LETRA E PLOTË / Deputeti Ndoka jep dorëheqje: Betohem për dy vajzat që kjo është e vërteta e pabesueshme e dënimit tim

redaktor
Deputetet e PS, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, duke hyre ne Kryesine e Kuvendit./r/n/r/nLawmakers, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, by entering the Presidency of the Assembly.

Nepermjet nje letre te hapur drejtuar deputeteve te Partise Socialiste dhe votuesve deputeti Arben Ndoka ka dhene doreheqjen nga mandati i tij ne Parlamentin e Republikes se Shqiperise.

Ja cila eshte letra e plote e Ndokes:

Te dashur miq te Grupit Parlamentar te Partise Soeialiste!
E ndjej per detyre ndaj jush t’ju jap nje shpjegim qe dua ta bej edhe publik.Une jam nje njeri qe jeta nuk me ka ardhur asnjehere e lehte. Ajo ka nisur ne Skuraj, nje fshat i Kurbinit, ku bera kater vitet e para te shkolles, Isha nxenesi me i mire ne shkolle dhe fotografia ime ishte ne tabelen e te dalluarve. Por, si femije i nje familjeje kulakesh ne fund te vitit nuk me jepnin flete-lavderimi. Ishim te varfer po asgje nuk me bente pershtypje me shume se sa ky diskriminim.

Pastaj zbritem ne Lezhe, ku bashke me prinderit dhe vellezerit ndertuam nje shtepi te vogel me gure. Ne Lezhe nuk isha me i dalluar ne mesime sikur ne Skuraj sepse u dhashe krejt mbas sportit. Me 6 mars te vitit ’91 plasi eksodi dhe une ika me anije nga Shengjini per ne Itali. Isha 16 vjec e gjysme. Pas 23 ore udhetim mberritem ne Itali. Qendrimi im atje zgjati vetern 6 muaj dhe bashke me rreth 50 minorene na rikthyen neper shtepia. Ne vitin 1993 iku vellai, Pak me vone e mora prape rrugen me skaf dhe u bashkova me tim vella qe punonte ne nje fabrike hekuri. Pas pak kohesh qe ishim bashke vellai u rikthye ne Shqiperi, ndersa une vazhdova te rri atje.

Nje dite vellai vjen prape ne Itali dhe i telefonon nje djali nga Lezha, i cili kishte makine. I thote qe te shkonte ta merrte ne Leçe, sepse kishte djegur kemben gjate udhetimit me skaf dhe as ne kembe nuk rrinte dot. Erdhi tek une me nje vajze me te cilen kishte nje lidhje. Ata qendruan tek shtepia, ku une jetoja perafersisht nje jave dhe pastaj shkuan ne Rome tek nje shok i vellait. Nga ai moment humba dhe kontaktet me ta. Ne ate kohe s’kishte telefona si sot dhe ne shqiptaret mblidheshim ne nje klub te dielave per t’i telefonuar familjeve.
Me vone mesova qe vajza ishte lidhur me nje punonjes policie. Ai mbi bazen e nje denoncimi te saj kishte sajuar nje kontroll ne shtepine e vellait dhe ne procesverbalin e kontrollit ishte shkruar qe ne shtepine e tij u gjeten 1000 dollare fallco dhe nje peshore droge.

Ne fakt ishte e sajuar kjo gje. Nga lidhja e vajzes me policin qe u nda edhe nga gruaja per te bashkejetuar me te, taksirati yne s’pati fund. Me ndalojne edhe mua sepse sipas policise duhet te jepja sqarime pse i kisha mbajtur ata te dy nje jave ne shtepi. Kur doli vellai ne gjyq gjykatesi kerkoi provat materiale qe ne fakt nuk dolen askund, as peshore droge as dollare fallso. Akuzat mbeten pezull dhe im vella doli ne hetim te lire.

Kohe me vone, krejt rastesisht, bashke me nje shokun e tij i cili sot punon ne Kolsh te Lezhes, vellai ndeshet ne rruge me policin italian dhe me kete vajzen. Qe te dy (vellai dhe shoku i tij) i kerkojne vajzes qe te bisedojne. Im vella ishte shume i dashuruar me vajzen dhe ajo dite mbyllet me sherr me italianin. Por vajza e kishte bere zgjedhjen e vet me policin italian; ai sherr ka nxitur sulmin fatal mbi tim vella qe solli pasojen fatale per mua.

Cfare e ka sajuar polici, vajza e ka firmosur dhe ceshtja ka shkuar e renduar sa s’ka ne kanalet gjyqesore. Nga e gjithe kjo histori qe u mundova ta permbledh sa me qarte, mua me kane mbetur peshqesh ne mungese dhe ne padijeni totale, 3 vjet e 6 muaj per favorizim prostitucioni (per faktin qe ata te dy kane qendruar ne shtepine time nje jave, e cila per te mos krijuar keqkuptime sqaroj se ishte e nje djali qe punonte me mua ne furre buke me te cilin ndanim qirane) dhe 4 vite per rrembim personi.

E di edhe vete se cfare filmi i pabesueshem per jeten reale mund t’ju duket kjo qe po tregoj. Po kjo eshte thjesht e verteta dhe vetem e verteta ime qe betohem ne jeten e te dyja vajzave te mia, s’kam pasur as gisht ne ndonje favorizim prostitucioni apo rrembim personi, as dijeni per nje gjyq te tere te bere pa pranine time. Kaq e vertete eshte kjo sa mjafton te pyeten familjaret e vajzes, me tc cilet ruaj sot e gjithe diten nje marredhenie familjare. Une pas 7 muaj qendrim gjithsej ate kohe ne Itali kam marre kursimet e punes dhe kam blere nje makine me te cilen jam kthyer ne Shqiperi.

Kam vazhduar shkollen e mesme ne Lezhe pasi e kisha lene ne vit te pare kur ika ne ’91-shin ne Itali e s’isha marre me. Bera dy shkolla te mesme, gjirnnazin dhe nje agronomi me korrespondence. Isha i fejuar dhe pas dy vitesh u martova. E kam filluar punen ne Shqiperi si menaxher i nje biznesi te vogel dhe me vone kam filluar pune ne Garden e Republikes. Pastaj me moren nc Drejtorine e Pergjithshme te Policise Ndertimore.

Ne kurthin e ngritur nga italiani per tim vella, i cili theksoj nuk u denua asnjehere, une rashe befasisht shume me vone. Gjithcka ndodhi kur me disa miq vendosem te ikim ne Itali per te festuar ditelindjen e Ramadan Hasanajt, ish-deputet i Partise Socialiste. Une dhe djali i tij qe jetonte ne Padova, jemi shoke qe te vegjel dhe kjo me shtyu me shume per te shkuar. Sqaroj se ne Itali kisha shkuar shpesh dhe krejt normalisht. Qendruam 7 dite me shokun tim dhe ne kthim, ne momentin e kalimit doganor ne aeroportin e Milanos, emri im del ne kompjuter si person me precedent!

Polici qesh dhe thote: “Prit pak ta verifikojme se nuk besoj te jesh ti!” (me siguri ka pasur parasysh faktin se nje shqiptar i denuar me akuzat e mia, nuk mund te jete aq budalla sa te kaloje serbes ne aeroport ku cdo pasaporte verifikohet ne kompjuterj. Une pa diskutim mendova se ishte nje ngaterrese qe do zgjidhej, po pritja ime zgjati tre dite ne aeroport.Pas tre ditesh me komunikojne 7 vjet e 6 muaj denim gjithsej! Dy denime te bera bashke! Vdekja do kishte qene shume me e lehte!

Arben Ndoka_1Nusja e vajza qe i kisha ne Tirane u kthyen menjehere tek baba ne Lezhe. Bera transferimin e dosjes me idene qe do te mbaroja shpejt, por ajo zgjati gati tre vjet. E kote tju lodh me pershkrimin e ferrit shpirteror brenda mureve te nje burgu, ku me kishte nderprere jeten nje padrejtesi ekstreme. Mbijetova me stervitje te forte fizike dhe libra qe lexova sa ne gjithe jeten time bashke.

Kur dola i lire nuk kisha leke te jetoja. Askush ne bote nuk e kuptonte hallin qe me hante gjalle nga brenda. Doja te vazhdoja shkollen e larte me cdo kusht, te cilen me pas e mbarova me shume sakrifica. Nisa me biznes te vogel derisa krijova nje rrjet modest lokalesh, ku luhej bilardo, me fitimet e te cilave erdha me vone ne Tirane, ku hapem firmen e duraluminit qe me krijoi pune ne te gjithe vendin. Kam punuar edhe si drejtor i Drejtorise se Ekzekutimit dhe me pas si drejtor i Drejtorise se Inspektimit Teknik ne INUK.

Kjo eshte jeta ime reale. Me falni shume per gjithe keto rreshta, po sidomos per sikletet qe ju kane ardhur nga une. Ju rrefeva jeten time ashtu si munda, sepse nuk dua qe te iki, duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille. Kam shume shprese qe t’ju vleje juve per te mos u ndjere keq qe me keni pranuar mes jush dhe nuk me keni lene te ndjehem i vetmuar, kur me kane sulmuar egersisht.

Por, ju te gjithe miq deputete, qeveria jone dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet asnje dite me shume nga prania ime.
Une ju kam borxh ju ne radhe te pare, po dhe gjithe atyre qe jane me kete parti, ndjekjen deri ne fund te betejes ligjore ne Itali apo ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut po qe nevoja per te gjetur drejtesi per emrin tim. Lus Zotin te me ndihmoje qe t’ia dal t’ju sjell si prove te vertetesise se kesaj letre, vendimin e nje gjykate te po atij vendi ku jeta ime u nxi sa nuk thuhet. Sepse e di qe nje vendim gjykate ketu ne Shqiperi nuk do ta besonte askush!

Do te mbetem nga larg salles se parlamentit nje mbeshtetes besnik i perpjekjeve qe ju beni ne ate salle me disa kriminele te vertete te ketij vendi dhe ma beni hallall çdo siklet qe kaluat per hatrin tim ne keto dy vjet betejash per te nxjerre Shqiperine nga llumi ku e zhyten kriminelet e vertete!

Me respekt, Arben Ndoka

Share This Article
29 Comments
  • Po Mhill Fufi i PD do jap doreheqje?
    Pleh Rama pleh Saliu pleh Meta

    Mbaruan djemte dhe vajzat e mire qe e keni mbushur PArlamentin me keta analfabete?
    Yyyyt burra legena qe doni rreth vetes vetem mediokritet dhe servilizma

  • Eshte i besueshem ne kete rrefim z.Noka,por do ishte mire qe perpara se t’i afrohej politikes ta kishte zgjidhur ngaterresen atje,se ne politke edhe kur nuk je i pangaterruar te ngaterrojne,jo me kur ke ngaterresa.Ky eshte gabimi i Nokes,marrja me politike.Beri mire qe dha dorheqjen,le ta sqaroje problemin me drejtesine italiane,te marre parate e burgut nga shteti italjan atje,pastaj te shohe e te beje.Ne paralmantin shqiptar,Noka dhe shume te tjere,krijojne ngarkesa ne publik,dhe ne politike.Sidoqofte duhet te pershendetet per aktin,eshte shenje qytetarie dorheqja.Karriget vene e vijne,e rendsishme eshte gjurma qe lene njerzit ne punen e tyre.

      • Boll se na hape barkun dhe ti!
        Avionet jane mushkonja
        Porosite per vrasje trillime
        Emrat e nderruar e denimet neper bote jane sajesat e saliut
        Kusherinjte drogaxhinj sajesat e opozites
        Deputeti po te donte vriste po qelloi ne ajer nepermjet kembeve te tjetrit
        Etj etj

        Ketu eshte bere per te qeshur e qare bashke!
        Na e shpifen!
        Pioniere hajdute kudo!

  • O z. Ndoka pac jet dhe suksese ne punet e tuaja, te lutem shum ate grushtin mos e merr me vete se jan dhe ca lulushka te tjer aty brenda qe po na cajne b…, dhe behemi ne nevrik qe I degjojme jo ti qe I shikon.

    • @alkeo

      Ka bërë universitetin e burgut, ku thonë që i mëson të gjitha edhe nëse hyn trangull.
      Pas mbarimit të këtij universiteti u shqua në bërjen e parave kot, me një fjalë që i vinin paratë vetë në shtëpi, pa bërë asnjë veprimtari të paligjshme, sepse të ligjshme nuk na tregoi. Ky po betohet që nuk e ka shkelur ligjin, ndaj duhet të themi që paratë i kanë ardhur nga një drejtim i paditur.

  • Ore i pari i klasws fillore, pse nuk ua shkrove kwtw letwr shokwve kur te kandiduan pwr debythtet?
    do ishe rehat dhe aspak nw siklet.
    Tani ka ke fut vetes

  • Une se njohe fare kete njeri,po qe italia ka bere poshtersira dhe ben,kush eshte emigrant ne itali i di mire keto poshtersira dhe intiga q mosntoin italianet.
    Kjo mund te jet dhe evertet dhe genjeshter,po qe ka montime ne ate vend ka shume
    Ka montime dhe per italianet dhe jo me per alanezet qe ata sie kann as ne vend te qenit

  • Z.Ndoka beri shume mire qe dha doreheqjen,ne kohen e duhur pasi i tregoi vendin me shqelma strazavaçit koke rruar..L.. te PD,gangesterit,… i ngjashem me idhullin e tij shpirteror-plakut MERE.! Me keto probleme nuk duhej te merrej me politike,pasi Saliu edhe pa qen i tille-te ben,e ben dobiçin e ta le ne dere..!

  • *****Z.Ndoka : Dakort, rrefimi juaj mbi sfidat e jetes eshte nje kerkes e zotit ,dhe kjo tregon forcen ,intelegjencen eshte kultura jote ,dhe kjo eshte nje force qe tregon se je njeri I veprimit ,ke nje bagazh shpirteror me efekte pozitive.Dakort ; Po te tere politikanet shqiptar dhe deputet perse nuk e bejne te njeten gje te shkarkohen nga mekatet ? .Ka POLITIKAN te vjeter ,midis tyre si S.Berisha qe ka nje mal mekatsh dhe krimesh mbi supe 24 vjeçare dhe heshtin nuk rrefehet siç u rrefve ti djal I ri dhe deputet I ri,shoqeria shqiptare ka nevoje per njerez veprues si ti ne kete raste,jo deputet dhe politikanet tane qe fshehin mekatet e krimet ndaj zotit dhe popullit S.Berisha te kerkoi nje nje falje publike shume te madhe zotit dhe shqiptarve sidomos tani ne kete moshe 70 vjeçar. !?.. Rrefimi juaj ne kete leter eshte pa diskutim i besueshem kur bene be edhe ne koke te dy vajzave ,qe zoti ju sjllet mbrapa edhe djalin,kjo tregon force edukim ,kulture ,qendueshmeri,gjykim te shendoshe ,force sugjestioni e dominimi qe duke shpethyer ne gjakenxetesi godite Strazimirin koke qoses njeriu rreshqet dhe ne rruge te gabuar por populli u gezua per kete mistrec qe na bezdis , duhej ti kishit dhene edhe dy grushte te tjere, ai qe mori nuk e kapi mire ,njeri duhej ne balle ta” demkoste ” dhe tjetrin ne ” turi “per ti mbyllur gojen se na qau b….eshte bere I pa durueshem,Ndjenja e drejtesise ,energjise se pa shtershme do dominoje ne jeten tuaj.###########.

  • Ne njefar menyre edhe une mendoj se z. Ndoka ka te drejte. Ne itali ashtu si edhe ne greqi denohesh pa prova pasi duke qen se shqiptaret skane shtet nuk kane se ku ti mbroj te drejtat e tyre! Ne Itali ka shume qe jane denuar kot pasi prokuroret kerkojne te bejne karrier ne kurriz te te varfeve qe jane injorant dhe pa perkrahje! Zoti Ndoka do ishte fisnike nga ana juaj te kontribonit ne denimin e ketij sistemi qe te çoi ty adoloshent por dhe shume te tjere ne itali, apo siç eshte ajo shprehja biblike “ne mes te ujqerve”. Faji eshte i kesaj politike kurve dhe anitnjerezore qe shume shqiptare kane rene preh edhe pse kane qen njerez persembari! Faji e ka drejtuesit politike tanet dhe ata te huajte qe na hiqen si shenjtore!

  • Kryekrimineli Sali Berisha duhej te kishte dhene doreheqjen nga politika qe prej zhdukjes misterioze alla fashiste te Remzi Hoxhes.Cfare beri me shume Mussolini?Rrembeu me paramilitaret fashiste deputetin Matteoti dhe e massakroi.,.Rama nuk guxon te perballet me krimet e Sali Berishes si kur djeg te gjalle 26 te pafajshem gra e femije,sikur vret gjakftohte 4 sehirxhij ne bulevard.Pa marre denimin e merituar Sali Berisha,Ndoka,Prenga,Doshi quhen engjej te pafajshem.Rama dhe Meta po e lene parlamentin pa burra,duke denuar burrat qe i erdhen hakut zagareve te Berishes.Grushti i Prenges qe ja avulloi syte rrugacit Paloqe,;Rrahja me rrip ne nevojtore e zagarit Strazimir, grushtet ne kokerruarin Strazo si ne daullen e Mziut,jane akte patriotike qe te shpetuan nderin e neperkembur,ne radhe te pare,ty o spurdhjak zemerlepur Edi Rama!

  • Nje spjegim i thjeshte.
    Eshte drama dhe tragjedia e nje shqiptari dhe shume shqiptareve qe iken ne ate kohe dhe vazhdojne te ikin akoma nga syte kembet per nje jete me te mire por qe jo rralle kane rene dhe bien pre e kurtheve, poshtersive, rracizmit, diskriminimit dhe mungese totale te shtetit te tyre per t’iu gjendur ne krah dhe per t’i ndihmuar.
    Une e besoj, sepse ne ate kohe dhe nje nipi im qe sapo kishte mbushur vetem pesembedhjet vjeç, u detryua te ndryshoje moshen per t’iu shmangur deportimit apo kthimit. Ai e di kalvarin e vuajtjeve derisa duhej te rimerte ate moshe qe kishte ne fakt, madje edhe duke u perndjekur vetem per kete gje si mashtrues.!
    Nje adoleshent pa mbeshtetje.
    Me vjen sinqerisht keq qe i ka ndodhur keshtu.
    Gjithsesi ajo qe duhet te sqaroje deri ne fund rrethanat dhe pafajsine eshte drejtesia dhe askush tjeter.
    Pare ne kendveshtrimin e aktit te doreheqjes eshte qytetari, kulture dhe leksion i paster per kriminele te vertete si Sali Berisha, Lulzim Basha, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Fatmir Mediu, Arben Imami, Arben Ristani dhe plot te tjere te vetefaktorizuar ose jo, ne sallen e atij parlamenti apo jasht tij, ne institucione te rendesishme ku sabotohet perpjekja per ndertimin e shtetit, ne politik apo biznes.
    Vetem nje reforme radikale ne fushen e drejtesise mund te realizoje minimumin e mundshem per pastrimin e politikes dhe institucionet nga krimi dhe kriminelet e vertete.
    Dy fjale per nje(disa) palo lexues, qe ne kete faqe perfaqsohen nga nje fare Loku!
    Vetem injorantet dhe zedhenesit dhe njekohesisht sherbetoret e krimineleve te vertete qe e kane stermunduar per 25 vjet kete vend mund te lehin ne kete fare feje duke i nderhyre ne mendime komentusve apo lexuesve te tjere, te cilet shprehi nje mendim dhe asgje tjeter.

    • @Vezhguesi
      lere lokun ti ,se jam une ketu 😛
      me erdhi per te qare dhe mua ,mire qe nuk e lexoi Ollga Xhacka kete leter
      se do qaja nje jave rresht
      po megjithate ,ti pse me ben per te qare ??
      e beson kete me siper ti ? jo vetem kaq po e mirkupton ???
      e krahason me nipin tend ?? he he ,hajde ne vete
      u perndoq si mashtrues ?? po cfare te benin ,ti jepnin medalje ??

      nejse Vezhguesi , nje nga replikat me te dobta te tuat
      ai eshte akuzuar dhe denuar ,per trafik prostitucioni dhe rrembim personi
      kam frike se do qaje dhe ti nqs une do te thoshja se cfare ju bente takemi i ketij me siper ,vajzave ,vajzave shqiptare …por besoj se ca i di dhe vete
      ajo qe une doja te te kujtoja eshte se ato leke te felliqura ,blene ekonomine
      DINJITETIN , sepse buka e gojes eshte dinjitet ,blene vota e shantazhuan parti
      e zaptuan shtetin dhe ne jemi sot ketu ku e di ti me mire .
      Ai nuk dha doreheqje , per kete surratin me siper u be incident diplomatik
      ti mendon se ambasadoret thone nje fjale qe lexon ti ne gazete dhe mbaroi ??
      jo mor jo ,i heqin vizen qeverise ,i heqin kredibilitetin ,i heqin financimet
      dhe ngelemi gjithmone ne dore te Nokut ,Frrokut , e di une me sa rrospi jane

      ta kam thene shume here ,dhe po ta perseris
      e keqja nuk krahasohet ,ajo luftohet dhe shkulet .
      sa here do vazhdoni te krahasoni te keqen duke zgjedhur ate me te voglen
      keta Ndoket e Frroket do qeverisin .
      dhe mos harro
      Ata jane te perlyer dhe implikuar ne cdo afere ,prandaj Bode ,Muli ,Berisha
      Jozi Stroka , jane aty ende

      • Love Armikja ime e dashur: Cfare ka bere vaki sot me ty! Urime per komentin dhe jam plotesisht i nje linje me ty, por aman mos merr superxhiro dhe ske nevoje te sulmosh komentuesin e nderuar Vezhguesi F. pasi ndodh rralle si sot, ku komentin i tij nuk eshte ne linjen e zakonshme parimore dhe racionale te tij, por kjo ste ben ty akoma te rehabilituar per sulmuar komentuesin e nderuar Vezhguesit F.
        Te uroj te vazhdosh keshtu si sot pra e paanashme ne trajtimin e ngjarjeve megjithese e di shume mire qe kur flitet per fatin e fisit tend si shtrese e me “gjak blu” se aty behesh dhe ti shume here me keq se Vezhguesi F. 😉

  • Vetem gabime ben Policija italjane dhe Greke ?
    E besoj qe tendenca kunder nesh eshte po deri sa nuk ka fakte se kur dalin faktet polici nuk e ka te lehte te manipuloje . Une kam qene ne greqi 6 vjet punoja dhe Belva nje makine te vjeter me te cilen vajta ne Shqiperi vura targa TR me ate makine kam udhetuar mbi 50 here nga Athina ne Terane dhe anasjelltas nuk me ka thene asnje here nje Polic i doganeve pyetje provokuese vetem te punes se tyre . Vija dhe blija pjese nderrimi tek nje dyqan italjan ku punonte nje djale nga Kruja me te cilin u beme miq vetem mbas ca kohes me thote nuk shkon me do vete te blej nje Rumune une u habita me thenjen kaqe lehte qe Do blej sikur do blinte nje cope mish . Nuk e di SI I vajti biznesi atij djali po besoj SI gjithe te tjereve , e thashe kete qe edhe ky deputeti qe se ka ndihmuar Fati fare diku I ka dhene nje shenje ky qe ” e mpleksen ” te tjeret . Thote qe feja shpesh ne itali me çfare para vinte ky Djale ? Thote qe vajti ne garde MBI çfare te dhenash ? Thote mbaroj shkolla dy e tre po si dhe Ku? Hapi linje biznesi me BILARDO
    pse me BILARDO kur dihet qe bilardot ishin Strofkat e cdo krimi ne familjet Shqiptare ?
    Kjo ruge e ndjekur nga ju tregon qe je ti ai qe i ke dhene prioritet kesaj ruge SI ai djali nga Kruja qe njoha une

  • @ Love!
    Per dijenine tende Zonja Plake qe te pelqen te dashurosh, ajo çka une parapelqej por dhe ushtroj ne komunikim me kundershtaret e mi jo vetem ne rrjete sociale ka qene dhe mbetet sarkazma.
    E pra sado plake te jesh, perseri sarkazma jote eshte si ato dashuriçkat e pubertisteve. Plasi syte dhe lexoje mire mendimin tim.
    Po ta perseris pak me te shkoqitur se e paske mendjen ne fluturim, me keq se ata qe fluturojne me presh, apo se ato qe kercejne pupthi ne semafor kur ndonje klient i therret me gishtin e mezit.
    Kjo eshte drama e shume qytetareve shqiptar, qe iken nga syte kembet per nje jete me te mire, ne nje moshe te re adoleshente, meshkuj dhe femra dhe u bene rrugaçe, prostituta, kriminele, sepse ne krah te tyre asnjehere dhe ne asnje rast nuk ka qene dora e shtetit te tyre, por kurthi, intriga, vesi i keq dhe i shemtuar i nje sistemi qe i ka te trasheguara me shumice.
    Ti “duhet te posedosh” materiale bindese kur pohon me bindje, ashtu si dashnori yt Sali apo Paloke, se ky eshte marre me trafik prostitucioni, ose mund te jesh takuar dhe te ka thene ndonje gje te sigurt kinezi Lu.
    Une nuk e di se çfare ka bere dhe per çfare eshte denuar.
    Komentoj mbi ate qe lexoj dhe jo mbi aludimet e atyre qe jane te zhyrur deri ne gryk ne krime dhe prostitucion politik.
    Ndaj theksova “ajo qe duhet te sqaroje ne fund rethanat mbi fajsine apo pafajsine duhet te jete drejtesia”, se me kete premtim te perballjes me drejtesine e mbyll letren dhe ky ish deputet dhe nuk kam pse merrem me llafazanelleqet e plakave tek kroi i fshatit duke lare nderresat e tyre,apo me llogjet e prostitutave tek semaforet ne pritje te klienteve.

    • Vezhguesi
      problemi eshte qe une nuk jam plake dhe ti do me lexosh per nje koh te gjate 😛
      une ta kam shkruar per cfare eshte denuar ,po ti i beson Ndokut…dhe ai vete e thote ne fakt ,po nuk e di pse ty te vjen per te qare
      e di pergjigjen e Kadri Azbiu ,kur ju be gjyqi ? ta thom une 😛
      ishte pak a shume si kjo
      ” une jam perpjekur te zbatoj direktivat e partise shoku Envorr
      ka ca gjera qe mund te ishin bere me mire ,dhe per keto pergjegjesine
      e mbaj une ,por dore ne veprimtari armiqesore nuk kam pasur dhe nuk kam
      – Enferri propozon arrestimin
      Partia ime me arreston ?? – Po po ,partia jote te arreston se ke ber faj

      tani ngjashmeria e frikshme eshte se ata vdisnin me thirrjen “rrofte partia”
      si dhe Ndoku nenvizon …partia te shpetoj ,vetem partia 😛
      dhe reaksionare del hic po gje ,sistemi i drejtesise ne Itali

      hajt pra me serioz se ti keshtu dukesh burrrrrr me namuz ,dhe pse e ke ca merak semaforin se e permend shpesh …po une te mirkuptoj 😛
      ju ra keq llotaria …ju martoi biografia …kohe e perdale ishte
      hajt duro dhe ar mikun IJS tani …se me ty jam mesuar 😛

      • Çfare mirkupton t’i levore apo “love”, “dream” dhe plot nofka te tjera, qe ne shqip do te thote dava halabakesh?!
        Une e jap pergjigjen sipas personit qe me del virtualisht?
        Ti shkruan si nje plake qe ka provuar Kadrinjte dhe feçoret dhe une nuk hedh fall qe te perfytyroje ndryshe.
        Ah po.
        Do jesh shume e gjezdisur, por e di si eshte puna?
        Ne shqip ketyre muhabeteve te tua i thone trapçarje dhe mos me thuaj se po shkel etiken sepse ty vete keshtu te pelqen te vene festen.
        Mua nuk me vjen per te qare, por ta dish se edhe per ndonje “pune” tjeter nuk me vjen kur del ti, perveçse per te vjelle, se je si ato fasulet qe serviren pasi jane thartuar.
        Prandaj leri ato figurat me kllouner per ata kllouner qe te njohin dhe i njeh, qe te mos degjosh ndonje gje me te madhe nga ky “burrrr me namuz”!

  • Kjo nuk eshte letra e tij. Ndoken e kam degjuar disa here ne parlament kur ka deklaruar se kurre ska qene I denuar ose pasur probleme me drejtesine italiane. Ai e ka thene hapur se te gjitha aludimet per te jane shpifje te Sali Berishes ose te klaneve brenda PS. Kete leter te hapur e ka hartuar Edi Rama per ta vene Ndoken perpara faktit te kryer te doreheqjes.

  • Per mendim tim kot e ke dhe ne doreheqjen o Ben. Ata qe te kane sygjeruar kane bere gabim.

    Kete histori te vertete ta beson vetem ai qe ka qene refugjat ne Itali ose greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *