Akademia e Shkencave i ka kërkuar zyrtarisht Komitetit të Nobelit që këtë vit t’ja japë çmimin për letërsinë shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Akademikja, Floresha Dado, shprehet se Kadare, i cili prej vitesh është në mesin e kandidatëve, meriton të marrë këtë vlerësim ndërkombëtar. Ky vit përkon me 80-vjetorin e lindjes së Kadaresë dhe Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave kanë organizuar një sërë aktivitetesh.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë i ka dërguar një letër komitetit të Nobelit, në të cilën propozon shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin e madh të letërsisë.
Kryetarja e seksionit të shkencave shoqërore dhe albanologjike në Akademinë e Shkencave, Floresha Dado, për Ora News jep argumentat pse këtë vit, që përkon edhe me 80 vjetorin e shkrimtarit, Nobeli duhet ti shkojë Kadaresë.

Jepjani Nishanit,se hoqi mustaqet!