Pas raportimit të medias gjermane Spiegel për shoqërimin e kryeministrit shqiptar në aeroportin gjerman, sipas të cilit incidenti kishte ndodhur për shkak të refuzimit të mbajtjes së maskës nga Rama, Drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin Endri Fuga tha se është një lajm i vjetër dhe se nuk ishte maska shkak për ngjarjen duke publikuar dhe letrën e ndjesës.
“Shkëlqesi,
në emër të Lufthansa German Airlines, kërkojmë ndjesë që ju dhe familja juaj jeni zbritur nga fluturimi LH442 i Lufthansa nga Frankfurt në Detroit më 3 dhjetor 2021 dhe na vjen thellësisht keq për çdo shqetësim që ka shkaktuar ky ndalim. Ne ju kërkojmë ndjesë veçanërisht juve dhe familjes suaj, nëse sjellja e disa anëtarëve të ekuipazhit u perceptua si e papërshtatshme dhe nuk u trajtua me ndjeshmërinë dhe maturinë e nevojshme”, thuhet në letrën e ndjesës nga Deutsche Lufthansa AG, Lufthansa Aviation Center.

Spiegel shkruante se “Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të koronës”.
Sipas pasagjerëve, kreu i qeverisë shqiptare refuzoi ashpër të mbante maskën mjekësore mbrojtëse në fillim të dhjetorit përpara nisjes së një avioni nga Frankfurt am Main në Detroit, saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë.
“Duke qenë se as ai nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale.
Vetëm pasi u bind nga një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën VIP, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për korona, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa.
Linja ajrore i mundësoi kryeministrit dhe delegacionit me 10 anëtarë një linjë tjetër udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U hoq një gjobë e mundshme për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord.
Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Ramës, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie”, shkruan Spiegel.
a.m/dita

si ka mundesi qe askush ska komentuar akoma?
Jepeni te plote letren apo nuk ju intereson.Sherbetore pa dinjitet
Lidr global, jo shaka
I falet që të bëj sherr me gjermanët korrekt në bordin e aeroplanit se i shkreti
ka mëndjen e horrit adoleshent në autobuzin urban të Tiranës që bën sherr me fatorinon qe nuk e lejon pa biletë edhe tani që po plaket dhe për më tepër është në rolin aktoresk mediatik të kryeministrit të munguar të Shqipërisë.
Por shyqyr që ka reflektuar mbasi e arrestuan dhe e çuan në polici dhe ka ndërhyr ministria e jashtëme se, me atë mëndje që ka
do të kishte bër sherr me policët ……dhe.do hante ndonjë shkop gome bythëve alla gjermançe nga polici Hans i postës që do ta mirte për një delikuent të rëndomtë dhe do ti kujtonte hurin e trimave të Sali Berishës.
Maske si cdokush…..ju dita I besoni Fuges…..po Becheti qe po merr leket….
O zot sa poshte kemi rene!
O Ramiz Alia,ti paske qene gjeni.
Vrapuam pas Azem Hajdarit dhe Sali Berishes.
Nje popull u marros pas qenve te rruges.
Ja cfare pollen.
Nje kryeminister Ramas,qe e sbresin nga avioni,,si rrugac.
Na fal o xha Ramiz se nuk dinim gje.
Ishim te pa ditur.
Servilet e mbrojne arrogancen e shefit tetyre,duke akuzuar gjermanet!?
Haha…i kan kërkuar ndjesë gangsterit për sjelljen rrugaçërore pasi e poshtruan,pasi e trajtuan si një halabak?!Përse nuk e publikuat skandalin( fitoren e Ramës),përse e mbajtët fshehur nga Dhjetori 2021?
Në skandalin e Kryeministrit rrugaç që shoqërohej nga një delegacion prej 10 personash ku bënte pjesë edhe Endri Fuga vetëm Kryeministri ka refuzuar rregullin për mbajtjen e maskës.Kjo ka detyruar personelin e Lufthansës ta trajtonin si rrugaç Kryeministri e droguar.
Na thoni një rast të dytë kur një Kryeministër është trajtuar e poshtruar si një rrugaç?
Endri Fuga, nqs ajo falja eshte autentike publikoje te gjithe letren, jo vetem paragrafin e pare, qe meqe ra fjala mund te prodhohet edhe ne zyren tende ose ne sufllaqerine e bodrumit te Kryeministrise.