Aurenc Bebja, Francë – 14 Gusht 2016
Në librin e autorit francez, Camille Paganel, me titullin « Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle », të vitit 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit.
Sulltani, në pamundësi të mposhtë « vëllain » e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes.
Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si princ dhe jo si sulltan dhe emir.
Letrat, të përkthyera më poshtë në gjuhën shqipe, gjenden në faqet 302 – 305 të librit, i shkruajtur në gjuhën frënge.
Letra e Sulltan Mehmetit, 6 maj 1461 :
« Unë, Sovrani i madh, Emiri i madh, Sulltan Mehmet Beu, i biri i Sovranit dhe Emirit të madh, Sulltan Murat Beu-t, për Skënderbeun, princin e Shqiptarëve dhe të Epiriotëve, përshëndetje.
I shtrenjtë Skënderbe, nuk njoh miqësi më të përzemërt se sa ajo e intimitetit (familjaritetit) të gjatë ; sidomos kur ajo lind që në rini, si në rastin tonë, atëherë kur ti mbaheshe peng tek babai im, dhe kur të dy jetonim bashkë vëllazërisht.
Kështu, kur mendoj për gëzimet e ëmbla të fëmijërisë sonë, kur kujtoj shkelqësinë e shërbimeve tuaja, gjithçka që ti ke bërë për lavdinë e Pallatit Osman, për madhështinë e Perandorisë sonë, të të pres dhe të dëshmoj këtë mirënjohje më duket një detyrë e domosdoshme.
Asgjë nuk mund të më sjellë më shumë kënaqësi, marr Zotin për dëshmitar, se sa të ritakoj më në fund, për të kaluar ca kohë në praninë tënde.
Nëse disa prej trupave të mia i kanë lejuar vetes të pushtojnë tokat tuaja duke shkaktuar përleshje, i abdikoj ato ; ato kanë vepruar pa urdhërin tim, dhe fitoret tuaja, ndëshkim i drejtë ndaj guximit të tyre, nuk më kanë inatosur.
Le ti harrojmë këto dhe të kthehemi në marrëdhëniet tona të vjetra, ku një bashkim i shenjtë dhe paqësor na pajton përgjithmonë.
Pra, ja se cilat mund të jenë bazat e aleancës sonë, po ti paraqes, duke e ditur fare mirë se nuk i përket aspak atij që kërkon paqen të vendosë kushtet.
Së pari, unë kërkoj lejekalim në tokat tuaja për trupat e mia, që të shkojnë për të luftuar venedikasit ; së dyti, që ti të më japësh si peng, Gjonin, djalin tënd, i cili do të trajtohet si djali im ; së treti dhe së fundmi, që popujt tanë të tregtojnë lirisht mes tyre.
Në qoftë se ti pranon, eja të më takosh në sigurinë më të plotë : pritja do të jetë dinjitoze e rangut tuaj. Po, mbi besën dhe fjalën e sovranit, do të mbaj besnikërisht me ty një paqe të pacënueshme ; tashmë vendi yt nuk do të shqetësohet as nga armët e mia as nga dikush tjetër.
Për më shumë, në qoftë se ke pyetje apo dyshime për të sqaruar, mund ti drejtohesh me besimin më të plotë, Mustafait, të dërguarit tim.
Letër e shkruar në qytetin tonë perandorak të Konstandinopojës, më 6 maj të vitit 1461, vit sipas lindjes së Jezu Krishtit. »
Letra e Gjergj Kastriotit, 1 Qershor 1461 :
« Gjerjg Kastrioti, i thirrur Skënderbe, princ i Epiriotëve dhe i Shqiptarëve, ushtar i Jezu Krishtit, për Mehmetin, sovranin e Turqve, përshëndetje.
Princ i dalluar, ne e kemi marrë letrën ku dallohen përshtypjet e miqësisë tënde. Të ndarë prej shumë kohësh nga njëri – tjetri, kjo miqësi reciproke, e thënë nga ti, ishte si e përgjumur, dhe ti dëshiron ta zgjosh atë nëpërmjet një aleance intime (të ngushtë).
E pranoj propozimin tënd me kënaqësi, por jo të gjitha kushtet.
Kështu, aleat dhe mik i venedikasve, nuk mundem, pa shkelur mbi betimin dhe dinjitetin tim, të të jap lejekalim për t’i sulmuar.
Përsa i përket dhënies peng të djalit tim, për ta pasur atë si nyje të një lidhje të re mes nesh, zemra e një babai dhe një nëne nuk mund të përballojë një sakrificë të tillë. Është fëmija i vetëm që Zoti na ka dhuruar, dhe është akoma i mitur ! Përveç kësaj, do t’i shkaktohej një dëm i pariparueshëm nëse nuk rritet me zakonet dhe fenë e vendit të tij.
Tani, mbetet çështja në lidhje me tregtinë e lirë mes dy vendeve ; këtë, i gjithë Këshilli im dhe unë, ne e mbështesim plotësisht, sepse të dy kombet gjejnë një përfitim të barabartë.
Ti më fton për vizitë, me besimin më të plotë, për të përforcuar mes palëve një miqësi prej kohësh në vuajtje : falenderime princ i shkëlqyer për mirësinë tënde. Fatkeqësisht për mua, ky udhëtim në Konstandinopojë, i cili më sjell ndër mend shumë kujtime, nuk është i mundur nga që përkujdesem për qeverinë time ; sepse po të vij, nuk mund të drejtoj si duhet këtë komb krenar shqiptar po aq të zjarrtë dhe të pathyeshëm, sa dhe të padurueshëm për pushim (paqe).
Por këtë vizitë e shtyjmë për një herë tjetër, do të mundohem kur të jetë e mundur.
Nga ana jonë, 1 qershor 1461. »
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania – http://www.darsiani.com/opinion/leterkembim-i-vitit-1461-mes-sulltan-mehmetit-dhe-gjergj-kastriotit/


Duhet verifikuar a jane origjinale keto leter-kembime,apo jane frut i fantazise te autorit francez te shek.XIX? Duken te stisura bukur,por midis gjergj kastriotit dhe sulltan Mehmetit II,ngadhnjyesit,jane mbi 20 vjet diference,keshtu qe nuk jane rritur bashke ne oborrin e sulltan Muratit.Kjo eshte vetem letersi,jo histori.
E the tamam Demo! Eshte thjesht stisje e nje shkrimtari romantik.
demo, Skenderbeu pati leterkembime me Mehmetin e II dhe madje bene armepushim per 10 vite.
GJITHE HISTORIA E SHQIPETAREVE ESHTE NE ARSHIVEN E STAMBOLLIT, O MILET.
ARSHIVA OSMANE, ESHTE E ORGANIZUAR NE MENYRE TE TILLE, QE MEKEMBESI TE NXJERRE PER 8 MINUTA SA TAKSA I TAKOJNE TE PAGUAJE, BANORIT NE FSHATIN ME TE HUMBUR TE PERANDORISE.
ATY JANE TE GJITHA SHUME TE DETAJUARA.
FAKTI QE NUK HULUMTOHET, ESHTE I QELLIMSHEM, E NE VEND TE SAJ, BOMBARDOHET OPINIONI ME LLOJ LLOJ MASHTRIMESH E FANTAZISH.
JA EDHE TURKO-MUTLIMANI. LEXO KRONIKAT E TURSUN BEUT.
demo, Skenderbeu dhe Mehmeti, i biri i Muratit ishin gati moshatare, kete e thote edhe Barleti. Kane qene bashke ne disa ekspedita. Ne fakt, mbajtja peng ishte shume e perdorur nga aleancat.
Ka pasur leterkembim te Skenderbeut me Mehmetin po keto nuk jane origjinale, letrat qe dergoheshin drejt Sulltaneve shkonin nepermjet Vatikanit i cili arkivonte dhe nje kopje madje atje jane gjetur dhe 2 letra te Skenderbeut drejtuar Mehmetit me vulat e varura vula ne te cilat Skenderbeu njihet si Mbret i Shqipetareve dhe Epiroteve, ne ato letra shenohet ne fund te letres vendi i sakte dhe koha qe jane shkruar si dhe artusi dhe noteri i letres per arsye se Skenderbeu ka pasur zyre kancelare dhe ne Kruje dhe ne Kepin e Rodonit dhe marrveshja 10 vjecare e mos sulmimit ka vepruar deri sa e prishi Skenderbeu ne menyre te njehaneshme se po pritej kryqezata e Papa Piut i cili vdiq dhe kryqezata deshtoi.
Skenderbeu e ka shkruar osmanisht letren (sese eshte e vertete) dhe jo frengjisht e francezet jene miqte e perjetshem te serbeve dhe jo te shqiptareve.
Keto letra jane te krijuara nga vet shkrimtari, i cili nepermjet tyre tregon edhe injorancen e tij. Se pari ai duhet te dinte para se te shkruante librin qe Gj. Kastrioti u lind ne vitin 1405 dhe sulltan Mehmeti u lind ne vitiv 1430. Keshtu i bie qe kur Mehmeti te ishte femije rreth moshes 10 vjec te themi, Skenderbeu ka qene rreth 35 vjec, dhe sic e dim ai ka qene gjeneral i ushtrise dhe nuk mund te kete luajtur ne oborr si bashkemoshatar i Mehmetit. Edhe M. Barleti ka treguar c’fare ka degjuar nga gojedhenat se nuk e ka ditur kete detaj qe eshte themelorja ne kete rast. Per te njohur te verteten le te shikohen burime te tjera me te besueshme se sa ky liber imagjinar. Nje njeri me sado pak mend ne koke e kupton se keto letra jane krijime te autorit. Nje gje eshte plotesisht e kjarte se Gjergji dhe Mehmeti nuk kane qene shoke femijerie dhe nuk mund te kene luajtur bashke ne oborrin mbreteror.Ne qofte se do te pranojme qe ata kane luajtur bashke ne oborrin mbreteror, atehere do te themi qe Skenderbeu ka qene nje dado oborri ose nje sherbetor dhe jo gjeneral i madh dhe heroi yne sic e imagjinojme ne. Keshtu ne duke pranuar si te vetrteta keto letra, pranojme ne te njejten kohe qe edhe historia e tij si udheheqesi yne eshte nje krijim.
nese kjo oferta e sulltanit do ishte e vertete skenderbeu paska qene palle kari qe e paska refuzuar…. tia kishte bere venedikut kete oferte sdo te kishin hezituar asnje moment per ta shitur principaten e arbrit
Skenderbeu beri paqe 10 vjecare me sulltan Mehmetin, por Papa i tha qe ta prishte Paqen dhe te hapej lufta kunder Sulltanit ku do mblidheshin ushtare nga gjithe Europa perendimore nen udheheqjen e Skenderbeut dhe do shkonin ta pushtonin Kostandinopojen
Dhe ushtria u mblodh ne portin e Ankones
Mirpo ai Pape vdiq dhe keshtu qe ushtria u shpernda dhe nuk u nis fare per ne Shqiperi qe te fillonte lufta kunder Turkut
Papa tjeter qe u zgjodh e genjeu Skenderbeun dhe nuk e nxiti nisjen e ushtrise europiane kunder turkut
Atehere Skenderbeu ngeli i vetmuar perballe furise se Sulltanit, i cili dergoi 2 ushtri menjehere per ta shkateruar Skenderbeun
Skenderbeu i doli njeres ushtri perpara aty ne Diber dhe e shkateroi
Para se te fillonte lufta Pashai turk qe ushehiqte ushtrine nxori femranin e Sulltanit dhe tha :…Keta kane prishur paqen se jane te pabese dhe drejtesia e zotit le te bjere mbi ta
Por Skenderbeu i mundi dhe pastaj vajti luftoi edhe me ushtrine tjeter turke
e mundi edhe ate ushtri….
Pra paqja 10 vjecare qe Skenderbeu beri me Sulltanin u prish nga nxitja e Papes ….
E mori ne qafe Papa Skenderbeun…
Sikur te jete e vertete ky leter kembim midis Sultan Meh-
metit dhe Skenderbeut , ta ngrejme nga varri heroin tone
dhe t’na qeverise pas 500 e ca vjetesh : me sa diplomaci
e vendosmeri i pergjigjet Skenderbeu ,mbreti i Epirit ,Sull-
tanit te Turqise.!!!
I sygjeroj lexuesit kritik te lexoje me vemendje Testamen-
tin e Skenderbeut ,ne momente e fundit te jetes se tij. Kjo
hedh pishte neveritshem te gjitha ata ”historiane” ,sigu-
risht antishqiptare te terbuar ,te paguar nga armiqt me te
eger te kombit tone, qe e akuzojne Skenderbeun se gjoja
.vrau shqiptaret per te ”mbrojtur krishterimin perendimor”
KJo eshte nje shpifje kaq e ulet sa edhe armiqt me te eger
.te Shqiperise nuk kane guxuar ta thone me ze te larte.
Lexoni cfare flet Ai per Vatikanin , per Papen e Romes dhe
do te bindeni edhe nga kjo leter-kembim e botuar tani tre-
gon se Skenderbeu luftoi per trojet shqiptare dhe per shqiptaret . KETO DOKUMENTA TREGOJNE REALITETIN
DHE JO SHPIFJET E NDYRA TE SHQIPFOLESVE ANTI-
SHQITAR …!!! O TEMPORA O MORES ! QUO VADIS ???