Në përgjigje të shqetësimeve të bëra prezente nga ana e Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka urdhëruar verifikimin e veprimtarisë gjyqësore të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Vlorë, Laurent Fuçia.
“Gjejmë rastin të informojmë se Ministria e Drejtësisë administron të dhëna nga shumë agjenci ligjzbatuese si dhe nga qytetarë të Vlorës mbi sjellje jo profesionale në gjykatën e Vlorës.
Përveç verifikimit të rastit të ngritur nga Ministri Tahiri, do të nxisim së bashku me inspektoriatin e KLD-së një inspektim të përgjithshëm në këtë gjykatë. Qëllimi është vendosja e saj në rrugën e paanësisë dhe të ligjit”, thuhet në reagimin e Manjanit.
Ministri Tahiri u ka dërguar Presidentit të Republikës dhe ministrit Manjani, një letër në lidhje me gjyqtarin Laurent Fuçia.
Sipas Tahirit, ky gjyqtar i Vlorës ka liruar në kundërshtim me ligjin një person që është kapur me armë pa leje, përkatësisht shtetasin Vasil Papa.
Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, ndërkohë i ka dalë në mbrojtje gjyqtarit Fuçia. Haluci e cilëson letrën e Tahirit si të nxituar, duke theksuar se ndaj gjyqtarëve në Vlorë ushtrohet presion i madh nga kriminelët, madje edhe nga vetë Policia e Shtetit.

dy ministrat me te mire te kabinetit Rama
e kane deshmuar me vepra te dy!
Sikur PS dhe LSI ti kishin ministrat si Tahiri dhe Manjani do qeverisnin 100 vjet!
Keshtu po, jo vari leshin, ben gjyqtari si ti doje qefi, bravo ministri Tahiri dhe ministri Manjani!
Me ben pershtypje mbiemri Haluci i atij Gjykatesit qe mbron Gjykatesin tjeter.
Haluci me duket se eshte mbiemer tropojan, qe u vra apo plagos ne 1995-96 se ishte shok me Azem Hajdarin.
Kujdes se Haluci eshte jo vetem vegel e Berishes, por ai eshte ne Vlore me detyre te UDB.
Boll ore trap , se na hape barkun me keto lokalizmat e pistta
Jeni njerez tribu , qe ju mungon komplet koncepti i shtet formimit
Skender Haluca goditi me thike Artan Gjermenin por u kalua ne heshtje.A kuptoni apo joooooo? Kryetar gjykate djali botes godet me thiike.
Pergjegjesia direkte eshte e gjyqtarit Laurent Fucia,por pergjegjesi jo te paket duhet te mbaje kreu i gjykates Vlore SKENDER HALUCI i cili mbron nje gjyqtar te koruptuar.Kerkesa e Ministrit te Brendshem dhe e strukturave te policise per ti vene perpara ligjit personnat e ndaluar qe kane shkelur ne flagarance ligjin nuk duhet te konsiderohet presion i policise se shtetit,ndersa nga presioni i krimineleve, organet gjyqesore nuk duhet te terhiqen,pasi misioni i tyre eshte te vendosin drejjtesine me cdo kusht,pavaresisht veshtiresive dhe riskut qe mund te kene.
Po prokuroria e Vlores qe nuk heton ,por peshkon,hajdute qe punojne per te mbushur xhepat duke futur brenda njerez te pafajshem.E pesofshin te femijet e tyre kete DREQESI
Mbas 97 te gjithe maloket, qe nuk ndiheshin mire, nga poshtersit qe ju be banorve te Vlores, u larguan .U larguan dhe shumica e atyreve qe ishin nga regjimi i kaluar .Kjo edhe per nje fakte tjeter domethenes. Ndiheshin inferior dhe here pas here dilnin dhe bllof.
Psikologjia e labit nuk e pranonte ate te malsorit sic dhe ata nuk e supotronin pushtetin e leberve .
Me sa duket gjate ardhjes ne pushtet te Saliut perseri ne 2005-2013 u korigjuan gabimet e para dhe maloket zbriten perseri ne pikat kyce te pushteteve .Pra nga aktivista kriminal te plotfuqishem ne Drejtesi .Kjo eshte ajo kala qe e mban gjalle e birbilos Saliu .
Duhet ta dini qe nuk eshte rasti i pare i Laurent Fucise hapni letrat dhe do ta gjeni edhe plote raste te tjera shkeljes qe jane ,mbyllur se kane nderhyre miqte e Laurentit.. ne rastin konkret miku i Laurentit qe do ta mbylla ceshtjen eshte Skender Hlauci kryetari i gjykates ( nje imoral dhe kriminel ) sepse e para ka ndare parate me Laurentin dhe e ka shume kollaj ta,mbylle ceshtje si tropojan dhe mik i Kapterit , pse nuk e dini ju qe Halucin ne Vlore e ka vene Berisha dhe Shklezeni , Prandaj Fucia u ben karshillek Ministrit dhe te tjereve.