Letra e Albin Kurtit nga burgu: Cila është vlera e pavarësimit të Kosovës nëse bosnjëzimi e pason atë?

Saimir Lleshi

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një letër dërguar gazetares Rudina Xhunga, ku shpjegon se çfarë do të ndodhë pas krijimit të komunave serbe, si dhe planin e Ahtisarit.

Letra:

Plani i Ahtisaarit ishte qartazi i keq për Kosovën dhe jo mjaftueshëm i mirë për Serbinë. Serbia e pranon Planin e Ahtisarit si dysheme a themel të Kosovës por jo edhe si tavan a kulm të tij. Ajo e do Kosovën shtet të hapur për Serbinë, shtet që i ulet vazhdimisht tavani në drejtim të dyshemesë apo që mbetet i pambrojtur sepse pa kulm. ‘Zajednica’ është faza e ardhshme dhe vendimtare e shtetrrënimit të Kosovës.

Dialogu që u zhvillua në vitet 2011 deri në 2014 me Serbinë, u vazhdua njësoj edhe në vitin 2015– dialog sipas kushteve të Serbisë: të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës, pa u konsideruar Serbia si borxhli ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. ‘Zajendica’ është pasojë e natyrshme e kësaj qasjeje të qeverisë së Kosovës. Cila është vlera e pavarësimit të Kosovës nëse bosnjëzimi e pason atë? Kjo qeveri gjithsesi duhet ndalur.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është veçse përshtatje dhe lejim. Përshtatje e Kosovës me Serbinë brenda saj dhe shtirje se kjo për të dyjat, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, do të thotë përshtatje me Bashkimin Evropian. Pra, Kosova po përshtatet me strukturat shtetërore paralele të Serbisë, me ndarjen në lumin Ibër në Mitrovicë, me qëndrimin e Serbisë se serbët në Kosovë s’mund të jenë asnjëherë pakicë kombëtare etj. Normalizimi si përshtatje nuk është ndryshim i gjendjes, por ndryshim i qëndrimit tonë karshi gjendjes. Normalizimi nuk e bashkon Mitrovicën por na ndryshon neve karshi ndarjes atje.

Bashkimi Evropian njëmend na e ka konfirmuar perspektivën evropiane qysh në Samitin e Selanikut të vitit 2003. Mirëpo, premtimet e Brukselit për Ballkanin perëndimor ne nuk duhet t’i marrim më seriozisht sesa vetë ata. BE-ja ka hallet e veta të cilat sa vie rriten e shtohen. Për integrim dhe anëtarësim në BE, Serbia varet shumë nga Kosova. Ne mund ta lëmë tash Serbinë jashtë BE-së, ndërkaq më vonë, kur të hyjë ajo në BE para nesh, pikërisht Serbia do ta lë Kosovën jashtë.

Siç thotë një mik imi arkitekt, as çlirimi i Kosovë se as shpallja e pavarësisë së saj nuk na kanë pajisur me të drejtën për të planifikuar. Kosova vazhdon vetëm të zbatojë urdhra të huaj të cilat ne i marrim si obligime që të mos i marrim si kërcënime. Planifikimi të bën subjekt politik e shtet sovran, që ka vizion për popullin e për shtetin, për shoqërinë e për ekonominë, për rininë e për dekadat që vijnë.

 Në vazhdimësi  na thuhet se  jemi të dobët e të brishtë si shtet prandaj kemi Quintin, Zhbogarin, KFOR-in dhe EULEX-in, ndërkohë që edhe me të gjithë këta ne nuk po forcohemi por vetëm sa po vulosemi në pafuqinë tonë që po përjetësohet. Faktorët ndërkombëtarë në Kosovë e rreth Kosovës e preferojnë stabilitetin në Kosovë kundrejt drejtësisë, demokracisë dhe zhvillimit. Drejtësinë, demokracinë dhe zhvillimin ata jo vetëm që i shohin si ndërmarrje me rrezik por, madje, edhe si ndërmarrje të rrezikshme. Dhe, për të qenë edhe më keq, ky stabilitet në Kosovë vihet në funksion të stabilitetit rajonal, gjithnjë afatshkurtër.

Pushteti në Kosovë për here  insiston në rëndësinë e faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare, mirëpo për çështjen e ‘Zajednicës’, Presidentja Jahjaga e dërgoi atë në Gjykatën Kushtetuese  të Kosovës ta bëjë këtë  te Komisioni i Venedikut. Mirëpo,është e qartësi drita e diellit që as Presidentja dhe as Gjykata Kushtetuese nuk e kanë me ‘Zajednicën’ e Serbisë por me opozitën e bashkuar. Madje ato edhe i janë referuar në mënyrë eksplicite ‘bllokimit në Kuvend’ në tekstet e tyre.

 Opozita e bashkuar është edhe opozitë edhe e bashkuar. Përballë nuk e ka vetëm një qeveri jodemokratike por edhe një regjim që ka kapur shtetin. Betejat do të jenë të vështira, por pa ato beteja nuk ka kalitje që do të na e sjell fitoren. E drejta është në anën tonë. ‘Zajednica’ e Serbisë dhe falja e tokës Malit të Zi nuk mund të kalojnë dhe nuk do të kalojnë. Sepse nuk ka ndryshuar Serbia që tash të ndryshojmë ne dhe nuk kemi as tokë as shtet për t’u dhënë të tjerëve. Betejat në javët e muajt në vijim përcaktojnë edhe fatin e brezave të ardhshëm.   

30 nëntor 2015

Albin Kurti

Share This Article
9 Comments
  • Nese zoti Kurti eshte konqiz dhe i sigurt ne ato rrjeshta qe ka shkruar. I bie qe Kosova eshte me keq se para viteve 2000!
    Nese deri 99 ishte krahine autonome e Serbis.
    Sot i takon te jete nje province per kancelarit e europes. Dhe kaq!
    Çka dote thote se vuçiåçet bejne ç.te duan me fatet e Kosovesg. Plotesojne te gjithja egot e tyre.
    Me pak fjale Kosova ka nje qeveri dhe parlament kukull!
    Ku pa dyshim perspektiva eshte mjafte e zymte.
    Qeveri e tipit Bukoshi!
    Çfa zhgenjimi dhe trishtimi!

  • AlbinKurti, zeri i zemres se Kosoves. Vetvendosja, e vetmja rruge qe kosovaret ta shijojne Pavaresine realisht. Pa ato kusht ster-kushtet pa fund te BE. Me kete qeveri me arna e te Thacit e drejtuar gjoja nga nje i vdekur i pa varrosur si Isa Mustafa, kjo Kosove do behet me keq se Bosnja. Le ta provoje Europa dhe qeveria te beje referendum per Zajednicen. Te shohin pastaj deshiren kosovare. Albin Kurti, i vogli-gjigand, je me shume se hero. Je nje BURRE.

  • Ndaj pike per pike te njejten bindje dhe shqetesim me Albin Kurtin.
    Jam e bindur ne nevojen e betejes se domosdoshme te Opozites se Bashkuar kosovare, per mbrojtjen pa ekivok te integritetit territorial te Republikes se kosoves.
    TUNG.

  • Te gjithe rreth Albin Kurtit. Kosova duhet te ngrihet e gjitha ne kembe.
    Mire shqiptaret qe pine nga nje kafe kur Pusteci ben negociata per detin.

  • Te dy vilajetet shqiptare si Shqiperia dhe Kosova jane ne te njejten gjendje , pa shtete ! Aty eshte UNMIKU , ne Shqiperi jane Ambasadoret ! Ne qeveri sot eshte Isa Mustafa , ne Shqiperi ka qene Sali Berisha ! Ne qeveri deri dje ka qene Isa Thaçi , ne Shqiperi sot eshte Thaç Rama !

    Per gjendjen e popullates , institucioneve te shtetit , invazionin dhe shtypjen sllavo-orthodhiaks e musliman , gjendjen ekonomike , politike dhe ushtarake , jane si dy pika uji !

    Vilajeti i Kosoves ka nje opozite te bashkuar me Albin Kurtin ! Vilajeti i Shqiperise ka nje opozite me Isa Mustaf Sali Serbin ! Ne kete pike vilajeti i Kosoves eshte dicka me mire se vilajeti i Shqiperise !

    Kjo eshte pamja reale , ne dac te na vije mire , ne dac te na vije keq !

  • Nuk è kuptoj se si kosovaret dhe te gjithe ne shqiptaret ne teresi kemi rene ne kete gacke ku duket qarte se europa si ne vitet shkuara punonper serbine.Zoti Albin Kurti ka plotesisht te drejte por njekohesisht ai dhe levizja qe ai drejton kane nevoje per ndihmen e te gjithe shqipetareve kudo qe jane.Brutaliteti iarrestimit te tij nga ana e policise se Kosoves ne diten me te rendesishme per kombin shqiptar eshte tregus i qarte se qeveria e Kosoves nuk punon me per interesat e popullit te saj por per ato personale e te dikujt tjeter duket sikur policia atje i mer urdherat nga serbia .

  • SUNITET PERSERI E SHITEN ATDHEUN.JANE MESU ME SHIT TROJET SHQIPTARE.QE NGA AHMET zOGU, sALI bERISHA E iSA mUSTAFA..JO tHACI, SE AI DIHET QE ESHTE NJE SERB I KONVERTUAR POR QE SERB NGELET, NGA GJYSHI VET, per fat keq shume shqiptare se dine qe Thaci eshte me origjine Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *