Letra dhe përgjigjja qenë tallje publike

redaktor
Kryeministrit Edi Rama, Gerta Meta dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama, Gerta Meta and the Leader of the Democratic Party Lulzim Basha during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Ç’po ja thotë bilbili,
nga bregu në breg,
se gjithë zhvillimet,
me kujdes i ndjek!

Ç’po ja thotë bilbili,
në man e në shtog,
thotë- “Jemi bllokuar,
se s’ka dialog!”

Ç’po ja thotë bilbili,
te molla-te thana,
një letër të bukur,
Lulit i shkroi Rama!

Dhe vazhdon bilbili,
te bregu-te lumi,
një letër të bukur,
për një tip forumi!

Që në dialog,
të ulen skiptarët,
vetëm sy më sy,
pa ndërkombëtarët?!

Pa ndërkombëtarët,
që janë këtu,
dhe pa Vllahutinën,
dhe pa Zotin Lu!

Rama i thotë Bashës,
vetëm ti dhe unë,
se ndërkombëtarët,
thjesht na prishin punë!

Që t’i zgjidhim punët,
pa sherre-pa grushte,
të ecim përpara,
të mos vëmë kushte!

Por dëgjon bilbili,
dhe shkrihet në vaj,
se e di që punët,
nuk janë kaq kollaj!

Vazhdon ligjërimin,
me oi-oi,
letra dhe përgjigjja,
qenë një ironi!

Qenë një ironi,
dhe tallje publike,
se s’lëshojnë pe,
dy frontet armike!

Ndaj vijon bilbili,
në Malin e Thatë,
letra dhe përgjigjja,
qenë një gallatë!

Gjithë ajo që quhet,
politikë e vjetër,
çudi që të zgjidhej,
vetëm me një letër!

Letër për Reformën,
që na lë në gropë,
dhe na pret gjithë rrugët,
për në Europë!

Të dy Frontet kanë,
ndasi të mëdha,
ndaj letra e Ramës,
duket si shaka!

Rama është bllokuar,
keq nga shoku Lul,
një milionë vota,
ja ka bërë nul!

Një milionë vota,
kot i more-kot,
se kanë zero vlerë,
kur s’i përdor dot!

Ndërsa Fronti Blu,
që s’ka shumë në duar,
veç me një grusht votash,
na mban të bllokuar!

Ai maxhorancën,
e ka bërë nuse,
se përdor pa fund,
pakicën bllokuse!

Kjo është sipas Ramës,
Qeveri e vjetër,
që për dialog,
i shkroi goxha letër!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *