Letra e 74 senatorëve amerikanë kundër Ankarasë, mes firmosësve edhe shumë miq të Erdoganit

redaktor

Në senatin e SHBA nga 100 senatorë 74 prej tyre firmosën një letër në të cilin shprehën shqetësimet në lidhje me censurën ndaj shtypit dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Turqi.

Për Turqinë është hera e parë që një numër kaq i madh senatorësh firmosin një letër të tillë – transmeton portali Lajm i Ri sipas agjencisë së lajmeve Cihan.

Senatorët me anë të letrës protestuan kundër arrestimeve të gazetarëve dhe kritikuan bastisjet e policisë turke në gazetën Zaman dhe në televizionin Samanyolu.

Letra u firmos edhe nga senatorë që konsideroheshin miq nga qeveria e Turqisë.

Disa prej tyre janë: Senatori i Partisë Republikane Bill Cassidy, Senatori i Partisë Demokratike Tim Kaine, Senatori i Partisë Republikane John Boozman dhe Senatori i Partisë Demokratike Tom Carper.

ABD Senatosu'dan Turkiye icin tarihi uyari: Demokrasi ve basin ozgurlugu tehlikedeABD Senatosu'dan Turkiye icin tarihi uyari: Demokrasi ve basin ozgurlugu tehlikede

 

Share This Article
9 Comments
  • po kur amerika e sheh qe nje shtet ecen perpara dhe ndjek politiken e tij dhe ka qene nen varesine politike amerikane kaq kohe-i kundervihet i gjithe si sistem,tashme e dime te cia hyn kudo neper gazetare,televizione dhe ben mik edhe armikun per interesa momentale……….turqia nuk eshte shqiperi,erdogani eshte cilesuar nje nga politikanet me serioze ne historine turke,ka mbeshtetje popullore pavaresisht grimcave te protestave te ndikuara nga jashte

  • Nje udheheqes qe vjen ne pushtet me vote te lire,dhe mbron interest e shtetareve te vet,lejon ekonomine e tregut,lejon pluralizmin politik,respekton shtetin ligjor,dhe ka drejtesi te pavarur quhet legjitim kur gezon mbeshtetjen popullore.Cili udheheqes ne bote qe realizon te tilla standarte eshte me i mire se Erdogan per popullin e tij?Qendrimi I Erdoganit eshte qendrim i drejte edhe ne lidhje me ISIS.Nuk e kuptoj deklaraten e senatoreve amerikane.

    • SENATORET AMERIKAN DUAN NDONJE PUPAC, QE TA MARRE PUSHTETIN ME GRUSHT USHTARAK DHE TA BEJE VENDIN DIKTATURE,

      NJESOJ SI NE EGJYPT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *