Një tjetër sukses i Dan Brown do të mbërrijë në ekran. “Ferri”, romani më i fundit, i cili u prezantua në Europë në maj, do të dalë në kinematë botërore në 18 dhjetor 2015. Filmi me regji të Ron Howard ka sërish protagonist Tom Hanks, në rolin e profesorit të simbologjisë, Robert Langdon.
“Ferri” kompleton kështu një trilogji të suksesshme, e cila është shndërruar në bestseller menjëherë pas daljes në treg. I paraprirë nga “Engjëj dhe djaj” dhe “Kodi i Da Vinçit”, filmi pritet të ketë të njëjtin sukses dhe të sigurojë fitime të mëdha për kinematë botërore.
Duke mbetur në fushën e letërsisë së ekranizuar, për 2014-2015 pritet edhe versioni kinematografik i “50 hijet e Grejit”, trilogjie erotike e E.L. James, e cila gjithashtu ka korrur sukses vitin që shkoi si një nga librat më të shitur.
Në listën e pritjes qëndron edhe “Noah” i Darren Aronofsky dhe projektet e reja të Martin Scorsese, Angelina Jolie e Johnny Depp. / Gazmira Sokoli

Kot