Furtuna e spastrimeve dhe zëvendësimeve sapo ka nisur, duhet me ritme më të shpejta që të fillojë sa më shpejt punë qeveria e Rilindjes me njerëz të aftë dhe profesionalistë, e jo me miopët partiakë që uzurpuan institucionet për kaq vite dhe i shndërruan ato në zyra partie. Disa po klithin e po çirren me presione mediatike për mos të prekur administratën, sepse do “përballen” fuqishëm me opozitën, thua nuk i intereson se si qeveria do t’i ristrukturojë dhe me çfarë kuadri do t’i zëvendësojë këto dikastere dhe institucione, por i dhimbsen vetëm militantët e vet, që i nevojiten për të mbajtur shtetin familje dhe jo shtetin shtet. Zotërinj! SHBA dhe BE nuk na ndihmojnë qe ne të ulemi rreth “sofrës” Shqipëri dhe me miq e shokë të ndukim e kafshojmë copën më të madhe dhe në fund, kur të mbarojë gostia, të qajnë sepse nuk janë ngopur. Nga Adrian Milo.
