Kjo është letra emocionuese e një të sëmuri me Alzheimer, në një moment kthjelltësie.
“E dashur Julia, po të shkruaj tani, ndërkohë që fle, në rast se nesër nuk do të isha unë ai që zgjohet përkrah teje. Në këto udhëtime me vajtje e ardhje, sa vjen e kaloj më shumë kohë në anën tjetër dhe në një prej tyre, kush e di, kam frikë se nuk do të ketë kthim. Në rast se nesër nuk do të jem i aftë të kuptoj këtë që po më ndodh, në rast se nesër nuk do të mund të them dot se sa e adhuroj dhe vlerësoj qenien tënde, impenjimin tënd për të qëndruar përkrah meje duke u përpjekur që të më bësh të lumtur pavarësisht çdo gjëje. Në rast nesër nuk do të isha koshient për atë që bën… kur vendos letrat në çdo derë që unë të mos ngatërroj kuzhinën me banjën, kur e merr me humor çastin kur unë vesh këpucët pa çorape, kur impenjohesh për të mbajtur të gjallë bisedën edhe pse unë përhumbem në çdo frazë, kur afrohesh dhe më psherëtin lehtë në vesh emrin e një prej nipërve tanë, kur përgjigjesh me butësi në çastet kur unë shpërthej në inat, sikur diçka brenda meje rebelohet kundër këtij fati që më ka mbërthyer. Për këto dhe shumë të tjera, nëse nesër nuk kujtoj emrin tënd, apo timin, nëse nesër nuk do të mund të falënderoja… Nëse nesër Julia nuk do të mundesha të të thosha, qoftë edhe për herë të fundit që… të dua. I yti për gjithmonë T.A. M.R”

realitet i hidhur 🙁