Shënim i Kryeredaktorit
Botuar në DITA
“Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u rrëshqasë zemra kundër Shqipërisë as kur të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile edhe atëhere kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje…”
Kjo letër e Dhimitër Paskos (Mitrush Kuteli) botuar nga DITA është shkruar në formën e një testamenti shpirtëror, që s’ka shumë nevojë për koment.
Në të del qartë tërë jeta dhe përpjekjet e Dhimitër Paskos. Koha që jetonte e kish cenuar dhe goditur individualitetin e tij, kish hedhur hije mbi personalitetin e ngritur me punë e vepra, por ai është i qetë në prag të udhëtimit të fundit se, jo tani, por, siç shkruan, një një kohë tjetër, “do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes…”
Letra janë sjellë në DITA nga profesor Nasho Jorgaqi.
Kjo është letra e dytë e botuar nga DITA dhe është e fundit e Paskos para vdekjes. E para, e botuar dje mund të lexohet duke klikuar KËTU.
E dashur Efterpi,
Këtë letrë, që është, ndofta, e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurt, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli.
Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit. Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqia.
Kur u ngrita, ti po bëheshe gati. Kokën e kisha, dhe e kam, të rëndë. Ti shkove më 7 e gjysmë. Pas 5 minutash ardhi Ilua i Sterjos e më solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli…
Sipas mendjes sime, shpëtoi. E kam zili. Vdekja është prehje e madhe, shkëputje nga dhembjet. Vërtet, edhe nga gazet, por në një kohë, kur njeriu është shumë i sëmurë, i mërzitur, vdekja është shpëtim: nga dhembjet fizike e shpirtërore. Që të dyja janë të rënda.
Ti e di sa dhembje të tilla kam pasur në kohën e fundit. Njëra, që ti ma di, është se si pasojë e tyre nuk jam i zoti të punoj, të krijoj, të paguaj bukën që më jep shteti për vete e për fëmijët. Unë s’kam qënë e s’dua të jem kurrë parazit. Po ç’të bëj, grua? S’mund. Kokën e kam të turbullt…
Letrën e nisa për tjetër gjë: të të përsërit porositë e mija të fundit. Më fal se të mërzit. Unë t’i kam thënë kaq herë. Të kam helmuar jetën, sepse edhe mua ma kanë helmuar të tjerët. Dhe s’kam qënë i zoti ta mbaj helmin për vete, siç më takon. Ky qoftë i fundit që po të sjell.
Do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes? Nuk di. Desha të më kuptonte dhe njihte jo për nder e lavdi, po që fëmijët e mij – të cilëve u le trashëgim punën dhe ëndrat e mija të mos vuajnë për bukë sa janë të vegjël, të ndjekin studimet dhe të gjejnë udhën e tyre në jetë. Jam i sigurt se po të vlerësohej në këtë drejtim puna dhe përpjekjet e mija në të kaluarën, fëmijët nuk do të vuanin.
Nisa të të shkruaj një letrë të shkurtër lamtumire, dhe u nxeva – ndonse më buçasin veshët e më dhemb koka prapa dhe shiko se ku arrita.
Dëgjo! Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra, mos u hidhëro se po të porosit edhe një herë.
Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret. Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë bota? S’dua! Nuk do të lajmëroni, para varrimit, asnjeri, me përjashtim të pesë a gjashtë njerëzve më të afërmë për të bërë formalitet e varrimit dhe varrimin. Kaq! S’kam qef të mërzit njeri. Sikush ka hallet e veta.
Dikur kisha dashur të varrosesha në Pogrdec, pranë babajt e nënës ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi, stërgjyshi.
Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëhere kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje.
Atalanta dhe Pandeli kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike – ajo fizikë; ay, mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar, – dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi në letërsi, në vëndin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira.
Tereni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjerprinjtë. Të vrasin shokët, se ju bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ja u le atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do të lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.
Askush të mos më prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!
Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë! Të doni njëri tjetrin, të ndihmoni njëri tjetrin, të duroni njëri tjetrin! Mos vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hithni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mëndja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë.
Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi, butësi, zemërgjërësi! Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat.
Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arësyes. Shpesh, zemra të shpje në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arësyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndëroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjezit, që sjell mëndjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë.
Ta doni dhe nderoni mamanë, se ka qënë trime në jetë, ka vojtur shumë. Të dy kemi vojtur. Embëlsojani pak pleqërinë pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shumë përvoje nga jeta e hidhur, dhe kjo përvoje mund të jetë e dobishme për ju, që të mos vuani.
Doruntina është më e vogla. Ajo ka nevojë për mjaft vjet ndihme dhe drejtim. Mos i kurseni ndihmën tuaj, që të mund të prehem i qetë në dhe.
Mos më qani! Mbahuni! Unë e rrojta jetën, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin të tjerët kur qani. Më dëgjoni? Lotët janë të kotë. Kush vdes nuk ngjallet. Unë as që dua të ngjallem, as që dua ta filloj jetën përsëri. Mjaft! Këtë porosi mos e shkelni.
Efterpi, më fal për këtë mërzitje të fundit! Mbahu dhe jepu zemër fëmijëve. Bëj siç të porosita. Mos ndrysho asgjë. Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujëshme, me kallaballëk. Kuptohet se nuk do të lajmërosh as njerëzit e tu, këtu ose në Korçë…
Të përqafoj, të lutem të më falësh dhe lamtumirë.
Yti, Dhimitraq
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Zoti kryeredaktor, kete leter dergojani fort te perndriturit shkelqesise se tij Edvin Rama.
Mbase i ben dhe ketij kolosi nje ceremonial shteteror se te pakten me shume se Mitati e meriton.
Respekte per kete burre, do doja shume te dija ku jane sot femijet e tij.
Dhe faleminderit juve te redaksise per kete prurje
Moderatori
kete nxirre kryeartikull ,
hiqini parazitet se ata konsumojn kot oksigjenin , e bashke me ta gjithe saga e politikaneve
Nqs shqiperia do te kishte kete lloj mentaliteti,veprimi e mendimi,dhe jo kete mentalitet injorance ne cdo aspekt qe ka,shqiperia sigurisht nuk do ishte nje han pa porta,ku Maskatalleku dhe Injoranca ka mbytur cdo shprese per te ardhemen!!!
Ky shkrim eshte nje Filozofi e paster,dhe nje kembane per Injorantet.
Per shkrimin e sjelle nga redaksia nje….BRAVO.!
Faleminderit Dita!
Faleminderit Nasho.
Shqiperia ka pasur dhe do te kete djem e vajza margaritare.
Te spastrojme plehrat
Jam i befasuar nga kjo leter, qe pa rerve do ta ***************Geniale ***************•
Eshte nji leter , nji shkrim jo vetem prekes, por qe te ben shume te mendosh…kuptosh , reflektosh . Nji shkrim , so nji metafor e shpirtit te vertet shqiptare dhe hijen e zeze , qe ja shoqeruar ne shekuj Shqiperine , jeten e Shqiptarit . Kjo leter eshte per mua Manifesti Shpirtit Shqiptare ,ne kte leter madheshtore, vec gjuhes Shpirtit te paster , te Art te shqiptarit, eshte madheshtore dhe pacmuar , ne ate filozifi te jetes e shpirtit Shqiptarit , qe kjo leter Atdhe , na tregon. Se di, jam i emocionuar , por mundet te shkruaja me shume .
Shume bukur shkruan Love, ne lart,
Kjo leter duhet te jet kryeartikulli gazetes , ose Do duhej ne Séance pushimi idioteve ne Parlament ti lexohej nga ndonji aktor …perse jo !
Kush njef letersine , kupton qart, se me cfar madheshtie te letrave kemi te bejne . { Rrespekt Gjeniali Pashko }
Çfare ndodhi me kete nje4i..?? Perse vdiq .. ose me mire perse donte te vdiste…???
Shume leter e trishhueshme dhe gjeniale-monumentale ne te njejten kohe.
Sikur Shqiperia ime e dashur tekishte pasur pak me shume,, vetem pak me shume vemendje , per njerez te tille.
Nuk do te renditej sot e dyta nga numri i azilkerkuesve…. :-((…
Sa me dhemb dhe me trishton kjo gje. Mbi te gjitha kur lexoj per jeten e yjeve te tille si i lartpermenduri. Sa keq per Shqiperine time . Sa keq per brezat e rinj qe do ta trashegojne kete Shqiperi…. :-((((…..
Me rrespekt.!
Te gjithe mundohen qe sa me shume te nxjerrin LIGESITE E SOCIALIZMIT,por harrojne se jane duke bere nje KRIM me te madh nga ato qe i vishen atij sistemi!!
Mire,qe ai paska qene DIKTATYRE,po ky sistemi pas 90-tres,cfare lloji eshte,qe njerezit po kerkojune te NGJALLET ENVERI PRAP????
Boll na derdellitet kunder SOCIALIZMIT,me shume me shpifje,sharje,mllefe etj!
SISTEMET POLITIKO-EKONOMIKE nuk krahasohen me SHARJE,por me VEPRAT ,FAKTET,ARGUMENTET dhe CFARE TE MIRASH I KANE DHENE SHUMICES SE POPULLIT ne krahasim me njeri tjetrin!!!ARMIQTE E SOCIALIZMIT nuk kane besueshmerine, qe te vleresojne ate epoke,sepse jane ne KONFLIKT interesi!
E shumta qe mund te bejne te gjithe ata qe SOCIALIZMI i quajti TRADHETARE,SPIUNE etj,te NUMERONIN TE GJITHA FUSHAT E JETES,qe ata kane ngritur me lart se me pare!!!Si ishte dhe si eshte:
-ARSIMI,SHENDETESIA,BUJQESIA,INDUSTRIA,DREJTESIA,PUNESIMI,MINIERAT,ANALFABETIZMI,DROGA,PROSTITUCIONI,,PYJET,BONIFIKIMET,SPORTET,KULTURA,ARTI,TEATROT,USHTRIA,POLITIKA E JASHTME,SIGURIA E JETES SE NJEREZVE,STREHIMI,TE DREJTAT E NJERIUT etj!!
-Boll me dengla,zoterinj FASHISTE!
Populli do PUNE,STREHIM dhe DREJTESI!!!
Sara…
je aq i ndershem ne naivitetin tend sa dashje pa dashje e ben me turp ate qe ne, te Tjeret, quajme diktature.
Le te marrim vetem Thirrjen tuaj te fundit:
“Populli do PUNE, STREHIM dhe DREJTESI!!!”
Eshte e vertete se asokohe, ishin te gjithe te zene me pune te detyruar.
Atehere ishim te tere te strehuar ne vend-strehime dhe qendra zjarri.
dhe, asokohe…as formalisht nuk kishim Ministri Drejtesie!
Nderuar qofsh per akuzen me te bukur qe i adresove asaj kohe…
Per ty,”roberia si metafore” mbase nuk te ka pelqwyer ajo kohe,se ke qene dhe je armik i atij sistemi,por ne vend te helmit qe ke ne shpoirt do beje mire qe zgjuaresine tenmde ta tregoje duke krahasuar jeten e shumices se popullit te socializmit me kete te demokracise!
Meqenese nuk ke deshire te mburresh sukseset e asaj kohe,atehere fillo e mburr kete kohen tende duke na rrefyer se cfare eshte bere ne keto 30 vjet me mire se sa u bene atehere!
Ne ate kohe nuk kishte njeri pa pune,.ndersa sot jane shumica e popullit!
Atehere te gjithe femijte ishin ne shkolla,cerdhe,kopshte,ndersa sot lypin rrugeve,gerryejne kazanet e plehrave,nuk kane asnje kend lojrash apo sportiv ku te luajne me top etj,se ato jane bere vetem per banoret pashallare te qendres te Tiranes!
Ne ate kohe diktatura u kishte dhene kompetence keshillave te lagjeve te jepnin STREHIM dhe PUNE,ndersa keto sot nuk t’i jep as qeveria,por te le ne cadra 2-3 vjet rresht edhe kur te demton shtepine termeti!
Ti i quan qendra zjarri,por ne 5 muaj socializmi u ndertoi vilat e reja te kompletuar me te gjitha mobiljet dhe orendite etj 100 mije banoreve te Shkodres,pa i kerkuar ndonje shteti borxh sic ben ky shallvarexhiu lypes sot!
Atehere me nje analize urine dhe gjaku te gjendej diagnoza dhe sheroheshe,ndersa sot mjeket e spitaleve shteterore dhe te ambulancave i shtyjne te semuret drejt klinikave private ku punojne se atje del leku i madh dhe kesaj Rama i thote Shendetesi Falas!
Por ti je i roberuar nga trute dhe ato te mirat qe kishte socializmi te erresonin syte se ishe armik i atij sistemi dhe i shumices se popullit shqiptar!
C’te mbjellesh do korresh .Ose nga ferrat nuk vilet rrushi zonje
Nje shkrim per vesh te holle.Respekt
“Fëmijët i porosit që ta duan Shqipërinë edhe kur të vuajnë, atdheu është atdhe edhe kur të vret”eshte propaganda me e mire per keta qe po sundojne vendin per 30 vjet!
Nuk eshte ashtu.
Eshte bash e kunderta.
Ta duash Shqiperine do te thote te qendrosh ketu dhe te luftosh per Shqiperine me ata qe po sundojne per 30 vjet.
Ta duash Shqiperine edhe kur te vret eshte qe njeri te bjere e qindra te ngrihen per Shqiperine, jo per Partine
Respekte dhe i pa haruar kujtimi i Mitrush Kutelit.letra nje testament i vyer per te gjithe.
Ky eshte eshte shpirti njerezor! Shpirti i mire por me fat te keq! Kjo nuk duhet te ndohte nuk eshte drejte! Kjo eshte drame! Iqofte dheu i lehte!
Si ky kane perfunduar gjithe burrat e ndershem qe ka patur ky vend.
Kurse te ligjte dhe kusaret i kemi në librat e historisë
Shenjtorë,Adhedashuri dhe mirësi deri në vetmohim!
“Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëhere kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje.
Të doni njëri tjetrin, të ndihmoni njëri tjetrin, të duroni njëri tjetrin! Mos vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hithni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mëndja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë.Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë”.
GJOSHO VASIJA: Mullizeza dhe gjarpni që ia hante vezët (Alegori)
“Mullizezë mori sojnike
prej zabelit po pse ike?
Aty ishe n’mes t’blerimit,
kudò pate ujë burimit,
deri flladi ardhë prej shpatit
të miklonte n’pupla t’shtatit,
perposhtë teje, n’atë blerojë
vinte qingji të lodrojë,
e’ai trumcaku zog beqar,
t’cicirronte tash e parë,
pse e le çerdhen pra ku linde,
çka të shtyni që u binde?”
“Un e mjera mullizezë
shum vjet mbeta pa çelë vezë,
se nji gjarpen n’atë zabel,
nji gjaksor e kriminel,
asnji dhimbje per pà njoftë
hynte n’çerdhen time t’ngrohte,
kapte vezët dy a tri
niste fillë me’i kaperdì…
Der’atë ditë që nji sorkalle
nji mendtake e shpirt-madhe,
sa ‘e ndigjoi ketë gjamen teme,
pau dhe lot’t tue rrjedhë prej peme,
m’dhà nji kshillë t’nji mikes s’vjeter:
“Ik, ban çerdhe n’pyllin tjeter….
Tek ai vend, ku asht qetsija,
ku pà frigë të rriten f’mja,
aty moter asht LIRIJA…
Dhe gjithkush t’a këtë këte bindje
se Lirija asht Vend-Lindje….”
“-Kur u binda fluturova,
zogjet i rrita dhe fitova..”.
Love it!!!!! Disa nga ne fati I eshte shkruar te emigrojn duke pasur koken mbrapa tek vendlindja dhe te afermit qe leme pas. The disa prej nesh fati I eshte dhene te jetojne ne vendin e tyre ne kohe te mira dhe te keqija. Just let it be… May God help everyone
Nuk më çudit aspak që je e kundërta e asaj që porosit i pa arritëshmi KUTELI për ATDHEDASHURINË.
Erdhi një kohë ku ndihet era e “jashtëqitësve të kombit”!
Fatkeqesi!
Per cilin e ke fjalen, per Ismail Kadaren?
Nje shkrim per te gjithe ato qe kane sy dhe dine te lexojne, per ato qe kane veshe dhe duan te degjojne, per ato qe kane mendje te kthjellet e te holle dhe dine ta pervetesojne.
Mitrush Kuteli,sic une dua ta therras,sepse keshtu une e njoh ne shkrimet e tij, emer qe ai ia vuri vetes ne shkrimet e tij, eshte nje nder figurat dhe njerezit e Ndritur te vendit tone, qe BISHA e EGER , E.H. i sulmoi,i burgosi ,i internoi ,i torturoi deri ne vdekje njerezit me te SHQUAR,ME ATDHETARET,ME PATRIOTET, ME TE DITURIT E KETIJ VENDI, sepse vete ai nuk i konkuronte dot,sepse ai ishte vete nje INJORANT,nje AVENTURIERI,VAGABONT dhe mbi te gjitha nje AGJENT I URB- SE, ARMIK I POPULLIT SHQIPTAR,QE AGJENTURA E MORI NGA KABARETE E CTHURURA TE ASAJ KOHE TE PARISIT DHE E SOLLI NE SHQIPERI NE SHERBIMIN E VET.
Po e njejta diktature po vazhdon te drejtohet prej 30vitesh ,po me te njejten dore te hekurt, nga BIJTE E ETERVE GJAKATARE QE I BENE GROPEN KETIJ VENDI.
NE ISHIM DHE MBETEM NJE POPULL DHE NJE VEND I BURGOSUR PREJ 80 VITESH.
NJE MARREZI E VERTETE.
DIKTATURA E DJESHME DHE E SOTME, I KA BORXH CDO SHQIPTARI , JETEN E GJYSHERVE ,PRINDERVE TE TYRE DHE SOT ,JETES SE TYRE.
PSE E THEM KETE:
Sepse gjysherit e mi dhe prinderit e mi e ndihmuan luften me NJE devotshmeri dhe patriotizem te papare luften per liri ,duke dhene maksimumin. Äta punuan vullnetare ne rimekembjen e vendit ,kane ngrene dhe kelkoze,nje lloj bime e idhet qe ta enjte gojen,ne vend te bukes dhe si shperblim iu dha diktati dhe iu var laku ne qafe.
Prinderit e mi ndertuan VULLNETARE,PA PAGESE,RRUGET KRYESORE , NDERTUAN LIQENIN ARTIFICIAL NE TIRANE DUKE MBJELLE LLOJ- LLOJ PEMESH,JASHT ORARIT TE PUNES, THANE MOCALE DHE NDERTUAN PALLATE ME PUNE VULLNETARE PA PARE, IA PRISHEN SHTEPINE DHE IA VODHEN PRONEN, QE MEZI E BLENE DHE E VUNE DUKE PUNUAR ME MISH E ME SHPIRT DUKE E DEGDISUR NE FUND TE TIRANES,VETEM PER TE STREHUAR ISH SIGURIMSAT DHE KOKPALARET DHE MORRACAKET E VET , SI GRAMOZ RUCI DHE SALI BERISHA ME SHOKE
Po keshtu u shfrytezova edhe une .
Baballaret tuaj or JU KELYSHET E TYRE ,QE E KALUAT PUSHTETIN NGA I ATI TEK I BIRI,
Ma VODHEN RININE TIME.
GJithe rinia ime me shkoi pune e papaguar,aksioneve te rinise duke hapur toka te reja, nderto hekurudha,mbjell ullinj ,hap kanale dhe rezervuare vaditese,hidrovoret, nderto PALLATE per drejtoret,sekretaret e partive,per spiunet dhe kurvat e parties, nderkohe qe vete ishim 3 kurora n 2 dhoma e nje guzhine, qe s’me vinte rradha kurre me la syte dhe te dhitsha ne shtepi , nuk do cfare te permend me.
Pra te dashur armiqt e ketij vendi dhe e ketij kombi, qe keni 80 vjet qe na vidhni,na vrisni na poshtroni , qe keni 80 vjet qe na keni BURGOSUR dhe 80 vjet qe i bini fyellit po ne nje vrime ,JU SHUSHUNJA QE JENI MESUAR TE JETONI DHE PASUROHUNI ME GJAKUN E KETIJ POPULLI,. NA U ZHDUKNI NGA FAQJA. E DHEUT.
NJË ZESTAMENT I SHKËLQYER QË MUND TA BËJË VETËM NJË NJERI BRILAND.
SA DO DËSHIROJA QË TI LEXOJNË TË RINJTË KËTO POROSI TË ÇMUARA!
E kam dashur Mitrush Kutelin për veprat, që kam lexuar.
Kurrë nuk kam menduar se paska qënë i pa arritshëm në atdhedashuri dhe humanizëm.
DHËNTË ZOTI TI NGJAJMË.
Lum pasardhësit për origjinën e tyre nga e cila ndiejnë krenari të ligjshme. Shpresoj që të trashëgojnë genin e tijë.
Dilemen e Atdheut te zaptuar nga Tyrani,e ka zgjidhur Kaj Kasi me shprehjen Lapidare:U bene dele romaket,qe u be ujk Cezari.,(prandaj rrembeni thika dhe shpata t`i biem Cezarit) Liria ka nje cmim per te paguar.
Tyrani nuk eshte Atdheu.
Prandaj Hamit Matjani,,Ndue Melyshi,Kompania 4000,qe u hodhen kamikaze per te shpetuar Atdheun nga Tyrania,duhen nderuar si deshmore te Atdheut.
Dekorimi i tyre nga Bujar Nishani,eshte nje akt qe e nderon.
Mitrush -Kuteli dhe Lazgush-Poradeci jane “IKONAT”e SHqiperise ,varet kush I lexon dhe kush I kupton .Komentet e teperta jane “fodullek”.
Perralla Shqiptare na rriten….te ndrite shpirti Dimitri Pasko…..
I ndjeri e ka ditur 100% qe letra do te lexohej me siguri nga sigurimi i shtetit dhe ndoshta as qe do tu binte ne dore familjareve. Pra kjo leter eshte lene qe ta lexojne komunistet dhe te “kene meshire” per familjen e te ndjerit. Nuk eshte mendim i sinqerte, por nje perpjekje e deshperuar per te shpetuar cfare mbeti pas.
Si mund te mendosh qe po e denonin me humbje jete dhe ai e paska vrare mendjen per “perralla me patriote”.
Respekte dhe nderime pêr të gjithë patriotêt Shqiptarê Ortodoksë pêr mënçurinê , sakrificên,dhe gjakun e derdhur nê shekuj pêr të mbrojtur gjuhên shqipe , trojet e shqipêrisê sē jugut nga asimilimi , themelimin e shtetit shqiptarê , shërbétorë të kombit e atdheut !.
Myslimani rrespekt o Patriote.
qysh shkruante Prifti Austriake ne shenimet e tija
mbo Ortodokset Shqiptare .
( Jane me inteligjentet nder gjithe popujt Ortodokse
ne Ballkan dhe me nji Karaktere qe Impresionon .
Nqs ky vend ,do kishte nji % dominuese Ortodoks ne kte vend ,
Ballkani do ishte sot ne te tjera Pozita dhe Kufij
H.Sch )
asd…..
Ju shkruani: si mund te mendosh qe po e denonin me “humbje jete” dhe ai e paska vrare mendjen per “perralla me patriote”….!
Ne radhe te pare mundohu te shkruash Shqip si duhet!!
Ky eshte shpirti i nje atedhetari te vertete e jo i nje zvarraniku, ndaj ti s’ke si ta kuptosh…..
Vendi jone, i vogel dhe i mjere, ka vuajtur ne shekuj, cuditerisht me shume edhe nga Shqipetaret shpirt-shitur, por ka nxjerre edhe njerez te ndritur si Rilindasit tane, i nderuari Dhimiter Pasko ka qene thjesht vazhdimi i atij ideali qe ata kishin: Atdheun mbi te gjitha!!
Si Zogu dhe Enveri kane bere mekate, kane vrare e burgosur padrejtesisht njerez me vlera si ky! Ta lexojne politik-qenet e ketyre tre dekadave kete leter, ata dhe soji i poshter qe ju shkojne mbrapa! Bravo gazeta Dita per kujtesen qe u ben ketyre figuarave,keta po qe bejne krenar cdo Shqiptar, te pakten ka edhe ndonje ze ndryshe ne ate vend ku maskaralleku ka hedhur rrenje dhe te bejne moral te pa-moralet….
Si keta burra jane vetem 0,00001%.
Shih Fullanin dhe mendo Kutelin e pastaj e merr vesh pse jemi ketu ku jemi.
Dhimiter Pasko , qe ka perdorur edhe pseudonimin Pasko Milo , eshte nje nga dituraket me kompleks te Shqiperise . Financier i famshem dhe po kaq letrar i famshem , kritik letrar dhe perkthys elitar . Eshte i vetmi i ketyre permasave . perball ketij dituraku duhet te perulet kombi , por politika shtazarake enveriste , e vret dhe ja le familjen ne varferi . Ndershmeri te tille nuk gjendet dy here Drejtor banke dhe nuk pati nje dyshke ne xhep! Hidhu nje sy drejtorve te bankave , nga Fullani e me poshte . Te tere i ke milionere ! Ne shkollen moniste nuk jepej jetshkrimi i tij. Ndihem i plotesuar , qe kam shkruar , per studimin e tij
” Intesifikimi i bujqesise , fillon me intesifikimin e blegtorise “. Nje nga studimet me racionale , i zbatuar ne Europen perendimore . Ne teresimne e vepres atdhetre , nuk i gjendet shoku ne Shqiperi . Vepra e tij eshte ende e pa popullarizuar , ne nivelin , qe meriton. Sejcili hero , e ka nje cen , te vogel ose te madh . Ky eshte personalitet kristal , qe “… e ka vrare atdheu dhe ky vazhdon ta doje “. Nuk ka te dyte !Nuk e ka shqyptuar njeri tjeter , kete fjali . Zgalem
Dhimiter Pasko,eshteshkrimtari me elitar shqiptar.Ai ,i provoi te gjitha ne jeten e tij.Emigrant ne Rumani,ku edhe studioi,e punoi,shkroi dhe perktheu nga literatura boterore.Shkrimet e Paskos,nuk jane vetem letrare dhe patriotike.Ai ka shkruar edhe per profesionin e tij si ekonomist-Financier,tekste per profesionistet,per bankieret,teori dhe praktike.Ne banken e SAhqiperise,edhe si Drejtor,ai rrezikoi shume si me Italianet (pushtues),ashtu edhe me Gjermanet (po ashtu pushtues),duke mos lejuar te paret,te cveftesonin Lekun,dhe te dytet,per rrembimin e arit shqiptar.Ndihmonte njerezit,me dijenite dhe punen e tij,pa marre asnje shperblim (ofendohej,nese ja permendje kete).Komunistet,e denuan pa faj,vetem se ishte nje intelektual,i nielit qe ishte.Ne Keneten e Maliqit,ka sshpetuar ,per qime,prej vdekjes,i zhytur ne llumin e kenetes,por zoti qe me te dhe….nuk ja plotesoi deshiren Tassi kriminelit,vellait te byrose politike,duke ja shkaterruar shendetin,qe s te shkruante nuk mundete me.Nderime dhe respekt,per kete vertete NJERI,por bravo i qfte edhe Profeor Jorgaqit,qe na i ringjalli ,me kete shkrin ,tek DITA.
Kagare-ja duket si nji Pordhe Muzllumi para
ktij Gjigandi ,pasues te Madheshtorit Fan Noli
Gjithe ne te mdhej e te vegjel,intelektual,qyetare te rendomte e veprimtare politike,gjithmone e ne cdo kohe e rrethane, kemi dritaren e atdhetarizmes etrite tane Rilindas,njerez te ditur e atdhetare qe na therrin te shohim atdheun ,popullin dhe gjuhen tone te embel.Per te cilat kurre nuk eshte shume te punohet e veprohet,Shembull konkret e shume emblemat ike eshte Djimi ter Pashko(Mitrush Kuteli) edh e me keto lewtra testament familjesm se Tij.lexojeni me kujdes edhe rilexojeni disa here,mesojeni dhe komentojeni me famlje dhe miqe.