Letra nga Ferri, gratë shqiptare të Al-Hawl duan të vijnë në shtëpi

Edona Llukacaj

Dy gra që ndodhen në kampin famëkeq Al-Hawl në Siri kanë dërguar drejt vendlindjes, me shpresën se duke bërë dhimbjen e vuajtjen e tyre publike përmes mediave do arrijnë t’i bëjnë apel autoriteteve shqiptare për ndërmarrë hapa konkrete për tërheqjen e tyre nga kampi i ‘ferrit’.

Al-Hawl, ku besohet se ndodhen mbi 70 mijë gra e fëmijë, familjarë ose rob të luftëtarëve të shtetit islamik, është kampi ku ndodhet edhe 11 vjeçari Alvin Berisha, i cili, si këto gra e shumë të tjerë që nuk kanë arritur që ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet, presin tërheqjen nga kampi përmes ndërhyjes së autoriteteve shqiptare.

Dy letrat në fjalë, njëra nga një nënë 72 vjeçare dhe tjetra nga një grua 38 vjeçare, kërkohet me ngulm nga shteti shqiptar që t’i largojnë nga terrori i luftës në kampin Al- Hawl.

Me vrasjen e Shkëlzen Dumani-t në luftën krah grupit militant të shtetit islamik, e ëma Mentija Dumani shkoi të qëndronte pranë nipit dhe mbesës në Siri. Gjyshja 72 vjeçare prej 5 vitesh përballet me varfërinë e tejskajshme në kampin famëkeq si dhe me frikën e vdekjes, jo vetëm për vete.

“Unë Mentije Dumani, nënshtetëse shqiptare me nipin tim të dashur Endri Dumani 11 vjeç të lindur në Tiranë, kërkojmë që të na largojnë nga Siria sa më shpejt; të kthehemi në Shqipëri se jam një gjyshe 72 vjeç, dua që të vdes në vendlindjen time. Këto kërkesa që bëjmë, ju lutemi që t’i vlerësoni. Ka 8 muaj që kemi ardhur në kampin Al- Hol, duam sa më shpejt që nga ky vend të na largoni”.

Ndërsa mamaja e 3 fëmijëve që u largua nga Tirana në vitin 2014 shkruan mbi rrezikun që i pret në ditët në vijim.

“Unë Klotilda Refat Zani, nënshtetase shqiptare bashkë me 3 fëmijët e mi, Adni Etjon Zani, Jasemin Etjon Zani dhe Selma Etjon Zani ndodhemi prej 8 muajsh në kampin Al Hawl, Siri. Prej një kohe të gjatë jemi në pritje të tërheqjes sonë në Shqipëri, duke qenë në kushte të vështira jetese dhe ekonomike dhe duke menduar e ardhjen e shirave dhe të ftohti do t’a bëjnë jetesën tonë më të vështirë. Kërkoj prej jush kthimin në familje, ju lutem!”

Veç këtyre letrave të ardhura nga Siria, edhe familjarët e tyre që gjenden në Shqipëri i janë drejtuar autoriteteve shqiptare.

Gjyshja 70 vjeçare Asije Shuli në një letër drejtuar kryeministrit shkruan për ankthin e pritjes prej 6 vitesh të kthimit të 5 nipërve dhe mbesave që gjenden të vetëm në Siri, pas ndarjes nga jeta të prindërve, Krenarit dhe Adelinës./ TCh

e.ll./dita

Share This Article
10 Comments
  • Grate dhe femijet duhen marre sa me pare! Ndersa ata besimtaret e mire te Allahut le te presin atje per te shkuar drejt e ne parajse! Sepse atje eshte rruga me e shkurter per ne parajsen me 72 virgjeresha!

    • Mire burrat e martuar qe donin te takonin 72 virgjereshat po grate e tyre ca pidh te semes kerkonin apo enderronin per 72 loqe te virgjerish muzullmane ?
      Pastaj sikur ishin te martuar apo vari karin !?

  • Ashtu si iken dhe te vine,jo qe nuk ben ti sjellin ne Shqiperi po me benzine ti djegin,virusi qe kane marre eshte shume i rrezikshem.

  • keto GRA qe kerkojne interesimin e shtetit shqiptar KUR VAJTEN ATJE A I MOREN LEJE SHTETIT SHQIPTAR ?Nuk i shpuri dikush me zor atje.Dhe nuk jane pak 70 mije.

  • Ai qe pendohet sikur dhe lehtesohet nga gabimet dhe per kete duhet shteti yne e i Kosoves te bejne percapje per kthimin e grave e te femijeve .Jo te gjithe kane shkuar me deshire por te detyruar e mashtruar nga bashkeshorte budallenj .

  • FEMIJET JANE TE PA FAJSHEM,NDERSA PER VEJUSHAT ATE QE KANE KERKUAR ATE KANE GJETUR,ASNJE QINDARKE NGA TAKSAPAGUESIT SHQIPETAR. KU I MORAN PARAT PER TE SHKUAR ATJE TI MARRIN EDHE PER TU KTHYER. SHQIPERIA KA HALLE TE TJERA ,TANI U DUHET TE MERREMI EDHE ME ISLAMISTET.

    • Po ti o legen pse nuk ke vajtur? Apo ti je turkoshak ngs ekrani i kompjuterit? Yyyy legen. Pse ske vajt ta luftosh dhe ti Ameriken po ke bythe? Poe drjta e Zotit apo Allahut quaje si te dush nuk eshte te mbjelle urrejtje e te prese koka por paqe e dashuri.
      Me vjen keq vetem per ata femije se jane vemije dhe vuajne nga urrejtja e prinderve te tyre si puna jote. Vetem me nje ndryshim se ti je skuth dhe mi ekranesh.
      Turkoshak i dhjere anadollak.

  • Duan te vijne me mision ,pas stervitjes dhe trushplarjes.
    Me pare gjeni se kush i coi dhe i varni ne litar turkoshaket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *