Meta i kërkon Ruçit “të ndihmojë Ramën që të mos asgjesohet PD-ja”

Elena Tase

Në përgjigjen e tij për Kuvendin ku ka shpjeguar se përse ka shtyrë zgjedhjet, presidenti Ilir Meta ka bërë edhe një letër ku i drejtohet kreut të këtij institucioni, Gramoz Ruçi.

Meta shfaqet shumë i shqetësuar për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe për këtë nuk ka hezituar të kërkojë ndihmën e Gramoz Ruçit.

Kreu i shtetit kërkon nga Ruçi që të ndërhyjë tek kryeministri Edi Rama që të mos asgjësojë PD-në, duke e etiketuar këtë të fundit si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë.

Meta është akuzuar prej kohësh nga mazhoranca se vendimet e tij për të shtyrë zgjedhjet janë marrë për të favorizuar PD-LSI.

*****

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

Për 45 vite vendi ynë përjetoi një regjim të sundimit të shumicës të pashembullt në kontinentin tonë dhe të krahasueshëm vetëm me atë të Koresë së Veriut.

Nuk është mirë që sot, kur bota mezi pret që edhe Korea e Veriut të hapet e të ndryshojë, përfaqësues të shumicës parlamentare këtu në Shqipëri të hyjnizojnë regjimin e sundimit të shumicës dhe të bëjnë çdo përpjekje për asgjesimin e opozitës reale dhe demokratike në vend dhe të synojnë dhe kapjen e të vetmit institucion të pavarur siç është aktualisht Institucioni i Presidentit të Republikës.

Ju e dini si askush tjetër se sa kundër djegies të mandateve ka qenë dhe është Presidenti i Republikës. Një veprim i pajustifikueshëm i opozitës, i cili ka sjellë vërtet një precedent mjaft negativ.

Nuk hezitoj t’ju kërkoj që të ndihmoni Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste të mos krijojë precedentin më absurd në historinë e vendeve ish-komuniste atë të asgjësimit të Partisë Demokratike, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë.

Duke mirëkuptuar edhe pozitën ku ju ndodheni për shkak të detyrës shumë të lartë që përfaqësoni, dhe situatës jo më të mirë dhe përfaqësuese në të cilën gjendet sot Institucioni më i rëndësishëm i vendit për shkak të përgjegjësisë të të gjithë aktorëve politikë në vend, vazhdoj të shpresoj se me përvojën Tuaj të veçantë në jetën parlamentare, do të bëni përpjekjet më të mira për rivendosjen e dialogut politik dhe rikthimin në normalitet të të gjitha intitucioneve demokratike.

Në kushtet aktuale, Kuvendi i Shqipërisë e ka kaq të nevojshme përvojën dhe largpamësinë për zgjidhje të mençura dhe kontribuese, që t’i shërbejnë çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian në 18 tetorin që po afron dhe në këtë mënyrë çdo ditë ai duhet të mendojë dhe veprojë në interes të të gjithë shqiptarëve dhe aspiratës mbarëkombëtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Besoj se ju me përvojën Tuaj do ta ndihmoni Kuvendin të rikthehet në normalitet.

Së fundmi, Presidenti i Republikës garanton Kuvendin e Shqipërisë se është në detyrë, i gatshëm, bashkëpunues dhe me vetëdije të plotë, për të ndërmarrë të gjitha vendimet e rëndësishme në interesin më të mirë të vendit, në përputhje me kompetencat që i jep Kushtetuta dhe me betimin e tij solemn për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar”.

e.t./dita

Share This Article
18 Comments
  • PD e sotme,krejtesisht e kunderta me PD e lindur pas rrezimit te pushtetit komunist e perbere nga idealist e patriot qe donin popullin e atdheun e vet.Sot ajo eshte kethyer ne nje bande mafiozi,mashtruse,hipokrite e me drejtues krejtesisht te paafte,mashtrus,manipulator e krejtesisht te pabesushem.Ndaj largimi I saj nga skena politike eshte me I afert se kurr.Patjeter qe ky vakum do mbushet me parti e drejtues tjere te afte per nje opozite konstruktive per te miren e Atdheut

  • PD nuk shkrihet. Mund te shkrihen ata krimbat qe kane vjedhur idealet per te cilat lindi.
    Keta lodhen kot qe i shkruajne njeri tjetrit, “bjeri pragut te degjoje porta”. Celesat e Recit i ka tjeter kush ne dore.

  • PD duhet te shkrihet komplet te zhduket pa. am e. ishan ate qe ja ka. ere pd atij vendi as hitleri as hitleri nuk ka. vepriaf ne kete menyre, Sali krimineli bashke me vdekjen e tij po varros dhe pd, kjo kase e pd duhet te mos ekzistoj

  • Meta ka dash me than te mos shkaterroje Bashen si “Yll ne ngjitje”Se per vetem e tijm e ka marr pas kokes bashke me Moniken . Monika ka nje shpres . I ben nje divorc dhe ja faturon te gjitha “Gomarit nga Srapari” . Maloket jane me te squta se burrat e Tomorrit . Enverit kush ja futi . Me lezet e pa u lagur fare .

  • Jam kurioz ta di se si do ta prese PD-ja kete leter te Metes drejtuar Ruçit?! Eshte shume interesante. Duket sikur e ardhmja e PD-se u varka nga Edi Rama! Kaq poshte te kete rene PD-ja?! Ne te vertete PD-ja u shformua kur ne krye te saj doli maloku Berishe. Qe atehere ajo nuk ishte me Parti Demokratike, por Parti Demon-kratike. Edhe sot ajo vazhdon te mbetet nje parti personale dhe familjare e Berishes. PD-ja gabimin e pare e beri qe ne vitin 1991. Ne marrjen e pushtetit ajo u mbeshtet tek kontigjenti i krimit. Qe kishte ne krye Azem Hajdarin. Kjo u vu re sidomos pas rrezimit te bustit te Enver Hoxhes. Ate here krimi i shpertheu prangat dhe i kerkoi haraç Berishes per ndihmen e dhene. Ishte koha kur gjimnazistet shqiptare rrembeheshin ne rruge dhe dergoheshin si prostituta ne Itali! Eshte per te ardhur keq se levizjen demokratike ne Shqiperi e nisen intelektualet, shumica e te cileve ishin komuniste, pastaj stafeten e moren studentet. Deri ketu gjithçka ishte OK. Por Berisha mezi priste te merrte pushtetin. Dhe filloi nje politike destabilizuese me greva, rrezime qeverish etj etj. Ndihmese te madhe i dha atij krimi dhe banditet. Dhe Shqiperia u shkaterrua e tera. Aq sa ne vitin 1997 erdhen trupat e huaja per te vene qetesine dhe rregullin. Prandaj per kete parti nuk duhet te na vije fare keq. Nen emrin e hapjes me Perendimin dhe politikes proatlantike ajo e shkaterroi me themel vendin. Maloku nuk arriti te bente diferencimin ndermjet sistemit dhe shtetit. Duke dashur te permbyse sistemin permbysi edhe shtetin bashke me të! Prandaj ne fund te detit Partia Demokratike! E keqja eshte se ne planin ekonomik Partia Demokratike dhe ajo Socialiste pothuajse nuk ndryshojne nga njera tjetra. Rama e ka kthyer PS-ne ne nje parti te qendres dhe ne fakt ai e deshmon çdo dite se eshte me i djathte edhe se Berisha, edhe se Like floriri. Kjo perben problem per krijimin e nje opozite te re. Ndryshimet ndermjet PD-se dhe PS-se sot jane me shume krahinore. Njera e ka bazen ne veri dhe tjetra ne jug! PS-ja ka fituar shume pike gjete ketyre viteve te fundit edhe sepse eshte personifikuar si parti proshtet. Ndryshe nga PD-ja qe inicioi lirine e individit kunder interesit te perbashket. Si perfundim: do te jete shume me mire per vendin dhe politiken shqiptare qe PD-ja te shkrihet fare. Atehere mund te linde nje opozite e re dhe shpresedhenese.

  • Po si mendoni a ‘ ka në dorë Gramoz Ruçi të ndalojë shkrirjen e PD-së ,përveçse votës popullore.Kur partia demokratike me në krye Sali Berishën dhe shërbyesin ,nxënxsin injorant L.Bashën që dorzoi pushtetin kundërshtarit e doli në rrugë është kapitullimi më i shëmtuar i historisë të kësajë partie të mbushur me vrasës e krimnel e hajdut.është partia me rekorde më të mëdha kriminale ,duhet të fshihen nga faqja e dheut.që shqipëria të ketë mundësi shqipëria të ecë përpara.

  • Po si mendoni a ‘ ka në dorë Gramoz Ruçi të ndalojë shkrirjen e PD-së ,përveçse votës popullore.Kur partia demokratike me në krye Sali Berishën dhe shërbyesin ,nxënxsin injorant L.Bashën që dorzoi pushtetin kundërshtarit e doli në rrugë është kapitullimi më i shëmtuar i historisë të kësajë partie të mbushur me vrasës e krimnel e hajdut.është partia me rekorde më të mëdha kriminale ,duhet të fshihen nga faqja e dheut.që shqipëria të ketë mundësi të ecë përpara.

  • Pasi shpetoi LSI-ne po kerkon te shpetoje edhe PD-ne, ka per tu bere kryetar i bashkimit opozitar, dhe sala nenkryetar

  • Nje hipokrizi e kulluar , ashtu si ka bere gjate gjithe kohes ! Ky alabak president eshte personi i dyte pergjegjes , pas sharabajges serbe te Vicidolit , qe opozita thellesisht destruktive e antikombetare u katandis deri ne kete shkalle ! Kete e ka thene me gojen e vet bajraktari , kur tha se “… ky eshte nje hap i guximshem dhe vendimtar per jete a vdekje per opoziten . Me kete hap qe po hedhim ( djegien e mandateve ) , ose i fitojme te gjitha , ose i humbasim te gjitha ! ” . Ilir Meta eshte i teri koke e kembe brenda , ne kete vendim teper te rrezikshem te opozites dhe e ka bere kete zgjedhje , me gjakftohtesi dhe ndergjegje te plote . Me keto qe thote , jo vetem nuk mashtron dot asnjeri , por zhytet me thelle ne shpifje e hipokrizi !
    Eshte rasti qe . mazhoranca e sotme , nuk duhet te tregohet aspak sentimentale e oportuniste , ne dem te dretper drejte te interesit kombetar . E verteta eshte , qe kjo opozite , eshte aq shume mekatare , sa nuk meriton te mbijetoje . Nje fjale e vjeter thote se , ” Ate , qe ti nuk e le te vdese , ai nuk te le te rrojsh ” . Opozita e sotme duhet lene , pa asnje medyshje , te shijoje , pikerisht ate qe e tha me gojen plot Saliu , dhe me gojen hipokrite si gjithenje , Ilir Meta , zgjedhjen qe bene vete ! Kjo eshte e domosdoshme , per tu bere njermesim i hidhur historik per partite politike dhe liderucet tane aventuriere . Bota e sheh me syte e saj , qe kjo nuk eshte aspak gjendje normale e nje shteti , por eshte e vetedijeshme , se i beri te gjitha perpjekjet e mundeshme , per te mos ardhur puna deri ketu , porse u refuzua me neveri cdo rekomandim i saj ! Tani hipokriti disa fytyresh ne postin e presidentit , serisht me pa turpesi , kerkon te vazhdohet me ate mendesi , vallaha per hir te stabilitetit dhe fatit te kombit , qe ata e deshen dhe e duan aq shume ta futin ne vellavrasje , duke kerkuar qe , mazhoranca e sotme t`i fale dhe te vazhdoje te thellohet katrahura 30 vjecare , deri ne shkretimin e plote te ketij vendi dhe dorzimin ne tabaka Athines dhe Beogradit , per te cilet punojne me vetmohim keta kellira te neveriteshme te ketij kombi !
    Asnje leshim ! Konsekuent deri ne fund ! Ky do te ishte kontributi me i madh historik qe behej per Shqiperine dhe te ardhmen e saj ! Cdo “zgjidhje” tjeter , do te ishte nje krim i pa falshem dhe i pa shlyeshem per kete mazhorance ! Situata e krijuar dhe vete sistemi demokratik ne Shqiperi , i ka te hapura dyert dhe te gjiitha mundesite , qe te rilinde nje e djathte e vertete dhe shprese dhenese per te ardhmen tone , larg mendesise e praktikave te mbisharteses nazi-fashiste si deri me sot ! Presidenti te mos vije me rreth e qark , si p**** neper br*** , por te jape doreheqjen . Kjo do te ishte minimalja qe populli pret prej tij .

  • Partitë nuk lindin, as nuk shpëtohen nga zhdukja nëpërmjet një kryetari kuvendi që është është thjeshtë mausi i Edi Ramës që kompjuteri i deputetëve injorantë dhe hajdut të këtij kuvendi të kthehen në rrota aprovuese në ekranin e parlamentit. Kjo kërkesë për operacion shpëtimi të kuvendit për anijen e PD që po mbytet është ose një fakt tjetër që presidenti ka rrjedhur sepe partitë nuk shpëtohen nga kuvendi ose është një salvaxhente për LSI-në që në fakt është mbytur dhe duke denigruar PD si parti në zhdukje ai do të krijoj iluzionin që vetëm LSI është shtylla tashma e opozitës, sepsePD pa sinjalin SOS të Ilir Metës dhe pa u rimorkjuar nga kuvendi i PS do të fundoset. Po kështu kjo letër ndoshta është sinjali që LSI duhet të lundroj pranë PS madje me të njëjtin kurs dhe jo vetëm PS por në këtë operacion shpëtimi të PD protagonist do të jetë presidenti që nënkupton LSI.
    Çorba që po gatuajnë liderët hajdutë të shtetit dhe politikës sonë në këtë vapë gushti e prishur që në recetën e saj do ta qelb fare mjedisin politik dhe shtetëror në vend. A do ta pranoj Saliu këtë propozim fyers për PD.
    Kjo letër është alarmi që LSI, PD dhe PS janë në agoni dhe po kërkojnë bashkpunimin me njëra tjetrën, sikurse vepruan së bashku duke shuar frymën anti establishmentit politik të protestave të studentëve. Ata e ndjejnë që urrejtja popullore po zjen dhe s’do të vonojë të shpërthej duke fshirë llumin e kërmave PD, LSI dhe PS nga skena politike. Ndoshta kjo letër është sinjali SOS e presidentit hajdut për të shpëtuar njeri tjetrin, është sinjali i qartë që haletë e politikës së mbrapsht 30 vjeçare antipopullore po ndjejnë fundin e pashmangshëm. SHBA dhe BE po të mos ndërhyjnë do të sjellin vetshkatrrimin e shpejtë të këtyre tre bandave kriminale, vampire të popullit të vetë le ti lenë në çoroditjen e tyre mendore dhe institucionale si kjo letër propozim për të kthyer presidencën dhe kuvendin institucione me funksionin e çuditshëm të partishpëtimit. O Zot ruaji qeveritarët e politkanët tanë nga marrëzitë e vapës së verës dhe hajdutërisë!

  • PD le ta shikoje shpetimin tek vetja e saj ne radhe te pare. Le ta beje analizen dhe te gjeje c’ka bere gabim, te heqi te paaftet e te korruptuarit, dhe ata qe vegjetojne prej 30 vitesh ne te e te shpalli se eshte gati per te hyre ne jeten politike, jo me molotove po me gare te rregullte demokratike.
    Sa per Ilir Meten, ky e uli ne nivel zero demokracine ne menyren si flet. S’kemi degjuar kund ne bote qe nje parti te ngrihet ne kembe nga meshira e kundershtarit politik.
    Nejse, keto jane absurdet e presidentit tone, qe as vete s’i beson. Ai flet keshtu se do qe bota ta mare si paqeruajtes e jo zjarrvenes si c’eshte vertet.
    Po fare i pacipe??

  • Leter pa zarf per nje kryetar te zhegitur nga trute

    KU ISHJE TI BRUT …!?

    – Meta e shton barres se krimeve te tij edhe konfliktin e interesit… ben avokatin dhe sekesrin e Basha Mones

    – Enough it’s enough zoti kryetar i opozites cartiste shqiptare te cartun nga trute…

    – Boll me … !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ne vitet 2009- 2013 kur Berisha dhe ti moret nen kontroll te gjitha pushtetet…
    1- Moret ne duar qeverisjen e Shqiperise me “ Nje te treten e votave te numeruara keq ose shume keq” sipas Raportit Perfundimtar te OSBE- ODHIR-it per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 kur diferenca percaktuese ishte vetem 3 deputete…
    2- Dogjet fletet votimit te kontestuar per te zhdukur gjurmet dhe deshmite e vjedhjes ose manipulimit te 33:33 per qind te votave kur ishin ne pikepytje jo tri as kater por 47 deputete
    3-Kur vodhen mbi e nen tavoline, ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve votat e Bashkise se Tiranes me 8 maj 2011 vetem 3,5 muaj mbas masakres se 21 janarit, te frymezuar nga blloku me 700 000 faqja ne duart tuaja?
    4- Kur moret nen kontroll cdo hallke te Ligjit dhe Drejtesise shqiptare nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larte, Prokuroria e Pergjithshme, SHISH-I?
    5- Moret e mbajtet nen urdherat tuaj Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Avokatin e Popullit !?
    6- Moret postín e Presidentit te Republikes duke vendosur ne krye te saj nje sakat nga truri dhe kapterr te Mareshall Berishes si Bujar Perishani?
    7- Kontrollin e Larte te Shtetit, me nje kamikaz te Berishes si Bujar Leckaj, qe normalisht e ka pasur opozita?
    Me thuaj vetem nje hallke te tri pushteteve thelbesore qendrore te Shqiperise qe i late opozites, vetem nje perfshi edhe pushtetin e katert oturak- median e Bandes se Gangstereve tuaj !?
    A nuk kishte kjo monokraci 24 karat autokratike!?
    A nuk ishte kjo nje SaLikekraci e qelbet nga koka tek kembet !?
    Ku ishje ti Brut ne ate kohe !?
    A e ngrite zerin qofte edhe nje here te vetme, qofte edhe ne menyre konfidenciale kunder kesaj DemoSalikekracie te mirefillte !?
    A mos valle Edi Rama dhe PS-ja u detyruan ju te ktheni Kuvendin ne nje arene gladiatoresh, pulari vezesh, skene cizmesh, shashkash e bojatore te zeze brenda tij e ne mbare Boten !?
    A mos valle Rilindja dhe Edi Rama u detyruan ta braktisni Kuvendin e te digjni mandatet e shitura nga ju sa frengu pulen deputeteve te opozites suaj ne Kuvendin e Shqiperise me nenshkrimet tuaja !?
    A mos valle Edi Rama duhet ti jape vetes tagrin qe te udheheqe edhe opoziten pa projekte, pa taktika, pa ide, pa koke e pa tru, pa strategji politike te mirefillte !?
    Ku e shikon monokracine ne nje kohe qe opozita vazhdon te kete nen hyqem Avokatin e Popullit, kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, kryetarin e Komisionit te Kontrollit te Shtetit dhe mbi 40 deputete te mirefillte ose te listave te Lulezim Bashes dhe tuajat dhe jo te Edi Rames ne Kuvendin e Shqiperise !?
    Hiq dore nga marrezite dhe djallezite tuaja antikushtetuese, antiamerikane, antievropiano-perendimore aq sa edhe antishqiptare!
    Hiq dore nga marrezite dhe cmenduria jote dhe e Bandes se Gangstereve politike, biologjike dhe oturako- mediatike nga Reforma ne Drejtesi e Vetingu, nga SAK-u dhe BKH-ja, qe eshte shtuar edhe me nga zhegu i kesaj vere afrikane !?
    Mos i shtoni Everestit te krimeve tuaja pa fund e pa ane edhe Tomorra e Jezerca te reja cdo dite duke renduar pozitat tuaja tejet kriminale me zerin e figurat tuaja te vetkapura ose te kapura ne flagrance!
    Boll me !
    Enogh it’s enough Zoti kryetar i opozites cartiste shqiptare te cartun nga trute !
    Enogh it’s enough, eshte edhe titulli i shkrimit tim qe te pat siguruar postin e Kryeministrit te Shqiperise ne veren e vitit 2000, ketu e plot 19 vjet me pare!

  • O Ilir,o koke madh Skrapari,ti nuk ke hallin e PD sepse ata po qe se jane te forte e ne pozita te shendosha,Rama nuk ka cfare ju bene.Por PD dhe LSI,jane veteasgjesuar me rrugen diskredituese qe zgjodhen.Mendonin se mbas 16 Shkurtit,Evropa dhe Amerika,do ta kapte Edi Ramen prej veshi dhe do t’i thoshte” ja dil ketej ti ” dhe do merrte Lulin dhe Moniken nga dora e do t’i conte ne Kryeministri.Jo o mik,jo.Shiko vehten tende,se po te degdisin edhe ty vete,kush e di se ku!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *