Gazeta franceze “Le Peuple” ka botuar, të martën e 16 majit 1939, në faqen 3, një shkrim në lidhje me letrën e mbretit Zog dërguar asokohe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Gjenevë, 15 maj. — Mbreti Zog i Shqipërisë i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, një letër gjerësisht të motivuar, në të cilën ai proteston kundër dhunës së ushtruar prej Italisë në atdheun e tij, për të cilin ai deklaron se rezervon të gjitha të drejtat.

Qëllimi i komunikimit të mbretit Zog nuk është për t’iu referuar Këshillit ose të provokojë një debat mbi ngjarjet e fundit në Shqipëri gjatë seancës së ardhshme, por të kujtohet, nëpërmjet kësaj qasjeje, shkelja e bërë si ndaj Shqipërisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e gjitha për qëllime praktike.
Një nip i mbretit, princi Hysen (Hussein), erdhi të paraqiste sot këtë dokument Kombeve të Bashkuara dhe të specifikojë qëllimin e tij. Ka mundësi që sekretari i Kombeve të Bashkuara, sipas qëllimeve të autorit, do të komunikojë këtë dokument për informacion shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara para mbledhjes së Këshillit të datës 22.”
e.t./dita

S.D.N. jane inicialet e Lidhjes se Kombeve,sepse organizata e Kombeve te Bashkuara nuk ishte formuar ne 1939.
Zog tradhtari ua mbathi kembeve fshehurazi neper naten e 7-8 prillit 1939, i shoqeruar nga kelyshet e tij deputete, si dhe me arkat me flori dhe, si shpetoi koken dhe familjen, filloi te qurravitej neper kancelerite e Europes dhe SHBA-ve me letra hipokrite qe nuk ia mori parasysh askush.