Dritëro Agolli e ka një mesazh përherë për socialistët. Edhe pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit, ndonëse nuk është fizikisht, ai e ka uruar kryeministrin Edi Rama.
E ka bërë këtë përmes gjysmës së tij më të mirë, bashkëshortes Sadije Agolli, e cila në një letër të posaçme, i ka dërguar kreut të qeverisë edhe një poezi të vitit 2014, shkruar nga dora “e dridhur” e Dritëroit.
Përmes kësaj letre, e cila botohet sot nga “Gazeta Shqiptare”, Sadija i sugjeron kryeministrit të realizojë ato reforma të nisura në drejtësi apo në ekonomi për të përmirësuar jetën e shqiptarëve “që duan vendin e tyre dhe dëshirojnë të jetojnë, të punojnë dhe të mbyllin sytë në këtë vend të bukur dhe shumë të lashtë”.
Por, ajo tregon për herë të parë, pas kaq muajsh të ndarjes së shkrimtarit, patriarkut të PS-së, edhe ankimin dhe psherëtimën e tij të fundit, në spital: “Përsëri po zihen këta?!”. Sadije Agolli rrëfen se i mungon Dritëroi në një anë, por në anën tjetër i duket sikur e ka në çdo moment pranë, bisedon me të. Madje, edhe për fitoren e PS-së, ajo e ka informuar.
Vajza e tij, Elona ishte edhe dje, ashtu siç bën shpesh, tek varri i të atit, ku bisedon shpesh me të për të gjetur forcë, por edhe fjalët e duhura.
Për të mundur gjithë mungesën fizike, Dritëroi u ka lënë megjithatë Sadijes dhe Elonës, mjaft punë për të bërë me veprat e tij, ndaj edhe ato e kanë sërish pjesë të së përditshmes së tyre.
Letra e plotë e Sadije Agollit, drejtuar kryeministrit Edi Rama
I dashur Edi,
Ju uroj shumë suksese në mandatin tuaj të dytë.
Të uroj, në radhë të parë, si djali i një çifti krejt të veçantë dhe dinjitoz për kohën që jetuam, i një babai shumë të talentuar, shumë fisnik, shumë punëtor dhe që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit dhe i një mamaje të fortë, kurajoze, burrneshë, siç i themi ne veriorët.
Të uroj që edhe Ti Edi, me ekipin tënd dhe popullin përkrahës që të dhanë votat në zgjedhjet e 25 qershorit të lini gjurmë të mira me këtë mandat të dytë dhe të na nderosh edhe si pasardhës i denjë i brezit tonë, që përfaqësojmë një të kaluar jo pa luftë, jo pa përpjekje dhe sakrifica për vendin tonë, Shqipërizën e përvuajtur, por me histori të bukur në të gjitha fushat, që po e trashëgoni Ju në vitin 2017.
Në këto 27 vjet luftë dhe përpjekje për të ndërtuar demokracinë e vërtetë në Shqipëri, krahas shumë ndryshimeve në të gjitha drejtimet si dhe mentalitetet, më ka bërë përshtypje të veçantë edhe formimi, zhvillimi dhe përparimi i oratorisë, si bazë dhe institucion i demokracisë që në antikitetin e largët në Greqi e Romë, e cila në përgjithësi tek ne, me raste tepër të veçanta, ka qenë shabllone, me parafabrikate, e njëllojtë, për dekada të tëra.
Do të dëshiroja që ju ta zhvilloni dhe përsosni më shumë, jo vetëm me figura letraro-artistike, por me konkretizim real të premtimeve, duke mos e ndotur me fjalor të pistë, sharës dhe fyes për cilindo dëgjues të gjuhës së bukur shqipe.
Në grupin e oratorëve të mirë jeni dhe Ju Edi, prandaj dëshiroj që, krahas përsosjes së oratorisë, të realizoni edhe ato reforma, që Ju dhe ekipi drejtues, mendoni t’i realizoni në drejtësi dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare, në përmirësimin e jetesës së shqiptarëve, që duan vendin e tyre dhe dëshirojnë të jetojnë, të punojnë dhe të mbyllin sytë në këtë vend të bukur dhe shumë të lashtë.
Edhe njëherë Ju uroj sa më shumë suksese, pasi ndikojnë jo vetëm në jetën tonë fizike, por edhe atë shpirtërore dhe psikologjike, duke larguar nga fjalori ynë i përditshëm shprehjen: Ky vend nuk bëhet, me këta politikanë që prodhojnë të tilla situata politike.
Këtë urim e bëj dhe në emrin e Dritëroit, i cili deri sa mbylli sytë në spital, psherëtima dhe ankimi i fundit ishte: “Përsëri po zihen këta?!”. Besoj se çdo shqiptar i thotë këto fjalë, pasi jemi të lodhur dhe duam e meritojmë të gjithë si popull një jetë më të mirë për bijtë tanë.
Po e mbyll me një poezi të Dritëroit, të shkruar me duart që i dridheshin në vitin 2014: “Plaku dhe plaka”. Ai vetëm në poezi shkruante fjalët plak dhe plakë, ndërsa kur bisedonim, thoshte: “Ne të moshuarit, derisa mendja dhe truri nuk kanë zënë sklerozë ose myshk apo më mirë ndryshk, mund të mos përdorim fjalën plak dhe plakë”.
Plaku dhe plaka
Një ngjarje e lashtë,
Një serial
Televiziv natyrisht,
Në tryezë një tufë me letra,
Ku fshihet një puthje
E brishtë
Dhe dy kanatjere
Të vjetra,
Nën hënën mbi mal
Si malli…
2014 e ca
Ta rishkrova këtë poezi për ta pasur si kujtim edhe shkrimin e Dritëroit në moshën 83-vjeçare, 2 vjet e gjysmë para se të ndahej nga jeta.
Me dashuri,
Sadije Agolli
Tiranë, 29 Qershor 2017
Fjala e fundit
Këtë urim e bëj dhe në emrin e Dritëroit, i cili deri sa mbylli sytë në spital, psherëtima dhe ankimi i fundit ishte: “Përsëri po zihen këta?!”. Besoj se çdo shqiptar i thotë këto fjalë, pasi jemi të lodhur dhe duam e meritojmë të gjithë si popull një jetë më të mirë për bijtë tanë.
Darina Tanushi/ GSH

Moj Sadije ne pozicion paturpesije,harrove telegramin e lavderimit,lulit me rastin e vjedhjes spektakolare,qe ju be Rames, te bashkise se Tiranes,nga Saliu.
Dhe ti e di mire cfare perfitimesh paten mbas kesaj pllejat tuaja dhe vet ju.
Eh moj Sadije,a thua se je kaq e pazgjuar dhe kaq e pa respektuar per burrin, duke e ngritur ate nga varri ne kete menyre.
Po ti Vasili Ilirit je? Prape keta ne komente!
Përshëndetje z.Sabije,
Ju uroj të roni me shëndet dhe jetëgjatësi , për vehte , vajzën e sidomos për veprat e patriotit dhe shkrimtarit të madh Dritero Agolli. Unë i njoh devollinjtë, dhe Driteroi kishte mbledhur në vehte vetitë më të mira të tyre, patriotizmin, dëshirën për diturinë, humorin e veçantë të lidhur me tokën e njerzit, puntor i madh si ata. Është një letër shumë e bukur dhe e ndjerë kjo që i keni dërguar Kryeministrit. Dhe e dërguar nga Ju është sikur ta dërgonte Diteroi i gjallë, e shprehur me të njëjtën dashuri, përkushtim e ëmbëlsi Vetëm do të doja t’u thoja dy gjëra të vogla , së pari, në lidhje me shqetësimin e Driteroit për zënkën brenda PS-së. Ai ishte shumë zemërgjërë, por kur drejton një shtet apo një parti, duhet durim e largpamje, por në një moment delikat, kur duhet ndarë mire shapi nga sheqeri , në atë moment dallohet dhe personaliteti i udhëheqësit, në marrjen vendimit e duhur, sa do që të dhembi. Në se kjo nuk bëhet, ndodh si në një familje, kur prindërit qëllojnë me karaktere të ndryshme, dhe nuk përputhen, e shohin të bërit e familjes ndryshe, është e domosdoshme të ndahen, ndryshe ndikon shumë keq në ecurinë e shëndetit të fëmijve dhe edukimin e tyre, e faktikisht i shkatërron ata. E dyta, kisha një mendim lidhur oratorine e zhvilluar në këto 27 vite. Është e vërtetë që pluralizmi partiak, në oratorinë e tij, doli nga korniza e kufizimit të monizmit. Por sa eduktive është zhvillimi i një oratorie të tillë. Oratoria greke apo romake, mqse ra fjala, dhe paraardhësit tanë të lashtë e zotëronin më së miri atë, pavarësisht se çdo arritje të asaj kohe ju vu padrejtësisht stampa greke, shërbente për të rritur nivelin kulturor dhe mendor të popullit të thjeshtë, ushtarëve përpara betejave, etj Në kohën e monizmit, oratoria ishte e kufizuar por kishte vlera të mëdha patriotike dhe kulturore. Kurse sot, ashtu si dhe ju e vini ne dukje, pavarësisht nga lirshmëria, liria demokratike, oratoria në përgjëthësi është e varfër, pa kulturë, se nuk kanë ata që flasin, në të shumtën e rasteve vulgare, e shpesh rrugaçërore. Mbrëmë psh, një nga analistët e shumtë, të paguar për të mbushur të ashtuquajtura panele televizive , u shpreh kështu për Bashën, gjatë pseudo analizës së tij : Dhe një gomar ( të kishtë partia PD ) do ta kishte bërë fushatën më mirë se Basha”. Unë nuk kam respekt për Bashën, ashtu si shumica e popullit, por kurrë nuk do ja lejoja vehtes t’i drejtohesha në këtë mënyrë nga ekrani i një televizioni, të cilin e ndjekin me mijra njerës. Pra kjo është sot oratoria demokratike, ajo që ka luajtur rolin më të madh negative në edukimin e brezit të ri, dhe nën emrin e demokracisë, askush nuk mund t’i ndalojë, se i mbron e drejta për të folur se ç’mendon. Po të drejtën time si shikues, për mos u fyer familjarisht , kush ma siguron???? Edi Rama, në veçanti, simbol i një oratorie moderne, të standartit të respektimit të traditave më të mira shqiptare, të mos fyerjes dhe njëkohësisht përçues i dijes dhe kulturës, dhe shumica e socialistëve, që janë shquar gjithmonë për korektesën e tyre në fjalën që mbajnë, tregojnë se Partia Socialiste, karakterizohet nga njerës seriozë,por si përmendni dhe ju , në asnjë moment nuk duhet të humbasin këtë kulturë kolektive, dhe përballë “oratorit” më provokator .
Ju uroj dhe një herë gjithë të mirat