Letra e hajdutit për të zotin e shtëpisë

Ornela

Një adoleshent hajdut është detyruar që të shkruajë një letër për të zotin e shtëpisë të cilin grabiti, ndërsa në tekst e quan edhe budalla për faktin se kishte lënë hapur dritaren e kuzhinës. Në letër hajduti adoleshent shkruan: “I dashur zotëri! Nuk e kuptoj se pse po të shkruaj një letër. Që të jem i ndershëm nuk është se ndjej faj apo nevojë për të kërkuar ndjesë për faktin se po të vjedh shtëpinë. Jam duke të të sqaruar për gabimet idiote që ke bërë. Së pari ju nuk kishit vënë perdet e shtëpisë që shumica e njerëzve e bëjnë. Budallallëku juaj i dytë është se jetoni në një zonë me risk të lartë për vjedhjet dhe nuk keni menduar sa duhet kur keni lënë hapur dritaren e kuzhinës. Nuk do ta kisha bërë këtë për miliona vite. Megjithatë nuk është se ndjej keqardhje për ju dhe nuk kam ndonjë simpati për ju”.

Share This Article
7 Comments
  • Ky hajdut meriton nje monument sepse mund të jetë shëmbull për politikanët hajdutë shqiptarë!? Shëmbull qe t’i nxisë t’ju shkruajnë letra shqiptarëve ku të spjegojnë arsyet përse i kanë vjedhur këta 23 vjet me radhë? Ashtu si dhe djaloshi t’ju tregojnë shqiptarëve ku janë treguar budallenj dhe te papërgjegjshëm për paratë dhe pasuritë e tyre? Pastë dorën e mbarë ky djalosh hajdut! Hajde,jepini politikanë,na shkruani letra? Nga një monument te gjithëve do t’ju bëjmê po na thatë si na kini vjedhur!

    • Pëllumb,ju njoftoj me gëzim te madh se fatosi,saliu dhe jozi kanë filluar t’ju shkruajnë letra shqiptareve ku ju kërkojnë falje për vjedhjen që u kanë bërë!? Une po e mbyll kete koment mjaft i emocionuar për gjestin e tyre të lartë prej “hajduti fisnik”!

  • Ky është një hajdut profesionis i pa skrupullt.Në se do të kishte marrë një copë bukë për mbijetesë nuk do të quhej hajdut por jë nevojtar i mjerë.

  • Politikanet shqiptare Jane me te ndershem .Ata e thone cdo dite qe fajin e keni ju qe na votoni dhe drejtesia qe nuk ka fuqi te na gjykoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *