Menjëherë pas publikimit të kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi drejtuar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për të futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit të draftit të Reformës në drejtësi për ta votuar, ka reaguar menjëherë PD.
Përmes kreut të grupit parlamentar Edi Paloka, opozita e cilëson një provokim të rëndë.
“Kërkesa për të futur në kalendarin e Kuvendit projektin për kapjen politike të gjyqësorit është një provokim i rëndë ndaj opozitës, parlamentarizmit dhe qytetarëve shqiptarë që nuk mund ta konceptojnë kurrë reformën e domosdoshme në drejtësi si një dorëzim peshqesh të drejtësisë tek Edi Rama.
Rruga e vetme për miratimin e Reformës në Drejtësi që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin është zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Venecias. Cdo akt tjetër është shpallje lufte ndaj opozitës, parlamentit dhe aspiratës popullore për drejtësi të pavarur. Dhe fundi i kësaj betejë padyshim nuk do të jetë fitorja por shkrumbimi i oligarkisë kriminale dhe të korruptuar të Edi Ramës”, deklaron kreu i grupit parlamentar të PD Edi Paloka

Palokovic: Provokacija
Car lufte opozites thua more narko-alkolist qe nxjerr beshtyme nga goja kur flet o uturak i familjes berisha,i biri i tonin palokes kerkon pazare mbi kurrizin-djersen+gjakun e popullit o cuni i spiunit po nuk u ngope 26-vjet duke bere pazare ti more qelb i SHQUP-it,po a ka me oligark sesa gjin gjoni me Co-kld-etj ,mankth kini se kini vjedhur-vrare-uzurpuar-etj ndaj nuk ndiheni te sigurte me po ju vjen ngordhja..
Thuthuqi Paloqe
O paloqe po loqe ngele
O kamikaz i Saliut,,,deri kur do vazhdosh te kercenosh me shkrumbime dhe djegje,,,,thuthuq ,,shkeputu nga kolerja sa nuk eshte vone,,,bemat dhe qendrimet tuaja kane qene kunder interesave te popullit, prandaj mos flisni ne emer te tij.