Moikom Zeqo
(Nga arkivi i Thoma Kacorrit)
Ne kryeqytetin e Sofias ne Bullgari ne 20 prill 2002 jam takuar me shkrimtarin dhe dijetarin Thoma Kacorri, i cili me ftoi edhe ne shtepine e tij .
Aty me tregoi arkivin e tij shumevjecar, plot materiale te pabotuara, qe lidhen me histtorine kulturore te shqiptareve te Rilindjes Kombetare ne shekullin e XIX dhe me pas.
Thoma Kacorri me dhuroi edhe faksimilet e dy dokumtave te rendesishem, ate te nje letre qe i kishte derguar gjuhetari i madh Eqrem Cabej ne 1967, si dhe nje poeme te hereshme, te panjohur te Lasgush Poradecit, te botuar ne 1923.
Po i bej publike per here te pare, keto dy dokumenta, te arkivit te Thoma Kacorrit, i cili ka vite, qe ka mbyllur syte, por une, nuk mund te harroj kurre, mikepritjen e tij ,proverbiale, ne Sofie dhe miresine, per te me dhene dokumentet ne fjale.
***
LETRA E EQREM CABEJIT PER THOMA KACORRIN
Tiranë, më 19.2.1967
I nderuar Koleg, i dashur mik!
Që kur u kthyesh prej Bullgarie, me ato kujtimet e bukura, që mora së andejmi, kam dashur të Ju shkruaj e të Ju falemnderit edhe me shkrim për pritjen miqësore, që Ju personalisht më bëtë gjatë ditvet të Sofjes.
Gjeta atëhere disa punë , që duheshin kryer ngutësisht këtu.
Desha pastaj të Ju shkruaja me rastin e vitit të ri, për të Ju uruar shëndet, suksese në punë e gjithë të mirat, po përsëri erdhën disa punë në mes.
Prandaj së pari Ju lutem për vonesën e përgjegjes letrës Suaj më datë 30.XI., të vitit të kaluar.
Mendimi Juaj qe Urdini jezera, Urdina reka në malet e Riles te kenë të bëjnë me shq.hurdhë, duke marrë parasysh që atje pranë ka dhe një toponim Malovica, duket të jetë afër menç – me gjithë se nuk përjashtohet mundësia që aty të përmbahet rum.urda “djathe” e qe te kemi te bejmë me një stan djatharësh rumunë dikur në ato anë (dihet se Jireceku e të tjerë dijetarë kanë vënë në dukje toponimet rumune në Bullgari).
Sa për shq.hurdhë, Gustav Meyeri në Fjalorin etimologjik 154 e le të pashpjeguar, po e rijep dhe ne Alb.Studien III 32. Jokli, Studien zur alb. Etymologjie und ortbildung 30 v., 89 e 97 e vendon te rrenja indoevropiane uer-,ur – “i laget”, sh. Dhe Walde-Pokornyr i 268. Ribezzo, Rivista d’Albania i,II (1940) 124 shën.2 e afron me lituanishten skardua “i repjeta”.
Fjala shfaqet në shqipen për herë të parë te Fjalori i Blankut (Bardhit) f.82. dhe vetë nuk kam ardhur në një përfundim për punën e burimit të saj.
Ju lutem të më drejtoheni pa kursim e çdo herë që Ju duhet ndonjë sqarim lidhur me ndonjë çështje të shqipes. Më vjen keq që këtë herë nuk jam në gjendje të Ju jap sqarime të plota, por edhe për këtë çështje jam përsëri në dispozicionin Tuaj.
Zojushes sonë Sokolova.
Mbetem me të falat më të përzemërta për Ju dhe Familjen Tuaj, edhe nga ana e sime shoqeje.
Me rast lutem u jepni të falat e mia shokëve të Ambasadës sonë në Sofje. /Eqrem Çabej
***
LASGUSH PORADECI, POEMA E TIJ
KËNGA E “SHQIPËRISË SË RE”
(Koh e shkuar në Vllahi)
Koh” e shkuar në Vllahi
Ishte larë me flori
Se luftonin veç për ti,
Veç për famë e madhëri.
Shqipëri moj Shqipëri
Mun në qëndren e Vllahisë,
Në qytet të Bukureshtit,
Mbiri zëri i Shqipërisë
Si zëmbak në mes të sheshit.
Mbiu atje ku politika
Nuku dij ç’ësht helm- i gjakut,
Ku shëndriu Elenë Gjika
E Kuvendi i Naço-Plakut,
Ku i mblodhi porsi dhentë
Bijtë e tij Tërpo-Vasili,
Ku këndoi Naim-i shenjtë
Dukë thirrur si bilbili.
O! moj kohërat e arta!
O! moj zembërzat e dlira
Me ç’gëzim ju shkruan karta
Kur ja sheh nër shoqërira:
Drita-plakë e Diturija
E Bashkimi edhe Shpresa;
Edhe Liria e Shoqërija
E Sofia Mbretëresha…
Cilado sa mund m’ë mirë,
Sa m’e zjarrtë cilado;
E nër to gjith një dëshirë,
Gjith një shpresë nëpër to-
…S’rron-o! jo, njeriu i urtë,
se kështu pat thënë Zoti,
Prandaj vdes me shpirt të gurtë
Edhe humb si pikë loti;
Humbi pra dh’Elenë Gjika,
Humbi fjal e Naço Plakut,
Pa zu prapë politika,
Zu të rrjedhë lumi-i gjakut:
Atëhere i ndolli dhentë
Dh’e bekoj Tërpo Vasili…
Fluturoj Naimi-i shentë
Duke qarë si bilbili.
O! moj kohërat e arta
O! moj zembërzat e dlira!
Me ç’të zi ju shkruan karta
Ndaj s’u sheh nër shoqërira.
Ju kaluat porsi hije
Kur shndrriu në terr në shkretë.
O! moj zemra shentërijë
Që më s’ini-atje ku qetë
Ah! Q’aherë zu të shtrijet
Rëndë-e keq linçoj i zisë,
Po ka nxirë vetëdijet
Me çdo vend të Rumanisë
Dh’e u helmua Shqipëtari,
E vajtoj prapë prej së qari
Uturiu gjith Bukureshti.
O! moj kohërat e arta
O! moj zembërzat e dlira!
Se me ç’mall ju shkruan karta
Nër këto vështirësira.
Sepse ja, në dhe të huaj,
Një fletore zu të nisë,
Që të jetë zëri juaj
Edhe zëri i Shqipërisë
Zu të nisë duke dalë
“Shqipërijeza e Re”:
Kur bën fjalë me ngadalë…
Kur godet porsi rrufe…
Sepse kjo’sht’-!udh” e mbarë
E ndërgjegjes së kulluar:
Duke ngarë e duke sharë,
Edhe duke përgjëruar
E kështu shkoj mot- i dytë
E si-i treti u pat vdarë
Mot i katërt mbylli sytë
Që sot nis një mot i ri,
As t’u flakeshim o Zot!
Qajmë, o-nënë Shqipëri,
Qajmë., – e derdhim pika lot.
Shqipëri! Moj nëna jime:
Më ke rritur me thërime.
Shqipëri! Të qofsha falë
Të kam nënë, më ke djalë.
(E botuar fillimisht në organin “Shqipëria e Re” Konstancë ,Rumani, 29 korrik 1923, e zgjodhi BAKI YMERI)

Ne qytet kercet nje porte.ne liqen hesht nje lopate.Nje shqiponj e arratisur fluturon ne mal te thate.nga lazgush poradeci.Une studioja kur ishja ne shkolle pat deklaruar lazgush poradeci ishja me burse shteti e deshiroja qe te ishja i vl;efshem per atdhene shqiperine.me mua ne shkolle kishte dhe shume djem bejleresh e agallaresh por ata nuk e mbaruan dot shkollen sepse bridh nin neper mehhane e kuplaraja e ishin vazhdimisht te dehur.prandaj dhe e demtuamn shume shqiperine ne kohen qe kishin jetuar.