Nga Edmond Tupja*
“Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mesova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti me godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes se tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!
Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t`i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj te falur që nuk jam i pavdekshem, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri. E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje e ka ndërtuar jetën e vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.
Po ty, po sivellezerit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t`i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se femijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë.
Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndesi ka: “ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete! Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrije të mbijetoje edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve te tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!
Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do te ishte diçka parajsore, sepse TI e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbresat e Gesit e keshtu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor. Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua- sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njëra me e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”. /Living

Nje leter prekese deri ne lot. Nje leter qe te ben te reflektosh per gjithçka qe te rrethon. Te ben te bashkohesh shpirterisht me profesorin e nderuar dhe te LUTESH si ai qe, “i Gjithepushtetshmi”, ndoshta jo, por shteti mund dhe duhet te beje. Te beje per te semuret e ngrate, por edhe per prinderit e tyre. Profesor! E di qe mund t’ju dukem si njeriu qe, duke qene kaluar, i jep mend atij qe “ecen” ne kembe, por, mbani parasysh se ne bote ka edhe me keq, ka edhe ulokë te perjetshem, pa folur edhe per semundje te shkaktuara nga vetë njeriu. Mjafton t’ju kujtoj se me 26 prill u mbushen 30 vjet nga tragjedia e Çernobilit. Atje u gjymtuan, u semuren dhe vdekja e ngadalshme u ka marre dhe po ua merr jeten qindra mijera njerezve. Ju uroj gjithe te mirat, profesor i nderuar. Shpirterisht me ju. Guri Shyti.
Me prekese,me therese e me shpirterore deri ne realitetin absolut,nuk mund ta arrije kush….Ka folur shpirti i nje prindi te pergjeruar,te tejlodhur e i tejmbushur me dashuri e ankthe shpirterore per femijen,per te sotmen e te ardhmen e tij…………Te pershendes o shpirtmadhi Edmond Tupja,,,,,Zoti te ndihmofte deri ne ate lutje qe ti i ke drejtuar para disa ditesh………. DAMAN SINANI—-ELBASAN.
Nuk njihemi bashke profesor. Por ju uroj me gjith zemer te qendroni i forte.ta superoni kete shaka bastarde te fatit.e kupton dhimbjen vetem ai qe e ka pesuar kete rreng.sii forte professore.!!!!!!!!
Ah ! More Mondi s’u poqe nje here ! Mbete gjithemone
aguridhe ! E kuptoj nga thellesia e zemres fatkeqesine
tende ,por jo per t’u bere objekt gazetash ! Jane me qindra
mijra femije qe vuajne nga e njejta semundje si femija yt,
por ata e ngrysin ne heshtje te thelle fatkeqesine e tyre pa
bere sensacione !!!
Mos e bej objekt gazetash femijen tend !!!FLM. PERSHEN-
DETJE …!!!!