Letër zotit Rama, nga një naftëtar

editor

E prisja këtë test të popullit tim sepse nga urrejtja dhe urija, edhe  gurët po çaheshin. Nuk kishte rrugë tjetër në 23 qershor.  Zgjat shumë, po vjen një ditë kur buka e popullit të zë sytë,  të mbyt. Kjo ndodhi edhe me enverizmin, paraardhësin e berishizmit. Simetri. Edhe këtë radhë, berishinjtë si pulat myzeqare,  e kakarisën  me lotë liderin e tyre të marrosur. Nostalgji.

Tani Berisha është  një amoral, i zhveshur,  pa lëkurë në trup dhe në faqe. Pa cipë. Berishinjtë e  të gjithë krahëve, do të veshin një kostum  tjerër, atë të Ramës. Si kameleonët, do nderrojnë  brekët  neilone a  perlone… Por Berishen e çoi  në trekendësh kjo Shqipëri e uritur, jo z.Rama.

Z.Rama, mbajeni mend mirë, këtë fitore ju e keni edhe nga nafta jonë, nafta Shqiptare. Ju  duhet të llogarisni, sa tonë naftë kanë dalë këto vitet e fundit, nga nëntoka e Shqiperisë,  sa para dhe në xhepat e kujt  kanë  perfunduar. Nafta jonë e ka nisur luftën që në vitin 1918, ajo ka qënë në luftë me të gjithë, tani afër edhe  me ata  “burrat e shtetit”. Po së fundi ajo ia  shkroi këtë epitaf të zi jo vetëm  Berishës por edhe atyre  të huajve  me ata emra të shemtuar që vinin në Shqipëri për ushqime organike dhe për seks shqiptar. Ata, naftën e prodhuar në  Cakran, Gorisht dhe Mollaj për një vit, e  kanë marrë si dietë udhetimi vetëm për një javë.  Ndërsa unë me pensionistët  e tjerë, zëmë radhen pa u gdhirë, per ato 170 dollarë mujor,  për 35 vite punë  në naftë.

Para disa vitesh, si qytetar dhe specialist nafte i shkrova letër Berishes të cilën e zbardha edhe në shtyp, po ai nuk ma vari. Nëse e do Shqiperinë vertete të pasur-i thashë-, mbaj  varur në murin e zyrës tënde  aty ne K/ministri, Hartën e Naftës Shqiptare.

Tani e kam muhabetin me ju z. Rama. Ju porosis të mbani varur në zyrën tuaj Hartën e Naftës Shqiptare. Nëse ju do ta administroni atë për të mirën e këtij populli, nuk ka për t’u gjetur asnjë e keqe, nuk do t’u trembë asnjë llojë berishizmi i vjetër apo i ri, ne Himarë nuk do na afrohet asnjë grek nga ata të ligjtë, kurse serbi do ngrejë ambasadë në Kosovë që nesër.

Në këtë fushatë elektorale ju premtuat se do ta shikoni seriozisht naftën, se do të anulloni gjithë marrëveshjet dhe allishverishet e qeverisë Shqiptare të Berishes me të huajit. Do t’ju monitorojmë nëse do ta mbani fjalën. Ç’është e vërteta, mua nuk më pëlqeu shumë starti juaj i parë. Ju falenderuat Berishën për ato të mira që  paska bërë(!?) Cilat të mira?! Sikur në atë 21 Janar, ju  të  kishit qënë në krye te turmës, me siguri do ta kishit  ngrënë një plumb gjithashtu.  Kjo është ajo e mira  që thoni ju?

Kam dëgjuar të flitet për rotacion, domethënë, një herë PD-ja, një herë PS-ja, e keshtu me radhë. Nafta nuk njeh rotacione, nuk ka ma hipe, ta hipa. Ka llogari para popullit. Nafta është në krahë të popullit, në opozitë të përhershme me qeveritë që vinë dhe ikin si stinët. Nafta Shqiptare e coi ne trekëndësh Berishën, sepse ai naftën tonë  e shkaterroi me rrënjë, me vetëdije të plotë. I nderuar, për ne naftëtarët, Shqiperia nuk matet me km2, por me puse nafte. Pranë puseve janë akoma si rrenoja luftrash barbare, copat e betonit  ku  ne ngritem barakat,  gati pesëdhjetë vite. Aty me moshën tuaj.

Të huajit ia rrasën Berishës, ata i kërkuan më shumë  naftë për ta lënë në pushtet edhe disa vite të tjerë, po  ata e  panë që ai po lajthiste prandaj  ndryshuan kursin. Berisha mendonte se me psikologjinë  e të huajeve dhe me fuqinë e mercenarëve, do të qëndronte në pushtet për një kohë të gjatë,  të mbahej mënd si Ivani i Tmerrshëm.  Por asgjë nuk e zbuti urrejtjen e popullit tim. Sovrani votoi kunder tij. Të huajit na morën naftën. Kurse Berishës  i dhanë një shqelm bythëve. Berishën e zuri buka e popullit. Po jo vetëm atë, buka e popullit ka zënë të gjithë suitën e tij. Konsulli britanik në Francë, Eden, që ishte njëkohesisht edhe person i Inteligjencë Servisit, në vitin 1934, në Paris në një bisedë i thotë një të arratisuri politik shqiptar: “Vajguri ju përzuri edhe ju nga Shqiperia dhe pruri Zogun në fuqi” (S. Vllamasi, “Kujtime”, pjesa II, f. 291)

Z. Rama, unë jam binjak me naftën.  Ju duhet të  mesoni emërat e gjithë specialistëve të naftës dhe me pas  ti mblidhëni në një salle të madhe, ti pyesni, cfarë duhet bërë  për naftën, si ta rikonstruktojmë, si ta administrojmë, si të zbulojmë vendburime të reja. Nëse ju do të komunikoni me ta si shokë, tu kërkoni projekte, ata do tu ofrojnë  jo një po me dhjetëra  dhe pa asnjë interes. Ne kemi specialistët tanë të mrekullueshëm, kemi Kadri Ramën, Dhimitër Gjeneralin, Telo Velaj, Vangjel Kicin, Ramadan Perhatin, Engjell Perrenjasin, Alfred Frasherin e shume te tjerë, të cilët  do tu  thonë si duhet trajtuar  nafta shqiptare,  ata do t’u japin disa projekte.

Me specialistët shqiptarë, prodhimi i naftës  shumë shpejt do të ngrihet në 5 milion t/n.  A e imagjinoni, cdo të thotë pesë million t/n ne vit!?  Ne nuk i duam ata të  huajt, me ata tituj shkencorë që të trembin. Unë kam disa intervista për naftën shqiptare. Me ato intervista, ju do të kuptoni  naftës tonë, do të kuptoni përse  militantët e PD-së dhe të huajit ia rrisin asaj  përqindjen e Squfurit më tepër se sa duhet, përse ata i trajtojnë ato vendburime si   tokë të djegur, përse nga histerizmi për të vjedhur,  po shembn  tokë dhe nëntokë…

Së pari ju duhet  të krihni mirë të gjithë ata pseudospecialistë apo pseudoshkencetarë,  ulur këmbëkryq nëpër ato drejtori të drejtorive,  nënshkrues të atyre  marrëveshjeve skllavëruese me të huajit në dëm të Shqiperisë. Besoj se e keni lexuar  librin “Nafta dhe Politika ” shkruar nga Prof. Dr. Maksim Shuli, ish deputet në krahun tuaj. Me siguri këta pseudoshkencetarë, do të vinë te antarsohen në partinë tuaj. Por është turp t’i mbani.

Të rihapet Instituti i Naftes në Fier, të ringrihen  ndrëmarrjet e naftës, të administrohet mirë Albpetroli… Këto  reforma, nuk mund të bëhen me ata dhjetë  legena që ka lënë Berisha në Albpetrol dhe nëpër dikastere. Me siguri kjo specie, do fillojë tu lëpihet juve,  për të mbrojtur  vjedhjet. Mos e lejoni. Dhe mos bëni shaka të thërrisni për konsultime “biznesmenë apo specialistë të tuaj”. Kjo do të ishte rrëshqitja juaj e madhe. Kur ne nxorëm nga nëntoka jone, 2 milion e 200 mijë T/N ne vit, nuk u konsultuam me të huajt. Kemi specialistët tanë ata PA PARTI, të ndershëm dhe patriotë, prandaj mblidhuni dhe konsultohuni me ta. Disa specialistë shqiptarë u arsimun dhe u kualifikuan jashtë shtetit me paratë e ketij populli, ata tani janë te  punësuar nëpër kompani të huaja. Pamvarsisht se  paguhen  mirë, ata  janë gati të kthehen  në Shqipëri. Ju takon juve t’u jepni  punë sepse nafta është ekonomi, strategji, politikë, pavarësi…Populli dhe Zoti ju dha një shans historik. Tani e keni radhën ju.  Duhet guxim. Pa guxim, të gjitha virtytet e tjera humbasin kuptimin e tyre, – thotë Çurcill. Bëni ato që i duhen popullit dhe jo ato që i duhen një grushti njerëzish. Dhe atëherë do ta shihni se si ky popull i uritur në mes të naftës, do t’u ndjek hap pas hapi.

Share This Article
13 Comments
  • Edhe per ENERGJINE ELEKTRIIKE te njejten gje duhet te beje Edi Rama!!!
    Edhe…..,ne te gjitha fushat e jetes,se Shqiperia ka plot kuadro especialiste te MREKULLUESHEWM,sa qe ta bejne Shqiperine si DUBAI e shkuar DUBAIT!!!
    Berisha zhvilloi LUFTEN E EGER TE KLASAVE duke hequr nga puna te gjithe kuadrot me te mire te Shqiperise dhe mbajti ne pune te gjithe USHTARET SERVILE,qe i sherbenin atij si CETNIKET SERBE!!!

  • Një shkrim i mrekullushë i vinte pikën mbi I duhet ta lexojë kreministri i ri dhe të veprojë drejt në qoftëse vërtet do që të ngelet në histori

  • Jam shume i bindur se Edi Rama do ta lexoje por : Ne se per arsyje pune dhe kohe nuk arrin ta lexoje na i do e mira dhe mendja qe ka njerez prane tije tja bejne te ditur kete krye shkrim qe lidhet me jeten e popullit tone. Bazohem se nuk dyshoj ne idene e Edi Rames se jeten dhe dijet do ti vere pa kursyere asgje ne sherbim te popullit.

  • Ky shkrues thote e flete per naften por kontributi i tij per naften eshte pak te thuash zero.Ky eshte nje mercenar kameleon i persosur.Ne vitin 1991 kur ndryshoi sistemi ky ju versul sistemit qe iku,shante e pergojonte te kaluaren ,institucionet shkencore e specialistet e naftes qe kishin dhene kontribut te spikatur ne industrine e naftes.Keto i bente se sistemi i kaluar nuk ja kishte varur dhe kishte shprese se sistemi i ri do ta vleresonte,por edhe ky sistem nuk pa asnje gje per te qene tek ky mercenar kamaleon.Prandaj vitet e fundit ka filluar sulmet ndaj qeverise demokratike qe nuk i dha asnje kocke.Tani kameleoni me letren qe i ben Rames ka shprese per ndonje kocke.Permend disa emra qe sipas tij ja vlejne qe te ngaterrojne Ramen se keshtu kane qene ne sistemin e kaluar.Te na thote kontributin e tij konkrte ne nafte dhe cfare kane bere konkretishte ne zbulimin e vendburimeve te naftes apo zgjidhje te spikatur keto emera qe na permend ky shtrmberues fundamental i realiteteve.Ato intervista qe ka marr ky mytebere nuk kane asnje vlere,nuk te cojne ne asnje zgjidhje kokrete,ato jane pak te thuash sofizma.

  • Fort i nderuar Ing Ahmeti, ti kam lexuar te gjitha shkrimet e Naftes Shqipetare ,vertet nuk jam naftetar por nje specialist bujqesie,tek shkrimet e tua e ndjej vehten edhe naftetar edhe qytetar me vrtyte, qe me naften shqipetare kthehet qytetaria dhe behet bujqesia ,edhe bujqit skllever shqipetare behen qytetare me virtyte ,te lire dhe atedhetare dhe jo skllever qe nga sundimtari dhe poshte. Kryeministri i Ri eshte qytetar dhe dote beje emer duke bere qytetari ,rrjedhimisht dote kete liri dhe atedhetarizem.Nafta dhe bujqesia jane si binjake qe prodhojne atdhetarizem dhe qytetare nga nje Kryeminister i Ri qytetar qe ka dhene prova se eshte nje vendimarres i zoti.Ju pergezoj per supershkrimin ,dhe je i mirepritur ne Meken tone Liqenet e Likopathres si bir iatyre aneve ku gjenden 16% e specieve boterore ku lulezojne mbi krom dhe Hekur Nikel ku ne e njezeteeshtata pjese eshte Kobalt,Ja ku eshte dhe plori iarte i kesaj parmende legjende qe e kerkojme dhe s`gjendet.Por nje administrator i zoti qe ka dhene prova do te dije ta gjeje

  • Shkrim analitik i persosur. Edhe 10% te vertete te kete ne kete shkrim, eshte renqethese! Cpaturpesi si vidhen pasurite e popullit! Dhe nuk eshte vetem nafta, po mineralet?

  • duhet ti mbeshtesim kuadrot atdhetar si inxhinjer Ahmeti, qe neser mund te filloj pune, 5.000 euro rroga te shpetojme albpetrolin.

  • Jo me kot e quajti dikur…. naften ARI i ZI. Ja dinte vleren…Edhe Sekreteari i tij i Partise nuk ngelet mbrapa…ndaj e zaptoi ate… Nejse tani do te shkoje te hape puse atje ne bjeshke, ne Viçidol… a do te mare kerraben e te ruaje berrat.. a çifteline e ti kendoje kulufruthit…

  • Nje shkrim origjinal.Une nuk jam specialist,por shume nga rreshtat me duken te dala nga shpirti
    Uroj te kete te drejte.

  • Ke folur si nje komunist I flaket po nuk ju ve faj se nga familje herojsh jeni.Dua te ju pyes per 8 vite qe ishin komunistet ne pushtet a I bere leter 3-4 kryeministrave socialist.Vertet te vogel e keni pensionin.Po mos harro se ne kohen e ozurpimit komunist 70% e shqiptarve qe ishin ne fshat merrnin 700 lek ne muaj pension,po puntortet kooperativist merrnin 30 leke te vjetra per dite pune nese benin normen.Pra ata qe ju na thonit dikur se cliruan vendit na sodhen komunizmin qe nuk late gje pa I bere kti populli.Pra e filluat me teriska dhe e perfunduat me tallona ozurpimin.Ne kohen e sundimit tuaj e gjith lagja kishte nje dyqan ushqimor e nje veshmathje.Ateher I luteshe shitsit e tash te luten shitsat.Deshiroj qe ish komunistet te punojn vertet per popullin e jo si baballart e tyre.

  • ju kam ndjekur dhe ne shkrime te tjera z.ahmet.un jam naftetar si ty.e lexova me vemendje edhe kete shkrim dhe pavarsisht disa rezervave jam i nje mendje me frymen per ta rimekembur naften qe ne vetvehte eshte edhe strategji e nje shteti qofte edhe i vogel si shqiperija.shum nga keta sot kujtojne triskat e tollonat per cdo mendim e ide racionale qe hidhet edhe une mendoj se harresa sjell maisje e qelbezim te gjerave po imediate eshte mendja e hapur me ide prandaj i percmoj ata.ka rruge per ta sjelle naften me shum perkushtim dhe investime aty ku vendi do mare mundin e djerses qe kemi derdhur si mijra naftetar te tjere edhe un e ti.te pegezoj per kurajon dhe shkrimin.

  • Ardian Ferraj

    une jame sume dakorte me kete artikull se jame i lindure e i riture ne goristh ne semrene e nafths.kemi shume besim tek edi rama qe gorishti te hapen burime te tiera qu ne jemi bashk pronar te tokkave te trasguora qu sote ndodhet nafra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *