Letonia i kërkon 200 mld USD dëme lufte, ja si i përgjigjet Rusia

Elton Tafaruci

Rusia i ka hehdur poshtë pretendimet e Letonisë pasi shteti baltik i këkron mbi 200 miliardë dollarë dëme lufte të shkktuara nga përfshirja e tij me forcë në Bashkimin Sovjetik pas Luftës së Dytë botërore.

Pasi përllogaritën dëmet që iu bënë vendit si pasojë e pushtimeve sovjetike në vitet 1940 dhe 1945, anëtarët e komisionit shtetëror të Lituanisë thanë se shteti baltik humbi 210 miliardë dollarë, sipas agjencisë letoneze të lajmeve Leta.

Ministri letonez i drejtësisë Dzintars Rasnačs, i cili ishte i pranishëm gjatë prezantimit të komisionit të hënën theksoi detyrën e qeverisë që të garantojë që puna e qeverisë të ecë përpara.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse i përqeshi këto pretendime të komisionit nëfaqen e tij në Facebook, duke bërë thirrje për një konkurs për komentin më të mirë për çështjen. Brenda më pak se një dite pasotimi ka marrë thuajse 6,000 pëlqime dhe mbi 4,000 komente, shumica e të cilave tallëse ndaj kërkesës së Letonisë për dëmshpërblim.

Share This Article
1 Comment
  • Ruset kjo mendjemadhesi i ka marre dhe po i merr ne qafwe.Vendi me territorin me te madh ne bote, vetem 13o milion banore dhe vdesin ala nga i ftohti dhe uria ne disa vende.Kjo eshte Rusia e Putin koqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *