Letra e KLD-së: Pse po e padisim Tahirin

Dita

Zbardhet padia që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në padinë që KLD-ja ka dorëzuar në prokuroi renditen 4 pika kryesore sipas së cilave ndaj Tahirit duhet të nisë hetimi.

Sipas KLD-së, ministri ka treguar shprehimisht nëpërmjet deklaratave të tij se ka vepruar ndaj gjyqtarit Arian Aliaj për shkak të veprimtarisë së tij dhe se qëndrimi i ministrit jep efekte edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë.

Ky fakt sipas Këshillit të Lartë të Drejtësisë merr rëndësi përcaktuese, sepse identifikon përtej çdo dyshimi se qëllimi i veprimeve të ministrit të Punëve të Brendshme është frikësimi i gjyqtarit dhe kanosja e tij.

Shprehja e ministrit “Do t’i shkojmë deri në fund, kjo betejë sapo ka filluar”, sipas KLD-së tregon dukshëm se Tahiri ka ndërmarrë veprime sistematike, por të gjithë këtë situatë e ka konceptuar si luftë ndaj gjyqësorit, që ushtron dhënien e vendimeve konkrete.

Një aspekt tjetër sipas KLD-së është se ministri në sulmin e tij ndaj gjyqtarëve për mbrojtjen e tre zyrtarëve është në tejkalim të paligjshëm të rolit institucional.

Referuar padisë, një tjetër element që lidhet me anën objektive të veprës penale është ndarja e qartë e veprimeve të ministrit nga liria e shprehjes politike të tij. Është e vërtetë që shprehja e vlerësimeve, qoftë edhe të natyrës politike, nga eksponentët më të lartë politikë, të cilët synojnë të vënë në dukje performancën jo të kënaqshme të sistemit gjyqësor, bazuar mbi të dhëna të njohura botërisht e që, nga ana tjetër synojnë përmirësimin e kësaj performancë, në vetvete përbën veprimtari në dobi të interesit publik. Eksponentët politikë, si përçues të zërit të publikut, e kanë për detyrë një sjellje të tillë.

Në padi thuhet se me këto deklaradeklarata të ministrit ai ka vepruar për llogari personale të tij. Sipas KLD-së, mbrojtja e 3 zyrtarëve të policisë të dyshuar për shpërdorim detyre tregon tejkalim të paligjshëm të rolit institucional.

Për sa u përket pretendimeve të ministrit Tahiri në lidhje me performancën e mëparshme të gjyqtarit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shprehet se ministri duhet t’i kallëzojë ato në organet kompetente. Sipas Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri Tahiri ka vepruar me dashje direkte në kryerjen e kësaj vepre penale, pasi rrethanat tregojnë për veprimtari sistematike dhe të zgjatura në kohë që tregojnë vendosmërinë e tij në shkeljen e ligjit.

Ndaj Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkon nga prokuroria të hetojë ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për “Kanosje gjyqtari”.  / GSH

Share This Article
5 Comments
  • Jetoni ditet e fundit ju te KLSH-se se do te jepni llogari deri ne fund per milionat qe nuk justifikoni dhe pasurite tuaja ,ju jeni parazite qe ushqeheni duke shitur drejtesi per kriminelet dhe uroj sa me shpejt t’i shtoheni tregut te te papuneve

  • Po kerkesen per ngritje padije duhet ta beje gjyqtari dhe jo KLD. Sepse kur akuzon KLD ,akuza mere karakter politik. Ndersa gjyqetari si person privat dhe i demtuar ka te drejten te hape padi. Nese gjyqetari verteton se akuzat nuk qendrojne, paguan ministri, ne se vertetohen akuzat ,paguan gjyqetari. Ndersa nje istutucion as nuk paguhet dhe as paguan.

  • Kishe kohe pa komentu ti Uku i tropjes,prite sa te votohej reforma,po trp ngele o Tropojani i ritur ne Bathore,per Korcar do te thoja se jo do u shtohen grupit te pa puneve ,por do u shtohen te burgoserve ne shoqerine e ture,dhe te burgosrit do kenaqen me bythet e tyre te dhjamosura e te parfumosura

  • Kane te drejte keta te KLD-se . KY fjalim I ministrit ndaj gjyqtarit ,ka trembur edhe kryetarin e KLD-se ,zotin “president”,ndaj edhe nuk e hapi gojen dy vjet rresht per reformen ne drejtesi. Te prishesh gjakun e presidentit ,aq me shume kur esdhte president kukull,ka rendesi te madhe e shkelje ligjore . Per kete duhet denuar Sajmir Tahiri. Ky fjalim ka lene pa gjum edhe presidentin e vertet ,I cili ka menduar gjithe naten e diten e dites si te mbroje ata qe e kane mbrojtur…………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *