HERONJSH TE JETE!
    FAMIJET E DESHMORVE I BLEDH DOT,STERPIOLLET NE BETEJE TI FTOJME!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *